PROCEVERBALET E SHTATË MBLEDHJEVE TË KUVENDIT KOMBËTAR TË VLORËS, 28 NËNTOR – 7 DHJETOR 1912 (Dëshmi arkivore)

Në 110 vjetorin e Kuvendit të Vlorës

PROCEVERBALET E SHTATË MBLEDHJEVE TË KUVENDIT KOMBËTAR TË VLORËS, 28 NËNTOR – 7 DHJETOR 1912 (Dëshmi arkivore)

Nga Sheradin Berisha

Dihet mirëfilli se më 28 nëntor 1912 në Kuvendin e parë të Vlorës u hodhën themelet e shtetit shqiptar, të Shqipërisë së “lirë e të mosvarme”, siç thuhet në Aktin e Shpalljes së Pavarësisë, dhe aty morën pjesë 42 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Në kreun e aktit të Shpalljes së Pavarësisë shkruan:  “Në Vlonë më 15/28 të vjeshtës së tretë 1328/1912. Pas fjalëvet që tha Z. Kryetari, Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria me sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”.

Ky akt (vendim), në vazhdim ishte shkruar edhe në turqisht, pastaj është miratuar nga Kuvendi dhe në fund është nënshkruar nga 40 delegatët e këtij kuvendi (AQSH I RPSSH F.245. D.3. f.5) ndërsa dy delegatë (Aziz Efendiu dhe Ibrahim Efendiu), edhe pse ishin të pranishëm në punimet e Kuvendit nuk figurojnë firmat (nënshkrimet) e tyre në fund të këtij akti historik.

Akti historik i shpalljes së Pavarësisë është botuar fillimisht në gazetën “Perlindja e Shqipniës”, organ i Qeverisë së Vlorës, në kuadër të botimit të të gjitha proces-verbaleve (të shtatë mbledhjeve të kuvendit) në numrat 6-7•8•9-10•ll pra 6-11, janar-shkurt 1914 të kësaj gazete, që e drejtonte Dhimitër Beratti. (Numri i parë u nxorë në gusht 1913 ndërsa numri i fundit në mars 1914). Akti i pavarësisë është ribotuar edhe nga Lef Nosi në fletoret e tij me titull:”Dokumenta Historike” nr.1 (1924) dhe nr.12 (1925), dhe ky dokument gjindet në Arkivin Qëndror Shtetëror (Tiranë) në fondin 245, Dosja 3, faqe 5.

Dhimitër Beratti dhe Lef Nosi kanë qenë pjesëmarrës të Kuvendit qysh nga dita e parë dhe njëherazi dhe firmëtarë të Aktit të Pavarësisë.

Për këtë ngjarje madhore të historisë sonë kombëtare kanë shkruar edhe shumë studiues shqiptarë. Ndër ta do të veçonim librin monografik (me 416 faqe) të studiuesit Bardhosh Gaçe “Ata që shpallën Pavarësinë Kombëtare”, Toena 2002. Në këtë libër jepen procesverbalet e Kuvendit, jetëshkrimet e pjesëmarrësve si dhe kujtimet e shumë figurave të shquara të kohës.

Për Kuvendin historik të Vlorës, pjesëmarrësit dhe firmëtarët e Aktit të Pavarësisë ka shkruar edhe arkeologu i njohur, Aleksandër Meksi (ish Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, gjatë viteve 1992 – 1997). Aleksandër Meksi në studimin: “Kuvendi i Vlorës, pjesëmarrësit në të dhe firmëtarët e Aktit të Pavarësisë”, botuar në pashtriku.org, më 02.08.2012, aktin e pavarësisë e firmosën 40 delegatë.

Firmëtarët ishin:

1. Ismail Kemal Beu,

2. Ilias Be’ Vrioni,

3. Hajredin Be’ Cakrani,

4. Xhelal Be’ Skrapari (Koprencka),

5. Dud (Jorgji) Karbunara,

6. Taq (Dhimitër) Tutulani,

7. Myfti Vehbi Efendiu (Agolli),

8. Abas Efendi (Çelkupa),

9. Mustafa Agai (Hanxhiu),

10. Dom Nikoll Kaçorri,

11. Shefqet Be’ Daiu,

12. Lef Nosi,

13. Qemal Beu (Karaosmani),

14. Midhat Be’ Frashëri,

15. Veli Efendiu (Harçi),

16. Elmas Efendiu (Boce),

17. Rexhep Beu (Mitrovica),

18. Bedri Beu (Pejani),

19. Salih Xhuka (Gjuka),

20. Abdi Be’Toptani,

21. Mustafa Asim Efendiu (Kruja),

22. Kemal Beu (Mullaj),

23. Ferid Be’ Vokopola,

24. Nebi Efendi Sefa(Lushja),

25. Zyhdi Beu (Ohri),

26. Dr. Myrtezai (Ali Struga),

27. Nuri Efendi Sojli,

28. Xhemal Beu (Deliallisi),

29. Ymer Beu (Deliallisi),

30. Zyhni Efendiu (Kanina, Mustafaraj),

31. Aristidh Ruci,

32. Kjazim Kokoshi,

33. Jani Minga,

34. Dhimitër Zografi,

35. Dhimitër Mborja (Emanuil),

36. Dhimitër Beratti,

37. Pandeli Cale,

38. Athanas Floqi,

39. Spiro Ilua,

40. Luis Gurakuqi.

41. Aziz Efendiu (Gjirokastra),

42. Ibrahim Efendiu (Ali Shahini)

(Dy delegatët e fundit ishin të pranishëm qysh më 28 nëntor 1912 në kuvend, por nuk firmosën aktin e shpalljes së Pavarësisë)

(…)

Lexoni më gjerësisht:

PROCEVERBALET E SHTATË MBLEDHJEVE TË KUVENDIT KOMBËTAR TË VLORËS, 28 NËNTOR – 7 DHJETOR 1912 (Dëshmi arkivore)

Total
0
Shares
1 comments
  1. Shqiperia eshte e rrezikuar nga elita feudale globale! Shqiperia nuk duhet te beje vaksinat qe jane helme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura