PROF.DR.VANGJEL KICI: SKANIM I SHKËLQYER I SITUATËS PARAZGJEDHORE NË KOSOVË…

Toronto (Kanada), 02. 06. 2014 – Shumë i nderuar mik Sheradin, U përshëndes përzemërsisht. Jemi dhe qofshi mirë familjarisht. Unë lexoj me kënaqësi vetëm gazetën Tuaj. Artikulli Juaj në Gazetën Pashtriku, i datës 2 qershor 2014 me titull: “Pas 8 qershorit nis zhgënjimi!…., më pëlqeu shumë. Vazhdimisht m’a rrisni simpatinë. Ju keni bërë një skanim të shkëlqyer të situatës parazgjedhore në Kosovë, në të kaluarën dhe në të tashmen….E njejta situatë është edhe në Shqipëri, bile shumë më e keqë. Tek ne, në emër të “privatizimit”, u shit dhe u grabit gjithë pasuria kombëtare mbitoksore. Tani është vendosur t’u jepet me koncension kompanive të huaja, për kërkim dhe shfrytëzim nafte, e gjithë Shqipëria (po shitet pasuria nëntoksore). Por koncensioni është një formë tjetër e shitjes (grabitjes). Sapo e merr koncensionin, i huaji ka marrë automatikisht dhe badihava mbi 60% të rezervave nëntoksore. Korrupsioni bënë punën e tij (e doni licensen? Më jepni mua kaq dhe merreni…). Brezat e ardhshëm nuk kanë asnjë perspektivë, asnjë pasuri ku të mbështeten, sepse ajo po shitet dhe grabitet nga politikanët maskarenj të këtij brezi…
Problemi është: Cila është rrugëzgjidhja? Midis të kqinjve, mua me duket shumë më i pranueshëm Albin Kurti, por Ju i njihni më mirë…. Të dy parlamentet tona nuk përfaqësojnë popullin. Deputetët janë të shitur tek krerët e partive (bandave!) përkatëse. Deputetët janë kukulla në dorën e kryetarve të partive. Në Shqipëri vetëm revolta mbarëpopullore mund t’a ndryshojë situatën, sa nuk është vonë. Shendet dhe gëzime! Vangjeli.
***


 Pas 8 qershorit nis zhgënjimi i Ri, e jo misioni i Ri…! E shohim!
SHERADIN BERISHA: PAS 8 QERSHORI NIS ZHGËNJIMI! MISIONI I MASKAVE DO TË JETË: ‘SHITJA – PRIVATIZIMI I PASURISË KOMBËTARE DHE NEGOCIATAT E REJA ME SERBINË!
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2846

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura