PROF.DR.SABILE KEÇMEZI-BASHA: PROCESVERBAL NGA BISEDA ME SEKRETARIN E LKK-së, STANISLLAV GËRKOVIQIN – TË MBAJTUR MË 27.09.1966 (10)

Prishtinë, 9 janar 2020: Procesverbal nga biseda e sekretariatit krahinor te LKK me Stanisllav Gërkoviqin të mbajtur me 27. 09.1966
Në mbledhje merrnin pjesë: Ilija Vakiqi, Bllazho Lutica dhe Sinan Hasani.
Gërkoviqi nuk ishte i sinqertë në përgjigjet e tija
Ilija Vakiqi,
Ne menduam që edhe njëherë, para se të paraqesim raportin në Komitetin Krahinor të bisedojmë me ty. Duhet të të themi se ne, si komision nuk jemi të kënaqur me qëndrimet tua. Dhe erdhëm deri tek e vërteta se ti nuk je shumë i sinqertë.

Ilija Vakic

Stanisllav Gerkoviqi,
Unë edhe më herët por edhe tani kam qenë i gatshëm që për çdo gjë që di për deformimet në këtë shërbim të njoftoi komisionin. Megjithatë unë mendoi se ju po mendoni se unë di më shumë se sa në të vërtet po tregoi. Unë në bisedat e më hershme nuk e kam theksuar një të dhënë, që të mos keqkuptohem gabimisht. Kur kam ardhur në këtë shërbim, unë kam ardhur kundër dëshirës sime, bile edhe e kam refuzua këtë punë. Më kanë thënë se kjo është detyrë partiake. Gjatë tërë kohës kam ardhur në konflikt me disa persona, bile edhe me udhëheqësit e mi indirekt. Unë nuk kam mbajtur kontakte të afërta me kuadro të tjerë të UDB-ës, kam pasur jetë të pavarur, nuk kam marrë pjesë në tubime të ndryshme, kështu që shumë gjera që kam mundur me i ditë e dëgjuar në këto ndeja private, unë nuk i kam ditur.
Dua diçka të them lidhur me aksionin e armëve. Ne në Gjilan vonë kemi filluar me aksionin. Ajo ka qenë shumë e vështirë për ne, por edhe për njerëzit të cilët i thirrshim dhe iu kërkonim armë, gjithashtu edhe për ne që merrnim masa ndaj tyre. Megjithatë ne këtë aksion e realizuam, se kemi menduar se është detyrë partiake. Nuk e di se kush ishte iniciator i këtij aksioni por mendoi se shërbimi i sigurimit shtetëror. Megjithatë, kur filloi tek ne qe të realizohej, në Gjilan nuk ka qenë ilegale, është ditur se po aplikohet. Ne edhe në komitet kemi diskutua për te. Ndoshta bash duke iu falënderua kësaj edhe kjo është realizua më me pak gabime se sa në terrenet tjera. Intimisht kam mendua se ky aksion është gabim, se për atë nuk ka pasur arsye. Por këtë nuk kam mundur ta them se menjëherë isha karakterizua si oportunist. Rreth atyre ngjarjeve që kanë ndodhur, mendoi se prokuroria dhe vet Tahir Ibrani, i cili ishte kryetar i komisionit për hetimin e atyre rasteve, nuk kishin lejuar që të kalohet mbi ato. Unë personalisht në ato nuk jam përzier, dhe as që kam lejua që operativistët të jenë prezent në punët e komisionit, që mos të ndikojnë në objektivitetin e tyre. Për këtë mendoi se komisioni ka qenë shumë objektiv në verifikimin e gjerave. Unë askënd nuk e kam marrë në pyetje për armë, as që kam përdorur dhunë. Përgjegjësia e ime qëndron vetëm në atë që kam dhënë urdhra që aksioni të realizohet, por i kam përcjell qëndrimet që i kam marrë nga lart. Ju mund të bisedoni me shefat e degëve të shërbimit të cilët kanë qenë nën urdhërat e mija se a kam marr pjesë në to. Atëherë na u ka thënë se ne mundemi me përdor dhunë, por vetëm në suaza të normales, vetëm kundër armiqve për të cilët kishim dijeni se kishin armë edhe atë në një masë të caktuar. Por kjo shpesh edhe i ka kalua kufijtë. Ne kemi diskutua lidhur me këtë në komitetin e rrethit, kemi thënë se ka disa lëshime. Por me sa më kujtohet, por mund të gjendet edhe procesverbali, në të cilin ne kemi konstatua se ne kemi qenë shumë më të mirë se në terrenet tjera. Më kujtohet se njëherë kam reaguar ashpër kur kam dëgjuar se është marrë në pyetje një person i moshës jo madhore. Sigurisht se ka raste kur nuk kam reaguar në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur. Sigurisht se tek aksioni i mbledhjes së armëve ndonjëherë kam qenë tolerant. Megjithatë jam munduar që të topiti tehun e dhunës, gjithnjë kam folur për të me bashkëpunëtorët e mi.
Kllokoti e Smira fshatrat në të cilat u përdor dhuna më e madhe ndaj shqiptarëve rrethin e Gjilanit
Ljutica,
Na i paraqit rastet të cilët komisioni i ka vërtetua, lidhur me grumbullimin e armëve në fshatin Kllokot dhe Smirë, komuna e Vitisë., nga e cila duket qartë se ky aksion asht realizua deri në maksimum me përdorimin e dhunës në shumë persona. Pyes se si ashtë e mundur që ju të mos keni ditur.
Stanisllav Gërkoviqi,
Unë di se ka pasur raste të rrahjes, por për çdo rast nuk di. Në atë kohë asnjë ankesë penale nuk është paraqit. Njerëzit kanë shkua të ankohen, por asnjë forum nuk i ka pranua, andaj çdo gjë është pranua heshtazi.
Përgjimi ka ndodhur dhe është urdhëruar nga lart
Ljutica,
Këtu në Prishtinë ka qenë më së shumti e aplikuar shërbimi i përgjimit. Nga viti 1964 ajo fillon gjerësisht që të aplikohet.
Gërkoviqi,
Sa është e gjerë. Ajo është relative. Megjithatë, asnjë telefon nuk ka mundur të përgjohet, se paraprakisht është dashur të shënohet. Kjo nuk ka shkuar aq shumë në gjerësi. Unë edhe pse nuk e di çdo rast veç e veç, nuk besoi se ka pasur më shumë se 30 telefona. Prej tyre më duket se janë vetëm dy-tri raste që janë përgjua kuadrot. Derisa isha në komunë këto raste ia kisha dhënë Sveta Bogdanoviqit. Kur kalova në krahinë kjo shkonte nëpër mes të Rajko Vidaqiqit.
Ljutica,
Ju jeni përzier në rastin e Mark Krasniqit
Gerkoviqi,
Shërbimi i ka marrë disa hapa, por unë personalisht kam besua se kjo nuk është punë e jona. Kam menduar se këtë punë duhet ta zgjidhin në baza shkencore e ideore. Unë kam biseduar për këtë edhe me Miqën.
Ilija Vakiqi,
Aksioni i armëve a ka pasur vetëm këtë qëllim, apo edhe ndonjë tjetër, pasi se kryesisht ka qenë i orientuar tek banoret shqiptarë. E dyta, nga biseda kemi kuptuar se në mesin e nëpunësve shërbimi i sigurimit ka shprehur mosbesim për reformën, vetëqeverisjen dhe politikës kadrovike.

Sinan Hasani

Gërkoviqi,
Unë këtë aksion e kam pranuar ashtu edhe siç është thënë me të vetmin qëllim, unë nuk di se ka pasur qëllim tjetër. Dhe në praktik ka qenë kryesisht i drejtuar kundër shqiptarëve. Rreth çështjes tjetër, unë kam thënë se nuk kam qenë në kontakte të ngushta me të tjerët, andaj edhe nuk kam mundur me i dëgjuar komentet e ndryshme. Sigurisht se është folur edhe për dukuri të tjera negative që janë lajmërua në vetëqeverisje, për dukuri të tjera për jetën shoqërore. Unë personalisht jam angazhua, që në resorin tonë të aplikohet vetëqeverisja dhe të vihet në baza të sigurta.
Për dosjet nuk po më kujtohet se kam parë ndonjë dosje për kuadro udhëheqës. Mund të ekzistoj mundësia që më herët është shënuar për dikë ndonjë gjë dhe ajo ka ngelur. Askush atë nuk ka mundur ta asgjësoi. Poqese diku ka diçka për dikë ajo ka ngelur nga koha e IB-ës.
Ilija Vakiqi,
Megjithatë ekziston një numër i madh i dosjeve nga viti 1960 e këndej.
Gërkoviqi,
Nuk besoi se kjo është e vërtet. Mund të ndodhë ndonjë njeri i cili ka qenë nën hetime ka folur diçka për dike. Ajo regjistrohet, por ajo nuk ngrit asnjë dyshim tek pala tjetër.
Nga lindi mosbesimi tek shqiptarët, nga individët apo qëndrimet vinin nga lartë
Sinan Hasani,
Assesi nuk po mundem me ia shpjegua vetes se nga doli i gjithë ai mosbesim ndaj nacionalitetit tjetër tek kuadri i UDB-ës, kur janë në pyetje komunistët, pjesëmarrësit e luftës.
Gërkoviqi,
Poqese dikush ka qenë i detyruar në këtë drejtim atëherë ne kemi qenë më të afërmit. Ne kemi qenë më pranë armikut, e kemi përcjell aktivitetin e tyre, disa dukuri, dhe kjo ka ndikuar në disa mendime tona. Unë personalisht shpesh kam mendua dhe kam tentua që të mbrohem nga ato mendime. Kam tentua që çdo gjë ta marri me rezervë çdo gjë që flitej për kuadrin nga radhët e shqiptarëve.
Sinan Hasani,
Athua se ai dyshim dhe ai mosbesim për të cilat po flet a kanë mbizotërua ndaj këtij kuadri ka qenë rezultat i përceptimit individual apo i ndikuar nga të tjerët.
Gërkoviqi,
Ka pasur edhe kuadro të cilët kanë qenë të ngarkuar me nacionalizëm dhe shovinizëm. Por, gjithashtu mendoi se edhe shërbimi me sistemin e vet të punës ka lejuar që të paraqiten aso paragjykime.
Shërbimi i Sigurimit të Shtetit ishte kundër shqiptarëve
Ljutica,
Nga e gjitha që është vërtetua deri më sot vijmë deri tek përfundimet se shërbimi ka qenë kundër shqiptarëve.
Gërkoviqi,
Unë mendoi se aksioni për mbledhjen e armëve, më së miri e tregon këtë. Veç kësaj unë mendoi se sistemi i punës ka mundësua se nganjëherë që edhe mendimet nacionaliste të disave të futen në sistem. Por, jo të gjithë njerëzit e këtij shërbimi duhet ti vejmë në një thes. Unë personalisht gjithmonë kam luftuar kundër këtyre botëkuptimeve dhe jam munduar që t’iu ikim pasojave.
Ljutica,
Megjithatë, ti nuk ke qene jashtë krahinës, këto deformime kanë ndodhur këtu.
Gërkoviqi,
Mund të thuhej se nganjëherë njeriu nuk mund të gjendet. Unë thjesht në prag të këtyre bisedimeve kam menduar se çfarë krejt nuk kam thënë, se çfarë kam për të thënë ndonjë gjë konkrete. Për shembull, unë kam dëgjuar për keqpërdorime materiale në Prizren, Pejë. Por unë zyrtarisht nuk kam qenë i lidhur me ta. Kështu që unë më për së afërmi nuk di asgjë çfarë të them.
VIJON…
______________________
PROFDRSABILE KEÒªMEZI-BASHA: PROCESVERBAL I BISEDËS SË KOMISIONIT TË SEKRETARIATIT TË KOMITETIT KRAHINOR TË PKK ME STANISLLAV GËRKOVIQIN, TË MBAJTUR ME 20 SHTATOR 1966 (9)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9476

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura