PROF.DR.MUHAMET PIRRAKU: KONTRIBUTI I MULLA SADRI PRESTRESHIT NË ONDSH (17.X.1917-16.I.2002) /II/

(Pashtriku.org, 18. 10. 2012) – Mulla Sadria, duke iu përmbajtur Betimit Se për jetë nuk ka për t’i zbuluar shokët dhe bashkëveprimtarët e LpLTSH së, nuk do të pranojë asnjë “kontakt me bandën” dhe as faktet që i ofronin për “Komitetin e NDSH së së Dobrajës”. Të gjithë anëtarët e atij komiteti do t’ia sjellin në ballafaqim si dëshmitarë, por Mulla Sadria nuk do të shkelë Betimin! Anëtari i KNDSH së, Ramë Hasani, një burrë fisnik, duke e parë Mulla Sadrinë në gjendje të rëndë, do t’i drejtohet me dhembje: “O Hoxhë, prano, se Vallahi kemi kallxue për çka kemi ditë…!”41
Meqë “Komiteti i NDSH së në Dobrajë” nga dëshmitarët për Mulla Sadrinë u dëshmua si komitet me detyra kryesisht ushtarake, ndaj “Dosja e Mulla Sadrisë do të përgatitet për Gjyqin Ushtarak të Divizionit të Prishtinës. Ky ishte precedent nga gjykimi për eprorët e tij politikë e ushtarakë Ajetin, Gjonin, Hilmiun e të tjerë, të cilët do t’i gjykoj Gjyqi Civil i Qarkut të Prishtinës. Kështu u veprua ndaj Mulla Sadrisë për shkak se dëshmitarët i vërtetuan lidhjet e Mulla Sadrisë me togerin Smajl Dragusha, i cili në “Shtabin e Organizatës së LpLTSH-së N 2” ishte i ngarkuar me detyrën e instruktorit ushtarak dhe të oficerit për informata e lidhje ushtarake. Më 7 prill 1947, kur filloi gjykimi i Mulla Sadrisë, ia sollën përpara edhe Ajet Gurgurin për të vërtetuar identitetin dhe pjesëmarrjen e Mulla Sadrisë në Kongresin II(V) të LpLTSH së. Duhet të theksohet se Dosja e Ajetit ende nuk ishte gati, por që asokohe dihej qartë se personalitetet drejtuese kryesorë të “Shtabit të Organizatës N 2 të LpLTSH së do të dënohen me pushkatim!42
“Ajeti ishte tepër i rraskapitur dhe i thyer fizikisht e shpirtërisht. Kishte përjetuar tortura të pamëshirshme. Megjithatë, u përmbajt dhe nuk pranoi se e kishte parë ndonjëherë “këtë Hoxhë”. Pyetjes së gjykatësit ushtarak: “A ka marrë pjesë ky Hoxhë në Kongresin e Blinajes..?”, Ajet Gurguri do t’i përgjigjej me një betim, paksa të mjerë për vendin: “Pasha Zotin nuk e di…!”. Gjykatësi gjakpirës nuk e kurseu dhe e ofendoi: ‘Ah, dhelpëro, ç’ke bërë, e tashti nuk e di…!?” e kujton Mulla Sadria, më 31 janar 1996, për ballafaqimin e hidhur me Ajetin, më 7 prill 1947. 43.
Gjyqi Ushtarak i Divizionit të Prishtinës, më 15 prill 1947, Mulla Sadri Ibrahimin e dënoi me me 4 vjet heqje lirie dhe me punë të detyrueshme, kurse pas vuajtjes së burgut edhe një vit heqje lirie për të drejtat qytetare. Nga burgu i Prishtinës do të dërgohet në burgun e Mitrovicës, në një shkollë të kthyer në burg, e pas dy javësh prapë do të kthehet në Burgun e Qarkut të Prishtinës. Këtu do të takohet me të burgosurit me dënime të rënda e me pushkatim, si me Shaban Dragushën, vëlla i Smajl Dragushës, Shemsi Mramorin (pushkatuar në prill 1947), Kadri Bebën (i pushkatuar më 1948), Hafëz Rizah Gërbeshin e Marecit, një patriot veç si ai, të cilit dënimi me vdekje iu kthye në dënim me 20 vjet burg të rëndë. Në burgun e Mitrovicës dhe të Prishtinës qëndroi me bashkëluftëtarin më të ngushtë të Hilmi Zariqit, Sahit Bucollin të Poklekut, një trim dhe besnik i pathyeshëm në idealet që shprehet Programi i NDSH së.44

Faksimile: Vendimi i gjyqit…

……………………………………….

Nga fundi i majit 1947, Mulla Sadrinë OZN a e dërgoi në Kazamatin e Nishit, e pas një muaji në Kazamatin e Pozharefcit, pikërisht në kampin e punës Lubiçevo, ku i dërgonin personalitetet politike të dënuara me punë të dhunshme, për t’ua thyer shëndetin dhe dinjitetin. Atje Mulla Sadria do të shoqërohet me burra të çmuar, si me Haxhi Agushi i Prishtinës, axhë i Iljaz Agushit, njëri ndër burrat më të pathyeshëm, kombëtar dhe fetar i përkorë, i dënuar me 15 vjet burg me punë të detyrueshme. Pranë e pranë me Mulla Sadrinë, aty e kemi kapitenin e Ushtrisë Mbretërore Shqiptare, Shefqet Fetah Bylykbashin, të Drenicës, një patriot urtak dinjitoz. Një respekt të veçantë ndaj Mulla Sadrisë do të tregojnë dy jatakët e Prof. Ymer Berishës: Rrustemi dhe Nuha (Ndou), katolikë me moral të lartë e të pathyeshëm. Pranë Mulla Sadrisë, në kampin e dhunës në Lubiçevo, i shohim të pandarë, edhe dy nipat e patriotit të madh prizrenas, Njazi Alishanit: Shemsiun dhe Ganiun. Mulla Sadria ishte i respektuar nga të burgosurit nga fakti se ishte ndër ata pak shqiptarë të dënuar politikë, që ishte i vetëm, pa grup, dhe që u kishte bërë ballë hetimeve mizore të OZN ës pa zbuluar asnjë bashkëpunëtor, pa e thyer Betimin para Organizatës së NDSH së45.
Vuajtja e burgut Mulla Sadrisë do t’i ndërpritet me Vendimin e Gjyqit Ushtarak të divizionit të Prishtinës, më 11 dhjetor 1947 dhe pikërisht mbi bazë të Nenit 1 të Dekretit për amnisti të personave ushtarakë, datë 9 maj 1947, ku thuhej se të dënuarit “i falet mbajtja e mëtutjeshme e dënimit: Heqje e lirisë me punë të detyrueshme!”. Nga vendpunishtja Lubiçevo e Kazamatit të Pozharefcit do të lirohet më 28 dhjetor 1947, për t’iu kthyer një jete me plot krajata, as i lirë as i dënuar. Lirimi i parakohshëm më shumë kishte për qëllim t’ia thyente kreninë, që nuk ia dolën t’ia thyenin në hetuesinë barbare46.
Fillimisht nuk iu lejua të kryente punën e imamit, ngase ekzistonte frika se nuk do të mund të kontrollohej nga UDB ja, prandaj nga fundi i vitit 1948 do të emërohej mësues në shkollën fillore të Kastriotit. Në fillim të vitit shkollor 1949/50 do të transferohej në shkollën fillore të Karraticës së Poshtme në Drenicë, në Kullën e Jetullah Boshnjakut. Këtu nuk qëndroi shumë, dhe pas gjysëmvjetorit do të kthehej në shkollën fillore të Kastriotit. Në korrik dhe gusht 1950 mësoi në Kursin Pedagogjik për t’u kualifikuar për mësues. Nuk e mbaroi këtë kurs, ngase e kaploi TBC ja. Ishte kjo pasojë e hetuesisë nga duart e OZN asë dhe e vuajtjeve në burg. Pas dy vjetësh shërimi e kurimi, më nuk do t’i lejohet detyra e mësuesisë. Iu dha detyra e imamit në xhaminë e Miradisë, ku do të punojë midis viteve 1953 1962. Në këtë kohë Mulla Sadria iu dha studimeve islame. Si njohës i disa gjuhëve (përpos shqipes, fliste dhe shkruante serbisht, turqisht dhe arabisht, kuptonte edhe persishten), u pajis me dituri në shumë lëmenj të shkencës dhe të Islamit në përgjithësi. Kjo i mundësoi që në janar të vitit 1962 të emërohej imam në Xhaminë e Madhe (Sulltan Mehmet) të Prishtinës dhe në të njëjtën kohë të kryente edhe punë administrative në Kryesinë e “Bashkësisë Islame për Republikën Popullore të Serbisë” me seli në Prishtinë. Aktiviteti i gjerë fetar e kulturor me përmbajtje patriotike shqiptare i tij përcillej pandarë nga bashkëpunëtorët e Sigurimit Shtetëror Jugosllav, prandaj më 1966, me motivim se “është i papërshtatshëm politikisht”, do të transferohet imam në Xhaminë e Jashar Pashës, ku kishte një xhemat të vogël. Mulla Sadria duhej të largohej nga Xhamia e Madhe, që të largohej nga kontakti me personalitetet fetare e politike të jashtme, të cilat e vizitonin Kryesinë e Bashkësisë Islame dhe xhematin e shumtë të Xhamisë së Madhe. UDB ja mendonte se pas Mulla Sadrisë do të pakësohej xhemati i Xhamisë së Madhe, që të mos binte në sy të të “huajve!”47
Mulla Sadriprestreshi punoi imam në “Xhaminë e Jashar Pashës” deri në vitin 1969. Tashti kishin nisur erërat politike pasbrioniane në të mirë të ekzistencës kombëtare shqiptare. Filloi të vihej në jetë një ecje në drejtim të rehabilitimit politik të të burgosurve politikë. Edhe Mulla Sadria do të gëzojë këtë të drejtë. Duke pasur dëshirë jetike t’i kthehej detyrës së pedagogut u emrua mësimdhënës në medresenë “Alauddin” të Prishtinës. Ishte i dashur dhe i respektuar nga sumica në kolektivin punues e veçanërisht për nxënësit, tanë, më vonë studies, pedagogë e hoxhallarë të vyer.Mulla Sadri Prestreshi në “Medresen Alauddin” do të punojë deri në pension, më 1983.48
Veprimtari i pathyeshëm i Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare, Mulla Sadria, bashkëveprimtar i Mulla Arif Shalës, Azem Bellaçefcit, Ajet Gurgurit, Gjon Serreqit, i Smajl Dragushës e i dhjetëra patriotëve të shquar, martirë të kombit, pas një përvoje të gjatë jetësore, pas shumë vuajtjesh e sprovash, disfatash e ngadhënjimesh, do të më diktoj si amanet për brazat: “Për gjendjen tonë kemi do faje edhe ne. Luftën për Liri e kemi fat historik, prandaj duhet të jemi më të vendosur, më sakrifikues, më të pathyeshëm për realizimin e kërkesave jetike të popullit tonë. Liria duhet të fitohet me punë, me besnikëri, me përpjekje, me sakrifica mbinjerëzore! Ai që vendos të bartë Flamurin, duhet ta ketë të qartë: Nuk ka kthim pas, nuk ka kompromise, pos Liri ose Varr! Se, përndryshe, nuk mund të quhet udhëheqës, por mburravec, e me të tillë jam ballafaquar në përpjekjet e mia politike për Lirinë e popullit shqiptar. Vetëm të vendosurit i shpërblen All llahu me Liri dhe Paqe!”49.
Se sa Mulla Sadri Prestreshi e deshti tokën arbërore, kam edhe një dëshmi nga jeta ime dhe e tij tëpër e hidhur. Ishte Një prilli 1999. Realisht, parmilitarët serbë më 28 mars 1999, Ditë e Bajramit, grantuan Ligjën Sofali dhe përballë Saj Lagjën time -“Kashagia” (sot e “Normalës”. Para zjarrit artilerik na nxorrën nga shtëpit, kush kah mundi të shpëtonte! Meqë kisha planifikuar një rrezistencë të armatosur, në oborr u ndava përkohësisht nga familja50. Deri më një Prill deri nga mbrëmja mbeta në lagjen “Tasligje”, kur paramilitaret serbë e i nxorën banorët dhe u grahën në drejtim të Stacionit të Trenit. Aty u takuam me Mulla Sadriun. Ishte shumë i mërzitur. Më lot në sy më tha: “Gjyshi më ka vdekur me shpresë se do të kthehen në Prestreshë të Toplicës. As na ma kurrë nuk kemi për ta parë Kosovën….!?! Jo vaj, por gjëmë burri bëri Mulla Sadriu Prestreshi por e priti vdiq në Liri52.
Prishtinë, 28 mars 2012
———————
Referencat:
1. Shih gjërësisht: Dr. Muhamet Pirraku, “Shpesimi” i Organizatës së NDSH-së, Dituria Islame Nr. 91/92, qershor 1977,19-25.
2. Sadri Prestreshi 1917- Jetëshkimi dhe veprimtaria,Prishtinë, 21 prill1992.
3. Shih po aty; Më gjërësisht: Dr. Muhamet Pirraku, “Shpesimi” i Organizatës së NDSH-së, Dituria Islame Nr. 91/92, qershor 1977; Mulla Sadri Preshtre¬shi (1917), Informat shrerruese, Prishtinë, më 15 dhjetor, 1995.
4. Sadri Prestreshi 1917- Jetëshkimi dhe veprimtaria,Prishtinë, 21 prill1992; Më gjërësisht: Dr. Muhamet Pirraku, “Shpesimi” i Organizatës së NDSH-së, Dituria Islame Nr. 91/92,qershor 1977.
5. Mulla Sadri Preshtre¬shi (1917), Informat shrerruese, Prishtinë, më 15 dhjetor,19 dhjetor 1995, dhe më 8 shkurt 1996.
6. Shih po aty; Dr. Muhamet Pirraku, “Shpesimi” i Organizatës së NDSH-së, Dituria Islame Nr. 91/92, qershor 1977.
7. Gjerësisht, AQSH, F. 253. V. 1941, K.1. D.3; F.253,V. 1943, K.5, D.510, Pejë, 10 Maj 1943; Tomori i Vogël, Tiranë, nr. 114, 13 ; Muhamet Pirraku; Lëvizja përparimtare komuniste e rinisë në Kosovë midis dy luftërave botërore, Rilindja, Prishtinë, 27 janar- 16 shkurt 1974; Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë,1992; Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare, Zëri, nr.1468, Prishtinë, 1992; Iffete Agushi: Kam evladë fëmijët e Kosovës martire…!, Kosovarja, nr.5, Prishtinë, 1992, maj 1943, Dr. Muhamet Pirraku, Apostulli i Shqipërisë Etnike, Prishtinë, “Dituria Islame”, nr. 160-161, nëntor – dhjetor 2003, fq. 36-38; Nr. 162, janar 2004, fq. 44-46 dhe Fokusi javor, më 6,16,23 dhe 30 janar 2004; Iljaz Haxhí Agushi – Hazh Apostulli i Shqipërisë Etnike (Prishtinë, 14 prill 1903, Tiranë, 27 tetor 1943), Gazeta “Republika” Tiranë, 3,4,5 nëntor 2009; Martirët e Nëntorit të Përgjakur ’44, “Dituria Islame” nr. 174-175, janar- shkurt 2005,48-51, nr. 176-177, mars 2005, 40-42; Mulla Sadri Preshtreshi (1917), Informat shrerruese, Prishtinë, më 15 dhjetor,19 dhjetor 1995, dhe më 8 shkurt 1996.
8. Idrrizi ishte vëllau më i vogël në Famijen e Sheq Breznicës, pas Osmanit, Bhtirit, e Mulla Ramës. Oda e tyre për shumë vjet ishte oda e parë pjesën qendrore të Kosovës së sotme,duke luajtur rolin e një akademie të shqiptarisë për këtë pjesë të Kosovës nga Drenica deri në Prishtinë Në Aksionin për Armë, më 1956, meqë Oda e tyre ishte edhe si strehimore e LANÇSH-së, një ish- antifashist tashti me pushtet i kishte këshilluar Bahtirin e Idrizin që të mos “binin në dorë!”, kurse më vonë i detyruan ti blinin shtatë pushkë për t’i dorëzuar….! Gjerësisht: Idriz Salih Mustafë Nezir Pirraku – “Çakmaku” (1882), Informatë, Prishtinë, 1 maj 1973; Muharrem Statovci (1888), Informatë, Prishtinë, 10.VI.1976; Qemajl Ahmet Salihu, Informatë, Prishtinë, 3 gusht 1976;Islam Emin Ajazi (1906). Informatë, Prishtinë,16 shkurt 1974; Osman Liman Ajazi (1908), nformatë,Flamuras, 1 maj 1971, 7 shtator; Hasan Sejdi Lik (1921), Informatë, Flamuras, 15 nëntor 1974; Nazif Avdi Ajazi (19o2), Informatë, Prishtinë, 14 mars 1975; Xhemail Kelmendi, Informatë, Prishtinë,21 shkurt1976; Rexhep Rrusta Informatë. Drenas, 27 prill 1972; Bajram Meta Krojmir 1930), Informatë, Vrellë, 29 maj 1972; Shiqiri Man Pi¬rraku (Prishtinë,1929), Flamuras, 20 qershor 2001; Osman Mehmet Çagushi (1918), Informatë, Miradi, 10 tetor 2004; Myhedin Mehmet Sezai – Shehu (1927), Informatë, Prishtinë, më 10 prill 2008; 1977, Beqir Sahit Drenica (1916), Informatë, Shalë, 29;30 gusht 1976; Murtez Hoxha (1913), Informatë, Shalë,29, 30 gusht 1976; Fetah Idriz Breznica(1947) Telefonatë, më 4 e 5 prill 2012.
9. Ishte i denoncuar si “ ballist” dhe në “Aksionin për Amë” e torturoi Udbashi Sava Shurbatoviq ia theu edhe një blinj për çka Hamdiu lëngoi në shtrat rreth dy muaj. Gjerësisht:Dr.Muhamet pirriku,Në 50-vjetorin e Kongesit të Lypovicës, Bujku, Prishtinë,30, 31 korrik,1 gusht1996; Islam Emin Ajazi (1906). Informatë, Prishtinë,16 shkurt 1974; Osman Liman Ajazi (1908), nformatë,Flamuras, 1 maj 1971, 7 shtator; Hasan Sejdi Lika (1921), Informatë, Flamuras, 15 nëntor 1974; Nazif Avdi Ajazi (19o2), Informatë, Prishtinë, 14 mars 1975; Xhemail Kelmendi, Informatë, Prishtinë,21 shkurt1976; Rexhep Rrusta Informatë. Drenas, 27 prill 1972; Bajram Meta Krojmir 1930), Informatë, Vrellë, 29 maj 1972; Fehmi Hamdi Çadraku (1931), informatë, Prishtinë, 10 janar, 1974; 25 maj 1987, 5 prill 2012; Mina Hamdi Çadraku – Osmani(1946),Informatë, Prishtinë, 5 prill 2012.
10. Dr. Muhamet Pirraku, Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare Zëri nr. 1468, Prishtinë, 14 nëntor 1992, 22-24; Rëndësia e Shtabit Suprem të Kosovës në ndërkombëtarizimin e Çështjes së Kosovës (dhjetor 1944-tetor 1945), Gjurmime albanologjike, SShH-28-29 (1998-1999), Prishti¬në, 2002; “Shpesimi” i Organizatës së NDSH-së, Dituria Islame Nr.91/92, qershor 1977, 19-25; Mulla Sadri Preshtre¬shi (1917), Informat shrerruese, Prishtinë, më 15 dhjetor,19 dhjetor 1995, dhe më 8 shkurt 1996.
11. Gjerësisht, Mulla Sadri Preshtre¬shi (1917), Informat shrerruese, Prishtinë, më 15 dhjetor,19 dhjetor 1995, dhe më 8 shkurt 1996; Sadri Prestreshi 1917- Jetëshkimi dhe veprimtaria, Prishtinë, 21 prill1992.
12. Letra titullohej: ”Malet e Drenicës, më 11 korrik 1946, ora 9, Shpresim i dashtun!”
13. Shih po aty. Gjrësisht: Shih: Dr. Muhamet Pirraku, “Shpesimi” i Organizatës së NDSH-së, Dituria Islame Nr. 91/92, qershor 1977,19-25; Sadri Prestreshi 1917- Jetëshkimi dhe veprimtaria,Prishtinë, 21 prill1992.
14. Gjerësisht, Mulla Sadri Preshtre¬shi (1917), Informat shrerruese, Prishtinë, më 15 dhjetor,19 dhjetor 1995, dhe më 8 shkurt 1996.
15. Shih shënimet……. dhe studinin për Azem Jashanicën; Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951, Prishtinë 1995.
16. Mulla Sadri Preshtre¬shi (1917), Informat shrerruese, Prishtinë, më 15 dhjetor,19 dhjetor 1995, dhe më 8 shkurt 1996; Raif Bajram Jashanica (1918), Informatë, Prishtinë, 10 maj 1994, 16 dhjetor, dhjetor 1995.
17. Gjerësisht ,po aty; Dr. Muhamet Pirraku, Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare Zëri nr. 1468, Prishtinë, 14 nëntor 1992, 22-24; Rëndësia e Shtabit Suprem të Kosovës në ndërkombëtarizimin e Çështjes së Kosovës (dhjetor 1944-tetor 1945), Gjurmime albanologjike, SShH-28-29 (1998-1999), Prishtinë, 2002; Dr. Muhamet Pirraku, “Shpesimi” i Organizatës së NDSH-së, Dituria Islame Nr. 91/92, qershor 1977,19-25.
18. Muhamet Pirraku, Rëndësia e Shtabit Suprem të Kosovës në ndërkombëtarizimin e Çështjes së Kosovës (dhjetor 1944-tetor 1945), Gjurmime albanologjike, SShH-28-29 (1998-1999), Prishti¬në, 2002;Gjerësisht, Mulla Sadri Preshtreshi (1917), Informat shrerruese, Prishtinë, më 15 dhjetor,19 dhjetor 1995, dhe më 8 shkurt 1996.
19. Gjerësisht po aty; Raif Bajram Jashanica (1918), Informatë, Prishtinë, 10 maj 1994, 16 dhjetor; dhjetor 1995; Dr. Muhamet Pirraku, “Shpesimi” i Organizatës së NDSH-së, Dituria Islame Nr.91/92,qershor 1977, 19-25.
20. Muhamet Pirraku, Rëndësia e Shtabit Suprem të Kosovës në ndërkombë¬tarizimin e Çështjes së Kosovës (dhjetor 1944-tetor 1945), Gjurmime albanologjike, SShH-28-29 (1998-1999), Prishti¬në, 2002.
21. Gjerësisht: Dr. Muhamet Pirraku, “Shpesimi” i Organizatës së NDSH-së, Dituria Islame Nr.91/92,qershor 1977, 19-25.
22. Zapisnik o saslushanju Djon Sereçija, UDB Kosmeta, 4.II.1947, 19.II.1947, 8.IV.1947, 10.IV.1947, 17.IV.1947, fq.9; Gjerësisht, Saslushanje Iljmije Zariqa, UDB Kosmeta, 4.XI.1946, 5.XI.1946, 6. XI.1946, 7.XI.1946, 11.XI.1946, 10.I.1947, 12.I.1947, 3.II.1947, 31. II .1947, fq.32; Odeljenje UDB za Kosmet Saslushanje Hamit Emina, Prizren, 24. IX.1946, Prishtina, 15.X.1946, 26.X.1946, fq.16; Zapisnik o saslushanju Osmana Abaza, UDB Uroshevac, 2(?).I. 1947, UDB Kosmeta, 6.II.1947, fq.9; Gjerësisht, Dr. Muhamet Pirraku, Evropa është fajtore për gjenocidin mbi shqiptarët, Dielli, Zagreb – Prishtinë, nr. 20-34 të viteve 1991, 1992.
23. Shih gjerësisht po aty; Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951, Prishtinë 1995.
24. Gjerësisht, Saslushanje Iljmije Zariqa, UDB Kosmeta, 4.XI.1946, 5.XI.1946, 6. XI.1946, 7.XI.1946, 11.XI.1946, 10.I.1947, 12.I.1947, 3.II.1947, 31. II .1947, fq.32.
25. Gjerësisht: Dr. Muhamet Pirraku, “Shpesimi” i Organizatës së NDSH-së, Dituria Islame Nr. 91/92, qershor 1977,19-25.
26. Gjerësisht, Saslushanje Iljmije Zariqa, UDB Kosmeta, 4.XI.1946, 5.XI.1946, 6. XI.1946, 7.XI.1946, 11.XI.1946, 10.I.1947, 12.I.1947, 3.II.1947, 31. II .1947, fq.32.
27. Gjerësisht, Mulla Sadri Prestreshi(10 tetor 1917),15 dhjetor,19 dhjetor1995, e 8 shkurt 1996.
28. Gjerësisht, po aty; Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951, Prishtinë 1995.
29. Gjerësisht, Mulla Sadri Prestreshi(10 tetor 1917),15 dhjetor,19 dhjetor1995, e 8 shkurt 1996.
30. Gjerësisht, Saslushanje Iljmije Zariqa, UDB Kosmeta, 4.XI.1946, 5.XI.1946, 6. XI.1946, 7.XI.1946, 11.XI.1946, 10.I.1947, 12.I.1947, 3.II.1947, 31. II .1947, fq.32.
31. Gjerësisht, Dosja për ONDSH-en, Arkiva e autorit.
32. Gjerësisht, po aty; Mulla Sadri Prestreshi(10 tetor 1917),15 dhjetor,19 dhjetor1995, e 8 shkurt1996.
33. Gjerësisht: Gjerësisht, Mulla Sadri Prestreshi(10 tetor 1917),15 dhjetor,19 dhjetor1995, e 8 shkurt 1996; Dr. Muhamet Pirraku, “Shpesimi” i Organizatës së NDSH-së, Dituria Islame Nr. 91/92, qershor 1977,19-25.
34. Shih gjerësisht, Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951, Prishtinë 1995; Gjerësisht, Dosja për ONDSH-en, Arkiva e autorit.
35. Gjerësisht, po aty; Mulla Sadri Prestreshi(10 tetor 1917),15 dhjetor,19 dhjetor1995, e 8 shkurt1996.
36. Gjerësisht: Gjerësisht, Mulla Sadri Prestreshi(10 tetor 1917),15 dhjetor,19 dhjetor1995, e 8 shkurt 1996; Dr. Muhamet Pirraku, “Shpesimi” i Organizatës së NDSH-së, Dituria Islame Nr. 91/92, qershor 1977,19-25.
37. Shih gjerësisht, Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951, Prishtinë 1995; Gjerësisht, Dosja për ONDSH-en, Arkiva e autorit.
38. Ky dokument sikur zbulon një gjendje shpirtërore paksa të trazuar të Gjonit. Në përmbajtje ka disa kundërthënie, që nuk shkojnë në një letër!?! Në një anë shprehet një besim i madh ndaj “Shpresimit”, e në anën tjetër e paralajmëron se duhet të sprovohet ende, se ende duhet të njihet, me “disa hetime” ndaj tij!?! Kjo kundërthënie është edhe më e dukshme po të kihet parasysh se Gjoni në margjinë të letrës mulla Sadrinë e quan latinisht: “Reverendissimus!” që është shkalla superiore e nderimit- “Shumë i nderuar!”
39. Shih Gjerësisht, Dr. Muhamet Pirraku,Në 50-vjetorin e Kongresit të Lypovës,Bujku, Prishtinë,30,31 korrik,1 gusht 1996.
40. Gjerësisht: Gjerësisht, Raif Bajram Jashanica (1918), Informatë, Prishtinë, 10 maj 1994, 16 dhjetor, dhjetor 1995 Maliqe Sejdi Statovci – Jashanica(1920), Informatë, Busi, 20.06.1991. Vesel Sopi – Bu¬to¬vci (1925), Informatë, Prishtinë, 20 qershor 1991; Ahmet Azem Jashanica(1941), Informatë,Prishtinë,18 prill 2012; Mulla Sadri Prestreshi(10 tetor 1917),15 dhjetor,19 dhjetor1995, e 8 shkurt 1996; Dr. Muhamet Pirraku, “Shpesimi” i Organizatës së NDSH-së, Dituria Islame Nr. 91/92, qershor 1977,19-25.
41. Shih Gjerësisht, Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951, Prishtinë 1995; Dr. Muhamet Pirraku,Në 50-vjetorin e Kongresit të Lypovës,Bujku, Prishtinë,30,31 korrik,1 gusht 1996.
42. Gjerësisht, Mulla Sadri Prestreshi(10 tetor 1917),15 dhjetor,19 dhjetor1995, e 8 shkurt 1996; Dr. Muhamet Pirraku, “Shpesimi” i Organizatës së NDSH-së, Dituria Islame Nr. 91/92, qershor 1977,19-25.
43. Gjerësisht, po aty; Muhamet Pirraku, Dëshira jonë e vërtetë është bashkimi me Shqipërinë, Dituria Islame, Prishtinë, l995, nr.73, fq. 32-34; nr. 74, fq. 25-28
44. Gjerësisht, Mulla Sadri Prestreshi(10 tetor 1917),15 dhjetor,19 dhjetor1995, e 8 shkurt 1996; Dr. Muhamet Pirraku, “Shpesimi” i Organizatës së NDSH-së, Dituria Islame Nr. 91/92, qershor 1977,19-25.
45. Gjerësisht, po aty; shih, Kapiten Ljuba Popoviq, Analizë për veprimtarinë e komiteteve Nacional Demokratike Shqiptare – NDSH-së e të grupeve të Rezistencës shqiptare të armatosur 1944-1951,
46. Gjerësisht, Mulla Sadri Prestreshi(10 tetor 1917),15 dhjetor,19 dhjetor1995, e 8 shkurt 1996; Muhamet Pirraku; Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prish¬tinë,1992; Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare, Zëri, nr.1468, Prishtinë, 1992.
47. Gjerësisht, po aty; Muhamet Pirraku, “Shpesimi” i Organizatës së NDSH-së, Dituria Islame Nr. 91/92, qershor 1977,19-25.
Gjerësisht, po aty; Mulla Sadri Prestreshi(10 tetor 1917),15 dhjetor,19 dhjetor1995, e 8 shkurt 1996.
48. Gjerësisht, po aty; Diviziski Vojni sud. Pristina, RESENJE, 11 decembra 1947; Muhamet Pirraku, “Shpesimi” i Organizatës së NDSH-së, Dituria Islame Nr. 91/92, qershor 1977,19-25.
49. Gjerësisht, po aty; Mulla Sadri Prestreshi(10 tetor 1917),15 dhjetor,19 dhjetor1995, e 8 shkurt 1996; Sadri Prestreshi 1917- Jetëshkimi dhe veprimtaria,Prishtinë, 21 prill1992.
50. Aty më gjeti, ligjërues i Retorikës, i historisë dhe i kushtetutës. Mulla Sadria, e dinte që më herët se isha kushëri i Mulla Arif Shalës, të cilin e adhuronte. Realisht, njiheshim nga mesi i viteve të’60-ta, përmes djalit të tij Ing. Sylejman Perstreshit (mësimdhës imi në Shkollën e Mesme Bujqësore të Prishtinës. Nga peripecitë jetësore të Mulla Sadrisë, për qëndrimin e tij burrëror në hetuesi dija shumë gjera, nga goja e shumë veprimtarëve të “Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve” të viteve 1963/1964, e personalisht edhe nga Mësuesi hero Fazli Greiçevci, së këndejmi dhe e adhuroja, kurse Ai dhe më çmonte familjarisht. Mirëpo, si rojës që ishte, fillimisht më ofroi pranë vetës në një mënyrë mjaft indiskrete nga pedagogët e tjerë. Në katër sy edhe më “qortonte”: “ Si shumë po i jep zor për shqiptarët, e kam frikë se do të zhgënjehesh si unë!” Nuk pranonte të merrja shënime për të bëmat e tij në përpjekjet për Lirinë dhe ribashkimin e kombit shqiptar , realisht nga vitet e ’30-ta të shekullit XX . Kështu krejt deri pas botimit e të lëximit të Librit: Dr. Muhamet Pirraku, Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1951, Prishtinë 1995.fq.708.
51. Shih gjërësisht: Dr. Muhamet Pirraku, “Shpesimi” i Organizatës së NDSH-së, Dituria Islame Nr. 91/92, qershor 1977,19-25.
52. Nuk mu nda as fqinji im i parë, plaku besnik, Hafiz Shahini nga Zajqeci, i gatshëm ta bënte vdekjen së bashku më mua! Hymë në podrumin e shtëpisë sime dhe pasi i provuam fishekët e pshkës ”Italjane” nga koha e Luftës së Dytë Botërore, ishte “Lagur Baruti”, asnjë nuk bëri “bamë…!”, ndaj u detyruam të tërhiqemi. Pushkën e fshihem, kurse 200 fishekët i hodha në një gardh në ish rrugën “Bledi”(sot “Xhavit Ahmeti).

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura