PSE NJERIU QË NDERON TË TJERËT PËRFUNDON I URRYER?

Lexoni me kujdes këtë mësim me vlerë!

PSE NJERIU QË NDERON TË TJERËT PËRFUNDON I URRYER?

Kantautori, muzikanti dhe producenti i shquar italian, Mario Venuti (i lindur më 28 tetor 1963) në pyetjen – “A e dini pse njerëzit nuk ta dinë për nder kur ti bën shumë për ta (?) përgjigjet si vijon:

“Sepse herën e parë që bën diçka për dikë, ti krijon mirënjohje tek ai.

Herën e dytë që i bën ose i jep dikujt ti krijon një pritje. Personi pret të marrë përsëri.

Herën e tretë ti ke krijuar tashmë një pritshmëri. Personi pret të marrë përsëri atë që i ke dhënë.

Herën e katërt gjeneron një meritë. Personi mendon se e meriton atë që po i jep dhe dëshiron të vazhdojë që ta marrë.

Herën e pestë tashmë ke krijuar një varësi. Ai person ndjen se nuk mund të jetojë dot më rehat pa atë që po i jep. Ai tashmë është i llastuar.

Herën e gjashtë ti kupton se nuk ka reciprocitet, nuk merr asgjë në këmbim dhe kështu ndalon së dhëni.

Dhe atëherë personi i llastuar që krijove është inatosur me ty sepse po ia mohon atë për të cilën ka aq shumë nevojë dhe më pas ai përfundon duke të të urryer, sepse ti nuk po ia jep më atë gjë për të cilën e ke bërë të besojë se e meritonte.

Për këtë arsye, duhet të dimë se cili është kufiri në dhënie. Sepse ai tjetri nuk njeh kufi në marrje.”

Sheradin Berisha © Pashtriku.org

Total
0
Shares
1 comments
  1. “PSE NJERIU QË NDERON TË TJERËT PËRFUNDON I URRYER!!” SEPSE NDJERIU QË SHËRON MË TË MJERËT, DUKE I BËRË PARAZITË, QË KURRË NUK ARRINË E AS IA MBËRRINË QË TË BËHËN E NGRITËN TË ZOT E VETËVETIT AS PAVARËSOHËN NGA TË TJERËT, LARGOHËN NGA TË MJERËT!”
    SIKUR DIKUR PO EDHE SOT OU, I MADHI ZOT; KUR NJË I PASUR E BUJAR, DUKE I NDIHMUAR TË TJERËT, GJEGJËSISHT TË MJERËT, AI NUK KISHTE ARRITUR QË TA NDËRTOJË AS NJË SHTËPI TË MIRË PËR VETË DHE FËMIJË E FAMILJE. KUR VEÇ KISHTE FILLUAR ME NDËRTUAR SHTËPI O, PËR VETI, FËMIJË DHE FAMILJE; PRET E PRET AI I VARËFËRI, I MJERI PO, NUK IA DËRGON PARET ËËH, AI SHKON E I TROKETË NË DERË TË PASURIT, I ZOTI SHTËPISË DEL TA PËRCJELLË A, AI I MJERI,
    I VARFËRI, PO I THOT: NUK MI DËRGOVE PARET?!” KY I ZOTI I SHTËPISË PO I THOT: ËH, PO SHI, QË JAM DUKE NDËRTUAR NJË SHTËPI PËR VETI, PËR FËMIJË E FAMILJEN TIME E, NUK KAM SE JAM HARGJUAR PËR NDRTIMIN E SHTËPISË PËR VETI!” KURSE AI I VARFËRI, I MJERI O PARAZITI, PO IA KTHEN: MORE ZOTRI, A ME PARE T’MIAT PO NDËRTON SHTËPI PËR VETI FËMIJË, FAMILJE!”
    TË FALA NGA MANI NEW JERSEY USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura