ALMA S.ZYBERI: PSE S’QËNDROVE DHE PAK ME NE?!

Pashtriku.org, 16. 11. 2013 – Alma S. Zyberi, ka lindur me 24 tetor të vitit 1979 në fshatin Molliq të Komunës së Gjakovës. Ka studiuar në Fakultetin e Edukimit, dega Gjuhë dhe letërsi shqipe në Gjakovë. Punon si mësimdhënëse e Gjuhës shqipe në shkollën e mesme të ulët “Jahë Salihu” në Molliq. Studion Gjuhën angleze në Fakultetin Filologjik. Me shkrime merret qysh herët dhe ka ambicie të mëdha që të depërtoj në botën e shkrimeve dhe të lë gjurmë në të. Këto vargje ja ka kushtuar mikut dhe njeriut me virtyte të larta Adnan Abrashit me rastin e ndarjes së tij nga jeta, duke e ndjerë humbjen e tij thellë në shpirt.

*   *   *

PSE S’QËNDROVE DHE PAK ME NE?!

(Me rastin e ndarjes nga jeta të njeriut të madh me plot virtyte njerëzore, Adnan Abrashit)

Pse ike sonte pa paralajmërim?
Pse nuk prite ndryshimin që e deshe aq shumë?
Pse miku im na solle kaq trishtim?
Pse lejove që vdekja të të mund?

Ende s’po besoj që ti më s’frymon,
Se ja dhe lamtumirën kësaj bote plot halle!
Ky mendim shpirtin po ma trishton,
Se ti më s’je të luftosh për SHQIPËRINË e madhe!

Djemtë e ri mbetën pa plakun,
Që ju dhe frymëzim e këshilla pa kursim.
Shtëpia s’funksionon po s’e ka oxhakun,
Duket e braktisur po që s’duket tym.

Një jetë të tërë jetove i persekutuar…
Njëherë nga armiqtë tanë që na thithën gjakun,
Më pas nga njerëzit tanë matrapazë të dëshmuar
Që s’ta ditën vlerën dhe ta hëngrën hakun.

Pushoftë në paqe shpirti yt i ndritur,
Ashtu siç i dhe dritë jetës kudo!
Madhështia jotë nga qielli kish zbritur
Dhe atje vendin e ke pa dro.

E hënë, 4 nëntor 2013

*  *  *

– Prizren, 10 gusht 2013 –
Me miqtë e mij Adnan Abrashin (tashmë i ndjerë) dhe Demir Reshitin.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura