PROF.DR.LUFTULLA PEZA: AKADEMIA E SHKENCAVE SABOTON NJOHJEN E LASHTËSISË SË GJUHËS SHQIPE

Tiranë, 11. 7. 2016: Kryetari i Akademisë së Shkencave prof. Muzafer Korkuti ditët e fundit lëshoi thashetheme dhe bomba tymse ndaj puntorëve të pasionuar, që punojnë për të zbardhur lashtësinë e gjuhës shqipe dhe të kombit tonë dhe përpiqen ta kthejnë akademinë në rrugën e mbarë. Në vend që të merret me shkencë dhe të japë ndihmesën e tij në zgjidhjen e mjaft problemeve të grumbulluara në akademi, kryetari i saj lëshon bomba tymse dhe akuza për diletantizëm dhe nacionalizëm, të titulluar: “Nuk mbrohet lashtësia e gjuhës shqipe dhe e popullit shqiptar me diletantizëm dhe nga pozitat nacionaliste” (gaz. Shqiptare, 30 qershor 2016).

Muzafer Korkuti, Kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Për të gjitha veprat që përçmon, asnjë recension shkencor nuk është paraqitur dhe asnjë kritikë e bazuar në fakte nuk është dhënë. Kështu siç vepron prof. Korkuti nuk është rruga shkencore e vlerësimit të veprave shkencore, por mënyra për të errësuar mjaft arritje në dobi të lashtësisë së gjuhës shqipe dhe të kombit tonë. Njëri nga librat që përgojon prof. Korkuti është libri “Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre (L.Peza & L. Peza 2009, 2013). Në këtë libër kemi arritur disa zbulime të rëndësishme për gjuhën shqipe, që Korkuti i shumzon me zero. Ato shkurtimisht janë:

1) Në faqen 15 të librit kemi dhënë për herë të parë dokumentin e shkruar në qeramikë me fjalët më të vjetra në botë (rreth vitit 5500 p.e.s.), që janë fjalë të gjuhës pellazge/shqipe: Fjala “VIJV”, lexohet “UIJU”, sepse germa “V” në shkrimet e lashta pellazge/etruske shprehte germën “U”. Pra kemi fjalën “UIJ” ose “UJI” dhe numrat e parë të shkruar në histori: I, II, III, IIII (4), IIIII (5), IIIIII (6) dhe numri 1 (fig. 4 në libër). Në fig. 15 në librin tonë paraqitet fjala tjetër e shkruar me germa të lashta: PDor, fjala DORA e gjuhës pellazge/shqipe. Ky është Qytetërimi Pellazg i Danubit.
2) Mbishkrimi Dipylon i Athinës, mbishkrimi i Korinthit, shekulli 8 p.e.s. mbishkrimet e Kretës etj. (faqe 24 e librit), vërtetohet për herë të parë se janë në gjuhën shqipe dhe jo greke, siç është pretenduar deri tani. Kjo dëshmon se Athina dhe Korinthi, gjatë shek. 8 p.e.s. dhe Kreta gjatë shek. 6 -3 p.e.s. kanë qenë banuar nga pellazgët dhe kanë folur gjuhën pellazge/shqipe. Në mbishkrime ndeshen vetëm fjalë pellazge/shqipe.
3) Zbuluam fjalët e vetme në shkrimin e famshëm Lineari B (shekujt 15-11 p.e.s.): ZIAZI = ZI ASHT ZI dhe vërtetuam se ky shkrim i lashtë i përket gjuhës pellazge/shqipe dhe jo gjuhës greke, siç e kanë dhënë disa studiues të huaj (faqe 48 e librit). Ja edhe shprehja e gjetur e gjuhës sonë.

4) Vërtetuam për herë të parë se fjalët e para në Iliadën e Homerit janë të gjuhës
pellazge/shqipe dhe jo në gjuhën greke, siç shkruhet në enciklopeditë: fjalët ILIAS = ILI dhe AS = Ylli Asht dhe MENIN A E I DHE (= μῆνιν ἄειδε) janë fjalë të gjuhës shqpe.
Në enciklopedinë Wikipedia edhe në ditën e sotme shkruhet:
” The first word of Homer’s Iliad is the Greek word μῆνιν (menin), rage or grath” /fjala e parë e Iliadës së Homerit është fjala greke menin, që do të thotë mëni, urrejtje/. Kjo tashmë nuk është e vërtetë. Po kështu Odisea e Homerit fillon me fjalën “ANDRA” të gjuhës pellazge shqipe. Të gjitha këto të dhëna të çojnë në mendimin se Iliada dhe Odisea janë shkruar fillimisht në gjuhën pellazge/shqipe dhe jo greke siç pretendohet (faqe 53 e librit).
Të dhënat tona përputhem edhe me arkeologjinë e Trojës, ku jepet kjo vijushmëri:
Troja I-Troja VII, vitet 3500 p.e.s.-600 p.e.s., përbëjnë Trojën gjatë Qytetërimit Pellazge,
Troja VIII, vitet 600 p.e.s. – deri 85 p.e.s. përbën Trojën gjatë Qytetërimit Helen dhe
Troja IX, vitet 85 p.e.s. – 500 era jonë, Troja gjatë Qytetërimit Romak.
5) Vërtetuam për herë të parë falsifikime të mbishkrimeve ilire (faqe 36 e librit). Fjala mjaft e shpeshtë, që ndodhet në mbishkrimet e lashta pellazge dhe ilire është fjala , e shkruar me germat e abecedarit pellazgo/ilir, që do të thotë HAJRE, HAJER, ME HAJER, PËR HAJËR, ashtu siç përdoret edhe sot në gjuhën letrare shqipe. A nuk është kjo fjalë e gjuhës shqipe ? fjalori i juhës shqipe e ka këtë fajlë. Por V. Toçi (1972, 1986) këtë fjalë pellazge/ilire/shqipe, të shkruar me germat pellazge/ilire/shqipe, e kthen me germat e alfabetit të sotëm grek në këtë mënyrë: fjalë ilire, kthehet në → Χαϊρευ ose χαϊρε, fjalë shkruar me germa greke dhe më pas autori shkruan se këto janë mbishkrime në gjuhën greke !. Po kështu ky autor dhe autorja italiane Simone (1975, 1986) veprojnë edhe me mbishkrimin tjetër ilir të Durrësit: në te shkruhet TATA XAIPE = TATA (BABA) HAJER, për hajër, me hajër, ku të gjitha janë fjalë të njohura të gjuhës pellazge/ilire/shqipe. Ata në fillim e kthejnë mbishkrimin me germa greke: Tάτα χαϊρε dhe më pas shkruajnë se mbishkrimi është në gjuhën greke !
Si mund të quhen diletantizëm dhe rendje pas nacionalizmit këto zbulime dhe të tjera të këtij lloji që ka në librin tonë dhe në librat e autorëve të tjerë, që përgojon Korkuti? Pse duhet ta mohojmë lashtësinë e prejardhjes sonë dhe të gjuhës sonë? Ku e çon ujin me këto thënie prof. Korkuti?. Korkuti do të duhet ti kundërshtonte këto me fakte dhe prova, por nga këto nuk ka, prandaj nuk ndërmerr rrugën shkencore të kundërshtisë. Rruga e ndjekur nga Korkuti është rrugë jo shkencore, e pa pranueshme dhe vetëm me qëllim denigrimi të veprave shkencore, që sjellin material të bollshëm për lashtësinë e gjuhës shqipe dhe të popullit tonë, duke vërtetuar lidhjen e tyre me gjuhën pellazge dhe pellazgët e lashtë.
Qysh sa është themeluar Akademia jonë e Shkencave në vitin 1974 dhe deri më sot, ajo ndodhet në shtratin antishkencor lidhur me problemin themelor që duhet të ketë për detyrë: studimin e lashtësisë së gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar. As për studimin e lashtësinë së gjuhës sonë dhe as të lashtësisë të popullit shqiptar akademia jonë nuk ka dhënë as një ndihmë konkrete, përkundrazi ka lëshuar vrerin e saj për dijetarët, që punojnë ta zbardhin këtë. Le të kujtojmë luftëm antishkencore dhe personale, që bëri kryesia e akademisë ndaj studiuesit tonë të shquar Spiro Konda për idetë e tij mjaft përparimtare lidhur me prejardhjen e popullit shqiptar nga pellazgët e lashtë. Po për këto bindje shkencore edhe studiuesi Dh. Pilika u internua për disa vjet, që të mos arrinte të përfundonte studimin e vet mbi pellazgët dhe lidhjen e tyre me shqiptarët. Qëndrim i turpshëm i akademisë ësthë mbajtë edhe në vitet 2008-2009, kur në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar nuk janë përfshirë të gjithë studiuesit që mbështesin prejardhjen pellazge të gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar. Edhe J. Krispi dhe De Rada, përkrahës të zjarrtë të prejardhjes pellazge të gjuhës dhe të popullit tonë, janë përfshirë në këtë fjalor, por ju është hequr qëllimisht thelbi pellazgjik nga veprat e tyre. Edhe tymnaja e tanishme e Korkutit është vazhdë e kësaj lufte antishkencore, kundra interesave tona kombëtare.
Në vitin 1902 studiuesi egjitpian me originë shqiptare F. Adamidi paraqiti para Akademisë Egjiptiane studimin e tij “Les Pelasges et leur descendant Albanaise”/Pellazgët edhe pasardhësit e tyre shqiptarët/, me të cilin mori gradën shkencore doktor i shkencave. Ai paraqiti para studiuesve egjiptian vlerat e gjuhës shqipe dhe vërtetoi se ajo rrjedh nga gjuha e lashtë pellazge. Ai njëkohësisht vërtetoi se edhe gjuha sanskrite, greke dhe latine kanë huazuar shumë fjalë nga gjuha pellazge/shqipe, më e vjetër se ato. Akademikët dhe studiuesit egjiptian pranuan para më se 100 vjetësh të diskutojnë në sesion të veçantë mbi lashtësinë e gjuhës shqipe. Përse akademia jonë nuk e bën këtë pas më se një qind vjetësh, kur janë mbledhur edhe shumë prova të reja? Kjo është praktikë në të gjitha akademitë.
Në vitin 2014, në emër të shoqatës “Qendra e Studimeve Pellazgjike”, që drejtoj, i kam kërkuar me shkrim kryesisë së akademisë sonë një mbledhje me akademikët e interesuar, ku unë dhe disa studiues të paraqitnim prova mbi lashtësinë e gjuhës shqipe dhe më pas të diskutonim me akademikët për të kapërcyer ngërçim gjys shekullor të problemit të lashtësisë së gjuhës shqipe dhe ti hapnim rrugë përfytyrimeve të reja. Por kryesia e akademisë nuk e pranoi propozimin tonë e friksuar se provat tona do të gjenin mbështetje tek akademikët shqiptar. Pse gjithë ky mllef dhe kjo luftë e ashpër ndaj lashtësisë së gjuhës shqipe dhe të popullit tonë nga akademia jonë? Ajo duhet të ishte frymëzuese dhe mbështetëse e këtyre ideve në shoqërinë tonë.
Interesat personale të një grushti studiuesish të mefshtë të gjuhësisë, historisë dhe arkeologjisë sonë, i sjellin gjithë këto mbrapshtina. Këta e kanë kundërshtuar gjer tani lashtësinë e gjuhës shqipe dhe kur tashti kjo është provuar plotësisht, nuk kanë guximin ta pranojnë atë me ndershmëri, por më mirë pranojnë të rrinë kundërshtarë të përjetshëm. Në vitet 70-80 të shekullit të kaluar dhe më pas në vend nuk u studjua asnjë nga gjuhët e lashta pellazge, ilire, thrake, etruske dhe gjuhët e tjera të lashta të Ballkanit dhe Mesdheut, asnjë studim për këto gjuhë të lashta, që janë të lidhura me lashtësinë e gjuhës shqipe dhe historinë tonë nuk është bërë.
Vitet e fundit kemi studiuar gjuhën hitite, që nga gjuhësia pranohet gjuha më e lashtë e sprovuar e familjes Indo-Hitite (IE). Për çudinë tonë kjo gjuhë e lashtë e Anadollit ka shumë afri me gjuhën shqipe: kemi gjetur më shumë se treqind fjalë të gjuhës hitite njëlloj edhe në gjuhën shqipe. Kjo përbën jo vetëm sukses të madh, por na mbushi me frymëzim. Rezultatet e punës sonë deshëm ti raportonin në Seminarin e Prishtinës të gjuhës shqipe vitin e kaluar. Por dordoleci dhe penguesi i gjuhës shqipe Paçarizi, që drejtonte seminarin, nuk e pranojë studimin tonë, mbështetur në konceptin kundra lashtësisë të gjuhës shqipe si në akademinë tonë.
Akademia jonë është kthyer në çerdhe mendjesh shterpë, që pengon përparimin e mendimit shkencor në vend dhe ka bllokuar njohjen e lashtësisë së gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar. Lashtësia e gjuhës shqipe dhe e popullit tonë tashmë janë vërtetuar plotësisht me argumente të pakundërshtueshme. por ato qëllimisht pengohen ti shërbejnë shkencës sonë. Në studimet e paraqitura për këtë mund të ketë aty-këtu ndonjë diletantizëm, por brendia e problemit është e shëndoshë, paraqitur me nivel të lartë shkencor dhe duhet të vihet në shërbim të shkencës sonë. Këta autorë rrëmojnë në bibliotekat më të mëdha dhe kanë grumbulluar prova të shumta për lashtësinë e gjuhës sonë dhe të lidhjes së saj me gjuhën pellazge.
Duke penguar njohjen e lashtësisë së gjuhës shqipe i sillet dëm i madh edhe studimit të gjuhësisë europiane në përgjithësi, sepse janë të lidhura me gjuhën shqipe. Është gjuha pellazge nga e cila rrjedhin të gjitha gjuhët europiane deri në Indi dhe siç është vërtetuar plotësisht gjuha e lashtë pellazge mbijeton sot në gjuhën shqipe.
Presim nga akademikët e Shqipërisë të organizojmë mbledhjen e shumë pritur, ku ne të referojmë dhe të sjellim provat mbi lashtësinë e gjuhës shqipe dhe ata vetë, akademikët, ti vlerësojnë ato në mënyrë vullnetare. Vetëm kjo është rruga shkencore, që duhet të ndjekim !
Akademia jonë e Shkencave ka nevojë urgjente të reformohet dhe në te të kthehet fryma e shëndoshë shkencore. Ajo duhet të ketë platformën e saj në përputhje me idealet tona kombëtare. Disa nga akademikët e kanë ngritur zërin për reforma dhe shëndoshje të gjendje, por shumica e tyre heshtin dhe presin ndryshimin nga jashtë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura