PROF.DR.FADIL MALOKU: PRESIDENT, RE NGA PROVIMI HISTORIK!

Prishtinë, 27 prill 2019: 1.Është një thënie e Xh. Orvelit, ku thuhet që; “Nëse, mendimet e prishin gjuhën, atëherë, gjuha domosdoshmërisht do i prishë mendimet”, që i bie se sjellja publike e ka një rregull, e standard të pashkruar që për detyrë e obligim, e ka deshifrimin e etikës së sjelljeve sociale, si edhe moralin e akterëve tÄ“ politikes publike…
2.Në rastin tonë, kur shoqëria kosovare ende është e frustruar dhe me përplotë ngarkesa, trauma e strese të pasluftës, që edhe sociologjikisht tipologjizohën me emërime nga më të ndryshmet (psikologjike, sociale, krahinore, emancipuese, e për të mos thënë edhe kulturore!), është e natyrshme dhe e vetëkuptueshme të dominojnë sjellje e gjuhë e kësaj natyre! Por, ky ambient i kësisojit nuk nënkupton edhe nivel të sjelljes së atillë vrazhdësie e sidomos gjuhë rrugaqërie që e prishin kodin e miresjelljes (publike) dhe atë të etikës sociale edhe nëpër institucione shtetërore. Në fakt, sjellja e tillë publike asociale, e politikanëve dhe bartësve të institucioneve shtetërore, duhet pak a shumë t’u adresohet ngarkesave e frustrimeve të pasluftës, dhe sidomos mungesës së një tradite publike parlamentare. Por, kjo nuk e amneston asesi gjuhën e rrugaqërisë dhe fyerjeve publike, që e manifestojnë publikisht, këta akterë që përveç tjerash bartin edhe përgjegjësi e llogaridhënie publike.

Shikuar nga ky këndëvështrim, fillimisht duket që devijimi nga etika e (pa)shkruar publike, mund edhe ta “pasurojë” sfondin e debatit dhe përgjithësisht atë të demokracisë, por, në prapaskenën sociale kjo nuk e amneston asesi degradimin e sjelljeve të tilla publike, nga ana e politikës. Sepse, kufiri midis publikës dhe privatësisë, bile në shtetet me përvojë demokratike, ka dëshmu se duhet gjithëqysh të ruhet, respektohet e dhe të kultivohet. Ndryshe, pasojat veç ridimensionohen deri në paparishikueshmëri!
Pra, “arratisja” nga kodi i etikes standarde publike, e sidomos në rastin e djeshëm edhe ikja nga kodi e norma jonë standarde morale, do prodhoj gjuhë e situata; komike (rasti i përgjigjeve ironike të Presidentit) inatçore (gjuha parlamentare) kontradiktore (gjuha e kryeprokurorit Lumezi) për të mos thënë edhe asociale (gjuha dhe stili i ca gazetarëve mercenar), e rrugaqërie…
Në parim, kujtojë që gjuha e gjertanishme e përdorur në disa seanca të Parlamentit të Kosovës, dhe sidomos ajo në debatin e fundit midis Presidentit Thaçi dhe Komisionit Parlamentar, përveç që ishte një gjuhë jo tolerante, ishte edhe një gjuhë tejet denigruese e paragjykuese. Kjo jo për faktin se ne jemi si shoqëri e qytetarë të tillë, por, për shkakun që sharje fyerjet e sipërpërmendura, në këto institucione, vetëm sa po qartësojnë “profilin”e injorancës, mashtrimit, rrenës, krimit e korrupsionit që i ka kaplu të njejtit. Gjuha e rrugaqërisë në publik, vetëm sa e dëshmon që të njejtit e kanë online, “mizën pas veshi”…, dhe skajshmërisht përmes kësaj shellje atipike, po i fshehin jo vetëm mëkatet, gabimet, e keqpërdorimet e mundshme, por edhe dyshimin në krimin dhe korrupsionimin në mandatet e tyre udhëheqëse.
Meqë, me siguri po hyjmë në zonën e “rreptësisë” zgjedhore sivjet, atëherë pres një kulmim dhe ashpërsim edhe shumë më të lartë të vilgaritetit, sharjeve dhe fyerjeve publike! Them kështu, edhe për shkakun se ata që e kanë shijuar pushtetin për këto dy dekada të plota, vështirë që mund të pajtohen me humbje të privilegjeve e sidomos lekëve, që i zaptuan në emër të “çlirimit”, “demokracisë”, “pavarësisë”, e “sovranitetit”.
Në këtë “kornizën” e fyerjeve e shpifjeve të reja, të thuhen edhe gjëra, storje e fjalë që s’janë mësuar veshët tanë t’i dëgjojnë. Natyrisht, krejtë kjo gjuhë bastarde (padyshim) do “kapërdihet” publikisht nga ana e profiterëve në gazetari. Ngase, “produktin” e sharjefyerjeve publike, do mundohen në koherencë ta “shesin” në emër të lirisë së shprehjës dhe të mendimit. Kurse, në fakt e gjithë kjo atmosferë e linqimit publik, do shkoj në favor të biznesit mediatik.

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura