PhD. REXHEP AHMETI: Z.ISA MUSTAFA, KU ËSHTË REPUBLIKA E KOSOVËS NË MARRËVESHJEN E NËNSHKRUAR ME SERBINË – MË 25 GUSHT 2015?!

Mitrovicë, 24. 09. 2015: Si qytetar i Republikës së Kosovës (pra edhe si taksapagues), si veteran i UÇK-së dhe si hulumtues shkencor, kam të drejtë legjitime që kryeminstrit Isa Mustafa dhe të gjithë atyre që mendojnë, flasin e sillen si ai, t’ua bëjë dy pyetje: Zotëri Mustafa: Ju më 22.09.2015 në Kuvend, po edhe në RTK pohuat dhe ripërsëritët, pa asnjë dyshim, se me Marrëveshjen e 25 gushtit 2015 me Serbinë nuk është shkel Kushtetuta e Republikës së Kosovës, atëherë unë ju pyes:
1. Ku, në cilën pikë, në cilin nen, në cilën fjali, në cilin term, në cilën fjalë të këtij dokumenti famëkeq, është shkruar-përmendur Republika e Kosovës? dhe
2. A është shkruar, përmendur në fund të këtij dokumenti funksioni kushtetues – kryeministër i Republikës së Kosovës?
Nëse këto dy detyrime kushtetuese nuk janë shkruar, përdoruar, zbatuar, atëherë ku është Republika e Kosovës dhe kryeministri i Kosovës në këtë dokument? Dhe a është, në këtë rast, heqja e Republikës dhe lënia e Kosovës pa kryeministër (de jure) zbatim dhe mbrojtje e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në të cilën ju po thirreni vazhdimnisht?

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura