SHERADIN BERISHA: POLITIKANËT TANË – KUFOMA TË GJALLA!

(Pashtriku.org, 09. 07. 2012) – As nuk do e kishte menduar ndonjëherë edhe në ëndrrën e saj më të çartur Znj. ATIFETE JAHJAGA se (nga prilli 2011) do të ishte ndonjëherë presidente e Kosovës, por ja që jeta shpesh është edhe më e çuditshme se vetë ëndrra. Ambasadori Dell nxori nga xhaketa e tij një zarf dhe që atje u shfaq një emër Atifete Jahjaga. Të tre burrat (HASHIM THAÒªI, ISA MUSTAFA DHE BEHGJET PACOLLI) u panë sy në sy sepse askush prej tyre nuk mund ta mendonte deri më atëherë që një grua e panjohur të ishte në protokollin e Republikës këtej e tutje më lart.
CILI ËSHTË MORALI I POLITIKANËVE TANË?!
Nga zhvillimet politike të pasluftës në Kosovë kam arritur të kuptoj se politikanët s’kanë asgjë të përbashkët me moralin. Madje jam bindur, se pushtetarët tanë nuk i përmbahen fare moralit, sepse po të jetë e kundërta, pozita e tyre udhëheqëse nuk do të ishte e qëndrueshme as afatgjate. Gjithashtu, kam mësuar, edhe se, ai i cili dëshiron të udhëheq, duhet të dijë të mashtrojë, të gënjej, të manipulojë, të jetë intrigantë, skajshmërisht i pandërgjegjshëm dhe të shtiret se po punon për të mirën e të gjithëve. Dhe, njerëzit e thjeshtë (ata që mashtrohen) fjalët e tyre i marrin gjithmonë si vepra. Ata vazhdimisht janë kënaqur me sipërfaqësoren (me fjalët e bukura), dhe rrallë kush e ka vrarë mendjen se përfaqësuesit e tyre i përmbahen apo jo premtimeve të dhëna. Në këtë kontekst duket se, ndershmëria dhe sinqeriteti, si dy cilësi substanciale të njeriut, në politik’bërjen e tyre s’kanë asgjë të përbashkët dhe s’kanë asnjë vlerë.

Marrëveshja e Dragodanit

Prishtinë, Prill 2011: Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Behgjet Pacolli dhe Kumbari i tyre Dell,

i cili e nxori emrin e Presidentes Jahjaga nga zarfi!

_____________________________

PRESIDENTJA ATIFETE JAHJAGA ME MANDAT 5 VJEÒªAR!
Ahtifete Jahjaga do të jetë Presidentja e Kosovës deri në vitin 2016. Ky është Vendimi i marrë të premten e kaluar (më 06.07.2012) nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka vendosur se amendamentet kushtetuese të propozuara nga ana e Komisionit janë në kundërshtim me Kushtetutën. Ky arsyetim është dhënë duke u bazuar në nenin 162.1 të propozuar (nga komisioni për ndryshimet kushtetuese – reformën zgjedhore) lidhur me ndërprerjen e parakohshme të mandatit të Presidentit të Republikës së Kosovës.

Presidentja e Zarfit të Dell’it – Atifete Jahjaga, në Kuvendin e Kosovës!

_________________________

Pa u vonuar shumë, kryeministri Hashim Thaçi mbështet vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me mandatin e plotë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Në deklaratën e kryeministrit thuhet se “vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me mandatin e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga është vendim i një organi të lartë dhe të pavarur, të cilin e mbështes dhe respektoj plotësisht si kryeministër i Qeverisës së Republikës së Kosovës”, edhe pse në prill 2011 ai së bashku Isa Mustafën, Behgjet Pacollin dhe ambasadorin Dell (si garantue i marrëveshjes) janë marrë vesh ndryshe, që presidentja të ketë mandat të kufizuar! Ndërkohë edhe garantuesi i marrëveshjes, ambasadori Dell ka deklaruar se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me mandatin e plotë të Presidentes së Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se deri më tani puna e presidentes Jahjaga është vlerësuar pozitivisht, dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do t’i jep asaj vullnet edhe më të madh për të çuar Kosovën përpara drejt rrugës euroatlantike! Vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese se presidentja, Atifete Jahjaga, mund të ushtrojë mandatin e saj 5 vjeçar, ka bërë që të reagojnë LDK dhe AKR, të cilat kanë qenë pjesë e marrëveshjes (Thaçi-Mustafa-Pacolli-Dell) për zgjedhjen e saj presidente. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re ishin kundër vazhdimit të mandatit dhe kërkuan respektimin e marrëveshjes së partive politike që e solli Jahjagën në krye të shtetit. Edhe AAK dhe Lëvizja VV ishte kundër venimit të Gjykatës kushtetuese.
Ndërkaq Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi mendon që nëse nuk realizohet një marrëveshje në tërësinë e saj, rrezikohet e tërë marrëveshja, në këtë rast amendamentimi i Kushtetutës edhe reforma zgjedhore. Ai për këtë fajin ua hedh liderëve politik (Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit) që kanë qenë nënshkrues të kësaj marrëveshjeje, duke pas garantues ambasadorin amerikan Dell.
Në Kosovën „Sui generis“ ndodhin çudira!
SI DOLI NGA ZARFI I DELL’it PRESIDENTJA E KOSOVËS ATIFETE JAHJAGA?!
As nuk do e kishte menduar ndonjëherë edhe në ëndrrën e saj më të çartur Znj. ATIFETE JAHJAGA se (nga prilli 2011) do të ishte ndonjëherë presidente e Kosovës, por ja që jeta shpesh është edhe më e çuditshme se vetë ëndrra. Ambasadori Dell nxori nga xhaketa e tij një zarf dhe që atje u shfaq një emër Atifete Jahjaga. Të tre burrat (HASHIM THAÒªI, ISA MUSTAFA DHE BEHGJET PACOLLI) u panë sy në sy sepse askush prej tyre nuk mund ta mendonte deri më atëherë që një grua e panjohur të ishte në protokollin e Republikës këtej e tutje më lart. E gjitha kjo u rrëfye në mbërmjen e asaj dite nga ish’presidenti Behgjet Pacolli, që ishte zgjedhur me SMS-të e Ambasadorit DELL. Ai përshkroi sesi ambasadori amerikan Kristofor Dell, negociator për zgjidhjen e krizës në Kosovë, nxori një zarf në takimin e përbashkët të kryeministrit aktual Hashim Thaçi, ish’presidentit Pacolli dhe liderit të Opozitës Isa Mustafa me emrin e Jahjagës dhe u tha se ajo do ishte kandidatja e duhur për PRESIDENTE! Që në atë moment JAHJAGA PRESIDENTE s’ishte më një emër i zakonshëm por një fakt i kryer. Kur Thaçi dhe Isa Mustafa, kujton Behgjet Pacolli – e dëgjuan emrin e saj – panë njëri tjetrin në SY me mosbesim. “Është e vështirë të përshkruash reagimin e tyre, por Dell ishte nervoz dhe shumë i drejtpërdrejtë në propozimin e tij: se nëse nuk do binim dakord atëherë do ta humbnin Amerikën”, – ka thënë PACOLLI. Mjaftojnë edhe këto pak fjalë, për të shpërfaqur përmasat e paftyrësisë së kësaj specie politikanësh pakurrizorë!

Presidentja e ZARFIT…!

________________________________

KËTA POLITIKANË JANË KUFOMA TË GJALLA!
Për të ilustruar këtë imazh të keq paftyrësie, në vijim ju ftojë të shikoni politikanët mjeranë, se, si e falenderojnë Vetveten, pas arritjes së “Marrëveshjes” për presidenten e ZARFIT (të Dell’it) – Atifete Jahjaga (në prill 2011!) … dhe në fund (pas 10 falenderimeve…), DELL’i këtij soji BUTAKËSH – PAKURRIZORË, Ju thotë hapur, para kamerave: QESHNI TASH! Kush kupton më thellë në politikë, me këtë veprim Dell’i “muskuloz”, këtë specie të rrallë politikanësh, i ka varrosur për së GJALLI! Dhe prandaj, këta politikanë nuk janë asgjë tjetër, përveç se – KUFOMA TË GJALLA!

…………………………………………………………..

SA PËR RIKUJTESË! PRESIDENTI I SMS’ve TË DELL’it
Mos të harrojmë se edhe Behgjet Pacolli, para’ardhësi I presidentes Jahjaga, u zgjodhë me dallaveret e Kryeministrit HASHIM THAÒªI dhe SMS’të e Ambasadorit DELL: Shikoni këto video’inçizime në vijim:

………………………….

____________________________

SA PËR KURESHTJE! KUR KRYEMINISTRI PREMTON TRAKTORA NË KËMBIM TË VOTËS?!
Gjatë fushatës zgjedhore – për zgjedhjet Lokale të 15 Nëntorit 2009, Kryeministri Hashim Thaçi me ndihmën e Ambasadorit DELL, ka shkuar edhe nëpër shtëpi të familjeve serbe për t’i lutur që të dalin në zgjedhje dhe për më tepër ka kërkuar që votën e tyre t’ia japin kandidatit të PDK-së. Sa për ilustrim po ju sjellë një shembull! Ky kryeministër zemërgjerë gjatë një vizite në shtëpinë e familjes JORGIÒª të Lypjanit, në prezencën e ambasadorit DELL dhe të Kandidatit të PDK-së për Kryetar të Komunës së Lypjanit, Shkuri Buja, duke pirë SHLIVOVICË, Kryefamiljarit Jorgiç i premtoj ndërtimin e kanalizimit dhe asfaltimin e rrugës, dhe për më tepër u zotua se do t’ja jap edhe një TRAKTOR. Gjatë cakërrimit të gotave HASHIMI, thotë më zë të thotë se “DO TI KESH”. ZHIVELI – GËZUAR!
Shikoni këto video’inçizime:

…………………………………

__________________________


Nga Sheradin Berisha, kryeredaktor i pashtriku.org

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura