(Prishtinë, 14. 01. 2013) – Që moti e di me siguri të plotë se Sylejman pashë Prishtina e kishte mik shtëpie për qejfi Sylejman agë – pashë Vushtrinë. Vërtet, Qemajl be Zejnullah begu ishte dy herë dhëndër i Syleman pashë Prishtinës, vajza e të cilit ALIJA vdiq e re duke e lënë një djalë Aliun (emri i gjyshit të Hasan Prishtinës, vdiq në moshën 14 vjeçe). Të saktësojmë, edhe këtë fakt: Sapo vdiq AIJA, Syleman pashë Prishtina ia dha Qemajl beut për grua vajzën LUTFIJEN vdiq në vitin 1974). Shtrohet pyetja: sikur të mos ishin miq për qejfi, pse ta përtërinin miqësinë – “armiqësinë” e Pushkollit!?
Të shtojmë edhe këtë: Mua, kur më është dashur ta merrja në mbrojte prej serbëve Hasan Prishtinën, pesë fakte më kanë quar t’i lidh në gjak vëllazëror këto dy familje;
e para: nuk e dija vitin e ngritjes pashë të Sylejman Prishtinës;
e dyta: të dytë ishin të fisit Berishë;
e treta: e dija se Xhemajl be Sylejman pasha, ndjekësi më besnik i Hasan be Prishtinës pas vdekjes së të atit (rreth vitit 1908), disa herë ra në konflikt me pushtetin e Turqisë e fshihej te Zejnullah begu në Vushtrri,
e katërta: mbiemri i ri i Hasanit – “Prishtina“ (prej vitit 1908), më përputhej me Prishtina të llapjanit Sylejman pasha;
e pesta: asokohe nuk kam ditur se kur ka vdekur vushtrriasi Sylejman pashë Prishtina.
Dhe, o Fehmi Pushkolli, harroje për gjithmonë “Betejën e Kosovës, se nuk ka ndodhur, harroje, Mirushën, se nuk ka ekzistuar, harroje Miroshin, se as ky nuk ka ekzistuar.
Duhet ta kuptosh se për të vërtetën historike janë të tepërta montimet e kishës e të “shkencës” ruso-serbe (shih fq. 80-85) !!??!!!
Sikur të ishe historian me dije për Mesjetë, kurrë nuk do të shkruaje: “Varri i Mirosh Kopiliqit është në fshatin e lindjes së tij në varrezat e fshatit Kopiliq!!??
Aq më keq Pushkoll historian zeza këtë budallallëk ia ngarkon fshatit Kopiliq – Drenicës!!?? Po a shkruhet prej një historiani edhe kjo: “Mirosh Kopili”, më 28 qershor 1389, “Ushtarët” i kishte në fshatrat afër “Çiçavicës”, “Gjeneral Miroshi ishte me ushtri në fshatin Palac, etj. etj.!!!??? (shih shpikjet pushkolliane në fq.84-89. Janë fantazi pushkolliane interpretimet për Palacin në Revoltën e vitit 1822 (fq, 89-96)!?
Në kohën kur Omer Nakiçeviq e përkthente dokumentin nga osmanishtja punoja me të në Arkivin Shtetëror të Kosovës, e jemi konsultuar për shumëçka. Asokohe në Palac kam mësuar se Myderrizi Hasani Palaci i përkiste fisit HOT, e duke gjurmuar për Myderriz Hasan Palacin e pata evidencuar Mulla Hasan Hotin, i cili nga fundi i shekullit të XIX-të shkroi “ilahi” shqipe me grafi osmane.
Në librin e Pushkollit ka pështjellime e fantazi, lëndë për Librin e Ginisit (shih në fq. 96-1010 etj.).
Sipas Pushkollit, “Lëvizja Kaçake 1918 – 1928“ – “kishte shumë çeta në të gjitha viset e Kosovës me rreth 10.000 luftëtarë shih (fq. 114-124 etj.)”!!??
Me njohuri bukur të plota të kujtesës historike dhe të burimeve arkivore, e të shtypit mund të konstatoj: Në asnjë kohë “Lëvizja Kaçake 1918 – 1928 nuk i ka pasur rreth 10.000 luftëtarë.
Pushkolli, kur flet për Lëvizjen Kaçake në Drenicë dëshmohet gjysmak, flet për Lëvizjen në Drenicën Veriore, e cila faktikisht ka pushuar në vitet sa Azem Bejta ishte në Shkodër e Zonën Neutrale e në “paqe” me Jugosllavinë, e veçanërisht, pas vrasjes së Azem Bejtës, më 15 korrik 1924.
Pushkolli disa herë ka folur për Lëvizjen Kaçake në Drenicë, por nuk e përmend askund Çetën e Qorr Ilazit – Shaqë Pirrakut që veproi në Drenicën Jugore e në Kosovën Qendrore në vitet 1918 deri më 3 dhjetor 1928, e lidhur drejtpërdrejt me Bajram Currin e me Hasan Prishtinën.
Të saktësojmë: Çeta e Qorr Ilazit – Shaqë Pirrakut, kurrë nuk ka kërkuar “Paqe” me pushtuesin serbo – jugosllavë.
O Pushkoll!! Po ku i gjete burimet dokumentare se Serbica më 28 nëntor 1941 u emërtua Skenderaj e Palaci – Hasanbeg!!?? (fq.124-126 etj.). E vërteta është krejt tjetër, Mehmet Gradica ia ndërroi emrin nga Serbica në Skenderaj, në të Hënën e parë pas kapitullimit të Jugosllavisë, ditë pazari Serbica.
E kam një pjesë të mirë të kopjeve të administratës dhe të Prefekturës së Skenderajt, e Fletën Zyrtare të viteve 1941-1944, Palaci në asnjë dokument nuk është quajtur “Hasanbeg”, por Polac. Të shënoj vetëm dëshmi: shih Gazeta Zyrtare nr.114, 2 tetor 1942 – “emërimi Mulla Ibrahimit, kryetar i komunë së Polacit në Drenicë”. E për hir të së vërtetës historike më duhet të konstatojë: në vitin 1974 dhe më 1982 fshati mori iniciativën për emërtimin e Polacit “HasanBeg”.
Pasaktësitë e Pushkollit janë me “kerr”. Të përmendi vetëm tri: nuk është Tush (fq.127), por Riza Koci, Mehmet Gradica asnjë ditë nuk ka qenë në Brigadën Partizane të Shaban Palluzhës! (si në fq. 128-132 etj.). Ishin kundërshtarë para Luftës së Dytë Botërore, të themi vetëm vdekjen burrërore e bënë bashkë. (Zukë Xani nuk është i lindur më 1898 ( fq.134), por në vitin 1902.
Pushkolli me të drejtë ka konstatuar: “Varret në Bogdol – janë të reja” (fq. 146), por nuk e thotë edhe një të vërtetë, aty janë Varret e Aliukëve, të vendosur çifçinj në lagjen e Memishi Kocit, pikërisht në Tokën Azem Kocës, nga Azemi deri gjashtë breza: 1. Azem 2. Mehmeti 3. Veseli 4. Mehmeti 5. Rexhepi (është 55 vjeç), 6. Blerimi (është 35 vjeç). Që do të thotë më së shumti para 150 – 180 vjetësh nga sot.
Pushkolli Kreun e dytë ia kushton “Familjes së kryepersonazhit Feriz Aliukaj në të vërtetë – Mehmet Aliukajt “Prishtina”!? (fq. 147 -208). Si në tërë librin edhe në këtë kapitull ka montime, hiperbolizime e përsëritje që nuk mund t’i kapë mendja e shëndoshë, i përsërit montimet kinse “popullsia e fshatit”: Kocët, Veliu, Kerolli e Aliukaj janë vëllezër nga një paraardhës -“Doda “ i fisit Berishë!? Të përsëris, Aliukët mund të jenë nga “Doda “!!??, të ardhur nga Samdrexha në shekullin e XIX-të e Jo në “fillim të sekullit të XVII-të ”!!?? Nuk janë farefis të HASAN PRISHTINËS.
O Pushkoll! E ku e keni mbështetjen që shkruani: “Emri Veli mund të jetë edhe emër paraislam”!? E po si mund të shkruajë një historian: “Populli shqiptar sa ishte çliruar nga pushtuesi sllav 1455, (fq.147- 149). Aliukët nuk ishin çifçinj të Beqir Agës së Vushtrrisë (fq. 153)!? Beqir Aga nuk ka jetuar në “fillim të sekullit të XVII-të”!!??. O Pushkoll, Aliukët në Palac kanë ardhur si myslimanë, e as Drenica nuk ishte “e fesë katolike”!? Nga ndarja e krishterimit në ortodoksë e katolikë, Drenica ishte ortodokse. Dëshmi së Kopiliqi në periudhën para islame kishte fe Ortodoksin ja dy kryqa të evidencuar më 2 mars 1980, në prani të Musli Tahirit Shala (1927), nëpunës në Skenderaj, një njohës i shkëlqyeshëm i kujtesës historike.
E po për çfarë i lidh Aliukët të ardhur në Palac në “fillim të shekullit të XVII-të me bujarët si Nikollë Mirushë e Mirosh Kopili në Drenicë” të shekullit XIV-të!!??
O historian zeza, me të zeza e ke shkruar: “Aliukajt në Betejën e Dardanisë” (1389) dhe konstatoni: se “nga lagja e Aliukajve mendohet se morën pjesë në Betejën e Dardanisë dy luftëtarë” (shih sihariqet në fq.160-163)!!??
O Fehmi Pushkollë dije se ‘Beteja e Kosovës” realisht komploti Bajazit – Vuk u zhvillua më 16 të muajit shaban, ditë e mart të vitit 791, që do të thotë më 10 gusht të vitit 1389, në ditën e Alixhynit e jo të Vidovdanit serb, më 28 qershor 1389. Këtë të dhënë nga kronologjit osmane e kam botuar që moti. Për hollësi shih në internet Prof. Dr. Muhamet Pirraku “Beteja e Kosovës 1389”- nuk ka ndodhur!
Historian Pushkolli, me nijet që “omilenikun” e tij nga fara e Aliukëve ta skalisë si drenicase “denbabaden“ e lidh edhe me Luftën Austro – Turke të viteve 1683 – 1690 dhe me “Murtajën” e atyre viteve (shih fq.164-165)!?
O Pushkoll!, në Drenicë nuk ka mal “Çiçavica” shkinisht, fq.165 etj.), por ka Qyqavica e ku i more burimet – informatën për shpërnguljen e Aliukëve më 1771 në Vushtrri?! Ku po e mbështet marrinë se HASAN PRISHTINA është gjak i Aliukëve, e po kush të tha se Myderriz Hasani është i fisit të Aliukëve (shih fq. 165 etj).
Montimet e Pushkollit vazhdojnë me të zeza: “Familja Aliukaj në luftërat çlirimtare 1830-1903”!!?? të pushtetit që të depërtojnë në fshatin e tyre” (fq.167). Pushkolli vazhdon me të zeza: “Pjesëmarrja e familjeve Aliukaj në rrënimin e sarajit Hamidi”!!??
Nuk mund të them se Mehmet Aliuka nuk ka marrë pjesë në rrënimin e Sarajit por me mbështetje të sigurt në kujtesën historike mund të konstatojë se: Mehmet Aliuka, gjaku i Samadrexhës, nuk ka pasur ndonjë rrol organizues në Lëvizjet e kësaj kohe në Drenicë siç mund të kuptohet nga faqet. 169-172.
Femi Pushkolli është nisur me nijet që Mehmet Feriz Aliukën ta skalisë si pinjoll të HASAN PRISHTINËS!!??
O Fehmi Pushkolli! Në Luftën e Merdarit (më 18 tetor 1912 – M. P) nuk ka pasur vullnetarë nga Drenica Veriore, në Shalë të Bajgorës, për faktin se “Gjenerali yt, Isa Boletini, thënë fjalët e shaljanes – Nanës Hyrë që të lindi “i kish shitur specat në Serbi një jetë”! E me çfarë “Buraku”? O Pushkoll! fluturuan Alikajt nga Palaci në Shalë të Bajgorës – Llap “e deri në Kumanovë” fq. 174- 175)!!???
Femi Pushkolli, me të zeza, ka shkruar: “Aliukajt në Lëvizjen Kaçake” (shih në faqet 181-185). Nuk them se të gjithë Aliukët ishin Hasan Llakiqa, të denjë për plumbin e Azem Bejtes! Por e di se Aliukët më 1928 i kanë pasur do telashe midis vetes, e di me emër kush e ka mbytur kushëririn me “stupc”, e se si belaxhinjtë kanë shkuar ndër kushërinjtë (jo nder “miqtë e tyre”, në Beçiq e në Samadrexhë, e në Shqipëri.
O Femi Pushkolli!, kthjellu njëherë e për jetë se më 1928 nuk ka pasur Lëvizje Kaçake në Drenicën Veriore, as “Në këtë rast ishte djegur edhe kulla e të parëve të Hasan Prshtinës”!!?? fq.185-188 etj , etj).). Fantazi kjo e sëmurë pushkolliane!?
O Pushkoll, kuptoje se trualli i pestagjyshit të Hasan Prishtinës, i Abdullah Ali Veliqit, nuk ka mundur të jetë në tokën e Kocit.
E lexuesin tim mund ta informoj me saktësi absolute se trojet e të parëve të Hasan Prishtinës, kanë qenë në vendin “Horoz” pikërisht në ngastrat kadastrale: 72015065 e 154/2, nja 200 metra nga shtëpia e pasardhësve të Halit Ukë Veliqit.
Nuk them se Mehmet Aliuka nuk iu bashkua Shaban Palluzhës (në Brigadën e tij), por përsëritjet enorme të Pushkollit më detyrojnë të ritheksoj: Shaban Palluzha e Mehmet Gradica nga 1941 e deri pak ditë pa e bërë vdekjen epike kishin dy rrugë krejt të kundërta (e jo siç i ustahllon Pushkolli! në fq.186-187).
Nuk e shoh të nevojshme t’i ndjek “lakërditë” e Pushkollit faqe për faqe, por nuk mund të eci më tutje pa e pyetur autorin: Çka t’u desh etnografia nga fq. 195-208 e që vazhdon nga fq. 255-257!!?? gati identike në faqet 151- 60.
O historian zeza! Po si mund të shkruash se: “Halla Ajete – …e bija e Ramadan Aliukajt… ka deklaruar se Hasan Prishtina është djali i mixhës Ahmet “!? (fq.271). Ajo hallë shkreta o Pushkoll! ka folur për Hasan Ahmet Aliukë Llakiqin që e pinloi Azem Bejta.
E vërteta është se Pushkolli me këtë halucinacion të Hallës Ajete do ta “çimentosë” lidhjen e gjakut të të përkushtuarit të tij biznesmenit Mehmet Ferizi!? I lindur më 1967 nuk e di, se ku lindi, por e di se e lindi nëna Havë, e jo gjyshja Salë (shih në fq.271-275).
Hiq libri historiografik i Prof. dr. Fehmi Pushkollit ka një “Përfundim” (fq.277-283, i denjë vetëm për marifetllëqet pushkolliane!
Në hiç librin historiografik të Prof.dr.Fehmi Pushkollit ka një “Shtesë”: Përshëndetje e Mehmet Prishtinës (me rastin e ngritjes së shtatores së Hasan Prishtinës në Prishtinë). Ev, ev, Memet Feriz Aliuka i pa asnjë pikë gjaku të Veliqëve, e të Hasan Prishtinës të përshëndes Akademinë: “në emër të familjarëve të atdhetarit Hasan Prishtina, në emër të bashkëvendësve të tij nga Palaci dhe Drenica…”!!!???
E kam prononcimin e drejtorit të shkollës “Drenica” të Palacit në emër të 46 punëtorëve të Kolektivit Punues ku saktësohet se: “mësuesi Mursel (Sefer) Aliuka (1950), i vetmi intelektal i Aliukëve i lindur e që punon në Palac në Kolektivin tonë më shumë se 30 vjet, kurrë nuk ka thënë se Aliukët janë të një gjaku me Hasan Prishtinën”!!??
MEHMET ALIUKA, midis ambasadorit të Shqipërisë, Islam Lauka e Rifat Jasharit!!?? Më tutje kryeparlamentari Jakup Krasniqi, presidentja Atifete Jahjaga, M. Rugova, Adem Demaçi, ministri Memli Krasniqi etj!!??
………………………………………………….
Ev, Mujë Rugova po lirë më paske pas shitur, ev….!!” Ti nuk më lejove të ulem aty ku normalisht do ta kishte vendin ai që një jetë punoi për Hasan Prishtinën, e i cili e mori iniciativën për shtatoren e Hasan Prishtinës, e të cilit ti ia ngarkove Referatin e parë. Ev, Mujë Rugova ev…… !!!
O Lexues imi, shumë i respektuar shih shkrimin në Internet: Prof. dr. Muhamet Pirraku “Si dështova për ta ngritur shtatoren e Hasan prishtinës në Sheshin “Hasan Prishtina”. Aty e keni vlerësimin tim për komplotin që rektori Mujë Rugova me pushtetarët që ia bënë Hasan Prishtinës duke ia lënë Sheshin pa shtatore, mundësi që në të ardhmen Sheshin “Hasan Prishtina” të hiqet nga mjedisi universitar!!! Shih edhe shkrimin në internet: Prof. dr. Muhamet Pirraku “Si më gjeti miku i Hasan Prishtinës-Koloneli austriak Herbert Modestus Urban!”
Në Shtesë” është botuar kumtesa e Prof. dr. Fatmira Ramës nga Tirana: “Hasan Prishtina atdhetar i shquar i popullit shqiptar ( fq. 288-292).
Pushkolli në fq. 293, e solli një poezi artistike për këngë popullore të vitit 2011. Në rreshtin e dytë e të tretë thuhet: “Kjo shtatore në Rektorat, Mu në zemër të qytetit”!!??
…………………………………………………..
Përurimi i shtatores: Tashti “omileniku” i rektorit dhe i pushtetarëve të Kosovës, Mehmet Feriz Aliuka, është i dyti tani vjen ministri M.Krasniqi, kryeparlamentari J.Krasniqi, rektori M. Rugova, R.Jashari, presidentja. A.Jahjaga e ambasadori i Shqipërisë Islam Lauka.
Më duhet të rikonstatojë se atë ditë që Mujë Rugova me shokë e morën vendimin që shtatorja e Hasan Prishtinës të mos vendosej në Sheshin “Hasan Prishtina” midis Bibliotekës Kombëtare e Fakultetit Filozofik, shtatorja e Hasan Prishtina është inekzistente për brezat studentorë të UP-së, është monument i burgosur nën rojë të Rektoratit!? Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në një prononcim televiziv thotë se ai i pari më 2012 e ka marrë iniciativën që UP-i të quhet “Hasan Prishtina”. O Kryeministër! Idenë që UP-i të quhet “Hasan Prishtina” e ka mbjellë Komisioni për emërtimet e Prishtinës më 1999, e kur e mora iniciativën për ngritjen e Shtatores në Sheshin “Hasan Prishtina” këtë ide ia kam shpalosur rektorit (M. R). Dhe o Kryeministër! Të pyes: a do të kishte prishur punë emrin e UP-it “Hasan Prishtina” sikur Shtatorja të ishte në Sheshin “Hasan Prishtina”??
* * *
Ti kthehemi problemit më lart, konstatova se Fehmi Pushkolli nuk ka hulumtuar në arkiva për Hasan Prishtinën, se e kam thënë të vërtetën shih doravet Pushkollin! Në” Burimet dhe Literatura” fq.295-302. Lexuesi i kujdesshëm do ta hetojë se Pushkolli shumicën absolute të njësive bibliografike, i ka vetëm dekore edhe midis “Informatorëve” fq. 202-203, shumicën kurrë si ka parë me sy.
Këtu ndalem, për të mos e lodhur edhe më lexuesin me biografinë e Pushkollit e me albumin e fotove të një familjeje që nuk i lidh gjaku me Hasan Ahmet Haxhi Ali Veliqin.
Eh sa gjenial ishte Atë Zef Pllumi i cili e la këshillën: “Jeto për të dëshmuar!”
Pas zbulimit të shtatores e bëmë një fotografi me të nderuarën Zonjën Fatmira Ramën, e cila më foli me admirim për librin: Hasan Prishtina në Lëvizjen Kombëtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933, botuar më 1990.
Kryesia e promovimit të hiç librit historiografik të Pushkollit
Për hir të realitetit shkencor duhet të konstatojmë: Në Kosovapress, të 5 Prillit 2012, e lexova informatën: ”Në Prishtinë sot u promovua libri monografik kushtuar Feriz Aliukajt (1937-1999), i historianit Fehmi Pushkolli. Libri i është kushtuar atdhetarit dhe luftëtarit të lirisë Feriz Aliukaj, pjesëtar i familjes së njohur Aliukaj të Polacit të Skenderajt, i një trungu të përbashkët familjar me patriotin e shquar Hasan Prishtina” Obubu !!??
E këqyrja foton e “panelit të kryesisë së promovimit të parin nuk e njihja (më vonë mësova se ishte biznesmeni punëdhënës i historianit Fehmi Pushkollit) – Mehmet Feriz Aliuka, i dytin sot dr. i historisë, Nusret Pllana, i treti dr. i historisë, Haki Kosumi, (recensent), i katërti dr. i historisë Fehmi Pushkolli dhe i pesti dr. i historisë, Osman Zeka (recensent)!!
Nuk mund ta merrja me mend se si një historian i moshës së Fehmi Pushkollit mund ta bëjë një budallallëk të këtillë, i mbështetur nga alamet historianësh!!??
Nuk mund ta merrja me mend se si ata mund të bëhen dekor i një budallallëku në një derexhe të këtillë!!??
Thënë të drejtën, më dëshpëroi Nusreti, të cilit më 2002 ia pata dhënë një leksion urtaku për gjakun e vërtetë të Hasan Prishtinës.
Kosovapressi në vijim e botoi mendimin e recensentit Haki Kosumi, kurse autori i librit, Fehmi Pushkolli, falënderoi recensentët për vlerësimin e këtij libri. Ndërsa Mehmet Feriz Aliukaj, Prishtina!!?? “tha se studimi monografik, është dëshmi për të vërtetën historike”!!!???
E unë autorit, recensentëve e Mehmet Feriz Aliukës dua t’ua rikujtoj konstatimin e gjeniut Kamy: ”Midis historisë dhe amshimit, zgjodha historinë, sepse më pëlqejnë të vërtetat!”
O Lexuesi im Hasanist dua të më besosh se nuk jam në rolin e Jezusit për Beedzebulin:” Kush nuk është me mua, është kundër meje!”
Jam përpjekur të tregohem më urtak më shumë sesa e lejon e vërteta faktike për prejardhjen e Hasan Prishtinës.
Krejt në fund, mund të konstatoj se në komplotin kundër prejardhjes së Hasan Prishitinës kanë rol vendimtar ish rektori i UP-së Mujë Rugova, Qeveria e Kosovës, Qeveria e Shqipërisë e BDI e Ali Ahmetit, të cilat bënë marketing “politik patriotik” me paratë e bizmenit Mehmet Feriz Aliuka, të cilin as prejardhja, as gjaku, nuk e lidhë me Hasan Prishtinën!!!??? Jarabi ia paçin në qafë pasadhësit që ndihmuan për tjetërsimin e tyre nga vendlindja stërgjyshore!!!! Kësaj tragjedi-komedie i dha vulë Prof. dr. Fehmi Pushkolli me shokë!!??
Krejt në fund e për fund, lexuesit tim shumë të nderuar e ndjej për detyrë t’ia rikujtoj një të vërtetë që e kam thënë më se njëherë: Në kohën e pa kohë të Fadil Hoxhës e të Enver Hoxhës dihej se Hakan Ismet beg Zejnullah beg Vuçitërna, Berisha është i Derës së Haxhi Ali Veliqi – Berisha dhe Hakani ftohej e nderohej si i Gjakut të Hasan Prishtinës. E sot pushtetarët e Kosovës e BDI e Iliridës e nxjerrin në kryesore një biznesmen, i cili në damarët e vet nuk e ka asnjë pikë gjaku të Hasan Prishtinës, kurse Kryeparlamentarja e Salih Berishës medalën për Hasan Prishtinën ia jep biznimenit Mehmet Feriz Aliukës gjak i Samadrexhës së Vushrisë!!??
Tërë kësaj çoroditjeje po i ndihmojnë hiç shkenca historiografike e sotme, shtypi, e televizioni në nivel kombëtar!!??
Në fund më duhet të konstatojë:
Pushkolli e përmendi vrasjen e vëllezërve Aliuka nga partizanët jugosllavë në vitin1945 të Mehmetit e të Miftarit, Dëshmorë të Kombit (fq, 2014). E kam nderin që këtyre tua shtoj edhe Dëshmorin Qazim Hamdin Aliukën, të cilin e kam evidencuar qysh më 30 qershori 1977.
E për Martirët e kombit Feriz e Idriz Aliuka, për hir të së vërtetës njerëzore më duhet të konstatojë: Ata e patën fatin e mirë që nuk shkuan nga plagët e armës së kushëririt kohë më parë, por shkuan nga mizoria e pushtuesit serb.
Krejt në fund, edhe një herë: O Fehmi Pushkolli, e paç në qafë veten edhe mua që më shtine në këto felluta!!!
J e z usi do të ju këshillonte: “ Mos bëj dëshmi të rrejshme!!”
Kurse me këshillën e Robert Shvarcit do tu thoja: ”Urdhno, zotni, pak dritë, n’mos daç errsinë!!”
Këtë kritikë më pëlqen ta mbylli me urtinë e Bac Adem Demaçit: “Më njih në vepër, sepse njeriu nuk është emri, por është vepra e tij”! (FUND)
Shkruar më 25 dhjetor 2012.
……………………………….
DËSHMI HISTORIKE
==========================================