Pashtriku.org, 20 nëntor 2017: Libri i zgjedhur me poezi “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh” i poetit Haxhi Shabani përurohet në Paniarin e Librit të në Tiranë,që konsiderohet veprimtaria më e madhe dhe më cilësore e këtij lloji ndër shqiptarët.
Botuar nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Malit të Zi, përurohet libri i zgjedhur me poezi i autorit Haxhi Shabani, në Panairin e librit në Tiranë. Libri është një zgjedhje nga tërë krijmtaria e poetit Haxhi Shabani i cili deri më tash ka botuar 4 përmbledhje me poezi: tri në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën malazeze. Ai është përfshirë në përzgjedhje e antologji të ndryshme në shqip dhe në gjuhë të ndryshme.
Redaktor i librit është poeti dhe studiuesi Dimitov Popoviq, kurse recenzentë janë poeti e studiuesi dr. Basri Çapriqi dhe MA Liridona Sinishtaj, e cila ka shkruar edhe parathënien e librit.
Autori i librit, Haxhi Shabani theksoi se përurimi i librit të tij në panairin e Tiranës është një nder për të sepse është panairi që është bërë jo vetëm më i njohuri ndër shqiptarët, por është bërë i njohur edhe në rajon. Ai tha se letërsia shqipe krijohet edhe aktualisht në Ulqin, sepse aty janë rrënjët e para të shkrimit të shqipes. Poeti H. Shabani konkretizoi se krijimtaria e tij e konsideron të nevojshme të integrohet brenda letërsisë shqiptare, por edhe asaj që krijohet brenda Malit të Zi.
Në përurimin e librit “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh”në Panairin e Tiranës, foli redaktori i librit Dimitrov Popoviq, i cili theksoi rëndësinë e botimit të këtij libri, duke e cilësuar poezinë e Haxhi Shabani të bukur. Ai tha se në këtë botim do të gjeni edhe mendimet për poezinë e Shabanit nga poeti i njohur Basri Çapriqi dhe studiuesja Liridona Sinishtaj.
Në këtë përurim morën pjesë një publik i gjerë si poetë, studiues e mësimdhënës nga Tirana, Podgorica, Tetova, Ulqini e Tuzi, si dhe nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit “Drita” nga Ulqini të cilët në mënyrë të veçantë kishin ardhur nga Ulqini në këtë veprimtari. Të gjithë pjesëmarrësve në përurim poeti Haxhi Shabani u dhuroi nga një libër nga krijimtaria e tij.
Postime të Lidhura
GJOKË DABAJ: FJALORI ETIMOLOGJIK I ZEF KRISPIT (HARTUAR MBI TË DHËNAT QË OFRON LIBRI I XHUZEPE (ZEF) KRISPIT ‘SHQIPJA, NËNA E GJUHËVE’)
Pashtriku.org, 16. 04. 2015 – (Hyrje) – Më ra në dorë ky libër i Zef Krispit, botuar para…
DR.LILJANA KRISTULI: HESHTJA NUK ËSHTË ZGJIDHJE (DHUNA, ABUZIMI, BULIZMI, STALKING, MOBING, DROGA) / 1 /
Pashtriku.org, 01. 11. 2015: Libri “Heshtja nuk është zgjidhje” e Dr.Liljana Kristulit është botuar në vitin 2013. Ajo…
VASIL VASILI *): TE MOIKOMI KOHA LULËZON, ÇASTI VDES
Greqi /Patra, 25. 10. 2106: (Sprovë) – Moikom Zeqo poetikisht qëndron i varur te Çasti i Madh, – te Koha,…
DELVINA KËRLUKU: GJYSHJA – LIBRI IM I HISTORISË
Dibër, 01. 07. 2015 – Siç rrëfente gjyshja ime, e ajo dinte të rrëfejë aq mirë, sa që…