PROF.DR.VEBI XHEMAILI: SHQIPTARË SA MË LARGË DUARTË NGA LUANI BULLGARË!

Tetovë, 09. 12. 2014 – Shteti Bullgarë stemën e tyre shtetërore e kanë që nga viti 1879, pas Kongresit të Berlinit, kur u bë bashkimi i dy krahinave bullgare, ndërsa flamuri bullgar me simbolin e luanit është edhe më i vjetër se stema e tyre ku i vendojnë edhe tre luana, pasi bullgarët në luftërat e tyre për “çlirim nacional” i kanë bërë me flamur, ku në mes figuron luani. Pas formimit të shteti bullgar, Flamuri me luan, është i shenjtë për ta, si për ne shqiptarët shqiponja dy krenare. Bullgarët këtë luan e kanë simbol të luftërave dhe krenarisë së tyre për çlirim dhe bashkim të krahinave të tyre. Stema e tyre ka përkrenaren, tre kryqe, mbi kokë të tre luanëve, me ngjyrë të verdhë, ndërsa luani në mes qëndron në fushë të kuqe. Këta luana simbolizojnë luftën e popullit bullgarë për bashkim të tre krahinave bullgare. Sipas tyre ata i konsiderojnë të vetat edhe territoret serbe deri në Vrajë e Surdulicë. Ndërsa pa ndërprerë me propagandën e tyre kërkojnë edhe territoret shqiptare nën sundimin e këtij flamuri dhe të kësaj steme. Shteti bullgar gjatë historisë së saj gjithmonë ka kërkuar që të aneksojnë edhe tokat shqiptare me Kosovë, Dibër, Ohër deri në Elbasan.
Shteti bullgarë me këtë stemë mbi gjashtë muaj ka bërë biseda për të arritur marrëveshjen me Serbinë në prag të luftës së Parë Ballkanike, për ndarjen e territoreve të Kosovës, me qytete e Maqedonisë së sotme; nga Dibra, Elbasani, Ohri, Manastiri, Shkupi, Velesi deri në Selanik. Politika e saj ka qenë e bindur thellë se duhet ti takojnë Bugarisë. Kësaj politike fuqishëm i është kundërvu Serbia e cila kishte apetitet e veta, për të krijuar Serbinë e madhe. Këto mosmarrëveshje për ndarjen e tokave shqiptare kanë zgjatur mbi gjashtë muaj në prag të luftrave Ballkanike. Më në fund këto mosmarrëveshje për ndarjen e territoreve shqiptare u tejkaluan me ndërhyrjen e Rusisë. Kjo ishte arsyeja që lufta e Parë Ballkanike u vonua për disa muaj resht, deri më 16 tetor 1912.

Shteti bullgar i pakënaqur me luftën e Parë Ballkanike, pasi Serbia doli fituese dhe pushtoi më shumë toka shqiptare se Bullgaria. Udhëheqësit e shtetit bullgarë me fillimin e Luftës së Parë Botërore, lidhën aleancë me Gjermaninë, pasi ajo u premtoi plotësimin e kërkesave të tyre ekspansioniste në dëm të territorit shqiptarë duke i dhënë Bullgarisë territore të Shqipërisë Verilindore deri në Prishtinë, Bujanocë e Preshevë dhe tërë Maqedoninë e sotme. Bullgaria tani më duke pasur përkrahjen e Gjermanisë, me këtë stemë dhe flamur ku valonte luani, u vërsul mbi tokat shqiptare gjatë vitit në 1915 duke i mbajtur nën sundimin e saj deri në mbarimin e luftës së Parë Botërore – më 1918. Populli shqiptar gjatë këtij sundimi, duke filluar nga Kumanova, Presheva, Bujanoci, Shkupi, Prishtina, Kaçaniku, Tetova, Dibra, Struga, Kërçova, Manastiri deri në Ohër. Pra tërë Maqedoninë e sotme deri në Selanik. Shqiptarët që kanë përjetuar këtë regjim deklarojnë se ky sundim ka qenë shumë më i egër se sundimi i Parë serb.
Gjatë luftës së Dytë Botërore Bullgaria përsëri ishte aleate e Gjermanisë. Me ndihmën e ushtrisë të Hitlerit, ajo e largoi Jugosllavinë e Mbretit Aleksandar, duke pushtuar territoret shqiptare; nga Kumanova, Presheva, Shkupi, Kaçaniku dhe një pjesë të fushës së Pollogut deri në fshatin Leshkë. Në Tetovë forcat nacionaliste shqiptare i thanë jo Bullgarisë. Car Borisi protestoi te Hitleri se do të del nga Koalicioni, se ai Maqedoninë e dëshironte të plotë deri në Dibër e Strugë. Më në fund Car Borisi duke parë trysninë e boshtit qendror, më në fund u pajtua që pushteti fashist bullgar të tërheq kërkesat e saja dhe të pranojë kufirin bullgar; nga fshati Leshkë në drejtim të Grupçinit, kah fshati Salallarevë , Gurgunicë, për gjatë lumit Treska (Ilirida), duke vazhduar kufiri kah Prespa dhe Ohëri, me pak ndryshime deri në vitin 1944. Pra Bullgaria e ka pasur të pushtuar pjesën më të madhe të Banovinës së Vardarit. (Nga Kosova e sotme ka pasur të pushtuar Gjilanin dhe Kaçanikun). Bullgaria në të gjitha luftërat e sajë pushtuese, ka pasur Stemën e Shtetit ku shihen tre luanë. Poashtu ajo edhe në flamurin e saj luftarak gjithmonë ka valuar luani si simbol i trimërisë së tyre nacionale. Prandaj ne shqiptarët nuk kemi nevojë të vjedhim simbolet bullgare, pasi siç dihet historia e jonë kombëtare është shumë më e pasur se historia e fqinjëve tanë me luftëra, duke filluar nga shteti i ynë kombëtar në krye me Skenderbenë, të njohur ndërkombëtarisht qysh në atë kohë nga shtetet e Evropës dhe të Ballkanit. (Vebi Xhemaili – [email protected])

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura