PSE SABRI NOVOSELLA NUK ORGANIZOI DEMONSTRATA NË TURQI …?

Nga Ragip Shala, facebook, më 4 shkurt 2024

Pse Sabri Novosella, nuk organizoi demonstrata „Kosova Republikë“ më 1981 në Stamboll, sikur Jusufi, Kadriu, Ibrahimi në Evropë?

***

DISKUTIMI

Asllan Mihaliqi

Pas vrasjes së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, UDB-a jugosllave, me ndihmën e njerëzve të saj, ka bërë plane ta kindapoi e ta vras Sabri Novosellën. Kjo përpjekje ka dështuar fal atdhedashurisë së një shqiptari që ka punuar në radhët e policisë turke. Për këtë përpjekje serbe, organet turke të drejtësisë kanë mbajtur në proces gjyqësor dhe janë dënuar dy agjentë të UDB-ës nga Kumanova. Duke ditur këtë të vërtetë, se kuptoj njëfarë Metë Durën që gënjen dhe njollos veprimtarin e çështjes shqiptare e shokun e burgjeve të Adem Demaçit, zotin Sabri Novosella?!

***

Sheradin Berisha

Asllan Mihaliqi kujt po ia thua këtë fakt? Sharlatanëve! Këta nuk dëgjojnë, janë bërë si robotët! Klm 🤝🇦🇱

***

Ragip Shala

Asllan Mihaliqi! Format sunduse, shtypëse të RSFJ-s ndaj shqiptarëve kanë qenë të shumta: Stypje politike, ekonomike, arsimore, shëndetësore etj. Pos operacionëve speciale që është manifestuar me vrasje, atentate, likuidime etj, eshtë edhe një formë tejet e veqantë shtypëse, shtypja shëndetsore. Shtypja shëndetsore ka qenë shtypje e msheftë, ecila është ushtruar në disa drejtime. Njëra ndër ato është mos hapja e spitalëve të psikiatrisë në Kosovë. Për her të par klinika psikiatrike në Kosovë – Prishtinë është hapur në v. 1985?! Pse kaç vonë? Jo pse s’kishte kuadro , jo pse s’kishte buxhet por? Por? Operacionet speciale të UDB -s nuk kan lejuar që popullata shqiptare me probleme shëndetsore mentale të trajtoheshin në mjekësinë konvencionale por diku tjetër. Dhe? Dhe kryefamiljarët për t’i shëruar familjarët e tyre i kanë frekuentuar tyrbet , hoxhallarët dhe falltorët . ,, Ilaqet ” e tyrbëve , hoxhallarëve kanë prodhu personalitet me defekte mentale të shumta . Po veqoj vetëm një ndër defektet: INATQORË?! Shtresa e inatqorëve e kulmuar deri në Dëlirant shtrenjtë i ka kushtuar lëvizjes çlirimtare për pavarësi.. Çmimin e shtrenjtë të inatqorëve dëlirant Kosova po vazhdon të paguaj edhe tani …

***

Ragip Shala

Metë Dura!

Ju lutem që të komentoni pa fyrje ndaj Z. Asllan Mihaliqi

Ju falenderoj!

***

Asllan Mihaliqi

Metë Dura E kam lexuar para shumë kohe këtë të pavërtetë të shpërndarë nga Ibrahim Kelmendi. Shteti shqiptar i ka dhënë LNÇKVShJ-së vetëm 10.000 dollarë dhe asnjë më shumë. Ato 10000 dollar Sabri Novosella ia ka përcjellë Jusuf Gërvallës . Personalisht kam qëndruar në shtëpi të Sabri Novosellës në Adapazar të Turqisë gjatë vitit 1983 dhe kam pasur nderin ta takon Teki Dervishin i cili kishte ardhur nga Kosova së bashku me familje dhe një mik të tij. Qëllimi i ardhjes së Teki Dervishit ka qenë: vendosja e tij në Zvicër dhe puna në redaksinë e “Zërit të Kosovës”. Kur e kemi njoftuar Teki Dervishin se cili ishte qëndrimi i shtetit shqiptar lidhur me organin e Lëvizjes dhe se shteti shqiptar nuk e ndihmonte materialisht veprimtarinë tonë, Tekiu është kthyer në Kosovë. Pra zoti Metë Dura, Tekiu është kthyer sepse as Sabri Novosella, as Xhafer Shatri e as Xhafer Durmishi s’kishin mjete materiale për ta ndihmuar materialisht.

***

Asllan Mihaliqi

Përralla zoti Metë! Sabriu është pasuruar pas lufte dhe këtë ia ka bërë të mundshme ekonomia e tregut.

***

Sheradin Berisha

Metë Dura

Historia përbëhet nga ngjarjet dhe datat. Ajo nuk është një pikturë e vjetër a një ikonë që mund t’i shtosh disa penelata zbukurimi apo ta restaurosh. Jo! Historia ka lidhje me kohën dhe me veprat. Koha nuk mund të kthehet pas dhe veprat nuk mund të ribëhen me zbukurime.

Në shkencën e historisë konkretisht ngjarjet e Lëvizjes nuk janë piktura të vjetra të cilat mund të zbukurohen apo të restaurohen. Ato ngjarje hulumtohen e faktohen nga burime të ndryshme arkivore dhe pastaj trajtohen ashtu si kanë ndodhur, e jo ashtu si dëshirojmë ne të kishin ndodhur!

Ibrahim Kelmendi dhe ndonjë tjetër (ku mund të futesh edhe ti) disa ngjarje të Lëvizjes i thoni ashtu si ka qenë dashur të ndodhnin, e jo di kanë ndodhur realisht!

Kjo çasje i dëmton faktet historike arkivore!

Klm

***

Sheradin Berisha

Metë Dura në librin tëndë “Lëvizja …”sa i ke dhënë hapësirë periudhës së Lëvizjes (1982 – 1985)? 0%! Dhe ti na qenke historian i mirëfilltë? Jo aspak! Histirinanë të tillë të njëanshëm ka me bollëk në Kosovë! Fjala “historian” në thonjëza të përket ty dhe të tjerëve si ti! Klm

***

Shaban Muharremi

Sheradin Berisha, Meta është i ri dhe ka menduar se nga dita kur ka hy në LPK -ë, aty fillon edhe historia jonë. Unë ia kam lexua temën e Magjistratures dhe miqësisht i kam thënë se s’paske njohuri për parahistorinë e LPK -së, ati nuk i erdhi mirë…. pphhhh kush isha unë t’i dhë vrejtje një magjistri aman!?

***

Sheradin Berisha

Shaban Muharremi, për fat të keq si Metë Dura ka plotë, edhe nga radhët e Lëvizjes! Meta dhe të tjerët për ta mësuar historinë e Lëvizjes (1982 -1985) ka mjaftuar të lexojnë portalin Pashtriku.org. Aty janë librat e Ibrahim Kelmendit, Xhafer Durmishit, Mehmet Hajrizit, Asllan Mihaliqit, Nuhi Sylejmanit, Osman Osmanit, Sabile Keçmezi – Basha, Hasan Ukëhaxhajt, etj., e shumë shkrime autoriale të veprimtarëve të Lëvizjes dhe jo vetëm, për këtë periudhë historike! Klm

***

Shaban Muharremi

Sheradin Berisha 🇦🇱🤝🇦🇱

***

Sheradin Berisha

Ragip Shala, Shaban Muharremi, Asllan Mihaliqi

Duke dashur të vazhdoj diskutimin me Metë Durën – Metush Zenuni, për çudi më kishte bllokuar! Edhe një herë autorit të Librit “Lëvizja Popullore e Kosovës 1982 – 2002” Metush Zenuni, i themë se, historia e Lëvizjes nuk shkruhet njëanshëm siç ka bërë ai. Historia e Lëvizjes shkruhet me të mirat dhe të këqijat që e kanë përcjellur që nga themelimi i saj… Shëndet🤝

***

Shaban Muharremi

Sheradin Berisha, unë dhe Metë Dura njihemi personalisht që 30-të vjet, kemi punue në ´Fondin ´V.Th’, ai shkoj n’luftë e mua s’ma mbajti …. !

***

Ragip Shala

Sheradin Berisha!

Historia e LPK -s, nuk shkruhet vetëm me një libër Hasret deri tani me autor Metush Zenunin….Secili anëtar I LPK-s është histori në veti …

***

Sheradin Berisha

Ragip Shala, në bazë të postimeve që i bën ti këtu, lidhur me këtë temë (që diskutuam me Metë Durën) më rezulton se nuk ke as dijen minimale për zanafillën e Lëvizjes në periudhën 1982 – 1985! Më vjen keq! Historia e Lëvizjes nuk mund të trajtohet njëanshëm, ajo i ka pas dritë-hijet e veta, dhe si e tillë duhet trajtohet!

***

Ragip Shala

Sheradin Berisha! Në bazë të postimit që kam bërë unë këtu, tema është: Pse Sabri Novosella nuk organizoi demonstrata në Turki (Stamboll, Ankara ) në Pranverën Republikane 1981? Sa i përket librit të Metë Durës për historinë e LPK-s, mundë të debatojmë ndoniher tjetër. Pse jo?

***

Ragip Shala

Sheradin Berisha! Meqë jeni njohës i korrespondencës së Jusuf Gërvallës me Sabri Novosellën, desha të dijë: Nëse e kan trajtu çështjen e organizmit , ose mos organizimit të demonstratave në Stamboll për Pranverën Republikane të 81-tës?

***

Sheradin Berisha

GRUSHT SHTETI I SHTATORIT 1980 NË TURQI

Ragip Shala, për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja, fillimisht më duhet të jap një pasqyrë bazike të rrethanave politike brenda shetit turk në vitet 1980 – 1983.

Në vitet në 1976 – 1980 Turqia përjetoi dhunë politike midis të majtës ekstreme, të djathtës ekstreme (Ujqërit gri), grupeve militante islamike dhe shtetit. Dhe gjatë kësaj periudhe u ekzekutuan mbi 50 persona, u arrestuan 500,000 njerëz, prej të cilëve mijëra do të vdesin nëpër burgje.

Dhe kjo situatë hapi rrugë për grushtin e shtetit ushtarak turk në shtator të vitit 1980.

Grushtin e shtetit e kryesoi shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Kenan Evren, dhe ky ishte grushti i tretë i shtetit në historinë e Republikës së Turqisë.

Për tre vitet e ardhshme (1980 – 1983), Forcat e Armatosura Turke drejtuan shtetin nëpërmjet Këshillit të Sigurisë Kombëtare (KSK). Në këtë periudhë KSK intensifikoi një terror të paparë në Turqi, duke përfshirë këtu edhe ndalimin e gjuhës kurde…

Dhe në këto rrethana ku ishte instaluar një sistem diktatorial ushtarak ka qenë e pamundur të organizoj Sabri Novosella demonstrata në pranverën e vitit 1981, ashtu siç u organizuan 8 demonstrata në shtetet demokratike perëndimore, në Gjermani, në Zvicër dhe në Belgjikë, në muajt prill – qershor 1981.

Rrjedhimisht në këtë gjendje që po kalonte Turqia, Jusuf Gërvalla dhe Sabri Novosella nuk e kanë diskutuar asnjëherë çështjen e organizimit të demonstratave të tilla edhe në Turqi. Ntm.

  • Kenan Evren, 1980

________________

Foto në ballinë: Asllan Muharremi në Stamboll, gjatë verës së vitit 1983 së bashku me Njazi Strajën (të dënuarin me 14 vite burg nga gjykata serbo- jugosllave, për veprimtari atdhetare përkrah Adem Demaçit), Sabri Novosellës – Maxhunit (të dënuar me 9 vite burg për qepjen e flamujve shqiptarë dhe veprimtarinë përkrah Adem Demaçit. Sabriu disa vite burg i ka mbajtur në Goli Otok.) dhe Ymer Berishën, të përndjekurin politik e anëtarin e LNÇKVShJ-së)

(Publikuar nga Asllan Mihaliqi (Muharremi) në facebook, më 28.11.2021)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura