PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: HUNTA PARAMILITARE NË MAQEDONI E KËRCËNON PAQEN NË BALLKAN

Tetovë, 11 prill 2017: Strukturat politike kriminale të delegjitimuara në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni, janë të vendosura, siç e kanë paralajmëruar edhe ato vetë, t’i përdorin të gjitha mjetet, përfshirë edhe dhunën dhe forcën, që ta pamundësojnë konstituimin e Parlamentit dhe Qeverisë së re, me mandat të fituar në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit 2016.
Në mungesë të përkrahjes në masë të mjaftueshme nga qytetarët e vendit për t’i realizuar qëllimet destruktive të kësaj strukture politike kriminale;
Në pamundësi të keqpërdorimit të strukturave policore dhe të DSK-së, për shkak të sistemit komandues të kontrolluar nga forca të tjera politike dhe faktori ndërkombëtar;
Në mungesë të grupimit të forcave të mjaftueshme të strukturave të nëntokës kriminale, të kontrolluara nga partia VMRO-DPMNE dhe strukturat e Qeverisë së deritashme;
Qytetarët duhet të jenë të përgatitur për skenarë të tjerë, përmes të cilëve kjo strukturë politike kriminale mund të bëjë përpjekje për destabilizimin e vendit.

Kjo strukturë politike, përmes nëntokës kriminale mafioze mund t’i keqpërdorë disa njësi të ushtrisë (me bashkëngjitjen edhe të forcave paramilitare) nga garnizonet e qyteteve ku ka më pak, ose nuk ka aspak ushtarë dhe eprorë ushtarakë, oficerë dhe nënoficerë shqiptarë dhe simpatizues të partive opozitare, që të demonstrojë forcë në kryeqytetin e vendit, në Shkup, me qëllim të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe krijimin e kaosit në shtet, edhe pse sipas Kushtetutës së vendit kjo çështje është në kompetencë të Parlamentit, jo të Presidentit të shtetit.
Nga bandat kriminale dhe të sëmurët psikikë të veshur me pushtet gjithçka është e mundshme.
KUJDES NGA HUNTA PARAMILITARE!

(11 prill 2017)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura