PROF.DR.SABILE KEÇMEZI-BASHA: SHTYPI I HUAJ PËR NGJARJET E VITIT 1981 NË KOSOVË (37)

Pashtriku, 25 korrik 2020: Trajtimi i demonstratave nga Partitë Komuniste në shtetet perëndimore
Ngjarjet në Kosovë dhe situata politiko-ekonomike në Jugosllavi në përgjithësi, disa gazeta perëndimore e lidhnin me pakënaqësitë në Poloni dhe nxirrnin përfundime se në përgjithësi socializmi është në krizë.
Propaganda perëndimore i zinte për të madhe Jugosllavisë për mungesën e informacioneve për Kosovën, e sidomos për ndalimin e vizitave gazetarëve të huaj për Kosovë, dhe pastaj iu imputua se Jugosllavia në këtë drejtim nuk i plotëson obligimet ndaj deklaratës së Helsinkit.

Shtypi perëndimor i partive komuniste kishte qasje diferencuese ndaj ngjarjeve në Kosovë. Në mënyrë korrekte dhe objektive shkruanin e ndaheshin gazetat e Partisë Komuniste Italiane (“Unita”, dhe “Rinashita”) dhe ato greke (“Avgi”). Në të kundërtën e tyre, gazetat norvegjeze dhe suedeze të parive marksiste-leniniste si dhe ato italiane ultra të majta, revista “Manifesti” shkruan për sulmet e Shqipërisë ndaj Jugosllavisë.
Simptomatike është edhe gazeta e Partisë Komuniste Greke për të huajt (“Rizopastis”) i përcillte opinionit sulmet shqiptare ndaj Jugosllavisë. Lidhur me të “Avgi” polemizonte me “Rizospastisom” për qëndrim të njëanshëm dhe jo objektiv paraqitjen e ngjarjeve në Kosovë.

Fletushka e Partisë Komuniste belge “Drapo ruzh” në kohën e kampanjës antijugosllave dhe në shtypin tjetër belg (e cila gjerësisht jepte deklaratat dhe qëndrimet e emigracionit shqiptar) në mënyrë korrekte raportonte për ngjarjet. Gazeta e Partisë Komuniste franceze “Ymanite” për ngjarjet në Kosovë, informonte kryesisht nga lajmet që jepte AFP dhe TANJUG, duke mos i prezantuar komentimet e veta. Nuk janë regjistruar shkrimet e organit të Partisë Komuniste spanjolle “Mundo brero” gjithashtu edhe të fletushkës prosovjetike të Partisë Komuniste të Austrisë “Folkshtime”.
Karakteristikat e shtypit perëndimor sipas dokumentit
Karakteristikat fillestare që dominuan në propagandën perëndimore ishin: vetëpërmbajtja, selektiviteti, paraqitja faktografike në bazë të burimeve jugosllave, mungesa e komentimeve të tyre etj. Nga ky trend dallojnë: Hungaria (informonte në mënyrë shteruese për anët negative të situatës politike në Jugosllavi), Polonia (pas Hungarisë publicitet të gjerë i jepte anëve negative të vendit tonë) dhe Rumania (nuk kishte dhënë asnjë informatë për ngjarjet në Kosovë).
Në paraqitje të tillë propagandistike – taktike të lagerit, veçanërisht në ndarjen e roleve, sigurisht se kishin ndikua ngjarjet në Poloni dhe frika se ata në formën më të rëndë mos të reflektojnë në kushtet e brendshme politike të disa vendeve në llager.
Kjo sidomos vinte në shprehje në propagandën hungareze e cila u mundonte që tek opinioni i brendshëm të ngadalësojë bërjen e sistemit socialist vetëqeverisës dhe mënyrën e zgjidhjes së problemit nacional në Jugosllavi.
Për shtetet tjera të llagerit, me pak dallime nga Polonia, karakteristike ishin këto motive në konceptin e propagandës ndaj Jugosllavisë. Llageri nuk donte që të irritonte Jugosllavinë, dhe në asnjë mënyrë që të bënte lidhje me ngjarjet në Kosovë.
U bënë tentime që të fitohet përshtypja “për miqësi të sinqertë” të bashkësisë socialiste ndaj Jugosllavisë; u eliminuan theksimet e dukurive negative në vendin tonë se në atë mënyrë “do të dëmtohet Jugosllavia dhe socializmi në përgjithësi”;
Duke pasur parasysh Hungarinë dhe Poloninë, roli i Shqipërisë në ngjarjet e Kosovës nuk u apostrofua se llageri, duke mbajtur “qëndrim neutral”, donte të linte hapësirë për ndonjë afri eventuale të Shqipërisë me llagerin.
Në bisedat interne tek evroperendimoret, biseduesit kishin theksuar arsyetimin tek “qëndrimi i fortë dhe i vendosur ndaj kontrarevolucionit. Interesante është se gazetaret evroperendimorë, në Jugosllavi nuk treguan asnjë interes dhe as nuk komentuan ngjarjet në Kosovë. Karakteristike është se nuk treguan asnjë interes për organizimin e ndonjë vizite të gazetarëve në Kosovës dhe në çdo mënyrë u mundonin që këtë temë ta lënë në planin e dytë.
Shtypi i Bashkimit Sovjetik për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë
Shtypi Sovjetik për ngjarjet në Kosovë vazhdonte me trendin e përmbajtur dhe informimit faktografik i kushtonte vëmendje. Shtypi Sovjetik kishte publikuar vetëm gjashtë informata lidhur me ngjarjet në Kosovë të cilat i kishin publikuar të gjitha gazetat qendrore të Rusisë.
Informatat për demonstratat në Kosovë, kryesisht bazoheshin në deklaratat e udhëheqësve të lartë shtetëror e partiak jugosllav dhe në shkrimet e gazetave jugosllave. Ndërsa të vetmet tone polemizuese ishin paraqitur në kritikën e “Pravdës” drejtuar shkrimit të Tesliqit në “Borbë” (në të cilën barazoheshin dy blloqet” dhe indirekt vinte në lidhje ngjarjet e Kosovës).
Shtypi Sovjetik gjithashtu informonte opinionin e gjerë rusë se aktiviteti kontrarrevolucionar është i organizuar nga ana e agjenturave të huaja. Megjithatë, në asnjë tekst nuk thuhej se është e përzier Shqipëria; përmendet vetëm se Jugosllavia i ka dërgua notë protestuese Shqipërisë me rastin e sulmit në Ambasadën jugosllave në Tiranë. Indikativë është se Radio-Moska në gjuhën shqipe ka publikuar tekstin të cilën vërtetohet se njëherë edhe Shqipëria e ka forcua pavarësinë nacionale me ndihmën e Bashkimit Sovjetik. Karakteristike është se Bashkimi Sovjetik në asnjë moment nuk e akuzon perëndimin për ndërhyrje eventuale në ngjarjet e Kosovës, dhe as se në Perëndim janë toleruar demonstratat antijugosllave, çka do të thotë se ishte në pajtueshmëri me eskalimin e propagandës Ruse.
Komentimi i demonstratave në Kosovë nga shtypi hungarez
Ngjarjeve në Kosovë iu dha publicitet i madh në mjetet e informimit në Hungari (që sipas Beogradit ishte edhe më i madhi në vendet e lindjes). Informimi i shtypit hungarez, edhe pse në shikim të parë dukej objektiv thuhej në dokument, në të vërtetë ishte tendencioz. Ishin nxjerr citate të gjata nga deklarimet e politikanëve jugosllav, ishin harrua shumë të dhëna të rëndësishme nga informatat r Tanjugg-ut, dhe në bazë të kësaj u krijonte një fotografi jo e mirë dhe jo reale për vështirësitë që ballafaqohej Jugosllavia (një mënyrë e tillë e informimit për ngjarjet në Kosovë u përputhte me “serinë e zezë, të shkruara për dukuri negative në zhvillimin tonë), mbyllej citati.
Karakteristike është se në analizën e shkaqeve dhe të organizimeve të pakënaqësisë në Kosovë shtypi hungarez theksonte se shkaktar është “Organizata Komuniste Marksiste – Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi”. Gjithashtu në shumë informata Republikën e Shqipërisë e lidhnin në mënyrë direkt me ngjarjet në Krahinë. Shtypi hungarez informonte edhe për demonstratat antijugosllave në Zvicër dhe në Suedi duke theksuar aksionet e punëtorëve jugosllavë që pengonin armiqtë në provokime (e këto shkrime nuk ishin korrekte me sipas dokumentit, shënim Sabile K. Basha).
Shtypi shqiptar për demonstratat studentore të vitit 1981
Për marrëdhëniet jugosllave-shqiptare gjithashtu është shkruar në mënyrë intensive nga Grupi për informim pran KQ të LKJ-së. Parimisht paraqiteshin qëndrimet jugosllave, por ndodhte kur paraqiteshin dhe përcilleshin edhe burimet shqiptare. Gjithashtu ka pasur shkrime lidhur me sulmet në ambasadën jugosllave në Tiranë (Informata të Tanjugut).
Shtypi hungarez komenton demonstratat
Është interesant se në këtë periudhë të gjitha gazetat hungareze dhanë informatën e gazetës Suboticase “Kepesh ujshag” për nevojën e avancimit të pozitës së hungarezëve në Jugosllavi.
Shtypi polak
Shtypi polak me shtypin hungarez janë të parat në Evropën Lindore që shënuan demonstratat në Prishtinë. Karakteristike është se të vetmet gazetat polake dhanë komente dhe bënë tekste analitike, edhe pse ato bazoheshin në burimet jugosllave. Shkrimet kryesisht ishin korrekte, por një numër i vogël i komenteve theksin e venin te dimensioni ekonomik i ngjarjeve.
Shtypi polak theksonte se organizatori kryesor i demonstratave ishte një organizatë (armiqësor) ilegale” shkruan në dokument. Në disa shkrime thuhej se është e përzier edhe Shqipëria në ngjarjet në Kosovë. Karakteristike është se shtypi polak në një numër të vogël ka shfrytëzuar shkrimet nga agjencitë e huaja të lajmeve , por me përmbajtje korrekte.
Në reagimet interne të gazetarëve në Varshavë ka pasur aluzione në të cilat tregohet se në Jugosllavi po ndodhë diçka e ngjashme me ngjarjet në Poloni.
Shtypi bullgar për demonstratat
Opinioni Bullgar është informua shumë thatë për ngjarjet në Kosovë. Përzierja e faktorit ndërkombëtar nuk përmendet, por nuk përmendet as sulmet e shtypit shqiptarë. Karakteristike është se për tërë kohën sa zgjatën demonstratat në Kosovë, propaganda bullgare është përmbajtur nga sulmet antijugosllave lidhur me “çështjen maqedonase” dhe është ruajtur që mos ti thuhej se në këtë moment po bënë presion të sinkronizuar në Jugosllavi. Megjithatë, edhe më tej përvetësoheshin heronjtë nacional maqedonas dhe rishqyrtohej historia e popullit maqedonas me rastin e festave shtetërore.
Indikativë është informata e bisedës së përbashkët Zhivkov-Karamanlis në të cilën vije në shprehje “merakosja” e dy vendeve për situatën në Ballkan lidhur me ngjarjet në Kosovë.
Në bisedat joformale ishte nënvizua se shtypi bullgar, radio e tv, me qëllim nuk kanë dhënë gjendjen faktike për Kosovën. Me këtë kanë dashur të tregojnë që qëndrimi i tyre ishte nga dëshira e mirë.
Shtypi Çekosllovak për Kosovën
Shtypi Çekosllovak në një numër të vogël informatash informonte opinionin e vet për ngjarjet në Kosovë. Karakteristike e shtypit çekë ishte se si i lente anash deklaratat e udhëheqësve jugosllav të cilat lidhen me të dhënat se janë të përziera “fuqitë informbyroiste e dogmatike” në ngjarjet në Kosovë, ndërsa apostrofoheshin pjesë nga veprimtaria e “rretheve profashiste dhe armiqësore në perëndim” shkruante në dokument. Megjithatë, në buletinin interno të ÇTK ishin të dhëna versione të gjera në të cilat nuk mungonin këto pjesë. Të vetmet janë, që shtypi Çekosllovak i cili kishte publikuar kritiken e gazetës moskovite “Pravda” drejtuar shkrimit të Tesliqit në “Borba” por pa komente të veta.
Në shtypin Çek, RP të Shqipërisë nuk e sjellin fare në lidhet me ngjarjet në Kosovë, megjithëse ishte dhënë informata për sulmin në ambasadën jugosllave në Tiranë. Indikativë është oferta e Radio-Bratisllaves, radios të Novi-Sadit për dërgimin e një numri udhëheqësish, për t’i ndihmuar në emisionet në gjuhën sllovake.
VIJON …
_____________
PROF.DR.SABILE KEÒªMEZI-BASHA: DOKUMENTI ‘TOP SEKRET’ PËR INFORMIMIN NDËRKOMBËTAR TË DEMONSTRATAVE 1981 (36)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10300

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura