POLITIKA SHQIPTARE DHE KORRUPSIONI …
Politika Shqiptare nuk bënë atë që do ekonomia dhe populli, por vetëm atë që ju sjellë korrupsion!
Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike
Përgatitur në 1 Mars 2023
Ekonomisti Dritan Shano, sipas titullit të shkrimit në Gazetën Tema, në 27 Shkurt/2023, na qënka shprehur se “Shqipëria ka rezerva nafte por nuk dimë, ose nuk duam ta shfrytëzojmë”. Shkrimi i plotë gjëndet në linkun:
Kjo sot është bërë një shprehje më se e zakonëshme që mund ta përdor ҫdo njëri, sidomos në vendin tonë, ku tashmë të gjithë janë të mirëinformuar mbi pasuritë natyrore nëntokësore të mjaftueshme, por edhe në Europë ose dhe më gjërë, sepse mënyra se si po trajtohen nga shteti vendburimet tona hidrokarbure, pa përmëndur këtu edhe ato minerare, ka vite që shkruhet se Shqipëria prodhon naftë por nuk fiton asgjë prej saj! Një pohim i tillë, tashmë nuk do linte shumë gjurmë, por kur kjo bëhet nga një specialist ekonomist, bile jo pak i njohur në rrethet qeveritare të kësaj “demokracie moderne” shqiptare dhe si një rilindas i saj, bënë shumë sens.
Në pjesën e parë ai pohon një të vërtetë, nuk ka rëndësi nga e gjeti këtë burim informacioni, por ai ka shumë të drejtë kur thotë “Shqipëria ka rezerva nafte”, – por nuk i japë aspak të drejtë kur ai vazhdon më tej “por nuk dimë, ose nuk duam ta shfrytëzojmë”, sepse si një intelektual i njohur në fushën e ekonomisë, bile i angazhuar në të gjitha ambientet qeveritare të pas 90’, ma merrë mëndja se atij i është dhënë pak a shumë mundësia që të ndeshet me politikat ekonomike që kanë ndjekur ato, qeveritë, në këto 33 vite sundimi në pushtet, por që asnjëra nuk ka qënë qeveri “demokratike”.
Lidhur me rezervat hidrokarbure, Shqipëria rënditet si një ndër vëndet e pasura të Europës, por edhe në rang botëror, po të krahasohet me disa shtete për nga sasia e rezervave për frymë të popullsisë. Sigurisht që kjo është një pasuri që na e ka falur natyra, e papërsëritëshme në llojin e saj, dhe në evidentimin apo zbulimin e rezervave të naftës dhe gazit, një kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë armata e naftëtarëve me specialistët e saj në disa breza, që nën drejtimin e politikave ekonomike të drejta dhe me parat e taksa paguesëve shqiptar u arritë të zbulohen dhe vihen në shfrytëzim një mori vendburimesh të fuqishëm me rezerva të konsiderueshme. Kjo është një tregues më se i mjaftueshëm që specialistët shqiptarë dhe punonjësitë e naftës kishin njohuri dhe eksperiencë të përparuar, të mjaftueshme dhe të krahasueshme me atë të specialistëve të industrisë naftës në shtetet e zhvilluara, sepse fillimisht ata punuan me shoqëritë konҫesionare që ushtronin aktivitetin e tyre në vendburimin e Drashovicës, të Kuҫovës, dhe në Patos – Marinës. Më pas, me ngritjen e Institucioneve Shkencore të Naftës, Shkollave Profesionale dhe Universitetit të Gjeologjisë në vendin tonë, krahas studentëve që dipllomoheshin në universitetet më të mira të botës, eksperienca jonë arriti në nivelin e lartë bashkëkohor dhe për më shumë se 50 vite ajo u transmetua në brezat e mëvonshëm. Pra, ne Naftëtarët dhe Specialistët Shqiptarë ishim të denjë dhe plotësisht të përgatitur për të gjithë ciklin që nga gjeologjia e kërkim – zbulimit, tek shfrytëzim – përpunimi i naftës apo gazit dhe deri tek marketingu, si dhe eksporti i tyre. Kjo është një përgjigje në vazhdim të shprehjes për ekonomistin Shano se ne dinimë dhe jo – “por nuk dimë”! Por me ardhjen në fuqi të sabotatorëve politikë dhe qeveritarë, e gjithë kjo pasuri natyrore hidrokarbure – minerare ju falë atyre, oligarkëve – konҫesionarë vendas dhe të huaj që nuk dinin ta shfrytëzonin, por dinin vetëm për ta shkatërruar atë duke e shfrytëzuar barbarisht, dhe për ta vjedhur dhe ndarë me njëri – tjetrin gjithëҫka fitohet prej saj. Për ta patur më të lehtë këtë, ata shkatërruan gjithë Institucionet Shkencore të Naftës, Minierave dhe hoqën nga puna gjithë specialistët dhe punonjësitë për të varrosur njëherë e përgjithmonë edhe eksperiencën tonë dhe për të justifikuar veprimet e tyre sabotuese dhe antiligjore me kushtetutën.
Ndërsa lidhur me vazhdimin e shprehjes tuaj z. Shano – “ose nuk duam ta shfrytëzojmë”, mbase do ishte më e drejtë të ishit shprehur – por nuk duanë ata, politikanët, që ta shfrytëzojmë ne, shqiptarët!, dhe unë po e plotësoj më tej – sepse ju duhet atyre, politikanëve dhe qeveritarëve, për ti vjedhur në mënyrë që të pasurohen padrejtësisht. Pra, faktikisht pasuritë natyrore hidrokarbure dhe minerare jo vetëm që po shfrytëzohen, por shumë keq dhe nuk ka kuptim shprehja juaj “ose nuk duam ta shfrytëzojmë”. Këtë që po shtojë unë këtu, besoj se ju e dini më mirë se ne, sepse keni qënë shumë afër këtij rrjeti mafiozësh politikë dhe qeverisës, prandaj ju si ekonomistë duhet të kishit influencuar sado pak për ti shmangur politikat ekonomike grabitëqare që ata aplikuan dhe vazhdojnë akoma në përdorimin e pasurive natyrore, sigurisht duke ju shpjeguar rolin e tyre kryesor në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe rritjen e mirëqënies popullit, sepse ky u vërtetua me sukses në qeverisjen 45 vjeҫare në sistemin e kaluar.
Ne specialistët dhe ndonjë nga kolegët tuaj, që ka punuar në naftë, kemi shkruar shumë herë mbi rolin e pasurive natyrore në zhvillimin ekonomik të një vendi, sepse pa naftë dhe gaz nuk ka as bujqësi, as energji elektrike, as industri, as turizëm, as teknologji dixhitale, as mbrojtje, as rrugë apo transport urbanistik ose ajror, por ka vetëm kriza ekonomike, energjitike, etj., dhe këto të gjitha realizohen vetëm nga përdorimi me nikoqirllëk dhe dinjitet shkencor i pasurive natyrore. Sot, flitet shumë dhe investohet edhe për energjinë e erës apo atë fotovoltaike, por ato janë me kosto shumë më të lartë, nuk e zëvëndësojn atë plotësisht dhe ne kur thotë populli: duhet të presim kur të bienë kocka nga qielli, d.m.th. kur të fryjë era dhe të ketë diell.
Ju shpreheni gjithashtu se, …“marrëdhënien tonë me kompanitë e mëdha të nxjerrjes së naftës për mendimin tim ka nevojë të rishikohet”, unë mendoj se në këtë përfundim, ju si ekonomist, duhet të kishit konkluduar shumë shpejtë, sot është shumë vonë se gjithë kjo pasuri natyrore është futur në fazën e shkatërrimit të plotë të saj, megjithatë asnjëherë nuk është vonë për të ndalur katastrofa të tilla, prandaj të sugjeroj që të thyesh heshtjen e zgjatur që ka pllakosur qeverinë dhe Institucionet Shtetërore që të veprojn për ti ri – shtetëzuar ato dhe t’ja kthejn popullit, sepse zëri i naftëtarëve nuk po e thyen dot memecllëkun e tyre. Megjithatë, prapë nuk do ta kesh të lehtë, sepse ata, politikanët dhe qeveritarët, për të krijuar këto mardhënie zyrtare – shkresore të gabuara me konҫesionarët mafioz në marëveshjet hidrokarbure dhe minerare, përdorën një staf të madh servilësh, që sot i paguajnë me pensione speciale, dhe gjithë forcën institucionale të pushtetit tyre, bile ata formuan edhe një institucion hajdutësh, Axhensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) për të krijuar dhe manipuluar termat tekniko – financiar në ato marëveshje sipas dëshirës tyre dhe konҫesionarëve, si dhe për të bërë shpërndarjen e hajdutëve të politikës dhe përqindjen e “aksioneve falas” apo e përkthyer në shqip, fitimin që sejcili prej tyre merrë ҫdo vit apo muaj nga këto konҫesione të pasurive natyrore. Po ashtu, a e njihni ju z. Shano programin afatëgjatë mbi zhvillimin ekonomikë që Qeveria Rama ka përpiluar dhe shpallur për periudhën deri në vitin 2030, ku kontributi i pasurive natyrore nuk përmëndet fare? – sepse ato faktikisht janë falur ose më sakët në atë vit, kur shumica e marëveshjeve hidrokarbure dhe minerare do të përfundojn afatin, ka shumë mundësi që me një VKM të fshehtë, siҫ zakonisht i bënë k/ministri ynë, ato do ti kalojn në pronësi me letra zyrtare “aksionerëve”, pra do ti marrin ata vetë! Kjo është Shqipëria “demokratike” që ndërtuat ju studentët e Dhjetorit 90′ z. Shano, këto janë pasuritë natyrore dhe gjithë pronat publike të popullit që po jepen falas dhe këta janë “heronjët e demokracisë ose më sakët sabotatorët/kriminelët e Shqipërisë” që zgjodhët ju dhe që kanë 33 vite që po shkatërrojn dhe vjedhin gjithҫka, duke e bërë pasuri të tyre. Pra, pasurive natyrore në këto 33 vite këta ju ndryshuan destinacionin, ato nuk duhet ti shërbenin më Shqipërisë dhe ekonomisë popullore si dikur, por vetëm politikës, oligarkisë financiare dhe krimit!
Në fund ju zotëri hidhni prapë një tymse se “Nafta jonë ka një % të lartë squfuri”, më duket sikur kjo i vjenë shumë në ndihmë dhe për shtat lartëmadhnisë tonë, k/ministrit Edi Rama, por të gjitha naftat dhe gazet e tyre kanë përqindje squfuri. Bile në disa shtete, naftat dhe gazet e tyre, e kanë atë shumë më të lartë se naftat tona dhe sipas të dhënave, jo të konfirmuara zyrtarisht, ajo që pritet të zbulohet në Shpirag është me përqindje më të lartë squfuri. Sepse ai ka vite, që me “studimet e tij shkencore”, ka konkluduar se naftat tona janë shumë të rënda, bituminoze, squfurore, prishin makinat tona – por jo makinat e të huajëve që blejnë naftën tonë, etj., nuk ka lënë gjë pa thënë për atë pasuri natyrore me vlera miliarda Euro dhe gjoja për këto arsye ai shkatërroi edhe asetin e fundit të Industrisë Naftës tonë, Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës (UPTHN), në Qytetin e Ballshit. Por në fakt e vërteta është ndryshe, ai e shkatërroi atë, (UPTHN), se ajo i hapte shumë probleme për bizneset e oligarkëve të tij mafioz!
Pra, në përfundim do të theksoj se, për aq kohë sa politikat e zhvillimit ekonomik në Industrinë e Naftës apo atë Minerare, etj., do ti hartojnë politikanët mediokër – injorantë dhe të korruptuar dhe jo specialistët e institucioneve shkencore të fushave përkatëse, që aktualisht i mungojnë Shqipërisë, asgjë nuk bëhet në vendin tonë dhe të gjitha ato që premtohen prej tyre mbeten vetëm në kuadrin e propogandës politike të shëmtuar, edhe n.q.se në dukje vërehet se po mundohen të bëjnë diҫka, atë e bëjnë për interesat e tyre, sepse pas saj fshihen vetë ata si “aksionerë”, politikanët – bashkëpronarë – hajdutë. Ata, politikanët shqiptarë, kanë dhënë prova të sigurta se kurrë nuk bëjnë atë që do ekonomia dhe populli, por vetëm atë që ju garanton apo sjell atyre korrupsion!
__________________
PAZARET E PISTA …
***
“DETI I MADH ME NAFTË” NË SHPIRAG …
***
NAFTA SHQIPTARE, VJEDHJA DHE KORRUPSIONI