Tetova, 21 maj 2018: Shqiptarët në Maqedoni janë popull autokton, përbëjnë shumicë të konsiderueshme të popullsisë në këtë shtet, afër 40%, që sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare duhet të jenë popull sovran dhe shtetformues, pavarësisht nga lojërat e derisotme të politikës nën influencën serbe dhe ruse, që në Kushtetutën e shtetit të vitit 1991 dhe ndyshimet më 2001, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët definohen si pakicë kombëtare, sikur romët, turqit, vllehët, serbët, boshnjakët, pakicat dhe grupet tjera etnike.
Vija e kuqe përtej së cilës nuk duhet të kalojë faktori politik shqiptar, as faktori tjetër vendës dhe i jashtëm, mund të përcaktohet në këto pika:
1. Nuk duhet të hiqet dorë me asnjë kusht nga emri Maqedoni, për shkaqe të njohura historike.
2. Emri i shtetit i shkruar në OKB dhe dokumentet e rëndësishme të jetë në gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj, krahas gjuhës maqedonase dhe gjuhës angleze (për përdorim ndërkombëtar).
3. Emri i shtetit të mos ketë përcaktim etnik dhe fetar, për shkak të përbërjes shumetnike dhe shumëkonfesionale të shtetit.
4. Emri i ri i shtetit ta reflektojë karakterin etnik, historik, kulturor dhe gjuhësor të shtetit.
5. Emri i shtetit të mos ketë përcaktim gjeografik, që me këtë t’i cënojë interesat e shteteve fqinje, sovranitetin dhe integritetin territorial të tyre.
Mbi këto parime duhet të ndërtohet qëndrimi i faktorit politik shqiptar, sidomos në fazën përfundimtare dhe nënshkrimin e marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit për emrin e shtetit të Maqedonisë me Greqinë.
Postime të Lidhura
Dr.Abdulla Mehmeti: Çfarë i pret shqiptarët në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit?
Tetovë, 10 janar 2020: 2020: Asgjë e re, pavarësisht se cila parti politike e shqiptarëve do të fitojë…
DR.SHENASI RAMA: VIZITA E EDI RAMËS NË SERBI DHE EFEKTET E SAJ NË TRE NIVELET E POLITIKËS SHQIPTARE
New York, 12. 11. 2014 – Nëse Beogradi dhe Tirana punojnë bashkë, shumë më e mundshme është që…
FLORA BEKTESHI: IDENTITETI KOMBËTAR DHE “SHIT-BLERËSIT” E HISTORISË!
Prishtinë, 17.12.2015: “… Në një kuptim janë historianët që krijuan kombet”, është kjo një tezë e lëvruar dhe…
TAFIL DURAKU: KUSH PO MA PRISHË DITËN?
Burojë, 06. 03. 2016: Tash e dy dekada të plota, thënë të vërtetën, ditën po ma prishë antishqiptaria…