PROF.DR. SELMAN SHEME: TROJET SHQIPTARE NË HARTAT ETNO-GJEOGRAFIKE TË SHEK. XIX-të SI DHE IDENTITETI ETNIK DHE STRUKTURA DEMOGRAFIKE E TROJEVE SHQIPTARE NË PRAG TË SHPALLJES SË PAVARËSISË (1912)

Pashtriku.org, 21. 01. 2014 – Në fillim të shekullit XIX në të gjithë Europën dhe në gadishullin e Ballkanit, fillojnë lëvizjet nacionale për çlirim kombëtar dhe për krijimin e shteteve-kombe. Shteti territorial modern krijohet sipas parimit të përputhjes të njësisë politike me njësinë kombëtare. Bazuar në parimet e Revolucionit Francez u përpunua mendimi politik kombëtar shqiptar dhe u formuluan qartë një varg kërkesash kombëtare në fushën ekonomike, politike, arsimore e kulturore. Por për afirmimin kulturor dhe çlirimin e popullit shqiptar prej sundimit të Perandorisë Osmane dhe krijimit të shtetit të pavarur shqiptar në kufijtë etnikë, lëvizjes kombëtare shqiptare i dolën përpara edhe disa vështirësi të lidhura me disinformimet dhe keqkuptimet në opinionin evropian në lidhje me prejardhjen dhe identitetin, sidomos me shtrirjen gjeografike të trojeve shqiptare dhe potencialin demografik të shqiptarëve.
Këto vështirësi janë të lidhura me përgjigjen që do të merrnin pyetjet:
1. Kush janë shqiptarët, cila është origjina dhe identiteti i tyre?
2. Sa është numri i popullit shqiptar në trojet e tyre në Ballkanin Perëndimor?
3. Cilët janë kufijtë e shtrirjes gjeografike të trojeve etnike shqiptare?
Publicisti francez Francis Delez në veprën e tij “Aspiratat e Evropës”, e botuar në vitin 1912 shkruan: “Më mirë e njohim shkretëtirën e Saharasë e të Tibetit, sesa Shqipërinë”. Këtyre pyetjeve u japin përgjigje studimet etno-gjeografike të publikuara veçanërisht në gjysmën e dytë të shek XIX-të.

(…)

MË GJERËSISHT LEXONI KËTU:
HAPNI KËTË LIDHJE: https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=1704

================

 PROF. DR. SELMAN SHEME: TROJET SHQIPTARE NË HARTAT ETNO-GJEOGRAFIKE TË SHEK. XIX-të
Botohen për herë të parë: Statistikat që tregojnë se Shqipëria, qoftë nga numri i popullsisë, apo madhësia e territorit, është më e madhe se popullsia dhe territori i Serbisë dhe Greqisë) – Në shekujt e mesjetës dhe në vijim në kohët moderne Gadishulli i Ballkanit ka qenë nën sundimin e perandorive shumëkombëshe, siç ishin perandoria bizantine, bullgare, serbe dhe sidomos ajo osmane. Secili prej tyre nxiti ekspansionin e etnisë së vet në dëm të etnive të tjera, nëpërmjet lëvizjeve migruese të brendshme dhe të jashtme. Për pasojë Gadishulli i Ballkanit nuk pati mundësi të kishte kufij të përcaktuar etnik: Çdo komb pati trungun e vet etnik, por në periferi të secilit trung pati përqasje etnike, pati përzierje etnike, bashkëjetesë të një apo më tepër etnive. Për pasojë disa studiues, publicistë dhe udhëpërshkues të huaj, të cilët në gjysmën e dytë të shek XIX vizituan Shqipërinë, në veprat e tyre trojet me popullsi shqiptare i përkufizojnë në hapësirën gjeografike prej Tivarit e deri në Prevezë, në vijën bregdetare, dhe prej Novi Pazarit e deri në Ohër në lindje. Studiues të tjerë shtrirjen gjeografike të popullsisë shqiptare e njësojnë me Mbretërinë e Arbërit, që kishin krijuar Anzhuinët në Shek. XIII, e që sipas tyre shtrihej brenda katërkëndëshit Tivar-Prizren-Ohër-Vlorë.
(…)

MË GJERËSISHT LEXONI KËTU:
HAPNI KËTË LIDHJE: https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=1514

======================
(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, Sh. Berisha, 21. 01. 2014)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura