POLEMIKË ME DREJTUESIT E ISH PKMLSHJ-së, OSMAN OSMANIN DHE ABDULLAH PRAPASHTICËN PËR ZHVILLIMET NË LRSSHJ, NGA SHKURTI 1982 … (5)

Nga arkivi i facebookut, 21 shkurt 2023

POLEMIKË ME DREJTUESIT E ISH PKMLSHJ-së, OSMAN OSMANIN DHE ABDULLAH PRAPASHTICËN PËR ZHVILLIMET NË LRSSHJ, NGA SHKURTI 1982 … (5)

Nga Sheradin Berisha, Prill 2024 

Sheradin Berisha

MBLEDHJA 11 KORRIKUT 1982, NË LIBRIN “TEROR…” TË FARIDIN TAFALLARIT

Të nderuar Osman Osmani, Abdullah Prapashtica e Nuhi Sylejmani

Mbledhjen e 11 korrikut 1982, e trajton edhe Faridin Tafallari në librin e tij “Terror – Dhimbje – Qëndresë, faqe 65 – 66)

Faridini në libër diskutimin e bacit Nuhi dhe arsyen e largimit nga mbledhja e kujton di vijon:

“Ne, disa shokë, më 11 korrik u takuam në periferi të Sindelfingenit; u ulëm në hije të një dardhe, sikur të ishim diku në Kosovë. Proces-verbalin e mbajti Skënderi (Xhafer Durmishi). Fola i pari unë duke dhënë një farë raporti të punës që kishim kryer dhe të punës që duhej të kryenim. Të tjerët dhanë mendimin dhe propozimet e veta. Nuhi Sulejmani kundërshtoi në disa pika me rëndësi. Përsëriti disa herë disa çështje të së kaluarës dhe tha: “Megjithëse keni bërë gabime, ju nuk po dëgjoni. Ju hoqët nga klubet fotografinë e Titos dhe po e shani”. I këtij mendimi qe edhe Nexhati (Osmani) që tha: “Kush flet keq për Titon, ai çon ujë në mulli të armikut etj”. Gjakërat filluan të nxehen. Nuhiu nisi të përdorë fjalë fyese, sidomos kundër Hafizit, Xhafer Durmishit, Naimit, Haxhiut. Me mua mundohej të ruante respektin e mëparshëm. Por duke parë se ai fyente shokët e mi dhe nuk kishte ndërmend të ndërronte sjelljen e vrazhdë, mora guximin ta kundërshtoj. Unë e nderoja si më i vjetër që ishte, por duhej të ndërhyja. Nuhiu, posa dëgjoi fjalët e mia, nuk bëri as një as dy, por iku pa përshëndetur. Osmani sikur u habit nga sjellja e mikut të tij dhe tha se nuk e kishte njohur që baca Nuhi qenka kështu. Më vonë edhe ai u largua dhe që nga ajo mbledhje nuk u bashkuam më me ata të dy, u ndamë.”

(Burimi: lexo në foto Faridin Tafallari, Terror – Dhimbje – Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 65 – 66)

***

Osman Osmani

Sheradin Berisha i nderuar, sa i perket librit (qe mban autorsine e F. T.) ne fjale, ku Xhafer Durmishi sherbehet kryesisht me shume gjysem te verteta, shtemberime e shpifje nga me te ndryshmet, nuk kam ndermed te merrem. Qendrimet tona edhe sa i perket zyrtareve e funksionareve jugosllav, por edhe vasaleve te tyre shqipfoles ne Kosove, ne i kemi bere publike pas demonstratave te vitit 1981 ne organet e Organizatave tona (Revolucioni dhe Zeri i Atdheut), por edhe me pas ne kuader te veprimtarise ne LR(S)SHJ. Xhafer Durmishi permes F. T. ka genjyer shumçka ne ate liber, te cilin une e kam lexuar, por nuk jam marre me te, andaj nuk do te marrem as tani.

Sidoqofte, une te jam mirenjohes qe permes Xhafer Durmushit ke siguruar e publikuar Dokumentin e Bashkimit bashke me Vendimet!

Shpresoj te arrish ti sigurosh nga Xhaferi e ti besh publike edhe letrat udhezuese te Sabriut per Xhafer Durmishit, te cilet si te tilla sqarojne edhe sjelljen e tyre karshi ne tjerve dhe mund te ndihmojne edhe ne zbardhjen e luftes se fshehur e intriguese qe eshte zhvilluar per imponim e dominim ne Levizjen tone.

***

Sheradin Berisha

Të nderuari Osman Osmani e Nuhi Sylejmani

Largimi i Bacit Nuhi nga mbledhja e KVG-së, më 11 korrik 1982 përcakton dhe ndarjen e rrugës vepruese të tij nga shokët e KVG-së, me të cilët kishte bashkëvepruar me vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Njëkohësisht kjo ishte dhe mbledhja e fundit e Halimit – Osman Osmanit në KVG, sepse kthehet bashkë me Faton Topallin në Turqi, atje ku ishte Abdullah Prapashtica

Nuhi Sylejmani në librin “Vrasja e trefishtë, faqe150), lidhur me shkuarjen e Osman Osmanit për Turqi shkruan:

“Të premten e 16 korrikut, erdhën për vizitë Sahit Tofaj, Hysen Spahiu, Osman Osmani dhe Hasani nga Podujeva. Ata më tepër kishin ardhur të përshëndeteshin me mua, pasi që kishin vendosur të udhëtonin për Turqi.”

Ndërkaq Nusret Hajdari në librin e tij “Kujtime të ndritura të kohëve të errëta“, Vëllimi i parë, vitet 1940 – 1989. Shtëpia botuese „PROINTEGRA“, Zürich, 2020, faqe 333”, shkruan më gjerësisht për dhkarjen e Osmanit dhe Fatonit për Turqi.

Ju ftojë të lexoni 👇👇👇

“Lëvizja e Osmanit dhe e Fatonit Gjermani – Turqi

Kthimi në Turqi: Më 29 shtator të vitit 1982, Faton Topalli dhe Osman Osmani, pas qëndrimit 6-mujor në Gjermani, u kthyen në Turqi. Ata u kthyen sepse duke mos kërkuar azil politik në Gjermani, po bënin jetë ilegale duke i rrezikuar ata mërgimtarë që po i mbanin. Nga ana tjetër, Shaban Avdiu, të cilin Fatoni e kishte të afërm, alarmoi se kohëve të fundit disa njerëz të dyshimit, po silleshin rreth ndërtesës ku Fatoni banonte bashkë me ne mërgmitarët. Kjo bëri që Fatoni të ndihet i rrezikuar, sepse kishte mundësi që ata njerëz të ishin të UDB-së. Kështu, një pasdite Fatoni dhe Osmani nga Beningeni u nisën me makinën e Hysen Spahiut për të shkuar në Shtutgard dhe me avion të udhëtonin për Turqi. Pas disa ditësh, Hasan Veselaj më tha se, meqë Osmani e Fatoni nuk kishin para për t’i paguar biletat e avionit për Turqi, ata ende ishin te disa shokë në Gjermani. Urgjentisht i mora hua 2000 marka gjermane dhe ia dhashë Hasan Veselajt, që t’ua jepte për t’i blerë biletat e avionit. Meqë biletat për Turqi kishin kushtuar vetëm 500 marka gjermane, Hasan Veselaj m’i ktheu mua 1500 markat e mbetura.

Rikthimi në Gjermani: Më 29 prill të vitit 1983, Osman Osmani dhe Faton Topalli, pas një qëndrimi 6-mujor në Turqi, u kthyen sërish në Gjemani. Tani edhe Osmani e Fatoni u vendosën në banesën e Nuhi Sylejmanit, ku banonte edhe Abdullah Prapashtica me shoqen e tij. Kështu, në banesën e Nuhiut u bënë katër ilegalë. Nuhiu, me një rrogë të vogël, nuk e kishte të lehtë që, përveç familjes së tij prej 6-anëtarësh, t’i mbante edhe katër ilegalë. Nga ana tjetër, mbajtja e ilegalëve në banesë, siç kam cekur edhe më lart, për Nuhiun ka parqitur rrezikun e kthimit të tij në Maqedoni (në fshatin e tij Llojan afër Kumanovës), ku policia maqedone do ta arrestonte e burgoste menjëherë.”

,,,,,,,

Osman, kur, në cilin muaj saktësisht keni udhëtuar me aeroplan për Turqi, bashkë me Fatonin?

______

(Burimi: Nusret Hajdari – Kujtime të ndritura të kohëve të errëta“, Vëllimi i parë, vitet 1940 – 1989. Shtëpia botuese „PROINTEGRA“, Zürich, 2020, faqe 333.)

***

Sheradin Berisha

I nderuari Osman Osmani

Baci Nuhi Sylejmani në librin e tij thekson datën 16 korrik 1982 (vetëm pesë ditë pas mbledhjes së fundit të KVG-së) të takimit përshëndetës, para se të udhëtonit bashkë me Faton Topallin për në Turqi, Ndërkaq baci Nusret Hajdari (Fitim Fitimi) në librin e tij shkruan se ju të dy në Turqi u kthyet më 29 shtator 1982. Tani nuk e dimë saktësisht në cilin muaj: korrik, gusht apo shtator të këtij viti keni udhëtuar për në Turqi, atje ku ishte Abdullah Prapashtica. Sepse ka shumë rëndësi, duke pas parasysh veprimtarinë tuaj në PKMLSHJ dhe në LRSHJ.

***

Dihet kur keni ardhur në Gjermani, bashkë me Xhafer Durmishin. Bileta juaj tregon se keni udhëtuar nga Stambolli për në Mynih më 22 shkurt 1982, por nuk dihet kthimi juaj për në Turqi, pas disa muaj qëndrimi në Gjermani.

………

Dëshmi arkivore: – Lufthansa: Bileta e ardhjes me aeroplan nga Stambolli për në Mynih të Gjermanisë, më 22 shkurt 1982 /

Sheradin Berisha

Të nderuar Nuhi Sylejmani e Nusret Hajdari (Fitim Fitimi)

Meqë jeni autorë të librave, a mund të na ndihmoni kur kanë udhëtuar saktësisht Osman Osmani me Faton Topallin nga Gjermania për në Turqi, ngase ju Baci Nuhi thoni më 16 … Korrik 1982, ndërkaq ju baci Nusret thoni më 29 shtator, dhe këtë ngjarje të rëndësishme e përshkruani detalisht?!

Ju faleminderit paraprakisht 🤝

***

Osman Osmani

Sheradin Berisha i nderuar, jam duke u perpjekur te sqaroi datat, pasi une pa Fatonin kam udhetu edhe njehere tjeter per ne Turqi.

Ashtu si e pershkruan Baca Fitim, une e Fatoni kemi udhetu ne fund te shtatorit per Turqi.

Posa ti sqaroi datat e udhetimit tim te mehershem te shkruaj.

***

Sheradin Berisha

I nderuar Osman Osmani

Mbrëmë fillimisht e keni bërë këtë përgjigjje, dhe ndërkohë e keni shlyer për postuar përgjigjen e mësipërme.

Ky ishte momenti i shlyer:

“Sheradin Berisha i nderuar, nuk jam i sugurt dhe mund te ndodh qe nga pas mesit te korrikut te mos jem taku me Bacen Nuhi, por pershkrimi i tij ne raport me largimin tim per ne Turqi duhet te jete i sakte, pasi une me Sahit Tofajn, bashkeshorten (me prejardhje nga Turqia) dhe vajzen e tij, me makinen e tij kemi udhetuar neper shtete te ndryshme duke iu shmangur ish Jugosllavise per ne Stamboll te Turqise, ku kam takuar edhe kunzullin shqiptar Ibrahim Çavollin… ndersa bashke me Fatonin nga Gjermania jemi largu kah fundi i shtatorit, ashtu si e ka pershkruar Baca Fitim.

****

Osmani Komentin e mësipërm e fshinë (shiko në foto) dhe e shkruan komentin e mëposhtëm

Osman Osmani

Sheradin Berisha i nderuar, jam duke u perpjekur te sqaroi datat, pasi une pa Fatonin kam udhetu edhe njehere tjeter per ne Turqi.

Ashtu si e pershkruan Baca Fitim, une e Fatoni kemi udhetu ne fund te shtatorit per Turqi.

Posa ti sqaroi datat e udhetimit tim te mehershem te shkruaj.

***

Nga 16 korriku e deri më 29 shtator 1982, nëse nuk e kam gabim, del se gjatë kësaj periudhe mund të keni shkuar me makinë të Sahit Tofajt (me familjen e tij) në rrugën Gjermani – Austri – Hungari- Rumani – Bullgari – Turqi. Ke qëndruar një kohë në Turqi dhe sërish je kthye në Gjermani dhe më 29 shtator sërish ke shkuar në Turqi, por tani bashkë me Faton Topallin. A është kështu apo është më ndryshe?

***

Osman Osmani

Sheradin Berisha i nderuar, nuk jam plotesisht i sigurte sa i perket datave, pasi qe kane kaluar mbi 40 vite, por pak a shume duhet te jete ashtu. Andaj edhe e hoqa komentin e pare, deri sa te sigurohem per aq sa mundem sa i perket datave.

***

Sheradin Berisha

I nderuari Osman Osmani

Po t’i referohemi fakteve të shkruara arkivore del se ti bashkë me Faton Topallin nuk keni shkuar në Turqi më 29 shtator 1982, ashtu siç ka shkruar miku ynë Nusret Hajdari ( Fitim Fitimi ). Pse? Sepse tri ditë më herët, më 26 shtator është mbajtur mbledhja e aktivistëve të Rrethit të Shtutgartit dhe Skënderi (Xhafer Durmishi) gjatë raportimit të tij për aktivitetin tuaj të përbashkët në KVG, lidhur me shkuarjen tuaj në Turqi ka thënë (citoi): “Në Turqi ka shkuar pa u konsultuar me asnjërin nga ne dhe atje ka filluar të gënjej por kur nuk ju kanë shitur ka ndërrua qëndrim….”

Në vijim ju ftojë të lexoni të plotë fjalimin e Skënderit, të shkëputur nga proceverbali i mbledhjes së u mbajt më 26 shtator 1982:

“Skënderi: Së pari e shohë të arsyeshme t’u flas në lidhje me bashkimin duke ju referuar edhe Komunikatës të botuar në revistë (ZK) në qershor 1982. Lidhur me aq sa jam i njoftuar nga shokët mund t’u them se ZK ka mbetur si organ qendror i LRSHJ me kërkesën e disa shokëve mu për hir të Jusuf Gërvallës. Ky qëndrim është aprovuar plotësisht nga ana e OMLK-së edhe pse me këtë veprim mund t’ju ketë hapur goja ndonjë fjalamani në stilin: a e shifni, kjo më e mirë e ajo mbaroi etj. Kjo nga ana jonë kurrë nuk është lejuar në asnjë moment sepse për shkaqe që dihen veprimi në këtë drejtim ka qenë absurd. Shokët e OMLK-së kanë qenë të mendimit që ZK të mos pësoj asnjë ndryshim, por ndryshimet që janë bërë kanë qenë për të plotësuar disa kërkesa të PKMLSHJ. Halimi (Osman Osmani) është një prej personave më kryesor të kësaj ish-organizate dhe ai ka ardhur me mua nga Turqia për ta ndihmuar çështjen. Me te nuk kemi pasur mosmarrëveshje derisa kemi filluar me përgatitjen e numrit 1 të ZK. Aty na kanë dalur mosmarrëveshje rreth çështjes: kërkesës për republikë dhe bashkimit, e sidomos rreth citatit (të Jusuf Gërvallës në ballinë) e gjithashtu edhe rreth nënshkrimit të artikujve të Jusufit duke thënë se ata duhet të nënshkruhen me pseudonime. Në Turqi ka shkuar pa u konsultuar me asnjërin nga ne dhe atje ka filluar të gënjej por kur nuk ju kanë shitur ka ndërrua qëndrim. Për shkak të kritikave me të cilat është nënvlerësuar puna e mëparshme dhe e tanishme i është thënë që të punojmë të pavarur në pikëpamje organizative, e raportimi të bëhet në qendër dhe vetëm atëherë të shikohet se çka është për t’u lavdëruar e çka për t’u kritikuar. Insistimin për heqjen e citatit të JG e ka bërë me arsyetimin se nuk ka luftuar vetëm Jusufi dhe me përmendjen e tij (përsëritjen e citatit) u hyjmë në hak luftëtarëve tjerë. Me shokët në Zvicër puna është duke shkuar mirë. Ata janë duke bërë punë të madhe.

_______

Si ilustrim: Lexoni faksimilin e shkëputur nga proceverbali dhe fjalinë e kornizuar me ngjyrë të kuqe: 👇👇👇

***

Osman Osmani

Sheradin Berisha i nderuar, ti po vazhdon ti transmetosh pretendimet e „Skenderit“ si te ishin te verteta absolute, pa reaguar fare ne pyetjet dhe verejtjet qe une shtrova disa here perseritshem, jo vetem ketu dhe jo vetem me kete rast. Te lutem ti lexosh komentet dhe verejtjet e mija te deritashme dhe te sigurosh pergjigjet ne to, per te vazhduar me tej.

***

Sheradin Berisha

I nderuari Osman Osmani

Në shkencën e historisë janë mbi të gjitha dy kritere bazike: koha dhe hapësira kur zhvillohet një ngjarje e caktuar.

1. Koha tregon, datën, muajin, vitin, ditën etj., kur ka ndodhur një ngjarje historike dhe

2. hapësira tregon, vendin: fshatin, qytetin, shtetin, kontinentin, malin, lumin etj., Ku është zhvilluar një ngjarje.

Në rastin konkret ne të dy ishim duke diskutuar për datën, muajin dhe vitin e shkuarjes suaj me Faton Topallin në Turqi, atje ku ishte i strehuar Abdullah Prapashtica.

Dhe gjatë diskutimit sollëm argumente dhe kundërargumente që e përbëjnë faktin për këtë ngjarje (shkuarjen tuaj në Turqi).

Dhe thënja e Skënderit se (Halimi) “në Turqi ka shkuar pa u konsultuar”, është fakt sepse ti më 26 shtator 1982 nuk ishe në Gjermani, tashmë ke qenë në Turqi. Dhe këtë fakt ai e thotë para 12 aktivistëve të LRSHJ-së.

Dhe, prandaj data 29 shtator 1982 (ku thuhet në librin e Bacit Fitim Fitimi) se keni shkuar në Turqi nuk mund të jetë e saktë, ndërsa ngjarja e treguar me shumë hollësi është e vërtetë!

Rrjedhimisht shkuarja juaj ashtu siç përshkruhet në libër (nga baci Nusret) nuk kontestohet, ka ndodhur, por ka ndodhur sigurisht në një datë tjetër (më herët), para datës 26 shtator.

Shtrohet pyetja: kur ka ndodhur?

Këtë fakt mund ta sqaroni e konkretizoni ju, duke i shikuar shënimet tuaja personale arkivore, por edhe në konsultim me bashkëpunëtorët tuaj në LRSHJ që vepronin në Gjermani dhe në Turqi.

Ndërkaq deklarimet tjera brenda fjalimit të Skënderit (Xhafer Durmishit) mund të jenë pretendime (siç thoni ju), sepse janë subjektive dhe si të tilla nuk pasqyrojnë në tërësi të vërtetën, ndonëse e vërteta është relative, nuk është absolute.

Megjithatë këto “pretendime” të Skënderit dhe jo vetëm të tij (sepse në këtë mbledhje kanë folur të gjithë pjesëmarrësit) shumë lehtë mund të vërtetohen, se a janë vetëm pretendime apo jo.

Për zhvillimet organizative, mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet e ndryshme që janë shkaktuar gjatë veprimtarisë së përgjithshme në KVG (shkurt – korrik 1982) ka shumë dëshmi të shkruara arkivore. Besoj që tani më kuptove.

Këtë diskutim konstruktiv që e nisëm me letrën e Luanit (Nuhi Sylejmanit) të datës 21.06.1983 e adresuar për Skënderin, u dasht ta kanalizojmë rrjedhën e diskutimit në këtë drejtim, dhe realisht kanë mbetur edhe dy çështje për diskutim:

1.çështja e ODËS (e theksuar në letër) ku u mbajt takimi, dhe

2. çështjen e përgjegjësisë që duhet të jap Skënderi (sipas Luanit) përpara organit më të lartë siç ishte Komiteti Drejtues (KD) i LRSSHJ-së…

Sidoqoftë m’i parashtro pyetjet dhe vërejtjet tuaj konkrete lidhur me materialet e prezentuara arkivore dhe jo vetëm, dhe pastaj mund të diskutojmë për to, për aq sa dimë e mundemi! Renditi…

Shumë faleminderit

VIJON …

© Pashtriku.org

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura