QERBELA
Ti je lulja e kopshtit tem
Që e mbaj me shumë kujdes
Te ti unë gjej përherë shpëtim
Bekimin tand përherë e pres
*
Me ty shkoj drejt përjetësisë
Ti përherë jeton me mue
Na jep ndjesinë e shenjtërisë
Përditë je bekim për mue

*
Qerbela, unë ty të due
Edhe kur baj shumë mëkate
Je përherë frymëzim për mue
Në misteret e ksaj nate
*
Qerbela moj e bekueme
Ti je plaga jem jetësore
Kurrë s’je ti e shëmtueme
Ty të kam dashni hyjnore
*
Sa herë mue më zan trishtimi
Emnin tand unë e thërras
Asnjëherë s’më prek hidhërimi
Ndihma jote m’qëndron mbrapa
*
Unë i mjeri, plot me mëkate
Emnin tand e thërras kudo
Në këtë botë plot me mëkate
Ti për mue je frymëzim pa fund
*
Qerbela moj plaga jeme
Edhe n’gjumë unë ty t’mendoj
Je mrekullia e jetës teme
Me kurrgja ty s’të ndërroj
*
Gjithmonë je n’lutjet e mia
Do të ruej me shumë dashni
Ty të kam n’andrrat e mia
Qerbela moj, je hirësi
*
Qerbela moj dhimbja jeme
Përherë ty unë të përjetoj
Ma rrëmben zemrën teme
Aromën tande kur e shijoj
*
Aty ku gjej qetësi shpirtërore
Qerbela moj, strehimi jem
Në mendjen tonë qëndron ti prore
Të kam n’zemër pa mbarim
*
Sa herë kujtoj vuajtjet e tua
Shpirti mbushet plot me pikëllim
Mos mendo se t’kam harrue
Ti je ndjenja e shpirtit tem
*
Unë i shoh mrekullitë e tua
Natë e ditë për ty mendoj
Janë të shenjta veprat e tua
Qerbela moj, ty të bekoj
*
Kurrë s’kam me gjet qetësi
Në tundimet e ksaj bote
Ty të kam çdo pasuni
Do të qëndroj te zemra jote
*
Edhe n’varr kam me t’kujtu
Atë çast kur mbaron jeta
Kurrë s’të kam mohue
Se ti je e vërteta
*
Ti o diell, mos perëndo
Edhe yjet mbesin n’agoni
Hëna dritën s’e ndalon
Jetojmë bashkë n’dashni
*
Ya Matem qofsh i gëzuem
Në jetën tonë plot begati
Ya Hysein, ti i dërguem
Që na mbush me plot dashni
*
Ya Hysein, ti rrezja e diellit
Që udhëzon çdo besimtar
Ya Matem, ti muaji i Zotit
Na mbush zemrat plot thesar
*
Ya Matem, veç ty të presim
Porsi shiu n’tokë të tharë
Ditë të shenjta me ty zbresim
Mirësitë tua tue i pa
*
Ya Allah, ne ty të duem
Veç për ty e falim jetën
Prej errësinës na ke shpëtue
Se ti e din të vërtetën
*
Kur vjen koha për agjërim
Ya Hysein, dashnia jonë
Gjithmonë bashkë n’adhurim
Mirë se vjen ti n’mesin tonë
*
Ya Hysein, ti dritë qiellore
Që ndriçon çdo ditë e mot
Ya Matem, fjalë hyjnore
I dhe kuptim fjalës së Zotit
*
Ya Matem, mirësia jeme
Ty të duem ditë e natë
Ya Hysein, ti forca jeme
Qëndron me ne n’çdo shtrëngatë
*
Edhe n’ditët ma të vështira
Ya Hysein, unë ty të due
Edhe n’çastet ma të mira
Shpëtim gjej veç te ti
*
Ya Allah, unë ty të due
Qysh kur fillon jeta
Se ti je shërim për mue
N’kohë të vërteta
*
Mos i përbuz lutjet e mia
Edhe kur ti gjithçka din
Kur përherë troket mërzia
Veç te ti kam shpëtim
*
Je përherë ndjenjë qetësie
Të mbaj n’shpirtin tem
Ya Allah, pasqyrë drejtësie
Do jemi bashkë n’amshim
*
Mos mendo se s’të due
Edhe kur jam n’faj
Kur kujtoj faljet e tua
Zemra mbushet plot me vaj
*
Në mëngjes kur nis dita
Edhe hëna kur ndriçon
Këto ditë me gëzim i prita
Derisa jeta t’përfundojë
*
Kur afrohet nata vonë
Si dielli që perëndon
Edhe mbas stuhive t’gjata
Prania jote na shëron
*
Ty të kam përjetësi hyjnore
Që m’vjen n’andrrat e mia
Shikimet tua janë hënore
Atëherë kuptojmë ç’është dashnia.
———
Argjira (Ari) Ukimeri
Prizren, shkurt 2026
***
POEZI: ANDRRA E JETЁS, N’ZA E N’MOTMOTE
https://pashtriku.org/poezi-andrra-e-jet%d1%91s-nza-e-nmotmote/
***
*
EPITAF – I DASHTUN AXHA IBRAHIM!
*
GONXHE BOJAXHIUT