Prishtinë, 12 shtator 2020: Fitorja e opozitës serbe në Mal të Zi, humbja e Gjukanovicit, politikanit pro Perëndimor, njeriut më meritor për pavarësimin e Malit të Zi, anëtarësimin në NATO, diplomacinë evro-perëndiomore e ka gjetur në gjuhë, të hutuar dhe krejtësisht të pa përgatitur. Me fitoren e opozitës serbe, malazeze dhe mjerisht ku bën pjesë edhe një shqiptar me mbiemrin Abazoviç, janë forcuar poozicionet e Serbisë dhe të Rusisë në rajon. Gjithçka që, Gjukanoviçi, pushteti, qeveria e pavarësisë së Malit të Zi ka aritur, jo vetëm në rrugën pro evropiane, por, edhe në forcimin e shtetit malazez, tani me këtë humbje rrezikon që, të forcohet Serbia në rajon dhe aleti i saj, Rusia. Humbës janë Brukseli zyrtar, NATO dhe Perëndimi, përkatësisht SHBA-të, të cilët e humbën një zonë të rëndësishme të gjeopolitikës. Ëndrra e Vuçiçit që, të jetë lider i gjithë serbëve në rajon, po forcohet, po bëhet realitet. Aq më parë, që, e ka përkrahjen e fuqishme të SHBA-ve, krejt kjo me qëllim që, ta largojnë nga ndikimi rus.
Mjerimi i tradhtarit Abazoviç
Nuk ka dyshim se, rezultatet në Mal të Zi, ardhja në pushtet e një qeverie, pro serbe, pro ruse, anti NATO, i rritë synimet e Serbisë në rajon. Serbia ka të drejtë të ndjehet se ajo i ka fituar zgjedhjet në Mal të Zi, kurse forcat humbëse me në krye Gjukanoviçin do të duhej ta kuptojnë se, orientimi pro perëndimor i vendit, pro NATO, për thellimin e pavarësisë nga Serbia dhe ndikimi rus, tani vijnë dhe rrezikohen. Arsyet për frikë dhe shqetësim se, nga do të rrugëtoi politika e brendshme dhe ajo e jashtme e shtetit malazez janë të mëdha. Krivokapiçi, një ndër fituesit e madh të zgjedhjeve,nuk ka përvojë politike, disa muaj para zgjedhjeve u fut në ujërat e politikës. Sipas të gjitha burimeve malazeze, por edhe atyre perëndimore, Krivokapiçi u fut në politik dhe fitoi me ndihmën dhe udhëzimet e drejtpërdrejta të Kishës Ortodokse serbe, e cila, kaherë e ka lënë Zotin, por e ka marrë flamurin e nacionalizmit dhe shovinizmit serbomadh. Menjëherë, pas shpalljes së rezultateve, Krivokapiçi shkoi tek Mitropoliti, Amfilohije Radoviç dhe para kamerave televizive, plot ngazëllim për fitoren e përbashkët të kishës dhe të politikës, ia puthi duart dhe iu përkul! Në ndonjë rast tjetër, ai veprim, akti i tij, mund ta kishte simbolikën fetare, por në rastin konkret, është e qartë se, kishim të bënim me një veorinm, akt politik, falënderim, përkulje për fitoren që,dhe Kisha Ortodokse serbe në Mal të Zi, ia dhuroi partisë së Krivokapiçit dhe aleatëve të tij, duke përfshirë edhe të mjerin dhe antishqiptarin, Abazoviç. E përmendim antishqiptarin, Abazoviç, i cili është bërë bashkë me partitë pro serbe, me partitë me orientim pro klerikal. Abazoviç, e di fare mirë se, është bërë bashke edhe me Mandiçin, i cili, ndryshe është vojvodë çetnik, i cili kishte deklaruar se, sa më parë duhet ta tërheqim njohjen e Kosovës.
Sipas të gjitha analizave, Vuçiçi ka arsye të jetë i lumtur dhe krenar me fitoren e opozitës pro serbe pro ruse dhe anti SHBA, që do të thotë se, atij,i janë rritur ambiciet për të qenë përfaqësuesi, lideri i të gjithë serbëve në rajon, duke përfshirë edhe serbët kosovar! Vuçiçi, tani do ta forcojë bashkëpunimin me Dodiku në Srpska Republikë, me qeverinë e re malazeze dhe me përfaqësuesit e serbëve kosovarë, të cilët janë duke u forcuar, meqë, e kanë të siguruar autonominë substanciale në Kosovë! Gjukanoviçi, politikani më meritor për pavarësimin e shtetit malazeze nga Serbia, politikani i cili e krijoi aleancën me NATO-në dhe me SHBA-të, i cili, malin e Zi e ofroi drejt anëtarësimit në BE, sepse, ka përmbushur më shumë kapituj sesa Serbia, tani, duhet të mendohet, si do të jetë rrugëtimi i tij. Ai kishte të drejtë kur, i bënte thirrje Abazoviçit që, t’i bashkohet e të mos shkojë me partitë pro serbe dhe pro ruse, që, të mos i tradhtojë vëllezërit e tij, shqiptarë, të cilët i kishte përkrahur malazezi Gjukanovic. Abazoviçi dhe abazoviçët tjerë në Mal të Zi, të cilët e tradhtuan gjakun dhe flamurin shqiptar, do të duhej të mendoheshin në ditën e zgjedhjeve, sepse, tani e kanë vonë. Tani, ata, dhe të tjerët sikur ata, le t’i drejtohen çetnikut Mandiç dhe proserbit Krivokapiç për ndonjë favor!? Shqiptarët e sojit të Abazoviçit ia kanë mbyllur portat vetit dhe mjerisht edhe shqiptarëve etnik në Mal të Zi, për çfarëdo kërkese, për përparimin e të drejtave të tyre kombëtare. Ndoshta, e kanë vendosur që, adresën ere për të drejtat e tyre entike ta kenë Beogradin dhe Moskën!? Realisht, Abazoviçi dhe të gjithë ata shqiptaro serb sikur ai, na kanë turpëruar jo vetëm shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, por kudo që ka shpirt dhe zemër atdhetare shqiptare!
Aleanca armiqësore kundër Malit të Zi
Shpjegimin më të qartë, për, grushtetin serb në Mal të Zi, nën fundamentalizmin e nacionalizmit serbomadh dhe atij klerikal të Kishës Ortodokse Serbe e shpjegon , Metropoliti Mihailo, ndryshe, kreu i Kishës Ortotdokse Malazeze i cili ka deklaruar se: “ Kjo nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e pronës së Kishës, dhe jo vetëm për të shkuar në Detin Adriatik, por edhe për anulimin e referendumit, dhe sjelljen e Malit të Zi në statusin e një kolonie serbe. Kjo pretendohet qartë nga Patriarku serb, Irinej, i cili thotë se Serbia duhet të përfitojë edhe dy shtete të tjera serbe, Srpska Republikën nga Bosnja, si një shtet tjetër, serb dhe Malin e Zi, si një republikë serbe. Kjo treshe, siç thonë ata, e “ vendeve serbe” do të përfaqësonte realizimin e programit të tyre politik perandorak”! Vërtetë, aleanca e re e Krivokapiçit, Beçiçit dhe tradhtarit Abazoviç, është aleancë armiqësore kundër Malit të Zi!
Ndryshe, historia flet se, Mali i Zi, që nga vendimet e Kongresit të Berlinit, duke u dhënë edhe tokat shqiptare, u bë provincë, drejt pavarësisë dhe themelimit si shtet i pavarur. Më 1918, Mali i Zi u shkri në Mbretërinë Serbo, Kroate , Sllovene. Pastaj. Pas përfundimit të Luftës së Dytës së Dytë Botërore, si republikë e pavarur ishte njësi e barabartë në federatën jugosllave. Kur u shkatërrua ish Jugosllavia, Mali i Zi, për disa vite ishte pjesë e Unionit Serbi / Mali i Zi, me pretendimi që të jenë vazhduese të ish Jugosllavisë. Ndërkohë, nën drejtimin e Gjukanoviçit e mori rrugën drejt pavarësisë dhe përmes referendumit demokratik u nda nga Unioni i sipërpërmendur dhe sërish u bë shtet i pavarur.
Nuk ka dyshim, rënia e Gjukanoviçit dhe ardhja në pushtet në Mal të Zi e partive pro serbe, pro truse dhe anti NATO, do të ndikojë në gjeopolitikën rajonal dhe më gjerë. E para, do të forcohen pozicionet gjeopolitike të Serbisë dhe të Rusisë, ndërsa do të dobësohen pozicionet e NATO-së dhe të Perëndimit, SHBA-ve. Pozita e shqiptarëve në mal të Zi, nuk mund të përparohet, përkundrazi, por, ndoshta do ta kuptojnë se kësaj radhe, me në krye antishqiptarin, Abazoviç kanë bërë vetëvrasje .S morale. Kosova dhe Shqipëria, gjithashtu, duhet të jenë më të kujdesshme në marrëdhëniet diplomatike, ndërshtetërore dhe ndër rajonale me Qeverinë e re në Podgoricë.