DARDAN ISLAMI: MIRËMËNGJESI 9 QERSHOR! MIRUPAFSHIM NË ZGJEDHJET E ARDHME!

Prishtinë, 09. 06. 2014 – Është ditë e hënë, mëngjes i qetë me diell! Për dallim nga 10 ditëshi i fundit , sot po më pushon koka nga reklamat e partive politike dhe premtimeve paraelektorale. Pllakatet e ngjitura kanë mbushur qytetin, kandidatët në postera duken si të vdekur. Nga 2000 kandidatë sa kanë marrë pjesë në këto zgjedhje, 1880 janë humbës! Reklamat televizive të zgjedhjeve sot janë zëvendësuar me oferta speciale , aranzhmanë për Turqi, Shqipëri, Greqi, Spanjë, ka lezet tash që na i hoqën vizat, kampionati botëror i futbollit fillon pas 3 ditësh, me 12 qershor, pas tri javë fillon edhe muaji i shenjtë i Ramazanit.
Ishin ca javë të lodhshme por ia vlejti se:
– u hapën 200.000 vende të reja punë, falë fondit për zhvillimi ekonomik bizneset e vogla dhe të mesme do të mbijetojnë,
– u hapën fabrika nga me të ndryshmet,
– tash edhe fasulen po e hamë me kërpudha,
– plot zona të lira ekonomike,
– rritje të pagave,
– pensioneve,
– deputetët e rinj janë profesionistë, me të ndërgjegjshëm se legjislatura e fundit,
– krizës ekonomike dhe varfërisë duket se po i vjen fundi!
– FAK-u po i ruan kufijtë!

Ndërkaq portalet lajmërojnë së nesër pritet që prokurori amerikan, Wiliamson, t’i bëjë publikë emrat e të akuzuarve për krime luftë, edhe EULEX-i paralajmëron për arrestimet e shumëpërfolura për korrupsion, shoqatat e dala nga lufta paralajmërojnë protesta!
Shoqata e avokatëve të Kosovës thotë së avokatët nuk do të kenë pushime verore sivjet! Kryeministri i ri në afat prej dy javësh do ta caktojë kabinetin qeverisës, në mbledhjen e parë pritet aprovimi i mjeteve emergjente për rezerva shtetërore ushqimore, dhe ilaçe për t’u mbrojtur nga epidemitë që po vinë nga vërshimet e Serbisë. Hoxhë Shefqeti po lutet që tërmeti që i ra Shqipërisë të mos i dëmtojë urat e autostradës së kombit, gjersa presidentja thërret për qetësi dhe respektim të sovranitetit nga separatistët serbë.Shyqyr u mbushën liqenet me ujë, zoti e bekoftë Kosovën.

Mirupafshim në zgjedhjet e ardhshme!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura