PROF.DR.MURAT GECAJ: PËRUROHET LIBRI I LUMTURI VLADIT, ‘SHPIRTI IM NË ARSIM’

Tiranë, 15. 11. 2015: 1. Siç ështjë bërë e ditur, në Pallatin e Kongreseve të kryeqytetit është çelur, për të 18-tin vit radhazi, Panairi i Librit, “Tirana-2015”. Ndër repartet e shumta të tij, është edhe ai i Shtëpisë së njohur Botuese, “Toena”. Sipas programit të hartuar, paraprakisht, në datat 11-15 nëntor, kur Panairi do të jetë i hapur, aty janë organizuar e do të organizohen edhe disa përurime librash. Ja, psh, dje dhe sot aty janë përuruar librat, nga autorët shqiptarë: Zharina Sinani, Jonlinda Hada e Ilirian Zhupa, por dhe të autorëve të huaj: Veronique Ovalde(franceze) e Sarah Dessen (amerikane).
Kënaqësi e veçantë për ne pjesëmarrësit ishte përurimi i librit të mësueses veterane, Lumturi Vladi, “Shpirti im në arsim”. Ajo erdhi në këtë ngjarje festive, pasi janë shkruar e përuar librat e mëparshëm për të: “Qindra zemra, në një zemër”, “Dashuri engjëjsh” e “Nënëmadhja e fëmijëve”. Për ato libra dhe, në përgjithësi, për përkushtimin e veçantë të “Zjushë Lumes”, mësuese dhe drejtuese e disa shkollave të Tiranës, është shkruar e folur shumë. Por po ndalemi, shkurtimisht, në përurimin e librit më të ri dhe në përmbajtjen e tij.
2.
Në përurimin e librit të Lumturi Vladit kishin ardhur poetë e shkrimtarë, ish-nxënës e kolegë të saj, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etj. Ishte i pranishëm edhe kryetari i Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, krijuesi shumëplanësh, studiuesi e leksikografi dhe veprimatri i palodhur për çështjen mbarëkombatare shqiptare, biri i Gostivarit dhe tash mbi 50 vjet në atë vend skandinav, Sadulla Zendeli.-Daja.

Fjalës e hapjes e mbajti drejtoresha e Shtëpisë Botuese “Toena”, Irena Toçi. Ajo nënvizoi vlerat kryesore ët librit të ri, i cili është vazhdim i tre librave të mëparshëm.
Pastaj, drejtori i gazetës ‘Telegraf”, Engjëll Musai tregoi se në faqet e atij organi ditor, herë pas here dhe me kënaqësi janë botuar shkrime të gjinive të ndryshme, kushtuar jetës, punës dhe veprimtarisë së palodhur të Lumturi Vladit. Ata janë mirëpritur dhe, pse jo, e kanë bërë gazetën “Telegraf” më të afërt për lexuesit.
Me fjalë emocionuese, por dhe me shpirt falënderimi për nxënësit dhe kolegët e saj të shkollave, ku ajo ka shërbyer, foli vetë autorja L.Vladi. Gjithashtu, ajo i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në përurim dhe, në veçanti, familjarët e saj, që e kanë mbështetur përherë në tërë punën dhe veprimtaritë e saj.
Pjesë e bukur e kësaj feste ishte koha, kur “Zjushë Lumja” ua dha librin e saj, me nënshkrim, mjaft të pranishmëve.
3.
Do të duheshin disa faqe për ta përshkruar përmbajtjen e librit të ri të Lumturi Vladit, “Shpirti im, në arsim”(Tiranë, 2015). Por do të ndalemi vetëm në një paraqitje të përmbledhur të tij.
Libri, në fjalë, cili ka 215 faqe, tekst e fdisa otografi me ngjyra, hapet me shkrimin “Fjala e botueses”, nga Irena Toçi. Aty, ndër të tjera, ajo nënvizon: “Për t’u bindur se kam të drejtë, kur them se kjo mësuese është një thesar i arsimit tonë, lexojeni dhe e gjeni të gjallë në faqet e këtij libri, mirënjohjen e dhjetëra e dhjetëra nxënësve të Tiranës, të cilët e kanë vërejtur e përjetuar këtë fakt, para nesh”. Pastaj, në gjashtë faqe, është shkrimi i autorit Kujtim Mateli, “Vazhdimësi e bukur e tre librave të mëparshëm, për “zysh” Lumturi Vladin”.
Ky libër është i ndarë në tri pjesë dhe ka gjithësej shtatë kapituj. Pjesët e shprehin edhe domethënien e tyre: “Të duam si nënë”, “Portret, i gëdhendur nga mjeshtërit e fjalës” dhe “Intervista të znj. Lumturi Vladi”. Ndërsa nga kapitujt, po përmendim vetëm këta: “Kur flasin zemrat”, “Zysh Lumja, në sytë e fëmijëve”dhe “Si e krijoi Lumturi Vladi modelin e ri të shkollës shqiptare” e “Mësuese Lumja, engjëlli që dashurohet prej engjëjve” etj.
…Në mbyllje të fjalës se saj, autorja e këtij libri të bukur e domethënës, zbuloi para të pranishmëve “sekretin”, se përsëri ajo do të paraqitet para lexuesve me një libër të ri.
Me këtë rast, e përgëzojmë Lumturi Vladin, mësuesen e palodhur veterane dhe drejtuesen e pasionuar të shkollave në kryeqytet, për një periudhë kohore rreth 40-vjeçare dhe i urojmë: Shëndet të mirë, veprimtari sa më të dobishme, në të ardhmen dhe gëzime e lumturi, vetjake e familjare!
Tiranë, 12 nëntor 2015

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura