PROF.DR.MUHAMET PIRRAKU: PROF. SAMI PEJA – SHTYLLË MORALE E LËVIZJES SË PAJTIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR

(Pashtriku.org, 12. 09. 2012) – Lëvizja e Pajtimit Kombëtar Shqiptar e fillimviteve ’90 ishte syni¬mi politik parësor i Aksionit të Rinisë për Faljen Gjaqeve, i filluar më 2 shk¬u¬rt 1990. Profesor Sami Peja ishte njëra ndër shtyllat morale të kësaj Lë¬vi¬zje, e cila bëri kthesën historike në fushë të unitetit ideologjik kombëtar të masave shqiptare në themele të përpjekjeve politike e të armatosura çlirim¬tare shqiptare, të kurorëzuara me Luftën heroike të UÇK-së në fund të vite¬ve ’90 të shekullit XX. Në ngritjen e Aksionit Njëmujor të Rinisë për Faljen e Gjaqeve në Lëvizje të Pajtimit Kombëtar Shqiptar të fshehur pas emrit legal Lëvizja Gjithëpopullore Shqiptare për Faljen e Gjaqeve, të Plagëve dhe të Ngatë¬rresave, të përmbyllur më 17 maj 1992, pati rol të rëndësishëm edhe Profesor Samiu virtuoz.
Fillimisht na duhet këtu një digresion i domosdoshëm. Nga fundi i viteve ‘80 ndodhën kthesa politike të mëdha në Jugosllavinë avnojiste, që çonin drejt shpartallimit të saj në njësitë përbërëse. Një frymë e tillë ndihej fuqimisht edhe në Kosovën e ripushtuar nga Serbia me grusht¬sh¬tetin politik, kushtetutar dhe policoro-ushtarak të marsit 1989. Nga fundi i këtij vitit disa të burgosur të gjeneratës së Pranverës Shqiptare ’81 e vunë në rrugë për zbatim kërkesën për formimin e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, e cila do t’i bashkonte të burgosurit politikë nga viti 1945. Në krye të Kryesisë Provizore, e cila duhej t’i hartonte dokumentet themeltare – Programin dhe Statutin dhe të përgatiste Kuvendin Themelues të Shoqatës, ishte emëruar, pa asnjë luhatje të themeluesve, Profesor Sami Peja, për faktin se respek¬to¬hej nga gjeneratat e të të burgosurve politikë të para vitit 1960, kthesë kjo vendimtare në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të Kosovës, dhe adhurohej nga gjeneratat e të burgosurve të pas këtij viti, të kthyer përfundimisht nga Tirana zyrtare si qendër referimi dhe pikë orientimi.
I madhi Profesor Samiu në krye të kësaj detyre kishte rolin parësor të pajtuesit për t’i bashkuar konceptet politike të të burgosurve ish-pjesëtarë të organizatave me programe politike të ndryshme, por e luante edhe rolin e magnetit për t’i mbajtur të bashkuar mbi një prog¬ram të vetëm, të pajtimit politik kombëtar për çlirimin e tokave shqip¬tare dhe ribashkimin e Shqi¬përisë me çdo çmim.

Prof.Sami Peja – në mesin e ish-të burgosurve politikë të Pranverës ’81…

………………………………………………….

Ishte, Profesor Samiu, me orë për këto qëllime. Me sinqeritet hynte në polemikë politike dhe asnjëherë nuk e përfundonte atë pa shtrëngimin e duarve me kundërshtarin. Së fundi, me shend në fytyrë, i thoshte: “Ndoshta nuk dita të ta them atë që desha, e nuk më kuptove…!” Për interesa të Lëvi¬zjes Popullore Shqiptare për Repu¬blikën e Kosovës dhe të kombit shqi¬ptar në përgjithësi mund të flisje në emër të tij dhe të inkurajonte për vepri¬me të tilla, sepse Profesor Samiu ishte plotësisht diellor ndaj bashkëpunëtorëve, trim i sprovuar që syri si bënte vërr kurrë.
Sapo filloi Aksioni për Faljen e Gjaqeve dhe të hasmërive të tjera, nismëtarë dhe flamurtarë të të cilit ishin studentë dhe të rinj të tjerë, ish-të bur¬gosur politikë të Pranverës Shqiptare ’81, Kryesia Provizore e Shoqatës së të Burgosurve Politikë mori vendim për der¬dhjen, hëpërhë, të aktivitetit të saj në këtë Aksion, shesh ky më i miri për t’u aktivizuar, legjitimist, të gjithë të burgosurit politikë me kredibilitet në masat e gjera. Dhe, edhe me mira¬timin e pashkelshëm të Profesor Samiut, një pjesë e Kryesisë Provizore të Shoqatës së të Burgosurve Politikë përreth koordinatorit të punëve të saj mori rolin e Këshillit Qendror Drejtues, i cili ndikoi organizativisht në ngritjen e Aksionit Njëmujor të Rinisë për Faljen e Gjaqeve në Lëvizje Gjithë¬po¬pullore Shqiptare për Faljen e Gjaqeve, të Plagëve dhe të Ngatërresave, realisht në Lëvizjen e Pajtimit Politik Gjithëshqiptar.
Nga mesi i marsit 1990 Këshilli Qendror Drejtues u emërua me em¬rin “Anton Çetta”, të legalizuar për korife të Lëvizjes nga rinia dhe intelektualët drejtues të Aksionit. Madje, Profesor Samiu, me zemërbardhësinë e tij, pati edhe rol të rëndësishëm në afirmimin e Profesor Anton Çetës deri në rritën e emrit të tij në sinonim për Lëvizjen e Pajtimit dhe të Bashkimit Kombëtar Shqiptar. Vërtet, koordinatori i punëve të Këshillit Qendror Drejtues “Anton Çeta” në Profesor Sami Pejën kishte idolin e pathyesh¬mërisë, kishte mësuesin dhe mbështetësin e pa rezervë. Të gjitha shkrimet programatike të Lëvizjes, që nuk janë të pakta, publikoheshin vetëm pasi ato konsu¬l¬toheshin edhe me Profesor Samiun, i cili respektonte deri në admirim, si rrallëkush, punën e bashkëveprimtarit. Ai mund ta ndiqte pas edhe nxënësin pa kurrfarë xhelozie për moshën dhe, ta kesh para vetës Profesor Samiun – të priste fitorja morale dhe politike, çdo herë.
Vërtet, në Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve dhe të hasmërive të tjera, e cila, siç u tha, fillim e mbarim, kishte synim Pajtimin Politik Gji¬thë¬kombëtar Shqiptar në themele të luftës për çlirimin e tokave shqip¬tare jashtë Shqipërisë londineze dhe ribashkimin e Shqipërisë të copëtuar me traktate politike ndërkombëtare, kishte disa shtylla mor¬ale. Midis tyre, me shumëçka dinjitoze veçohej Profesor Samiu, shiki¬mi i të cilit kurrë nuk ishte thyer para asnjë dhune psikike as fizike në jetën e burgut as në burgun e jetës.
Në Lëvizjen e Pajtimit, Profesor Samiu, kurrë nuk komandonte as dirigjonte. Ecte kurriz pa lakuar dhe qëndronte kryelartë, plotë burrëri e fisnikëri, aty ku e vendosnin bashkëveprimtarët. Ai ishte stolia më e mirë e grupit me veprimtarë të rinj, studentë dhe studente, në shtigjet e Lëvizjes cep me cep të tokave shqiptare nën robërinë jugosllave.
I shpejt në ecje, kurrë nuk mbushej frymë. Fytyrëdritë ishte Profesor Samiu në Lëvizjen e Pajtimit Kombëtar. Në mungesë të Profe¬sor Antonit printe deri në odë, por kurrë nuk ulej i pari kryevendit. Para vetës, në odë, e shtynte të ulej veprimtari që duhej t’i printe kuven¬di¬mit, bisedës për pajtim. Ai që ishte më i informuari. Nuk mund të qën¬d¬ro¬nte këmbëkryq gjatë. Zakonisht e zinte nën vete njërën këmbë, me njërin gju të brryluar para. Gjatë kuvendimit njërën dorë, shumë inatin¬k¬tivisht, ia vente mbi supe bashkëveprimtarit pranë, gati përreth qafës, kurse me tjetrën sikur qëllonte. Kishte kjo një domethënie ma¬dhore: Të lidhemi dhe të qëndrojmë së bashku për ardhmëninë!

Përballja e Prof.Sami Pejës me policinë serbe – në korrik të vitit 1991.

……………………………………………………..

Fjalën Profesor Samiu e merrte në kohë të duhur dhe Oda bëhej e tëra vesh kur fliste ai, me zërin pushkë, që ia zbulonte sinqeritetin. Madje edhe kur dilte nga “tema”, e rrëshqiste shpesh atje ku e kishte përvojën kre¬¬nare, ishte simpatik, kurrë i mërzitshëm. Zakonisht e përfundonte bise¬dën me një konstatim plotësisht origjinal: “Nuk di a dita m’u kallxue që të më kuptoni…!” Kështu, tjetrit ia linte kërrabën në sanë.
Vërtet, Profesor Samiu ishte kallauz çeliku për të mësy edhe në dyert e mbyllura për Lëvizjen, aty ku mbretëronte injoranca ose ku mungonte shëndeti i kreut ose i një pjese të familjes. Rastet janë të shumta, mbi 30 syresh, të ndriçuara në kronikën Lëvizja Gjithë¬popu¬llo¬re Shqiptare për Faljen e Gjaqeve 1990-1992, Prishtinë 1998.
Këtu nuk mund të ikim pa përmbledhur: Lëvizja e Pajtimit Kom¬bëtar pas Kuvendit të Verrave të Llukës, më 1 maj 1990, nga pushtuesi u shpallë aktivitet politik shqiptar i ndaluar dhe i ndjekur penalisht. Këshilli Qendror Drejtues në rrethana të shtetrrethimit policor dhe ush¬ta¬rak të ri, hartoi një strategji të re të Lëvizjes, duke e reduktuar aktivi¬tetin në përpjekje natë e ditë të këshillave komunale të pajtimit, me përurimin e pajtimeve në kuvende të mbyllura në oborre, në oda dhe në xhami. Në rrethana të tilla të pasigurisë, roli i Profesor Samiut në Lëvi¬zje sa vinte dhe shtohej. Zëri i Tij ishte njësoj tingëllues, kurrë pa u dridhur, edhe para komandantëve të policisë ndëshkuese, e cila gjur¬mo¬nte dhe legjitimonte veprimtarët gjatë shtegtimeve paqekrijuese. Në këtë pikë Profesor Samiun duhej mbështjellë shpejt me veprimtarë si am¬zën bletët. Ne, të tjerët, mund të rriheshim, mund të burgoseshim, por nuk mund të lejonim që ajo t’i ndodhte Profesor Samiut, vlerës so¬në të shtrenjtë.
Të rikujtojmë shkurtazi vetëm një rast. Më 17 qershor 1990, në Selishtë të Zhegrës ishte mbledhur kuvendi për përurimin e 48 pajti¬me¬ve. Një tog policë të sjellë me helikopter dhe tanke sulmuan me tërbim. Profesor Samiu i gatshëm ta paguante vetë çmimin e kuvendit, reagoi thekshëm. Me gjoksin hapur kërkoi lejen e komandantit për të shkelë oborrin dhe shtëpinë e shqiptarit. Dhe, u dashtë, me shpejtësi, të shfry¬tëzohej hutimi i milicit nga guximi i papritur i një intelektuali shqiptar, për të ruajtur integritetin e Profesor Samiut dhe për të kurorë¬zuar qëlli¬min e kuvendit.
Dhe, me lejen tuaj, zonja dhe zotërinj, këtë përkujtim për Profe¬sor Sami Pejën – shtyllë morale ky i Lëvizjes së Pajtimit Kombëtar Shqip¬tar, do ta përmbyllja me një konstatim timin në shënimin In memo¬riam, më 15 prillit 1999, për Profesor Samiun – “Meteor në qiellin e shqiptarisë së Kosovës”, i shkruar në Gostivar, gjithnjë duke rënkuar, hove-hove edhe me zë: “Dhe, Ti, Profesor, ishe shprehje e gjallë, e prekshme, e forcës morale të kërkesave studentore e popullore të rëndësisë së faljeve të gjaqeve, të pla¬gëve e të ngatërresave – Në emër të rinisë, në emër të popullit, në emër të gjakut të derdhur të dëshmorëve të kombit, në emër të Flamurit kombëtar shqiptar – Për Kosovën Republikë, si hap fillestar drejt lirisë dhe bashkimit të Shqipërisë Etnike”.
Lavdi jetës dhe veprës së Profesor Samiut!
*) Kumtesë e lexuar në Akademinë Përkujtimore, më 17 prill 2004, në Institutin Albanologjik – në Prishtinë.

………………………………………………………..

NGA AKTIVITETI I PROF.SAMI PEJËS, GJATË AKSIONIT TË PAJTIMIT

TË GJAQEVE NË KOSOVË (1990 – 1992)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura