PROF.DOC.RNDr.LUFTULLA PEZA: MINISTRI GREK KOTZIAS LE TË MËSOJË HISTORINË!

Pragë, 18. 12. 2016: Letër e hapur – Zonjës së nderuar Romana Vlahutin, ambasadore e Bashkimit Europian, Tiranë, / Për ministrin grek dhe ministrat e jashtëm të BE’së
Në gazetën “Bota Sot” dt. 14 dhjetor 2016 lexova se:
“ Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE-së, ka pasur edhe një kritikë drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama, lidhur me qëndrimit e tij karshi Greqisë… Veprime apo deklarata, të cilat ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira fqinjësore, duhet të shmangen”.
U habita, mirë që Kotzias nuk e njeh historinë, por edhe ministrat e jashtëm të BE u merrkan me thashethemet e tij? Kryeministri shqiptar Rama nuk tha asgjë të keqe ndaj Greqisë. Edi Rama vetëm se përmendi disa fakte historike, që primati i Athinës, shqiptari Gjergj Dushmani ka mbrojtur nga sulmi venecian Akropolin e Athinës dhe Athinën, duke mos fyer as kënd. Rama përmendi vetëm një fakt historik të huazuar nga një libër i njohur. Çfar ka të keqe në këtë përmendje? E keqja këtu është se ministri grek Kotzias nuk e njeh historinë dhe merret me thashetheme dhe ministrat e tjerë të BE shkojnë pas avazit të tij.

Historia ka fakte dhe prova të mjaftueshme, që dëshmojnë se Akropoli i Athinës dhe Athina nuk janë ndërtuar nga grekët, por nga pellazgët, populli paragrek, themeluesi i qytetërimit më të lashtë europian. Grekët nuk janë populli më i vjetër i Ballkanit. Ata në histori përmenden se kanë ardhur në rajonin e Egjeut dhe nuk janë autokton, nuk dihet se nga kanë ardhur, sepse në vendin e origjinë nuk kanë lënë asnjë dokument dhe nuk sollën asnjë të tillë kur erdhën. Bile nuk kishin as emër. Kjo dëshmon se fise greke erdhën në rajonin we Wegjeut si barinj me kope bagtish dhe pa asnjë shkallë kulture. Ata kur erdhën në Ballkan gjetën pellazgët, ilirët, maqedonët, epirotët etj. popullsi autoktone të Ballkanit me qytetërim të madh.
Koztias kujton se grekët janë populli më i vjetër në Ballkan, me historinë më të lashtë, por historia na e ka dhënë të qartë si qëndron puna dhe ai duhet ta mësojë këtë.
Se kush është populli më i vjertër në Ballkan na e japin enciklopeditë, që për pellazgët, populli më i vjetër dhe autokton dhe për grekët, të ardhur, shkruan shumë qartë:
“Pelasgians are a member of any of the pre-Hellenic people (the Pelasgi) who inhabited Greece and the islands and coasts of the Aegean Sea before the arrival of the Greeks” /Pellazgët janë pjesë e popullit paragrek, që ka banuar Greqinë, ishujt dhe bregdetin e Egjeut para ardhjes së grekëve”.
Kur erdhën grekët në Pelasgji (kështu quhej Greqia e lashtë, Herodoti, Historia II,56) gjatë shekullit 5 p.e.s., aty gjetën edhe Akropolin edhe qytetin e Athinën, që banohej nga pellazgët (Herodoti I, 57), ndërtuar prej tyre dhe emërtuar sipas perëndisë pellazge Athina.
Nga ky përcaktim, vërtetuar nga shumë prova, del rrjedhimi i qartë se pellazgët janë popull autokton në atë që sot quhet Greqi, ndërsa grekët janë të ardhur. Grekët mësuan nga pellazgët gjthshka, ndërtimin e statujave, shërbimet fetare (Herodoti II,51). Muret pellazgjike në Akropol (emërtim, që vjen nga pellazgjishja dhe don të thotë: Asht krye poll, pra që pjell koka), tregojnë ndërtimin e tij nga pellazgët.
Pellazgët kanë folur gjuhë barbare, të ndryshme nga gjuha greke (Herodoti I,57). Kjo vërtetohet edhe mga mbishkrimet e shumta në gjuhën pellazge, si shkrimi Linear B (shek.16-12 p.e.s.), Stela e Lemnit (shek. 9-8 p.e.s.), mbishkrimi Dipylon i Athinës, mbishkrimi i Korinthit (shek. 8 p.e.s.), mbishkrimi i Thebës (shek. 7 p.e.s.), mbishkrimet e Kretës (shekujt 6-3 p.e.s.), që janë të gjitha në gjuhën pellazge dhe shkruar me shkrimin pellazg. Këto vepra monumentale të kulturës botëroe zbukurojnë sot muzeumin e Athinës, por janë vepra të pellazgëve dhe jo të grekëve.
Shkrimi pellazg, monument i madh i kulturë botërore, fillon të shfaqet në kulturën pellazge Vinkë-Turdas-Dispilio, mijëvjeçario i 6 p.e.s. Gjuha pellazge përputhet me gjuhën e arvanitasve dhe me gjuhën e sotme shqipe. Kjo tregon se arvanitët dhe shqiptarët e kanë origjinën nga pellazgët, jetojnë në trojet e tyre, ku janë sot, qysh 8 mijë vjet më parë dhe së bashku, përbëjnë popullin më të vjetër të kontinentit tonë.
QYTETËRIMI PELLAZG VINKË-TURDAS-DIPILIO ose Qytetërimi i Danubit përbën themelin e qytetërimit botëror. Njeriu, në përshtatje me kushtet e reja e len jetën e mbledhës-gjyuetarit dhe fillon jetën e bujkut, fillon të punojë arat dhe ngriti farmat për herë të parë në histori, kështu shënohet fillimi i bujqësisë. Emërtimi vjen sipas fjalëve “ara” dhe “fara” të gjuhës pellazge/shqipe. Në këtë qytetërim ndërtohen shtëpitë e para, merr zhvilllim poçeria, dredhja e fijes, endja e copës dhe qepja e veshjeve, ku spikat prodhimi i parë fustanellës pellazgo/ shqiptare. Gërmimi i minierave, shfrytëzimi i mineralit të bakrit dhe shkrirjae tij shënon fillimin e veglave, armëve dhe zbukurimeve prej bakri.
Kulmi i këtij qytetërimi është shpikja dhe përdorimi i shkrimit
Figura në të majtë është një tas balte nga kultura pellazge e Vinkës, në të majtë varsja Tartaria nga kultura pellazge Turdas në Ballkanin qëndror, mijëvjeçari 6 p.e.s. Këto përbëjnë shkrimin më të vjetër në botë.

Në tasin e Vinkës është gërvishur: III VIJV 1 = III UJIU 1, që tregon UJIN në gjuhën pellazge/shqipe dhe numrat III dhe 1. Në varsen Tartaria shkruhet: Pdor = P dhe Dor dhe shenja të tjera, që tregon DORËN e gjuhës pellazge/shqipe. Kështu gjuha pellazge/shqipe është gjuha më e vjetër e shkruar në botë me alfabetin e saj gjithashtu më të vjetrin. Pothuajse të gjitha germat e shkrimit të sotëm janë gjetur në kulturën e Vinkës.
SHKRIMI LINEAR B (ose gjuha e Mikenës). Ky shkrim i famshëm u zhvillua gjatë shekujve 16-12 p.e.s. në Kretë, Mikenë dhe në vende të tjera në jugë të Ballkanit. Zbuluesi i qytetërimit të Knosit A.Evans e klasifikoi qytetërim dhe shkrimin Lineat B të kohës para greke. Ky shkrim përbëhet kryesisht nga shenja abstrakte, por midis tyre ka edhe germa të qarta si tonat. Megjithse asnjë fjalë greqisht nuk është gjetur në këtë shkrim, falsifikatorë shenjat abstrakte i ngritën në rrokje dhe me bashkimin e rrokjeve formuan fjalë, që i afruan me fjalët e greqishtes dhe kështu e deklaruan, që shkrimi Linear B është në gjuhën greke!. Por asnjë fjalë greke nuk është gjetur në këtë shkrim.
Në pllaka e baltës të pjekura të shkrimit Linear B vitet e fundit kemi zbuluar disa fjalë të gjuhës pellazge/shqipe: “IZAIZ” ← = → ZIAZI = ZI ASHT ZI në pllakën gjetur në Mikenë dhe shprehjen “SOT QA” në mbishkrimin e Kongsbergut (Norvegji), datuar i viteve 2000-1500 p.e.s. Kështu është vërtetuar se shkrimi Linear B është vazhdim i shkrimit nga qytetërimi pellazg Vinkë-Turdas-Dispilio, është shkrim alfabetik dhe jo rrokjor dhe i prëket gjuhës pellazge/shqipe.
Zbulimet arkeologjike janë mbështetje e madhe për interpretime shkencore për problemet e parahistorisë, që në rastin tonë vërtetojnë praninë e qytetërime të lashta në shumë rajone të Ballkanit, Egjeut, Azisë së Vogël, Italisë etj. në vijushmëri njëri pas tjetrit. Ata na japin një pasqyrë të qartë mbi qytetërimin më të lashtë të rajonit.
ATHINA. Gjatë shekullit 18 arkeologët H. Schliman dhe A.Evans dhe të tjerë pas tyre, kanë zbuluar rrënojat e qytetërimeve të lashta të kohës së bronzit në Mikenë, Pylos, Iolko, Tyrins, Trojë, Kretë etj., të cilat janë cilësuar prej tyre si qytetërime paragreke, që ju përkasin padyshim pellazgëve.
Në Akropolin e Athinës dhe në vende të tjera në Atikë dhe pranë saj, janë kryer gërmime arkeologjike nga Shkolla Italiane e arkeologjisë dhe Shkolla Klasike Amerikane në vendbanimet e njohura neolitike të mijëvjeçarit të 6 p.e.s. Nga këto gërmime janë gjetur vegla dhe poçeri mjaft të ngjashme me ato, që janë ndeshur në akropolet Sesklo dhe Dimini në Thesali. Këto të fundit dihen se i përkasin neolitit dhe njihen si venbanime pellazgjike në histori. Kjo përputhet me atë që shkruhet në literaturë se athinasit janë pasardhës të pellazgëve, që kanë ardhur nga Thesalia (Prokopio A. & E. Smith 1964).
Prokopio për rezultatet e këtyre gërmimeve shkruan:
“Some forty years ago excavation on the Athenian Acropolis and on the other sites in Attica brought to light many indications of the neolithic life-dwellings, vasses, tools, skeletons of sheeps – which confirmed the traditions recorded by Herodotus that the Athenians were descended from the Pelasgians, the neolithic inhabitants of Thessaly. Indeed the neolithic vases of Attika date from the earliest neolithic age (5620-4900 BC) like the ceramics from the Thessalian acropolis of Sesclo, as well as from the later neolithic age (4900-3200 BC) like those from the other Thessalian acropolis of Dimini” (Prokopio & Smith 1964:22-23). /Rreth 40 vjet më parë gërmimet në Akropolin e Athinës dhe në vende të tjera në Atikë ka nxjerrë në dritë shumë tregues të jetës së banorëve neolitikë si vazo, vegla, skelete delesh- që konfirmojnë traditën e shënuar nga Herodoti, që athinasit janë pasardhës të pellazgëve, banorëve neolitikë të Thesalisë. Në të vërtetë vazot neolitike të Atikës, që datojnë neolitin më të hershëm (5620-4900 p.e.s.) ashtu si qeramikat e akropolit Sesklo të Thesalisë ashtu si dhe ato nga neoliti i vonë (4900-3200 p.e.s.) të ngjajshme me ato të akropolit Dimini të Thesalisë”/
Për praninë e një popullatë vendase pellazge në Atikë na njofton edhe Herodoti (Historia 6.137-140) dhe në Akropolin e Athinës gjatë mijëvjeçarit 2 p.e.s. bën fjalë edhe Servi (2011:12).
Këto të dhëna nga arkeologjia përputhen plotësisht edhe me faktin, që jepen nga studimi i mbishkrimit Dipylon të Athinës, i Korinthit dhe i Thebës, të cilat nga studimi ynë rezultojnë të jenë në gjuhën pellazge.
ISHULLI I LEMNIT. Në vitin 1926 u bënë gërmime arkeologjike në ishullin e Lemnit (pranë ngushticës së Dardaneleve) nga shkolla italiane e arkeologjisë, për të hedhur dritë mbi qytetërimin etrusko-pellazg të përmendur nga Herodoti (Historia, 5, 26) në këtë ishull. Gërmimet u bënë në rrënojat e qytetit të lashtë Hephaisteia (i.e. Palaiopolis), ku përmenden banorët pellazgë nga Herodoti.
Prof. Della Seta, njofton se nekropoli është i shekullit 9-8 p.e.s. Ai shkruan:
“ That it did not belong to a Greek population, but to a population which, in the eyes of the Hellenes, appeared barbarous, is shown by the weapons”. “Kjo nuk i përket popullatës grekë, por një popullata që për helenët ishte barbare, ajo duket nga armët”. Kjo popullatë ka ruajtur aq shumë elementë të artit të Mikenës dhe nga kjo tirheanët ose pellazgët e Lemnit mund të pranohen si mbetje të popullatës mikene “remnant of a Mycenaean population” (Heffner, 1927:123-124).
Në ishullin e Lemnit është gjetur edhe Stela e njohur e Lemnit, një mbishkrim i gjatë, që tashmë nga të gjithë studiuesit njihet si mbishkrim në gjuhën pellazge/shqipe, me vlerë të jashtëzakonshme gjuhësore dhe historike, përshkruar më parë dhe që ruhet në muzeun arkeologjik të Athinës.
TROJA. Arkeologjia e Trojës është përpunuar shumë imët me të dhëna shumë të qarta përkatësie etnike, që përbën një burim të jashtëzakonshëm historik (Schliman 1976, Dorpfeld 1902, Nick 2004, Peza & Peza 2009, 2013). Ajo ka këtë vijushmëri:
Troja I gjatë viteve 3000-2600 p.e.s. – Koha e hershme e bronzit,
Troja II “ 2600-2450 p.e.s. – “
Troja III “ 2390-2200 p.e.s. – “
Troja IV “ 2200-2000 p.e.s. – “
Troja V “ 2000-1870 p.e.s. – “
Troja VI “ 1700-1250 p.e.s. – Koha e mesme e bronzit
Troja VII “ 1250-1000 p.e.s. – Koha e vonë e bronzit – koha hershme e hekurit. Në qytetin e Trojës, që përfaqëson kjo shtresë, gjatë kësaj kohe zhvillohet Lufta e Trojës, prandaj kjo njihet si Troja e Homerit.
Pas Luftës së Trojës qyteti i Trojës braktiset nga njerzit si qytet i mallkuar dhe gjatë viteve 1000-600 p.e.s. ai ka qenë i pa banuar.
Troja VIII gjatë viteve 600-85 p.e.s. – Koha e vonë e hekurit (Koha antike), përbën Trojën në kohën helene (greke), persiane dhe maqedonase.
/Troja VIII/1 “ 600-480 p.e.s. Troja gjatë kohës Greke, sepse gjatë shekullit 5 p.e.s. ndeshen elementët më të vjetër kulturor grekë në Trojë,
Troja VIII/2 “ 480-334 p.e.s. Troja gjatë pushtimit të Perandorisë Persiane,
Troja VIII/3 “ 334-85 p.e.s. Troja gjatë Perandorisë Maqedone: gjatë kohës së
Aleksandrit të Madh dhe më pas gjeneralëve të tij, /
Troja IX “ 5 p.e.s.-500 e.s. – Troja në kohën e Perandorisë Romake
Nga kronologjia e më sipërme e Trojës rezulton, që Troja I-VII përbën zhvillimin
e qytetit gjatë viteve 3000 BC-600 BC., dhe përbën Trojën gjatë Qytetërimit Pellazg. Në këto shtresa arkeologjike të Trojës nuk janë ndeshur asnjë dokument kulturor as grek dhe as romak. Ndonëse arkeologët nuk e shënojnë përkatësinë etnike të kësa periudhe, ata janë treguar të rezervuar, shumë historianët e kanë theksuar këtë dhe sjellin dëshmi të shumta (Zhak 1995, Peza & Peza 2009, 2013).
Pas luftrave të vazhdueshme dhe shkatërrimeve nga tërmetet, zjarret dhe luftrat, Troja
braktiset nga njerzit si qytet i mallkuar gjatë viteve 1000 – deri 600 p.e.s., kohë, kur një pjesë e popullsisë nga fisi pellazg i aeolëve, fillojnë ta popullojnë serisht qytetin e lashtë, të braktisur.
Shlimani, zbuluesi i Trojës, ka shkruar (1870-1882):
“Qeramika greke ishte e pikturuar, kurse ajo trojane jo. Kjo e fundit ndryshonte edhe në
formë edhe në mjeshtri edhe në ngjyra. Prania e gjurmëve greke në Trojë mund të vihet re vetëm qindra vjet pas epokës së Homerit. Në të shtatë shtresat e hershme nuk gjendet asnjë dëshmi e kulturës greke. Madje nuk gjindet as edhe një gjurmë e qeramikës helene më e vjetër se e shekullit të V p.e.s. “.
Të gjitha këto prova tregojnë mjaft qartë se grekët nuk kanë pas ardhur në rajonin e Egjeut, kur u zhvillua Lufta e Trojës (rreth vitit 1250 p.e.s.) dhe nuk kanë marrë pjesë në te. Nga kjo del, që Akili dhe Hektori, heronjtë e tjerë të Luftës së Trojës dhe bashkë me to të gjitha perënditë e lashta i përkisnin racës pellazge/shqiptare.
Në këtë vijushmëri “Iliada” dhe “Odisea” të Homerit, veprat e para të letërsisë europiane, që përshkruajnë Luftën e Trojës, janë gjithashtu vepra letrare në gjuhën pellazge/shqipe., që falsifikatorët shpesh ju a atribuojnë grekëve. Në këto vepra të rëndësisë së parë historike dhe artistike, ndeshen me shumicë fjalë të gjuhës pellazge/shqipe:
Ja titulli dhe rrjeshtat e parë të këngës së parë të Iliadës:

Titulli: ILIAS = ILI AS = ILI + ASHT (Ili ose Ylli është mbreti i Trojës, një nga themeluasit e qytetit, nipi i Dardanit, që ka qenë biri i Zeusit).
Dy rrjeshtat e parë të këngës së parë të Iliadës janë:
MENIN A JA DHE, QË THE, AKIL PELIDIT,
ULO MENIN, I MIRI AKE QË KE E THOKE.
Këto janë në gjuhën pellazge, që kuptohen dhe shpjegohen shumë lehtë nga gjuha shqipe (Peza 2006, Peza & Peza 2009, 2013).
Edhe „Odisea“ sërisht vërtetohet se është në gjuhën pellazge/shqipe:

Odhise është udhës, udhëtar dhe rreshti e parë:
Andër moj nepe, jepe, tregomë.
Por poemat e Homerit janë të mbushura me fjalë të gjuhës pellazge/shqipe, por edhe mjaft fjalë të pakuptueshme, por vështirë se ka fjalë greke, sipas shumë studimeve (Krispi 1831, Thomopoulo 1912, Schneider, A. Kola, Peza & Peza 2006, 2009, 2013, Boçi 2012 etj.).
Në enciklopedinë Wikipedia shkruhet: “The word Hellenes, which would today translated as Greeks, is not used by Homer”. /Fjala helenë, që don të thotë grekë, nuk është përdorur nga Homeri/.
Kjo sepse Homeri nuk i ka njohur grekët, sepse gjatë shekullit 8 p.e.s., kur është formuluar Iliada nga gojdhënat popullore, fiset greke ende nuk kishin ardhur në rajonin e EgjeuT. Një gjë të tillë e mbështet edhe Thusididi (469-395 p.e.s.), i cili në “Lufta e Peloponezit” shkruan: “…prova ime më e madhe për këtë është vetë Homeri, i cili edhe përse ishte i kohëve shumë më të vona se Lufta e Trojës, ai sërisht nuk e përmendi emrin grekë në veprën e tij”.
Prandaj Homeri ka qenë i racës pellazge dhe mund të shkruante vetëm në gjuhën pellazge/shqipe..
Të gjitha këto prova bindëse dhe të kontrollueshme, duhet të bindin këdo, që beson në të vërtetën, që në Ballkan dhe në rajonin e Egjeut të gjitha veprat e lashta kulturore, të datuar para shekullit 5 p.e.s. janë ndërtuar nga pellazgët dhe pasardhësit e tyre dhe nuk kanë asnjë lidhje me grekët. Ato që janë më të reja janë ndërtuar nga pellazgët dhe grekët, pasi këta të fundit mësuan nga pellazgët artin e ndërtimit, faljes, shkrimin, me u vesh dhe mbath etj.
Lidhur me minoritetin ministri i jashtëm grek dhe Greqia nuk mund të na japë mësime.
Minoritarët grekë kanë ardhë gjatë shekullit 19 si bujq me mëditje tek bejlerët shqiptarë dhe nuk sollën me vete as tokë dhe as përgatitje kulturore. Gjithmonë janë trajtuar ashtu si dhe shqiptarët, kush qe i zoti bëri shkollë dhe sot minoritarët janë me nivel arsimor dhe kulturor, në saj të kujdesit të shoqërisë shqiptare. Ka ndër ta mjaft të mirë, por edhe bastardë si Dule, i cili përfitojë gjithshka nga shoqëria shqiptare dhe sot është në shërbim të qarqeve shoviniste greke në dëm të Shqipërisë.
Greqia le të mësojë nga shqiptarët lidhur me trajtimin e minoritetit, të zbatojë konventat ndërkombëtare dhe të njohë minoritetin shqiptar, maqedon, bullgar, çifut etj. në Greqi. Greqia të njohë komunitetin e madh arvanit, që janë popullsia e vetme autoktone në Greqi me prejardhje pellazge/hqiptare. Arvanitët kanë luajtur rolin dominues në rimëkëmbjen dhe përparimin e Greqisë dhe shumica e heronjëve të revolucionit për pavarësi në Greqi janë aravnitë. Në rast të kundërt edhe ne shqiptarët do ta ndalojmë njohjen zyrtare të minoritetit grek dhe do ti trajtojmë ato vetëm si shqiptarë.
Me ligjin antidemkratik shqiptar 7501/ 1991 minoritarët u bënë pronar toke, por kjo tokë është tokë shqiptare dhe do ta dorëzojnë ashtu si dhe të tjerët, kur të anullohet ky ligj barbar, që ja mori me forcë tokën pronarit dhe ja dha një tjetri.
Greqia duhet të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë, të pranojë genocidin ndaj popullsisë çame dhe ti lejojë ata të lëvizin lirshën në trojet e të parëve të tyre.

Fëmijët çamë të vrarë me bajoneta gjatë genocidit grek (foto nga A.Rakipi)
Himara është pjesë e krahinës shqiptare të Labërisë dhe nuk ka asnjë lidhje me minoritetin grek. Në Himarë ka pasur dhe ka shqiptarë që e mësonin greqishten për nrvoja tregtare, por këta nuk janë minoritarë. prandaj çdo futje hundësh në Himarë nga Greqia është ndërhyrje në punët e brendëshme dhe çon në keqësim të marëdhënieve. Lebërit dhe himariotët kanë bërë luftën më të ashpër kundra bandave greke, që dërgonte Athina për të aneksuar tokat shqiptare dhe ndaluar gjuhën shqipe. Dhjetra heronj janë ende gjallë si At Stathi Melani, Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani etj. janë vrarë nga këto banda vetëm, pse përhapnin mësimin e gjuhës shqipe. Këto ne nuik i harrojmë kurrë!
Në fund desha ti kujtoj ministrit Kotzias se emri i tij, ashtu si shumë fjalë dhe emra grekë, nuk gjen shpjegim në gjuhën greke, por në gjuhën shqipe, që don të thotë: Kot Zi Asht.
Prof., Doc., RNDr. Luftulla Peza, CSc., DSc.
Pragë, 16 dhjetor 2016

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura