PROF.DR.VEBI XHEMAILI: BETEJA TË MËDHA MBI MAVROVË-GOSTIVAR DHE PJESËMARRJA E SHQIPTARËVE TË REKËS NË KRYENGRITJEN E SHTATORIT 1913

 Tetovë, 10. 12. 2013 – Pasi shpërtheu Kryengritja e Shtatorit, qeveria serbe u prononcua zyrtarisht se do të aktivizonte edhe potencialin ushtarak rezervë për të shuar sa më parë kryengritjen shqiptare. Nikolla Pashiqi deklaronte se do të zaptonte, me çdo kusht, pikat më strategjike shqiptare, vetëm e vetëm për të ruajtur qetësinë1. Ideologët e Serbisë së Madhe dhe shtypi i kohës (brenda dhe jashtë vendit) fajësonte hapur shqiptarët, duke bërë propagandë se për konfliktin shqiptaro-serb fajtor janë vetë shqiptarët, të cilët nuk duan në asnjë pjesë të vendit të tyre të jetojnë nën sundimin serb 2.
Kryengritja e Shtatorit në historiografinë shqiptare shpeshherë përmendet edhe si Kryengritja e Dibrës. Arsyeja kryesore është sepse aty filloi kryengritja më e madhe në Ballkan, në prag të Luftës së Parë Botërore, prandaj ajo u shpallë edhe qendra e tërë operacioneve ushtarake. (V.Xh)
Dibra ishte edhe qendër politike, nga e cila udhëhiqeshin të gjitha ngjarjet dhe veprimet e mëtejshme të kryengritësve shqiptarë; pra një qendër komanduese, nga ku operonin krerët e kryengritjes në të gjitha territoret e tjera shqiptare dhe udhëhiqeshin veprimet ushtarake të kryengritjes në viset e pushtuara shqiptare. Kryengritja e Shtatorit, për shkak të përmasave që mori, u quajt nga shtypi i kohës Lufta e Tretë Ballkanike3. Partia Social Demokrate Serbe organizoi mitingje kundër qëllimeve ekspansioniste e koloniale të qeverisë serbe, e cila e çoi popullin drejt një aventure të përgjakshme4.
Komanda serbe në fillim mori masa shumë të ashpra kundër krerëve të Lëvizjes Kombëtare dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe nxori urdhër që në rast se krerët e Lëvizjes Kombëtare që ndodhen në Vlorë, nuk ktheheshin në Kosovë, brenda ditëve, pasuritë e tyre do të konfiskoheshin5
Shtypi i Beogradit, me qëllim që të minimizonte fitoret e kryengritjes, që kishte përfshirë gati tërë vilajetin e Kosovës dhe një pjesë të vilajetit të Manastirit, përhapte lajme të rreme se me çlirimin e qyteteve shqiptare, duke filluar nga Peshkopia, Dibra, Struga, Tetova e Prizreni, shqiptarët “që duan të jetojnë” me serbët po masakroheshin nga forcat e Isa Boletinit”6

Kryengritja e Shtatorit u zgjerua në një territor prej disa qindra km2 dhe në qytetet e çliruara u ngrit flamuri shqiptar7. Dibra u çlirua më 22 shtator. Ndërsa sipas të dhënave të dokumenteve serbe, Dibra u çlirua më 23 shtator pasdite, kur kryengritësit hynë në qytet8. Qeveria serbe për shpërthimin e kryengritjes fajësonte Ismail Qemalin dhe Qeverinë e Përkohshme, se gjoja ajo kishte gisht në përgatitjen e saj, me ndihmën e Vjenës dhe se ka pranuar nga ajo mbi 60 000 copë armë9.
Situatën e përshkruan më së miri një artikull i botuar në faqet e gazetës “Përlindja e Shqipërisë” me titull: “Serbia dhe Kryengritja e Kosovës”. Në të shkruhej: “Kosovarët nuk mund t’i durojnë të këqijat aq sa s’mund t’i duronte njeriu që ishte i mësuar dhe i stërvitur me të vuajturat. Atëherë thanë, eja të vdesim më mirë prej plumbit se vdekja e tij është më e lehtë se vdekja e të pangrënit”10.
Kryengritja nisi në shtator të vitit 1913, nën organizimin e Mehmet pashë Dërrallës11. Kryeshefi i policisë në Tetovë njoftonte, më 19 shtator, se kryengritja filloi në krahinat shqiptare të Maqedonisë së re, në Dibër, në Tetovë e në Gostivar.12 Por më vonë, ajo u përhap edhe në Rrafshin e Dukagjinit, ku malësorët u sulën për të çliruar Gjakovën e Prizrenin13. Për të penguar hovin e kryengritjes në Shkup e në rrethinat e tij ishin arrestuar 280 veta dhe po bëhej presion i paparë kundër familjeve të patriotëve14.
Kryengritja shpejt përfshiu një numër qytetesh, si: Dibrën, Malësinë e Madhe, Prizrenin dhe Gjakovën; nga lindja u shtri në zonën Dibër–Strugë–Ohër-Pogradec; nga juglindja Dibër–Kërçovë–Krushevë dhe Manastir; ndërsa nga jugu kryengritja u përhap nëpër Grykën e Radikës, duke përfshirë fshatrat e Rekës, Mavrovës, Gostivart e Tetovës dhe u përhap deri në Shkup15. Siç shihet, me zgjerimin dhe shtrirjen e kryengritjes po bëheshin edhe njëherë përpjekje për bashkimin e viseve të pushtuara nga shteti serb, që këto territore t’i ktheheshin përsëri Shqipërisë etnike. Prandaj krerët e vilajetit të Kosovës të udhëhequr nga Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Elez Jusufi, Qazim Lika, Sadik Rama, Halim Gostivari dhe shumë të tjerë rrokën armët për bashkimin e territoreve të pushtuara me Shqipërinë16.
Udhëheqësit e kryengritjes, me në krye Bajram Currin, Hasan Prishtinën e Isa Boletinin ishin shpërndarë nëpër qendra të ndryshme. Kurse në Tetovë dhe në Gostivar, me urdhrin e ministrit të Luftës, Mehmet pashë Dërralla, i cili në këtë kohë ndodhej në Vlorë, u vendos organizimi i kryengritjes në Pollog dhe më gjerë, të cilën do ta udhëhiqte Halim pashë Tetova17.
Fitorja dhe suksesi i Kryengritjes së Shtatorit e gëzoi pa masë edhe Luigj Gurakuqin, i cili thoshte: “Me të madhin gëzim po marrim vesh fitimet e vëllezërve tanë, pse sot po lahen turpet që hëngrëm nga të huajt. Më vjen shumë keq që nuk ndodhem në mesin e luftëtarëve”18.
Kryengritja e Dibrës pati jehonë të madhe edhe jashtë Shqipërisë. Lajmi për çlirimin e Dibrës, të Pejës e të Shkupit nga ushtria e Isa Boletinit u përhap deri në Amerikë19. Ismail Qemali, si Kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, i dërgoi një letër kryetarit të prefekturës së Elbasanit, Aqif pashë Biçakut, në të cilën shkruante : “për lehtësitë që duhen t’u krijohen Halim Tetovës e Munir Beut, bijtë e Mehmet pashë Dërrallës, që duhej të kalonin nga Elbasani për në Tetovë e Gostivar, për t’u bashkangjitur me atdhetarët e tyre, për të marrë pjesë në luftën kundër pushtuesëve serb në Pollog”20.
Komanda serbe e lëshoi Tetovën dhe u vendos në Shkup, së bashku me familjet21. Para sukseseve të kryengritësve shqiptarë të cilët në këtë kohë po depërtonin drejt Tetovës. Në këtë kohë ishte përhapur lajmi se kryengritësit shqiptarë po depërtonon drjtë Tetovës Pasi kryengritësit në malin Vllajnicë mbi Gostivar kishin kapur katër topa22.
Krerët e Lëvizjes Kombëtare edhe kësaj radhe treguan se nuk i njihnin kufijtë politikë, që ishin caktuar me vendimin arbitrar që ishte marrë në Konferencën e Londrës, ku Shqipëria etnike ishte sakatuar e ndarë përgjysmë, ku mbi 46 % e tokave shqiptare iu dhanë Malit të Zi dhe Serbisë23.

BETEJA TË MËDHA SHQIPTARO-SERBE MBI GOSTIVAR

Kryengritja shqiptare ishte e organizuar mirë dhe në këto çaste ajo po merrte përpjesëtime të gjera, njoftonte naçallniku i policisë nga Manastiri, komandën në Shkup, më 25 shtator 1913, se populli shqiptar kudo bashkohej në anën e kryengritësve24. Kryengritësit shqiptarë më 24–25 shtator kishin zënë pozicione mbi Gostivar, në pikat strategjike Kërçovë–Galiçnik dhe Mavrovë.
Në fillim serbët sulmuan me topa, prandaj shqiptarët u tërhoqën nga fshati Zhirovnicë, duke zënë pozicione të reja, ku nuk mund të depërtonin serbët me armatim të rëndë25. Ushtria serbe nuk mundi që t’i sulmonte shqiptarët, pasi u përhap lajmi se ata mund të sulmoheshin prapa shpine nga vullnetarët tetovarë, prandaj komanda serbe dha urdhër për t’u tërhequr në drejtim të Shkupit. Të gjitha familjet serbe, që ndodheshin në Tetovë dhe në Gostivar, u larguan dhe një pjesë e tyre u larguan edhe nga Shkupi26.
Kryengritësit shqiptarë sulmuan më 25 shtator të vitit 1913, duke marrë Mavrovën dhe më 26 shtator edhe Gostivarin27. Në këto beteja u zunë robë 200 ushtarë serbë dhe 17 topa28. Luftimet më të ashpra u zhvilluar në Kërçovë, afër fshatit Izvor dhe malit Jama, ku kryengritësit ndeshën me pozicionet e trupave serbe të Regjimentit XX, ndërsa më 24 shtator aty u zhvilluan luftime të ashpra midis kryengritësve dhe ushtrisë serbe e çetnikëve të saj.29 Nga Gostivari komanda serbe dërgoi përforcime të reja për të mos lëshuar Kërçovën, por ajo nuk arriti t’i ndalonte forcat shqiptare nga mësymja drejt Kërçovës30.
Popullata e Pollogut jo vetëm që e mbështeti Kryengritjen e Shtatorit, por mori pjesë aktive në të (V.Xh.). Sipas të dhënave të dokumenteve bullgare, shqiptarët për 10–12 ditë u bënë zotë të plotë në Maqedoninë së sotme Perëndimore31.
Për të ndaluar hovin e kryengritjes komanda serbe mori masa të mëdha mbrojtëse. Ajo dërgoi Regjimentet IX dhe XI nga Shkupi dhe Tetova, ndërsa nga Kumanova dhe Kriva Pallanka dërgoi dy batalione të Regjimentit XVII dhe 400 veta nga Regjimenti i Kalorësisë32.
Pas pushtimit të fushës së Pollogut nga ushtria serbe, ajo hasi në rezistencë dy javore në fshatrat e Rekës mbi Mavrovë. Në këto beteja filloi lufta më e përgjakur e shqiptarëve të kësaj ane. Kryengritësit i bënë rezistencë të paparë ushtrisë së rregullt serbe që ishte e organizuar mirë, edhe me artileri dhe teknikë moderne, numerikisht shumë më e madhe. Për këtë arsye, forcat kryengritëse kërkuan ndihmë nga Komanda e Përgjithshme Shqiptare që ndodhej në Dibër. Qeveria e Përkohshme e Dibrës, pas një analize, më 29 shtator vendosi që kryengritësve mbi Mavrovë t’u dërgojë përforcime të reja, nga radhët e luftëtarëve që ishin në vijën mbrojtëse Ohër-Strugë, pasi që forcat serbe në këtë drejtim gjithnjë e më shumë po forcoheshin.33
Ushtritë serbe pasi e pushtuan Gostivarin e dogjën dhe u hakmorën për rezistencën e bërë. Regjimi serb vendosi për t’u hakmarrë dhe shfarosur popullsinë e pafajshme me burra, gra, fëmijë dhe pleq, duke djegur fshatrat për rreth dhe duke rrafshuar ato me tokë. Nga këto masakrime, mbi 5000 banorë e lëshuan Gostivarin me rrethinë dhe u nisën në mërgim kah Elbasani. 34 Kjo kryengritje përfshiu shtatë qarqe shqiptare dhe zgjati mbi dy muaj në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar.

BETEJA TË MËDHA MBI MAVROVË NËN KOMANDËN E HOXHË TANUSHËS

Raportet e diplomatëve të huaj flasin për luftime të ashpra në të gjitha frontet e luftës, duke theksuar se përkundër epërsisë së ushtrisë serbe me armatim, kryengritësit shqiptarë të krahinës së Rekës në komandën e Hoxhës së Tanushës nuk zmbrapsën. Në vazhdim të raportit, konsulli austriak nga Beogradi thekson se vazhdojnë luftimet e ashpra, me humbje nga të dyja palët.35
Për sukseset e dobëta të depërtimit të ushtrisë serbe në të gjitha frontet, lajmëronte edhe Zhitkovski nga Manastiri, sipas të cilit ushtria serbe nuk ishte në gjendje që të ripushtojë territoret shqiptare në vijën Strugë-Dibër-Kërçovë, kurse luftime tejet të rrepta ishin zhvilluar në territorin mbi Gostivar, në vijën Vracë-Mavrovë, me fshatrat përreth.36 Derisa mbi Gostivar bëheshin luftime të ashpra, Jeliçka nga Shkupi njoftonte me telegram se kryengritësit paskan sulmuar në fushën e Pollogut, midis Tetovës dhe Gostivarit, një kolonë furnizimi të përbërë prej 4 kamionësh dhe 350 karrocash me bukë, ku “automobilat u dogjën, ndërsa ushqimi u rrëmbye”.37

LUFTËRAT KUNDËR USHTRISË SEBE MBI MAVROVË  KANË ZGJATUR MBI DY JAVË
Në betejën e Mavrovës, ushtria serbe në fillim u mbraps, Shqiptarët e Rrekës nën komandën e Hoxhës nga fshati Tanushë, dukej se janë në prag të fitores.38 Në këto çaste të vështira për ushtrinë serbe komandanti i tyre detyrua me revole në dorë të ndalë ushtarët e tij që filluan të iknin nga fushëbeteja.39 Komanda serbe, për të shpëtuar nga disfata e plotë, kërkoi përforcime të reja. Asaj i erdhën në ndihmë njësitet e regjimentit XII, XX dhe njësiti “Car Llazar”. Forcat serbe filluan sulmin më 27 shtator, me artileri prej së largu, pasi me armë të tjera nuk mund të afroheshin në pozicionet e luftëtarëve shqiptarë. Sipas raporteve serbe, në këto sulme përmenden afër 40 vullnetarë të vrarë shqiptarë. 40 Më 28 shtator, forcat serbe arritën para Mavrovës, kurse këtyre njësiteve iu bashkëngjitë edhe regjimenti VII, që u kyç në sulmin e mëtutjeshëm. Më 29 shtator, serbët pasi pushtuan Mavrovën, vazhduan marshimin nga fshatrat e Rekës, nëpër rrethinën e Zhirovnicës dhe Grykës të Lumit Radika, duke iu afruar Dibrës. “Raportet serbe japin një numër të madh të vrarësh nga kryengritësit”.41
Në betejën e Mavrovës drejtë Dibrës, përleshja me armë ka zgjatur 13 ditë, duke lënë një numër të vrarësh nga kryengritësit shqiptarë, por edhe pse mungojnë raportet serbe për numrin e të vrarëve nga ana e tyre, ka pasur të vrarë edhe nga ushtria serbe.42 Komanda dhe ushtria e saj më 30 shtator po përparonte kah lumi Radika në drejtim të Dibrës. Ushtria serbe sulmonte edhe nga Kërçova, ajo pasi mori përforcime të reja, kaloi në kundër ofensivë, kështu pas sukseseve në afërsi të Kërçovës te fshati Izvor, mori drejtimin e Dibrës. Në këtë betejë u plagos çetniku i njohur serb Vasilije Trbiq.43
Ushtria serbe pasi e shoi me gjak këtë kryengritje, u soll si e çoroditur mbi tërë popullsinë e pafajshme, shkruante gazeta “Radniçke Novine”. “Më kap tmerri kur i shoh dhe pyes vetveten, se si njerëzit mund të jenë kaq barbarë sa të kryejnë kaq shumë mizori”.44 Për sjelljet serbe dhe pastrimin etnik njofton edhe Mitropoli i Durrësit, ku thotë se “duke ikur nga barbaria serbe kanë ardhur shumë njerëz nga Dibra, Gostivari, Gjakova, Prishtina, Tetova, Prizreni, kurse me ta edhe mjaft bullgarë (bëhet fjalë për sllavo-maqedonasit)”.45 Deri më 25 tetor nga Tetova dhe Gostivari janë shpërngulur me dhunë mbi 400 familje.46

TERRORI I ÇETNIKËVE SERB NË FSHATRAT E GOSTIVARIT ME RRETHINË

Masakrat e bëra në këto krahina u ngarkohen kryekëput bandave të ndodhura nën komandën e vojvodës serb, i quajtur Boge Vojvoda. Këtë komandant të çetës në fjalë, fshatrat përreth Gostivarit kurrë nuk do ta harrojnë, për veprimet çnjerëzore që i ka bërë rregjimi serb gjatë viteve 1912-1913.
Çfarë luftërash janë bërë në Pollog duke filluar nga Gryka e Dervenit, dhe rrëzë Malit Sharr deri në Korab, mundë të konkludohet nga fakti se vetëm në rrethin e vogël të Gostivarit kah Kërçova dhe Mavrova, janë djegur dhe janë bërë rrafsh me tokën, më shumë se 18 fshatra: Sanakosi, Kalishti, Llomnica, Vrapçishti, Zdunja, Raveni, Vërtoku, Reçani, Orqushi, Simnica, Padalishti, Jellovca, Tuinca, Tërnica, Drugova, Trebishtë, Vitushë dhe Shtirovica, të cilët u rrafshuan me tokën, ndërsa fshati Zavojske (i zhdukur nga genocidi serb në vitin 1912 nuk ekziston më), dëshmon mësuesi nga Gostivari: Abdylhaqim Dogani.47 Ndërsa fshatin Raven me forcë kanë dashur ta kthejnë ne të krishterë dhe disa fshatra tjerë por kanë hasur në rezistencë te popullata shqiptare.

Pasqyrë e Barbarizmave Serbe në rrethin e Gostivarit:

Komuna Fshatra dheshtëpi të djegura Të vrarë
burra Të vrara
gra Të djegur
burra Të djegur
gra-fëmijë Vdekje së
ftohtit
Banicë Simnicë 48 2 — — —
// Gjenovicë 9 — 13 7 —
Vardar Reçan u dogjën 335 shtëpi 86 Mbi 20 gra dhe fëmijë — 5 —
// Vërtok 18 — — — 5
// Ravenë 57 1 2 3 —
Debresh Zdunjë 63 14 11 veta në pus 37 fëmijë dhe gra —
Vardar Mirditë 12 — — — —
Debresh Debresh 9 — — — —
Vrapçisht Vrapçisht 18 — — — —
Çajle Çegran 37 — — — —
Serbinovë Qafë 33 31 — — —
Dobridoll Dobridoll 5 — — — —
// Kalishtë 43 1 — — —
Bajnicë Llakavicë 4 — — — —
Vardar Duf 3 — — — —
Shuma 418 62 15 14 5

Shuma e përgjithshme të vrarëve, të djegurve dhe të masakruarve në fshatrat e Gostivarit arrin mbi: gjashtë gjind vetë.48 Ndërsa u dogjën 12 fshatra me 573 shtëpi49 Ndërsa në Tetovë me rrethinë sipas burimeve bullgare u vranë dhe u masakruan mbi treqind e tetë vetë (308). 50
Siç dihet në Gostivar ushtra serbe bëri terror të paparë më 30 tetor 1912, Paria e qytetit edhe pse pagoi shumë dukatë për të plotësuar kërkesat e ushtrisë dhe çetnikëve serb, në fund përsëri vrau mbi 300 qytetarë të Gostivarit, të cilët ranë në sheshin e nderit të Gostivarit dhe u varrosën në një var të përbashkët, që sot vendi njihet si “Varet e Dëshmorëve.51
Sipas burimeve bullgare në Komunën e fshatit Sanakos, e cila ishte qendër administrative u vranë mbi 170 fshatarë të pafajshëm.52 Poashtu nuk ngeli anash as fshati Kalishtë, i cili gjatë Kryengritjes së Dibrës ka qenë shumë aktiv. Sipas deklaratave të qytetarëve të fshatit Kalishtë ata deklaronin haptazi: “se me ardhjen e ushtrisë shqiptare nga Dibra edhe ne u bashkëngjitëm me vëllezërit tanë.53 Për këtë arsye pas shuarjes së kryengritjes ushtria serbe vendosi ti hakmerret edhe fshatit Kalishtë. Me të hyrë në fshat ushtria serbe mblodhi të gjithë burrat dhe mbasi i futi në shkollën e fshatit, prej këtu i nisën për ti çuar në Komunën e Pozharanit, gjatë rrugës i vranë disa me pushkë e disa i therën me thikë. Numri i të masakruarve të këtij fshati që ranë dëshmorë për liri është mbi 43 vetë: Memet Rustemi, Baki Lutfiu, Memet Bilalli Lazim Mamuti, Sherif Muslija, Shaip Xhemali, Islam Limani, Etem Rushiti, Rushit Etemi, Demir Jusufi Bexhet Xhemaili, Osman Zejneli, Jakup Rahmani, Kamber Jonuzi, Adem Latifi, Mehdi Bekteshi, Jusuf Maliki, Xhabir Ajrullai, Shaban Ferati, Emin Hasani, Zyrap Hasani, Xhemail Shemsija, Xhafer Shaqiri Nebi Rexhepi, Nezir Mustafa, Kamber Ramadani, Seadin Abdullai, Ysman Ameti, Zaim Synani, Rakip Synani, Shuaip Mustafa, Murtezan Rexhepi, Rahim Ahmeti, Berzat Bajrami, Ibish Alija, Halim Rustemi Nesin Myftari, Beqir Myftari dhe një grua e quajtur Hatixhe Mema. Në fund i tërë fshati u plaçkitë nga ushtarët serb.54
Në të shumtën e rasteve të masakrimeve siç kemi përmendë edhe më lartë këtë gjenocid e bënin në të shumtën e rasteve çetat çetnike serbe, më të njohur në këto anë ishin çetnikët: Mihajlli nga Pozhorani, Risto nga fshati Turçan dhe Bogdan Mihajlli nga fshati Bajnicë. Në Pollog me rrethinë janë të njohura veprimet e tyre barbare.55
Këto çeta ndihmëse të ushtrisë serbe vendosën të djegin fshatin Dobërdoll dhe të vrasin qytetarët e pafajshëm pasi paria e fshatit pas mbarimit të Kryengritjes së Shtatorit nuk lejonin ushtrinë serbe dhe çetat çetnike që të hynë brenda në fshatë të kërkojnë ata persona që kishin ndihmuar kryengritjen. Çetat çetnike serbe vendosën me luftë të hynë brenda në fshatë me këtë rast ata pushkatuan në qendër të fshatit 5 vetë nga paria dhe kishin vendosur të digjnin fshatin. Por fshatarët për të shpëtuar nga djegia fshatit Dobërdoll paguan 300 lira flori.56
Në fshatin Vrapçishtë torturat më të mëdha i kanë bërë serbo-çetnikët e vendit dhe fshatrave për rreth të udhëhequr nga këta çetnik: Jovan Trojani, Cenë Stefani, Gligor Vasili, Manol Kërste nga Vrapçishti e Stojan Cocoli nga Gallata. Nga torturat që kanë përjetuar kanë vdekur 18 persona. Këta çetnik kanë plaçkitur tërë fshatin dhe kanë bërë presion të madh që sa më shumë banorë të këtij fshati të shpërngulen për në Turqi.57
Poashtu në këto masakra të bandave çetniko-serbe nuk është kursyer as fshati Debresh. Pas mbarimit të Kryengritjes së Shtatorit në fshatin Debresh vriten 7 vetë.58 Ushtria serbe dhe çetnikët e fshatit që i bënë ekzekutimet ishin: Deso Smillovi, Mate Gjore, Drage Llazari, Marko Duke, Simon Grujo dhe Boshko Novak.59 Ushtria serbe dhe çetnikët e vendit janë sjellur shumë keq ndaj fshatrave shqiptare. ”Nqoftëse nuk përmbushej një dëshirë nga kërkesat serbo-çetnike të priste vdekja”, pohonin fshatarët e këtyre fshatrave. “Vetëm pse nuk e gjetën kryeplakun e fshatit Debresh u vranë menjëherë: Nezir Sulejmani dhe Rystem Mustafa”.60
Fshati Bajnicë, merr pjesë aktive në Kryengritjen e Shtatorit të vitit 1913, ka qenë edhe qendra e ushtrisë dhe çetave çetniko-serbe, që të masakruarit dhe të vrarit i kanë sjellë nga fshatrat për rreth në fshatin Bajnicë dhe i kanë vrarë në hyrje të fshatit duke ardhur rrugës nga Gostivari. Numri i të vrarëve në këtë fshat ka qenë shumë më i madh. Por tash për tash kemi arritur trë sigurojmë vetëm me emrat e 4 të vrarëve.61 Ky vandalizëm u bë nga çetnikët serb të vendit, këta ishin: Mihajll Dimitrija, Bogdan Mihajlli, Krsta Trajçe, Zdrave Micko, Gine Micko, Nestor Angjelli, Sima Novja, Ugrin Trpe, Kuzman Stefani dhe Mlladen Llaze.62
Kryengritja e Dibrës në rrethin e Gostivarit pati jehonë të madhe në popull pasi u përhapë lajmi se shqiptarët janë çuar në këmbë për të shkuar në Shkup, për të përzënë serbin nga këto anë. Çetës kryengritëse shqiptare që erdhi nga Dibra nëpër Kërçovë nën komandën e Emin Beut, patriotit të shquar nga fshati Pesoçan. Ky kur iu afrua Gostivarit, i dolën përpara tërë fshati Simnicë burra e gra dhe iu bashkëngjitën kryengritësve.63
Pas shuarjes së kryengritjes ushtria serbe bëri hakmarrje të paparë kundër fshatit Simnicë duke vrarë burra gra dhe fëmijë. Nga ky fshatë u vranë 48 vetë dhe nga 116 shtëpi sa kishte fshati u dogjën 113 shtëpi. Më së shumti pësoi familja e gjyshit të Xhemë Hasës, Esat Ali Hasa, si kryeplak i katundit pasi u vra nga dora e komandantit serb, trupi i tij u hodh përsëri në zjarr.64
Në fshatin Simnicë ushtria serbe nuk u ngop me këto masakra që bëri më parë dhe pas tërheqjes së saj, pas 8 ditëve në fshatin Simnicë vinë përsëri çetat çetniko-serbe të udhëhequr nga Dimitar Gjoka dhe me listë kërkojnë këto persona: Xhemail Ismailin, bashk me të birin Nebiun, Rahmi Jusufin, Ajvaz Ali Osmanaj, Mamut Bajram Osmanaj, Zeno Zeqir Osmanaj, Ibish Zeqir Osmanaj, Tahir Zeqir Osmanaj, Zulfi Sadin Osmanaj, Zulfi Kurtish Ketën, Izeir Ramë Ketën, Fetah Ramë Ketën, Azim Ramë Ketën, Rustem Zeqir Ketën, Sul Ketën, Memet Durmish Ketën, Belul Jashar Ketën, Iliaz Xhelil Shehri, Sinan Memet Gjika, Selman Nurçe Gjika, Memet Elez Gjika, Bexhet Emri Gjika. Pasi i lidhën i nisën për në prefekturë dhe gjatë rrugës i vranë të gjithë te vendi i quajtur “Vakëf i Bajnicës”.65
Çetnikët serb dhe administrata serbe pas disa ditëve u kthyen prapë në këtë fshat dhe kërkonin në çdo shtëpi nga 10 napolona kinse për shpëtimin e tyre. Ndërsa në anën tjetër ata e kishin kryer më këtë akt barbar afër fshatit Bajnicë. Këto barbarizma në Bajnicë i ka kryer Risto Kole, së bashku me çetën e tij. Të cilët pas vitit 1915, kur Gostivari dhe Tetova bien nën sundimin e Parë Bullgar, çetniku Bogdan Vojvoda ikën në Serbi dhe vendoset në Nish, ndërsa Petro Mitrekrsti vendoset në qytetin Ub afër Beogradit.66 Pas 15 ditëve të vrasjes së këtyre fshatarëve përsëri erdhi sekretari i prefekturës me një listë të përgatitur që më parë, duke apeluar se kinse kërkon djem të ri në “punë” në anën e Gostivarit mbi Mavrovë. Gjatë rrugës menjëherë filloi masakrimi dhe vrasja e tyre. Në grupin e tretë nga fshati Simnicë u masakruan këta persona: Sul Shaban Shabanalla, Ali Rexhep Hasa, Myftar Sahit Hasa, Imer Bexhet Shehri, Nuredin Isuf Osmanaj, Sinan Sali Keta, Ahmet Sali Keta, Abas Abdi Hasa, Riza Baftjar Gjika, Sheap Hajdin Gjika, Qamil Hysen Gjika, Rushan Qail Gjika, Dul Musa Gjika. Këta albanofob serb që nuk mundë të ngopeshin assesi me gjak shqiptari, i futën edhe këta të rij në një gropë përmbi fshatin Cerrovë.67
Çetnikët serb u hakmorën, pasi në Simnicë vepronte çeta shqiptare nën komandën e Tezat Jonuz Hasës dhe Halit Rexhep Hasës nga fshati Simnicë.68 Kjo çetë e lirisë me armë në dorë ndihmoi kryengritjen shqiptare të vitit 1913, për çlirim nga sunduesi serb dhe bashkim me shtetin amë.
Pa mbaruar as 8 ditë nga masakrat e bëra në fshatin Simnicë, çetnikët serb e rrethuan fshatin Gjonovicë, ku i vranë 9 burra, duke djegur 7 shtëpi plotë me njerëz brenda: 13 meshkuj dhe 7 vajza dhe gra.69 Në këto masakra në fshatin Gjonovicë u dogjën: Halil Myslimi me familjen 7 anëtarësh, Qail Mersini me familjen 4 anëtarësh, Xhelil Mersini me familjen 5 anëtarësh, ndërsa shpëton, Nazif Ibishi por i digjet vetëm djali, ndërsa vëllait të tij Zenko Ibishit i digjen 3 anëtarë të familjes, ai vetë, arriti ti shpëton kësaj masakre.70
Në fshatin Cerrovë bandat çetniko-serbe që dogjën Simnicën, i akuzuan edhe fshatarët e Cerrovës se kishin marrë pjesë aktive në Kryengritjen e Shtatorit. Për këtë arsye ata vranë 9 qytetarë në fshatin Cerrovë, këta ishin: Beqir Rustemi, Rushan Rustemi, Rustem Beluli, Tahir Yzeiri, Fejzo Aliu, Maksut Dehari, Osman Sahiti, Ali Jonuzi dhe Abedin Hida.71
Me ardhjen e ushtrisë shqiptare nga ana e Dibrës nën komandën e Emin beut, edhe fshatarët e fshatit Reçan nën komandën Imamit të katundit Mulla Imerit dhe Halil Shekos i rrokën armët dhe e sulmuan ushtrinë serbe, ajo u zmbraps kah fshati Zdunjë. Por me ripushtimin e serishëm të këtyre fshatrave, komandanti i ushtrisë serbe i thirri burrat te sheshi i fshatit, por burrat e fshatit në këtë kohë e kishin lëshuar fshatin dhe kishin dalë në mal, para se të hynte ushtria serbe në këto anë. Por komanda serbe dha urdhër që nëqoftëse burrat nuk kthehen në fshatë do tu merren fëmijët e tyre peng. Nga ky lajm i përhapur se u kanoset rreziku fëmijëve, kryengritësit e fshatit që ndodheshin në mal vendosën që të kthehen nëpër shtëpitë e tyre për të shpëtuar fëmijët. Me këtë rast u kapën 86 vetë u lidhën dhe u pushkatuan te vendi i quajtur “ Lamët e Katundit”.72 Në këtë masakër u vranë: Zenun Mustafa, Alim Beshiri, Imam Imer Hoxha, Bejtulla Dermishi, Sahit Emrullai, Sait Beadini, Murat Bylikbashi, Rustem Yzeyri, me të birin Rizahun, Ebib Mustafa, Memet Ramadani, Sherif Selimi, Qamil Selamani, Hysen Hajdari, Jakup Dermishi, Memet Abdia, Sinan Sejdullai, Maliq Salija, Berzat Embrllai, Azbi Qazimi, Dear Shasivari, Amza Haxhi Azizi, Jaha Tefiku, Axhi Kasam Nuhija, Xhevdet Muaharemi, Maliq Xhemaili, Ajdar Abdullai me djalin Abdulla, Memish Selami, Belul Zymberi, Mënyr Dermishi, Alim Mustafa, Zejnel Bejtullai, Ismail Iseni, Emin Fazlia, Tahir Idrizi, Idriz Tafili, Latif Jusufi. Pas kësaj vrasje ushtria serbe vendosi të djegë tërë fshatin duke vrarë gra dhe fëmijë të mitur, tregon pjesëmarrësi i kësaj masakre Hamdi Shabani, i cili arrin të shpëton vetëm pasi plumbi e kishte qëlluar në dorë dhe kishte mundësi që të ikë nga plumbat e ushtrisë serbe.73 Sipas këtij dëshmitari në fshatë brenda u vranë shumë veta. Ky pjesëmarrës i kësaj masakre nuk është në gjendje ti tregojë emrat e të gjithë të masakruarve në fshat, përveç disave që ka mundur ti mbajë në mend. Këta janë: e shoqja e Mehmet Ramanit-Zelija, pastaj e shoqja e Sali Rexhepit, nëna e Rexhep Hajdarit, me njërin djalë. Numri i të vrarëve në fshatin Reçan është shumë më i madh por mungojnë të dhënat dhe dokumentacioni.74 Disa ditë më vonë në fshatin Reçan erdhën përsëri çetat çetniko-serbe të udhëhequr nga çetnikë të vendit: Ilia Novosella, Nestor Novosella, Jovançe Novosella dhe Metani Badija prej Novoselle. Ndërsa Mark Angjelli, Rafail Isaku, Miladin Boshku, Mine Serbini dhe Forç Vojne nga Vërtoku. Këta çetnikë kapën fshatarë tjerë dhe nisën për fshatin Bajnicë dhe te vendi “Vakëf” i vranë të gjithë duke i masakruar me thikë.75
Pas shuarjes së Kryengritjes së Shtatorit, në muajin tetor kur ushtrisë serbe i erdhën forca të reja nga Serbia, ajo bëri kërdi në fshatrat shqiptare që kishin marrë pjesë në këtë kryengritje të regjimit tejet të egër serb. Po kështu edhe fshati Vërtok, nuk u kursye nga mësymja e ushtrisë serbe. Ushtria serbe dhe çetnikët e saj shumë keq u sollën me ata fshatarë që kishin dhënë ndihmë kryengritësve shqiptarë. Ushtria çetnike-serbe dogji fshatin e më së shumti pësoi e ashtuquajtura“mëhalla e Shehlerëve” ku u vranë 18 vetë.76
Në fahtin Vërtok u vranë:Selim Ademi, Xhabir Selimi, dhe i biri Durmish Bajrami, Afiz Dalipi, Musli Pajaziti, Sadin Muslia, me të birrin, Xhemal Saliu, Ajdar Ismili, Adem Osmani, Iljaz Vehapi, Mejdi Vehapi, Rustem Vehapi, Gani Gani Selmani, Fejzulla Ganiu, Rakip Mustafa, Myslim Rakipi, me të birin, Xhafer Veliu dhe Rahim Kasami. Një grup qytetarësh të këtij fshati, ku buron lumi Vardar ishin edhe më të vendosur, edhe pse në mesin e tyre kishte edhe gra trimëreshe që nuk u dorëzuan kurrë, por vdiqën nga të ftohtit e dimrit në mal dhe nuk pranuan të dorëzohen në duart e barbarëve serbo-çetnik. Këta gra atdhetare sëbashku me burrat e tyre idhin: Feime Kasami, Sevdije Mediu, Xheladije Myslimi, Rabije Myslimi me të shoqin Azis Myslimi dhe shumë bashkëfshatarë të tjerë.77 Prandaj këta trimëreshe të rezistencës shqiptare në këto anë të Gostivarit e meritojnë në shenjë respekti një pllakë përkujtimore. (V.Xh).
Në kryengritjen e Shtatorit edhe fshati Raven ka qenë shumë aktiv në kryengritjen shqiptare të vitit 1913, ku tërë burrat e fshatit i rrokën armët dhe u nisën për çlirimin e Gostivarit dhe Pollogut në përgjithësi, nga sundimi serb. Pas disa ditë luftimesh heroike, Forcat Vullnetare Shqiptare së bashku me vullnetarët e fshatit Zdunjë, arritën ta mundin ushtrinë serbe dhe ta largojnë nga Gostivari disa km. Por pasi ushtria serbe mori përforcime të reja arriti ti kthen shqiptarët dhe ta merr përsëri Gostivarin dhe fillon masakrat nëpër fshatrat shqiptare. Kryengritësit shqiptarë u thyen në rrethin e fshatit Vrapçishtë, pasi ushtria serbe numerikisht dhe ushtarakisht ishte e armatosur shumë më mirë dhe në këto sulme ajo përdori edhe artilerinë. Pas shuarjes së kryengritjes shqiptare ushtria serbe hyri edhe në fshatin Raven dhe vrau 17 burra dhe dy gra.78 Pasi i kryen këto krime në fshatë mblodhën 40 burra nën komandën e çetnikut Gjorgje Bilbili me prejardhje nga Serbia dhe Smilko Peçkova, i nisën këta fshatarë duar lidhur në vendin e ashtuquajtur “Vakëf” të Bajnicës duke i therë të gjithë me bajoneta.79 Nga këto barbarizma serbe nuk u kursye as fshati Zdunjë. Sipas dokumenteve që disponojmë në këtë fshatë u vranë 35 burra dhe 14 gra.80 Në Zdunjë u vranë: Shuaip Maksuti me të shoqen Alijen të bijën dhe gjyshen, e shoqja Kurtish Shabanit, Zeqir Bilalli së bashku me të shoqen, Emush Osmani me të shoqen dhe hallën, babën, dhe vëllain, Abdurahim Jonuzin me të shoqen, Bexhet Zyberi me të shoqen, Rexhep Kurtishi me të bijën e vetë, Veli Alia me të shoqen, Gjyljas Iljazi me të bijën, Vehap Azizi, Jonus Xhaferi, Kurdali Mustafa me djalin dhe babën, Beqir Demiri, Zeqir Shemsia, Murtezan Mehmeti, Qerim Kadria, Sulejaman Lutfija, djali i Hamit Zamzunuit, Aqif Izeiri, Zulfiqar Zyberi, Murtezan Ramadani me të shoqen dhe vajzën e vet, Shaqir Kasami, Mustafa Beqiri, Alit Osmani, Milahim Sinani, Ibrahim Alia, bashkë me nënën, numri më i madh i të vrarëve u hodh në pus.
Menjëherë pas këtij masakrimi të nesërmen erdhën çetnikët serbë dhe morën fshatarë tjerë të pafajshëm.81 Komandanti i kësaj çete çetniko-serbe ishte Nikollë Pejo nga katundi Leshnicë, me këta çetnikë: Bllazhe Senadini, Sërbin Efto, Zharko Gego, Petro Nesturi, Sime Mamiri, Marko Stame, Jovica Fotiri, Mirko Stame, Bilbil Jaqimi dhe disa të tjerë. Këta fshatarë të pafajshëm u masakruan të gjithë me thikë dhe u varrosën në vendin e quajtur “Vakëf” të Bajnicës.82
Në Kryengritjen e Shtatorit dhe me përhapjen e saj për marrjen e Shkupit, për të dëbuar sundimin serb nga këto anë, ka marrë pjesë aktive edhe banorët e fshatit Çegran. Për këtë arsye u terrorizua i tërë fshati, ku janë marrë shumë qytetarë mbi 52 vetë, në fillim u dërguan në shkollën e fshatit Çajle, ku nga ata në fillim u morën 18 vetë dhe u masakruan te “Guri i Bilallit”. Ndërsa tjerët me pretendim se do ti çonin në Gostivar i vranë përgjatë rrugës dhe trupat e tyre i hidhnin në lumin Vardar. Këto krime u bënë me urdhër të çetnikut të njohur të kësaj ane dhe komandantë i çetës çetniko-serbe, Risto Turçani, këti i ka ndihmuar në këto masakra zëvendës sekretari i Prefekturës së Gostivarit çetniku serb Llaze.83 Numri i të vrarëve dhe të zhdukurve sipas dokumenteve ekzistuese është gjithsejtë 52 të zënë rob. Nga ata janë verifikuar vetëm 32 persona: Bilall Fazliu, Jusuf Murati, Akik Asani, Çerkez Ferati, Memet Aliti, Bajram Iljazi, Çela Durmishi, Elmaz Fetahi, Azis Bakiu, Jusuf Shasivari, Milaim Shaqiri, Fejzulla Neziri, Veli Merseli, Ramadan Fetahu, Azir Çelebi, Rasim Aziri, Ajet Sulejmani, Bajram Xheladini, Osman Ajdari, Selman Limani, Yzair Selimi, Refet Selimi, Azir Ramadani, Ysen Sali, Kasëm Aliti, Rakip Limani, Sadik Muharemi, Rahman Zendeli, Idriz Latifi, Beqir Ismani, Shuaip Zeqiri dhe Hasan Azizi. Por ka mundësi që ky numër të jetë edhe shumë më i madh, por mungojnë të dhënat arkivore.84 Prej të njëjtave banda çetniko-serbe janë vrarë edhe 4 fshatarë në fshatin Llakavicë: Islam Dervishi, Tefik Islami, Xhafer Zenko dhe Islam Fehtai.85
Në Gostivar me rrethinë masakrimet e bëra nga ushtria serbo-çetnike kulmon masakra e bërë në fshatin Qafë. Ushtria serbe pas Kryengritjes së Shtatorit e rrethoi fshatin Qafë, i mblodhi burrat e fshatit dhe filloi ti vriste pa i marrë në pyetje si burrat ashtu edhe gratë, ku vranë 33 burra dhe 31 gra e vajza.86 Në fshatë u masakruan këta persona: Murat Seadini, Jonuz Seadini bashkë me të shoqen 3 djemtë dhe vajzën, Jonuz Seadini bashkë të shoqen djalin dhe 2 vajzat, Zejnel Alili me të shoqen, Memet Alili me të shoqen 3 djemtë dhe një vajzë, poashtu edhe Alim Ramadani me të shoqen 3 djemtë dhe një vajzë, Riza Rahmani me të shoqen dhe dy djemtë, Abedin Seadini me të shoqen 2 djemtë dhe një vajzë, Rahman Azizi me të shoqen dhe një vajzë, Selman Bilalli me të shoqen dhe 2 vajza, Murat Bilalli me të shoqen dhe 2 vajza, Liman Ramadani me të shoqen dhe një vajzë, Kamber Sedini me të shoqen, Idriz Sedini me të shoqen 2 vajza dhe një djalë, Mazllam Saliu me të shoqen 2 djem dhe 2 vajza nëna ishte Sulltana e bija e tij, heroina e kësaj ane.
Gjakun e babës dhe të dy vëllezërve dhe të motrës e në fund edhe të tërë fshatit Qafë dhe më gjerë e morri trimëresha e kësaj ane vajza 18 vjeçare Sulltana. Kjo vajzë në çastin kur i marrin babanë për pushkatim, rroki gërshërët dhe goditi çetnikun serb Stojanin, të nipin e komandantit të çetnikëve Mihajllo Josifoviqi (i njohur në popull si Mihajll Brodi ose në anën e Kërçovës i njohur edhe si Mikali i Brodit). I cili nga goditja me gërshërë ra i vdekur në vend, duke e vrarë edhe dy ndihmësit e tij. Në atë moment, Sulltana vritet nga çetniku i katërt i këtij grupi.87 Në kujtimin e kësaj vajze heroinë që ka ngelur në gojën e popullit jo vetëm të kësaj ane por edhe në tërë trevat e Shqipërisë Lindore si shëmbëlltyrë e rezistencës shqiptare në këto anë, po e japim këtë këngë në origjinal.88
Pra kjo kryengritje edhe pse zgjati mbi dy muaj në teritorrin e Shqipërisë verilindore fare pak njihet në historiografinë botërore dhe nuk mund të krahasohet as me atë të Ilindenit, e cila ka zgjatur vetëm një ditë dhe ka përfshi vetëm një qark. Pra, Ilindenit i jepet shumë më shumë peshë në politikën shtetërore maqedonase, ku është e përkrahur edhe nga historiografia komuniste shqiptare e Shqipërisë që sot e kësaj dite ka mbetur fare e pa ndryshuar. Ndërsa Kryengritja Shqiptare e Shtatorit, minimizohet nga vetë politikanët shqiptarë dhe institucionet e saja, nuk mbahet asnjë manifestim me karakter ndërkombëtar as në Kosovë, as në Shqipëri, as në Maqedoni.
TERRORI DHE VRASJET NË FSHATIN QAFË TË GOSTIVARIT NGA PARAMILITARËT SERB

Masakrat e bëra në këto krahina u ngarkohen kryekëput bandave të ndodhura nën komandën e vojvodës serb, i quajtur Boge Vojvoda. Këtë komandant të çetës në fjalë, fshatrat përreth Gostivarit kurrë nuk do ta harrojnë, për veprimet çnjerëzore që i ka bërë tregimi serb gjatë viteve 1912-1913.
Në Gostivar me rrethinë masakrimet e bëra nga ushtria serbo-çetnike kulmon masakra e bërë në fshatin Qafë. Ushtria serbe pas Kryengritjes së Shtatorit e rrethoi fshatin Qafë, i mblodhi burrat e fshatit dhe filloi ti vriste pa i marrë në pyetje si burrat ashtu edhe gratë, ku vranë 33 burra dhe 31 gra e vajza.89 Në fshatë u masakruan këta persona: Murat Seadini, Jonuz Seadini bashkë me të shoqen 3 djemtë dhe vajzën, Jonuz Seadini bashkë të shoqen djalin dhe 2 vajzat, Zejnel Alili me të shoqen, Memet Alili me të shoqen 3 djemtë dhe një vajzë, poashtu edhe Alim Ramadani me të shoqen 3 djemtë dhe një vajzë, Riza Rahmani me të shoqen dhe dy djemtë, Abedin Seadini me të shoqen 2 djemtë dhe një vajzë, Rahman Azizi me të shoqen dhe një vajzë, Selman Bilalli me të shoqen dhe 2 vajza, Murat Bilalli me të shoqen dhe 2 vajza, Liman Ramadani me të shoqen dhe një vajzë, Kamber Sedini me të shoqen, Idriz Sedini me të shoqen 2 vajza dhe një djalë, Mazllam Saliu me të shoqen 2 djem dhe 2 vajza nëna ishte Sulltana e bija e tij, heroina e kësaj ane.
Gjakun e babës dhe të dy vëllezërve dhe të motrës e në fund edhe të tërë fshatit Qafë dhe më gjerë e morri trimëresha e kësaj ane vajza 18 vjeçare Sulltana. Kjo vajzë në çastin kur i marrin babanë për pushkatim, rroki gërshërët dhe goditi çetnikun serb Stojanin, të nipin e komandantit të çetnikëve Mihajllo Josifoviqi (i njohur në popull si Mihajll Brodi ose në anën e Kërçovës i njohur edhe si Mikali i Brodit). I cili nga goditja me gërshërë ra i vdekur në vend, duke e vrarë edhe dy ndihmësit e tij. Në atë moment, Sulltana vritet nga çetniku i katërt i këtij grupi.90 Në kujtimin e kësaj vajze heroinë që ka ngelur në gojën e popullit jo vetëm të kësaj ane por edhe në tërë trevat e Shqipërisë Lindore si shëmbëlltyrë e rezistencës shqiptare në këto anë, po e japim këtë këngë në origjinal.91


Sulltana Mazllami heroina e fshatit tё Qafё-Gostivar

“Këngë për Sulltanen” marrë nga arkivi i Tiranës;

Tanë komitat janë trumbue,
drejt në Qafë na kanë shkue
dhe tanë Qafën e rrethuen.

Gjithë burrninë e kanë trumbue
në burg të Mazllamit i kanë çue.

Kjo Sulltana dul në dollap
dhe shumë duart po na plas
ç’ësht moj nanë ky gjak i zi
vrasin bura vrasin gratë,

Zduhet të roja pa burrni
qysh u ba me këtë Shqipni.

Kjo Sulltana ra në çardak
këta gershana i ndodhën ngjat
mur gershanat dhe i shtiu në gji.
Kjo Sullltana duel në krye të shkallëve
gajret babë mos u lidh i gjallë
se nuk ta la gjakun pa ta marrë.

Gajret moj bij mos u frik
se do shkojmë shehit.

Ky mazllam i bir i asllanit
ia shkieu gojën këtij kapidanit,
moj Sulltane e bija e Mazllamit
mirë ja bën atij Stojanit.

Ky Zendeli një burr i gjatë
njëzetë vetë i shpëtoi në flakë

ikni shokë të bjem nat prue
na sot mbarrue na ka nji grue.
Në kjo Qafë? Qafë me ëmën
shkoj trimnija deri në femën.92

__________________________
Referencat:
Ismail Qemali, “Përmbledhje dokumentesh” Tiranë 1982 f.194.
“Balkanikus”, Albanski problem , i Srbija i Austro–Ugarska, Beograd, 1913, .f.62.
“Obzor” Zagreb, 8 tetor 1913.
Sergije Dimitrieviç, Socialistishki pokret u Serbiji 1870–1918, Beograd, 1984, f. 24.
Po aty.
Bogumil Hrabak, Arbanashki upadi…, vep. e përm., f. 61.
Thoma Murzaku, Faktorët kryesorë që çuan në shpërthimin e Kryengritjes së Shtatorit 1913, në: “Jehona”, Shkup, 1993, f. 29.
Bogumil Hrabak, Arbanashki upadi…, vep.e përm., f.55.
Po aty.
“Përlindja e Shqipërisë”, Vlorë, 8 tetor 1913.
Telegram, nr.4608, i konsullatës austriake nga Shkupi dërguar Storkut në Beograd, 26 shtator 1913.
MID. Raport i “naçallnikut” të Tetovës dërguar Komandës Supreme në Beograd, 19 shtator 1913.
Abaz Ermenji, Albania, vep.e përm., f. 330; Zamir Shtylla, Dokumentet diplomatike serbe mbi qëndrimin e Austro–Hungarisë ndaj Kryengritjes së Shtatorit 1913 dhe ngjarjet pas saj, në: “Jehona” nr. 6, Shkup, 1993, f.104.
Telegram, nr.4608, i konsullit nga Shkupi dërguar Strock në Beograd , 26 shtator 1913.
AQSh. Fondi 22 , dos. 7; letra e Jani Vrutos, 25 shtator 1913.
Bogumil Hrabak, Arbanashki upadi…, vep. e përm., Vranjë, 1988, f.31-32.
Po aty. Fondi 271, dos.141, 29 shtator 1913. Letër e Ismail Qemalit dërguar Aqif pashë Biçakut (Elbasanit), 29 shtator 1913.
Po aty. Luigj Gurakuqi, “Korrespodenca”, Fondi 68, dos.55, f.100–123.
Po aty. “Letrat e Jani Vruhos”. Fondi 22, dos.nr.7. Letër dërguar në Amerikë më 25 shtator 1913 dhe ka pranuar më 25 tetor 1913.
Po aty. Fondi 271, dos.141. Letër e Ismail Qemalit dërguar prefekturës së Elbasanit dhe kryetarit të saj më 29 shtator 1913.
Bogomil Hrabak, Arbanashki upadi…, vep.e përm., f.59.
AQSh. Fondi 4411, dos. 21. Telegram dërguar Anbrey Herbertit në klubin e udhëtarëve në Londër, 27 shtator 1913.
Historia e Shqipërisë, vep. përm., f. 314.
Todor Gligorovski, Srpski izvori za istorijata na makedonskiot narod 1913-1917, dok. nr. 11, 13.
AQSh. Fondi 71, dok. nr.11727.
Bogomil Hrabak, Arbanashki upadi…, vep.e përm., f.59.
Sreten Martinoviq, Qëndrimi i ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve në viset e pushtuara në vitet 1912–1913, “Gjurmime albanologjike”, nr. 7, Prishtinë, 1977, f. 277.
“Qeveria e Përkohshme e Vlorës”, dok. nr. 247–276; Bogumil Hrabak, Arbanashki upadi…, vep. e përm., f.59.
AQSh. Fondi 71, viti 1963, dok. IV, nr. 11727.
Halim Purellku , Kryengritja e Shtatorit , në: “Jehona” , nr.6, Shkup, 1993, f. 51.
Album-Almanaha, Struga, Sofje, 1932, f.105.
Petar Stojanov, Makedonija vo vremeto na Balkanskite i Prvata Svetska vojna, Shkup, 1969, f. 193–197.
Qeveria e Përkohshme e Vlorës… dok. 280.
Gazeta“ Liria e Shqipërisë” më 3 tetor 1913.
HHStA-PAA, Raport i Storckut nga Beogradi drejtuar Vjenës më 4 tetor 1913.
Telegram nr.222 i Zhitkovskit nga Manastiri dërguar Vjenës më 8 tetor 1913.
HHStA-PAA Telegram i Jeliçkos nga Shkupi nr. 131 dërguar Vjenës më 11 tetor 1913.
Shënime të mbledhura nga vetë autori i librit, prill, 2012.
A.M-Shkup, filmi 41-30, “Ratna hronika” , f. 396.
Po aty.
Po aty, filmi 41-30 f. 396; sipas të dhënave serbe në këto beteja u vranë nga forcat shqiptare te 400 kryengritës, ndërsa nga ushtria serbe u vranë 4 ushtarë dhe u plagosën 9 veta, këto të dhëna i japim të pa korrigjuara, pasi nuk kemi pasur mundësi t’i verifikojmë në mungesë të dokumentacionit.
122 A.M.-Shkup, “Ratna hronika”, filmi 41-30 f. 395.
Petar Stojanov, Makedonija vo vremeto na Ballkanskite i Prvata Svetsaka vojna 1912-1918, vep. e cit. f.198.
Gazeta“ Radniçke novine” , Beograd, më 22 tetor 1913.
AQSH-Tiranë, Fondi 136, dos.11 viti 1913.
Raporti nr.145 i konsullit Jeliçka në Shkup, më 3 nëntor 1913.
AQSH-Tiranë Fondi 23 dos. 28, “Memoaret” e Abdylaqim Doganit”, f. 67.
AQSH-Tiranë, Fondi 812, dosje 8, f. 1. viti. 1944
Fshatrat e djegur në Gostivar me rrethinë: Reçan, Zdunjë, Raven, Vrutok, Mirditë, Orqush, Gjonovicë, Simnicë, Cerovë, , Srezimir, Dëbovë, Shtirovicë, e tjerë.
K. Grigorov, Srpskite zhestokosti vo Makedonija, (1912-1915), vep. e cit. f .9.
Gazeta “Tomori”, “Gostivari vendi më i gjallë i Dibrës së Madhe, Tetova një ndër qendrat më aktive kundër pan-turqizmës e pan slavizmës, ” (fejton), Tiranë më 15-17 tetor 1941.
G. Grigorov, Srpskite zhestokosti vo Makedonija, (1912-1915) vep.e cit. f..9; kërkojmë ndjesë pasi nuk kemi pasur mundësi deri tani ti sigurojmë emrat e dëshmorëve të rënë për liri në fshatin Senakos.
AQSH-Tiranë, Fondi 812, dos 8, f. 10, viti 1944.
Po aty.
Po aty. Fodi 812.
AQSH-Tiranë dok. i njejtë. Në fshatin Dobërdoll, për të mbrojtur fshatarët nga çetat çetnike serbe ranë dëshmor këta persona:Asllan Baftija, Abdi Jusufi, Aqif Bakija, Qamil Pajaziti, dhe Rakip Pajaziti.
AQSH-Tiranë, Fondi 812, dos 8, f.9 viti 1944; Në fshatin Vrapçisht nga maltretimi kanë vdekur këta persona: Amza Ameti, Axhi Ameti, Jonuz Memeti, Amit Elamzi, Jusuf Alili, Yzer Xhemali; kërkojmë ndjesë pasi nuk disponojmë komplet me listën e të vrarëve.
Po aty; qytetarët e vrarë në fshatin Debresh janë : Hamza Axhi Mustafa, Hasan Zylbehari, Tefik Ameti, Abdurahim Qazimi, Rashid Sulejmani, Berzat Shabani dhe Mustaf Shahini.
Po aty; këta çetnik dhe ushtria serbe i mbysin edhe dy shqiptarë nga fshati Debresh për arsye se ata nuk kanë mundur të gjejn kryeplakun e fshatit.
Po aty. Fondi 812.
AQSH- Tiranë. Fondi-812, dos 8 f.9 viti 1944. Të vrarit nga fshati Bajnicë ishin: Fetah Emini, Hasan Ymeri, Demir Hoxha dhe Imer Tusha etj.
Po aty; Fondi 812.
AQSH-Tranë, Fondi-812, dos –8, f.3, viti 1944.
Po aty; Në fshatin Semenicë u vranë: Ramadan Hysen Hasa, Osman Zejnel Hasa, Vesel Ali Hasa, Hysen Rexhep Hasa, Avzi Alimm Hasa, Alim Avdi Hasa, Bilall Hasa, Rexhep Duli Shehri, Kadri Myftar Shehri, Idriz Kurteshi, Amit Rahman Gjika, Fetah Myftar Gjika, Kasam Adem (Ader) Shera, Zaim Veli Idra, Ajdar Azizi, Ymer Musliu, u vranë edhe dy gra e shoqja e Bexhetit Ramë Katës dhe e Mulë Bajraktarit.
AQSH- Tiranë Fondi-812, dos-8, f.3 viti 1944.
Po aty.
Po aty; Në grupin e tretë nga fshati Simnicë u masakruan këta persona: Sul Shaban Shabanalla, Ali Rexhep Hasa, Myftar Sahit Hasa, Imer Bexhet Shehri, Nuredin Isuf Osmanaj, Sinan Sali Keta, Ahmet Sali Keta, Abas Abdi Hasa, Riza Baftjar Gjika, Sheap Hajdin Gjika, Qamil Hysen Gjika, Rushan Qail Gjika, Dul Musa Gjika.
Po aty.
Po aty: nuk disponojmë komplet me listën e të vrarëve në fshatin Gjinovicë, prandaj kërkojmë ndjesë nga qytetarët e fshatit Gjinovicë dhe familjarëve të ngushtë.
Po aty dok. i njejtë.
Po aty; gazeta “Atdheu”, më 13 nëntor 1913.
AQH-Tiranë, Fond, 812, dos-8, f.5, viti 1944; Në këtë masakër të kryer nga ushtria serbe në fshatin Zdunjë u vranë: Zenun Mustafa, Alim Beshiri, Imam Imer Hoxha, Bejtulla Dermishi, Sahit Emrullai, Sait Beadini, Murat Bylikbashi, Rustem Yzeyri, me të birin Rizahun, Ebib Mustafa, Memet Ramadani, Sherif Selimi, Qamil Selamani, Hysen Hajdari, Jakup Dermishi, Memet Abdia, Sinan Sejdullai, Maliq Salija, Berzat Embrllai, Azbi Qazimi, Dear Shasivari, Amza Haxhi Azizi, Jaha Tefiku, Axhi Kasam Nuhija, Xhevdet Muaharemi, Maliq Xhemaili, Ajdar Abdullai me djalin Abdulla, Memish Selami, Belul Zymberi, Mënyr Dermishi, Alim Mustafa, Zejnel Bejtullai, Ismail Iseni, Emin Fazlia, Tahir Idrizi, Idriz Tafili, Latif Jusufi.
Hamdi Shabani nga fshati Reçan, intervista e bërë në vitin 1988.
Po aty, Në fshatin Reçan pasi ushtria serbe i vuri zjarrin vrau një numër të madh fshatar të pafajshëm bura gra dhe fëmijë. Por ne në mungesë të fakteve nuk kemi mundësi që këtë masakër në fshatin Reçan ta ndriçojmë në mënyrë objektive në mungesë të dokumenteve. Prandaj kërkojmë ndjesë nga fshatarët e fshatit Reçan.
Po aty; dok. i njëjtë numrin e të vrarëve nga dora e çetnikëve serbe nga fshati Reçan nuk e kemi të njohur përveç dy dëshmorëve: Ismail Hyseni dhe Zenel Bedullai.
AQSH- Tiranë Fondi-812, dos-8, f.6 viti 1944; në Vërtok u vranë:Selim Ademi, Xhabir Selimi, dhe i biri Durmish Bajrami, Afiz Dalipi, Musli Pajaziti, Sadin Muslia, me të birin, Xhemal Saliu, Ajdar Ismili, Adem Osmani, Iljaz Vehapi, Mejdi Vehapi, Rustem Vehapi, Gani Selmani, Fejzulla Ganiu, Rakip Mustafa, Myslim Rakipi, me të birin, Xhafer Veliu dhe Rahim Kasami.
Po aty; Numrin e saktë e të vdekurve nga uria dhe të ftohti duke u endur nëpër male në vitin 1913, nuk kemi pasur mundësi ta sigurojmë pasi këta dëshmor të lirisë këtë nder e meritojnë. Pasi deri në vdekje nuk dorëzuan urdhrave çetniko serbe. Kërkojmë ndjesë nga familjarët dhe qytetarët e fshatit Vërtok.
AQSH-Tiranë, Fondi-812, dos-nr.8, f.7, viti 1944; në fshatin Raven u vranë këta persona: Amid Matjani, me të shoqen Rudijen, ndërsa djalin Aliun ia plagosën, Kurt Doda, Azir Doda, Bekir Doda, Durmish Doda, (këta 4 vëllezër u pushkatuan para nënës dhe i hodhën në pus, së bashku me nënën e tyre e cila gjatë vrasjes së djemve ishte prezentë), Hasn Rexhi, Abdulla Mediu, me dy tezet e tij u dogjën në shtëpi, Muharem Matjani së bashku me djalin e tij Sulën u pushkatuan.
Po aty; Në këtë masakër u vranë: Adil Matjani, Demir Reçi, Sulejman Kreja, Mexhit Shkurti, Avzi Shkurti, Id Dosa, Jashar Reçi, Zenun Doda, Bilall Qazimi, Për emrat e tjerve që ranë dëshmorë në këtë masakër çetnoko serbe, nga qytetarët dhe familjarët e të vramëve që mungojnë kërkojmë ndjesë për shkak të dokumenteve jo komplete.
AQSH-Tiranë, Fondi-812, dos-8, f. 7, viti 1944; Në fsahtin Zdunjë u vranë; Shuaip Maksuti me të shoqen Alijen të bijën dhe gjyshen, e shoqja Kurtish Shabanit, Zeqir Bilalli së bashku me të shoqen, Emush Osmani me të shoqen dhe hallën, babën, dhe vëllain), Abdurahim Jonuzin me të shoqen, Bexhet Zyberi me të shoqen, Rexhep Kurtishi me të bijën e vetë, Veli Alia me të shoqen, Gjyljas Iljazi me të bijën, Vehap Azizi, Jonus Xhaferi, Kurdali Mustafa me djalin dhe babën, Beqir Demiri, Zeqir Shemsia, Murtezan Mehmeti, Qerim Kadria, Sulejaman Lutfija, djali i Hamit Zamzunuit, Aqif Yzeiri, Zulfiqar Zyberi, Murtezan Ramadani me të shoqen dhe vajzën e vet, Shaqir Kasami, Mustafa Beqiri, Alit Osmani, Milahim Sinani, Ibrahim Alia, bashkë me nënën.
Po aty, dok. i njejtë;kpta çetnik serb i morën këta persona: Mulla Feta Jahja me të vëllan Mexhaitin, Xhabir Alia, Hysen Rushiti, Kasëm Mehmet, Naqil Shemsia, Shemsi Ymeri, Ajdar Alija, Dervish Shemsija, dhe shumë të tjerë por mungojnë të dhënat për emrat e tyre. Prandaj kërkpjmë ndjesë për shkak të mungesës të dhënave që ti shënojmë edhe emrat e dëshmorëve të tjerë.
Po aty.
AQSH-Tiranë, Fondi-812, dos.8 f. 11, viti 1944.
AQSH- Tiranë Fondi –812,dos 8, f.11,

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura