GËZIM MEKULI: GAZETARIA E KOLLTUQEVE

Oslo, 09. 05. 2015 – A po e shifni se çfarë media dhe çfarë rrejti të gazetarisë dhe të informatës kemi ne, shqiptarët? Masakrohen e pushkatohen shqiptarët në mes të ditës, e ne, si opinion publik, nuk kemi lajme e as informata të pavarura. Nuk jemi të mirëinformuar. Po dominon lajmi partiak dhe ai fuqisë së pushteti, si në Kosovë, Shqipëri, e po ashtu edhe në Maqedoni. Në shekullin e XXI, shqiptarët janë pa media kombëtare e pa strategji mediatike të interesit kombëtar. Nuk kemi xhirime, video, e as foto të ndonjë mediumi të pavarur.
Kemi gazetari “të helikopterit” apo “gazetari të kolltuqeve.”
Është kjo një gazetari e distancuar. Një raportim nga jasht – brenda, ku burimet dhe informatat nuk kanë vlerë të lajmit; janë të pakta apo muk ekzistojnë fare. Në këtë gazetari helikopteri nuk ka gjuhë dhe këtu sqarohet shumë pak. Duket se gazetarët ishin dhe janë në gjumë, ose po përkthejnë lajmin nga maqedonishtja që duhet ta përpunojnë. Këta gazetarë janë aty vetëm për “një pasdite”; dhe, se shumicën e lajmeve dhe informacioneve i marin nga taksi shoferët. Në tragjedinë e Kumanovës është edhe një fenomen tjetër që të bie në sy. Është ky preokupimi i mediave sllave me vitkimat e etnisë së vet (të bashk-kombësve të tyre). Edhe në programet informative të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) po mbretëron një ambient politik / ideologjik dhe jo i lirë.

Si të spjegohet fakti që sot askush nga mediat shqipe nuk e ngriti zërin për pushkatimin e fëmiut shqiptar?
Mbulesa mediale e tragjedisë së Kumanovës, siç duket, ka ngjajshmëri me mbulesën mediale të katastrofës së Kosovës dhe popullit shqiptar në përgjithësi.
Po, natyrisht, gazetaria partiake dhe e ambasadave, sot, jobefasisht, po tregon fytyrën e vet. E kam thënë dhe e them, vetëm një Popull i informuar mirë, është Popull i mirë.
Shqiptarët po manipulohen, lajmi i kontrolluar partiak po e shkatërron egzistencën e shëndoshë të kombit shqiptar.
Edhe Amerikanët kanë agjensi shtetërore informative, edhe gjermanët, edhe anglezët, edhe serbët…E ne?
Ne kemi gazetarucë të Hashimit, Isës, Ali Ahmetit, Mendu Thaçit, Sali Berishës, Edi Ramës dhe gazetari të ambasadave.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura