PITAGORA DHE ZEUSI ZOTI I PELLAZGЁVE

PITAGORA DHE ZEUSI ZOTI I PELLAZGЁVE

Nga Dr. Mathieu Aref – Paris, më 21 nëntor 2025

Një shpjegim i postimit tim të mëparshëm. Në të vërtetë epigrami i Pitagorës është shumë domethënës.

Në të vërtetë, epigrami i Pitagorës i cituar nga Porfiri (biografi i tij) është shumë domethënës. Pse? Për disa arsye të njëkohshme, pavarësisht “shkurtësisë” së frazës: “Këtu prehet, i vdekur, ZAN që quhet ZEUS”.

Së pari, duhet të jap një shpjegim të saktë të origjinës së Pitagorës, dhe më pas do të shqyrtojmë arsyet për rëndësinë e kësaj fraze të shkurtër të Pitagorës të gdhendur në varrin e supozuar të Zeusit në Kretë.

Ky shpjegim, në këtë rast, vërteton vetë thelbin e tezës sime: vënia në pikëpyetje të  qytetërimit grek, kulturës së tij, gjuhës së tij dhe historisë së tij, të përvetësuara dhe të manipuluara nga pushtuesit Helenë gjatë pushtimit të tyre të “Pelazgjisë”. Kjo i shtohet shumë pikave të tjera të theksuara në tezën time mbi Pellazgët dhe Helenët.

Kush ishte Pitagora (580-490/495 p.e.s.)?

Ai ishte një dijetar shumëdisiplinor: një filozof i njohur para-sokratik (emri i tij do të thotë “i parashikuar nga Pitia”) dhe një nga matematikanët dhe astronomët e mëdhenj të antikitetit. Herodoti (IV, 95) e konsideronte atë “një nga mendjet më të mëdha të Greqisë”. Hegeli (filozof gjerman, 1770-1831) e konsideronte atë “mjeshtrin e parë universal”. Sipas Heraklidit të Pontit (fragmenti 88), Pitagora ishte mendimtari i parë grek që e quajti veten φιλόσοφος (philosophos), që do të thotë “mik i dijes ose mençurisë”. Ai u takua me dijetarë në Egjipt dhe Feniki.

Së fundmi, duhet theksuar se Diogjeni Laerti (jo ai i kohës së Aleksandrit), Aristokseni dhe Hermipi i konsideronin prindërit e tij si Tirrheno-Pellazgë (Etrusk-Pellazg) nga Lemnosi që ishin vendosur në Samos. Nuk kanë mbijetuar shkrime autentike nga Pitagora, por shkrimet apokrife që i atribuohen atij nga shekulli i 2-të dhe i 3-të pas Krishtit e tutje, duke përfshirë disa vepra, dhe madje shtatëdhjetë e një rreshtat e Vargjeve të Artë, janë konsideruar prej kohësh si të tijat.

Ja arsyet që përmenda në fillim të këtij teksti:

• Duke pasur parasysh që Pitagora konsiderohej me origjinë Pellazgo-tirrhene, nuk është për t’u habitur që ai e dinte gjuhën e tij amtare pellazge, pasi e dinte emrin e vërtetë të Zeusit një emër pellazg, atë që unë gjithmonë e kam përdorur: “Zan/Zani/Zâ” (në “gegënishtën” dhe Zë, Zëri në toskërishtën).

Pse “za”?

Sepse priftërinjtë e shenjtërores së Dodonës (kryeqyteti “kultik” i Pellazgëve) në Thesprotinë pellazge e interpretonin “zërin” e Zeusit përmes fëshfërimeve të “Lisit të Shenjtë” të Dodonës!

Pse “Lisi i Shenjtë”?

Pellazgët, në kohët parahistorike, jetonin duke gjuajtur dhe duke ngrënë “lëndet e lisit. Në të vërtetë, të gjithë parahistorianët e dinë se njerëzit e kohëve shumë të lashta (më shumë se 40,000 vjet më pare) “ushqeheshin me “lëndët e Lisit”. Kjo ishte një reminishencë e kohëve të lashta kur Lisi i ushqente: prandaj e  shenjtuan “Lisin”.

• Pohimi se Pitagora e ka quajtur Zeusin “ZAN” (Zani = Zëri në Toskërisht) KONFIRMON se Zeusi në Iliadë NUK ISHTE GREK, por “mbret, Dodonas dhe Pellazg” (Iliada XVI, 233/236) dhe JO Zeus as Helen!

• Mitologjia pohon se Zeusi lindi në një shpellë në malin Ida në Kretë, ku ruhej nga “Kuretët”, me shpata në dorë, zhurma e të cilëve shpata mbulonte të qarat e Zeusit foshnjë në mënyrë që Kronosi (i ati dhe vllau i nanës së tij Rea) të mos e zbulonte vendndodhjen e Zeusit foshnjë. Më në fund, Zeusi (foshnjë) u ushqye nga qumështi i dhisë “Amaltea” = “E mjelëta”! Të gjithë emrat rreth Zeusit në Iliadë shpjegohen me shqipen, dhe veçanërisht me tingullin “geg”:

  • Emri i ishullit të Kretës = “Kretë”: shumësi i “gegënishtjës kre” (në toskërisht: krerë, krerët), në mënyrë implicite = “kryeqyteti i krerëve” Pellazgë, meqenëse ishulli ishte populluar nga Pellazgët).
  • Kuretët = KU RRETET në gegënisht dhe «Ku u rrit” në Toskërishtën…. vendi ku u rrit Zeusi. Janë këta rojtarë, të cilët kryqëzuan shpatat për të mbuluar britmat e Zeusit foshnjë. Më pas kjo valle lufte tradicionale është quajtur “Pirrhike” (dmth “e mbretit Pirrusit/Buri), e praktikuar në Kretë, ndonjëherë i atribuohet heroit mitik Pirro (Neoptolemi), e praktikuar më pas në Spartë dhe Epir gjatë kohës së mbretit Pirro i dytë të Epirit (313-272 të erës sonë), dhe e cila praktikohet ende në Shqipërinë veriore dhe në Kosovë… deri më sot!
  • Meqenëse kjo valle e lashtë praktikohet ende sot në Shqipërinë veriore dhe lindore, meqenëse emri Zeus shpjegohet falë gjuhës “gege”, siç janë shumë antroponime, toponime, oronime, teonime dhe eponime të “Iladës” e cila poem (edhe kjo!) ishte e traditës gojore pellazge… është e qartë se ky rajon ishte i banuar nga Pellazgët. Në të vërtetë, kjo është çfarë kam sugjeruar në studimet dhe kërkimet e mia: që Pellazgët, duke dashur të shmangnin integrimin dhe asimilimin helen, u strehuan në Shqipërinë veriore dhe lindore (Mirditë, Mat, Dibër, Kukës, liqeni i Ohrit si edhe i Prespës ku gjurmë të rëndësishme (gjuhësore, tradicionale, arkeologjike…) të Pellazgëve gjenden ende sot në këtë rajon unik, ku gjenden fjalë të pellazgjishtes shumë të lashtë që nuk ekzistojnë diku tjetër.
  • AMALTEA = në “gegënishtën”: E MJELTA (ajo që u ushqen nga sisat e dhisë Amaltea)
  • Mali IDA = I DHA: Ku e mielta (dhia) “i dha” qumësht
  • RHEA (nëna e Zeusit dhe gruaja edhe motra e Kronit) = E REJA, nusja e Zeusit
  • KRETA është një ishull i lashtë pellazg ku Zeusi lindi në një shpellë dhe u varros në një shpellë, dhe ku, sipas Diodorit të Siçilisë (90 p.e.s.), Fenikasit vodhën alfabetin e quajtur “Shkronjat pellazge”, të cilat i sollën në Feniki. Atje ata i dhanë emra semitike (Alif, Beit, etj.) secilës shkronjë dhe e futën atë në Greqi gjatë pushtimit të Beotisë (nga pushtuesi fenikas “Kadmi”), kryeqyteti i së cilës ishte Teba (çuditërisht i përngjan “Tebës” së Egjiptit!). Prej andej, ky alfabet u bë i njohur si “alfabeti fenikas”. Kreta ishte pellazge përpara se të pushtohej nga Helenët.

• Të gjithë autorët e lashtë pohonin se “Pellazgët” nuk ishin “Helenë”, por një popull “barbar” para-helen… për helenët kush nuk fliste greqishtën ishte “barbar”  (Herodoti, I, 57). Ata gjithashtu pohonin se mbretërit e parë të Athinës ishin “me origjinë egjiptiane” (Herodoti : I, 56, 139, 171; II, 43, 50; V, 65; VI, 53; VII, 141, 204; VIII, 44, 53). Etj…

• E gjithë kjo është konsistente, e njëkohshme, koherente dhe përpuqen bashkë sepse është studiuar, mbështetur, argumentuar, provuar plotësisht, etj.

Falë studimeve, kërkimeve dhe analizave të mia të ndryshme (në fusha të ndryshme), e gjithë kjo ka çuar në rezultate përfundimtare dhe të padiskutueshme sepse ato mbështeten gjithmonë nga analiza të thëlla dhe të afinuara si edhe krahasime, ballafaqime, referenca, kryqëzime të teksteve dhe referenca të pakundërshtueshme. Dhe me kalimin e kohës, shumë rezultate pozitive kanë filluar të shfaqen! Çdo gjë ngadalë – ngadalë po del në shesh.

——————

P.S: Do të ndalem këtu sepse po shkruaj shumë për momentin. Duhet ta marrë me qetësi sepse po i afrohem moshës 88 vjeç dhe lodhja po fillon të më prekë (probleme me zemrën, sytë, këmbët dhe shpinën, etj.).

——————

PELLAZGЁT POPULLI MЁ I VJETЁR PARA-HELENIK NЁ GREQINЁ E SOTME!

https://pashtriku.org/pellazg%d1%91t-populli-m%d1%91-i-vjet%d1%91r-para-helenik-n%d1%91-greqin%d1%91-e-sotme/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura