PO, ËSHTË E VËRTETË SE, PA SHBA-në DHE NATO-n, BE-ja ËSHTË NJË TIGËR PREJ LETRE!

PO, ËSHTË E VËRTETË SE, PA SHBA-në DHE NATO-n, BE-ja ËSHTË NJË TIGËR PREJ LETRE!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 10 korrik 2023

Në rrjetet sociale, në portale dhe jo vetëm ka nisur një fushatë histerike kundër Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla lidhur me fjalimin e saj të mbajtur në Forumin e Dubrovnikut.

Në panelin “Ballkani Perëndimor” të këtij forumi, ajo ka deklaruar (citoj): “Një pyetje kyçe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është: A është BE-ja ajo që mund të garantojë sigurinë dhe paqen në Evropë?

Unë mendoj që ajo nuk është në gjendje dhe nuk ka kapacitet për ta garantuar sigurinë. Arsyet janë të qarta: mungon vullneti politik, mospajtimet brenda Bashkimit Evropian janë të mëdha dhe sa i përket sigurisë, pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letre. BE-ja e di këtë dhe prandaj vazhdimisht lëshon pe, i ikën konfrontimit.”

Po, është e vërtetë se, pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letre!

Në kuadër të kësaj fushate e lexova edhe një shkrim autorial të Prof. Milazim Krasniqi.

Prof. Krasniqi në shkrimin “A jemi para “rishikimit të historisë” apo përballë tradhtisë kombëtare” të botuar në portalin “Epoka e Re”, lidhur me deklaratën, e pacituar prej tij, të znj.Gërvalla shkruan: “Tashmë sulmet edhe ndaj Bashkimit Evropian janë sublimuar në shprehjen e famshme maoiste të Donika Gërvallës se Bashkimi Evropian na qenka tigër prej letre. (Jam i bindur se as lideri kinez e as rus nuk e kanë këtë mendim për Bashkimin Evropian.)”

Po, i nderuar Prof.Milazm Krasniqi, BE-ja, pa SHBA-në dhe NATO-n, është vërtetë një tigër prej letre, ndërsa unë do të shtoja se është si një dhelpër e llastuar!

Pa u futur në analizë të thellë, pa këmbënguljen e SHBA-së si kryesuese NATO-s, nuk do të kishte bombardim 78 ditorë dhe kapitullim të Serbisë në qershor 1999. Sa për burokratët e BE-së, kurrë Serbia nuk do të ishte bombarduar! Kush e lexon librin “Të bësh luftë moderne” të gjeneralit amerikan, Wesley Clark, e mësoni mirëfilli këtë fakt historik! Dhe ky nuk është fakti i vetëm në historinë e popullit shqiptarë!

______

Në vijim ju ftojë të lexoni të plotë

A JEMI PARA “RISHIKIMIT TË HISTORISË” APO PËRBALLË TRADHTISË KOMBËTARE

Milazim KRASNIQI Epoka e Re, më 09. 07. 2023

___________

Milazim Krasniqi

Një komb që ka trashëgimi këtë vlerë intelektuale të Arshi Pipës, ndërsa vazhdon të jetë i lidhur për të kaluarën staliniste dhe refuzues ndaj demokracisë, vërtet ka problem të rëndë me veten. Ose nuk ka aftësi të kuptojë, ose refuzon të kuptojë, ose e njoron diturinë sepse e pëlqen injorancën, ose është aq shumë i infektuar me stalinizëm, sa nuk ka shërim. Thjesht nuk e di. Vetëm se më vjen keq për mundin që ka bërë kot për bashkëkombasit bukëshkalë e injorantë, intelektuali sui generis, Arshi Pipa. Në fund të fundit punë kot kanë bërë edhe Mid’hat Frashëri, Gjergj Fishta, hafiz Ali Korça, Vangjel Koça, Branko Merxhani, Ismet Toto, Rauf Fico, Patër Anton Harapi, Stavro Skendi, Tajar Zavalani e shumë të tjerë burra mendjendritur. Më vjen keq ta them e nuk dua ta pranoj, por me sa duket punë kot jemi duke bërë edhe ne në ditët tona. Ka rrezik që stalinizmi ka triumfuar edhe mbi të ardhmen tonë kombëtare. Ka qenë infeksion ideologjik, por ka rrezik që është shndërruar në malinjitet gnoseologjik e akseologjik. P.S. Albini, Donika dhe militantët e tyre, janë vetëm pasojë e malinjitetit të stalinizmit shqiptar.

__________

DISKUTIM

Sheradin Berisha

Çfarë është Stalinizmi?

Stalinizmi është një doktrinë ideologjike që rrjedh nga modeli i qeverisjes i zbatuar nga Joseph Stalin në Bashkimin Sovjetik. Ai i përgjigjet interpretimit të Stalinit për Marksizmin, i cili imponoi një model totalitar, shtypës dhe shtrëngues brenda dhe jashtë partisë, elemente përmes të cilave udhëheqësi garantoi kontrollin e shtetit dhe shoqërisë.

A është ky stalinizëm për të cilin po flisni ju Prof Milazim Krasniqi?

***

Milazim Krasniqi

Sheradin, Arshi Pipa ka gjetur se stalizinimi shqiptar është një version akoma më brutal se sa stalinizmi burimor. Nëse nuk të ka rënë në dorë ky libër, ta rekomandoj për lexim.

***

Sheradin Berisha

Milazim Krasniqi patjetër më duhet ta lexoj! Por, në kushtet e sotme një stalinizëm i tillë ka zënë vend më shumë në gjuhën tonë të polemikave televizive e virtuale nëpër portale, se sa në realitetin e jetuar! Këto cilësime stalinistë, prorusë, antiamerikanë, titistë, enveristë etj., janë cilësime ideologjike që i bëjnë miliantët e partive politike, të cilët sot i kemi në të gjitha shtresat e shoqërisë. Më të zëshmit në krijimin e këtij opinioni polarizuar deri në armiqësi, përveç opinionistëve e analistëve nëpër studio televizive, po e bëjnë edhe OJQ-të e rangut të këtij ish diplomati…

_________

Shkrime tjera …

REPUBLIKA E AHTISARIT SI SHTRATI I PROKRUSTIT

***

Bashkëbisedim me Milazim Krasniqin dhe Halil Matoshin, në Facebook, më 07.10.2022 në temën:

KOSOVA E PAVARUR SI PROJEKT ANTINACIONALIST

Total
0
Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura