PROF.DR.ABDULLAH MEHMETI: SKANDALI ME PROPOZIM AMENDAMENTET PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE NË MAQEDONI!

Tetovë, 2 nëntor 2018: Mes tjerash, njëri nga propozim amendamentet për ndyrshimet e reja kushtetuese të propozuara nga Qeveria e Maqedonisë, ka këtë përmbajtje:
„Propozim Amendamenti XXXVI

1. Republika e mbron, garanton dhe kultivon trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit maqedonas.“
Deputetët e partive politike të shqiptarëve dhe të tjerët, duhet ta kenë parasysh se, me Marrëveshjen e Maqedonisë me Bullgarinë, si dhe me Marrëveshjen (e Prespës) me Greqinë, Maqedonia ka hequr dorë nga trashëgimia kulturore dhe historike e periudhës antike, përkatësisht duhet ta rishqyrtojë këtë trashëgimi në marrëveshje me palën bullgare, për periudhën nga ardhja e pupujve sllavë në Gadishullin Ilirik, sidomos nga periudha e Mesjetës, e Kohës së Re, por edhe pas vitit 1944 e deri më sot.
Sipas këtij propozim Amendamenti, shteti e mbron, garanton dhe kultivon trashëgiminë kulturore dhe historike të popullit maqedonisë, por nuk e mbron, garanton dhe kultivon edhe trashëgiminë kulturore dhe historike edhe të popullit shqiptar në Maqedoni, si popull autokton, i cili ka jetuar në vazhdimësi historike në Maqedoni, që nga periudhat më të lashta që njeh historia e njerëzimit e deri në ditët e sotme.
Trashëgimia kulturore dhe historike e popullit shqiptar në Maqedoni ka edhe pikëtakime me historinë e popujve të tjerë, me kulturën, traditat, gjuhën, besimet fetare dhe objektet e kultit, por kryesisht, historia dhe kultura shqiptare është e ndryshme prej tyre, prandaj si të tilla edhe duhet të mbrohen dhe garantohen nga shteti i përbashkët i Maqedonisë, si vlera të veçanta dhe me rëndësi jo vetëm për këtë shtet por edhe për historinë dhe kulturën botërore.
Ky definim në të ardhmen u jep mundësi studiuesve dhe institucioneve të shtetit, që të vazhdojnë edhe në të ardhmen me politikat e tyre diskriminuese në dëm të trashëgimisë kulturore dhe historike të popullit shqiptar dhe të popujve të tjerë që jetojnë në këtë shtet, për përvetësimin dhe falsifikimin e kësaj trashëgimie kulturore dhe historike të popullit shqiptar, që nga peiudha e lashtë e pajonëve, ilirëve, dardanëve, dhe trashëgimia kulturore dhe historike shqiptare e Kohës së Re, deri në ditët e sotme.
Është koha kur duhet t’u thuhet ndal këtyre manipulimeve dhe falsifikimit të historisë dhe trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar në Maqedoni!
(2 nëntor 2018)
________________
Shtojcë e pashtriku.org
Текст на нацрт – амандманите XXXIII, XXXIV, XXXV и XXXVI на Уставот на Република Македонија

https://vlada.mk/nacrt-amandmani?fbclid=IwAR3UFd_K8jqgWSegLTYObxdg7n1tl3FDrnJoE4ycyS-w4YFwCKIAiJk9u-g

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura