RAGIP SHALA: MËRGATA SHQIPTARE DHE OPERACIONI LUFTARAK ‘SHIGJETA’

Pashtriku.org, 27. 11. 2012 – (Në 30 vjetorin e LPK-së dhe100 – vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë) – Veprimtaria atdhetare e LPK-së, është veprimtari e sakrificës, e djersës dhe e gjakut të një brezi të tërë për kauzën kombëtare, për përmbushjen, jo vetëm të synimeve të LSH të Prizrenit, por edhe të kuvendarëve të Vlorës së vitit 1912. Roli dhe rëndësia e LPK-së, është sa kombëtar aq edhe ndërkombëtarë. LPK është e vetmja organizatë politiko – ushtarake që krahas ,,Solidarnostit ,, në Poloni ka një ,,hise ,, të madhe në shtendosjen nga lufta e ftoftë në mes të Paktit NATO, dhe atij të Varshavës. Shembja e murit të Berlinit do të merr goditje jo vetëm nga grevat dhe demonstratat në Gdansk, por edhe nga demonstratat në Prishtinë. Prandaj Traktatit të Varshavës në Moskë, dhe Lëvizjes së mosinkuadrimit në Beograd do ti shkuleshin rrënjët. Në aspektin kombëtarë, krahas shumë veprimtarive politike hyjnë edhe ato ushtarake, kundër shovenizmit dhe hegjemonizmit serbomadh. Në këtë përvjetor do ti veçoja këto veprimtari politiko – ushtarake :
• Rezistenca e armatosur në ,,Kodrën e Trimave,, në Prishtinë nga Rexhep Mala e Nuhi Berisha, 12 janar 1984.
• Rezistenca e armatosur e Bajram Bahtirit më 08 shkurt 1984.
• Rezistenca e armatosur e ,, Çetës së Llapit,, në Llap, 30 maj 1989
• Rezistenca e armatosur në ,, Kodrën e Diellit ,, në Prishtinë, nga Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, 02 nëntor 1989.
• Rezistenca e armatosur e Hasan Ramadanit në Pollatë
• Rezistenca e Zahir Pajazitit me bashëluftëtar, janar 1997.
• Rezistenca e armatosur me familje nga Adem e Hamze Jashari 1991 -1998.

Ndërsa, veprimtaritë politike të LPK-së, janë të shumta dhe të pa ndërprera ndër vite, si ,, brenda vendit,, poashtu edhe ,,jashtë vendit,,. Në Kosovë do ti veçoja këto veprimtari politike:
• Shëndrrimin e tubimeve të nëntorit 1988 në një demonstratë për KOSOVËN REPUBLIKË me 21 nëntor 1988 në Prishtinë.
• Koordinimi i grevës së Minatorëve në Stari Tërg, me ate të Studentëve në Prishtinë me kërkesën e vetme – KOSOVA REPUBLIKË!!!
• Demonstrata në Prishtinë dhe disa qendra tjera gjatë vizitës së Parlamentit Evropian më 30 maj 1989.
• Demonstrata në Prishtinë dhe në tërë Kosovën më 24 janar – 20 shkurt 1990.
• Inisiativa dhe organizimi i aksionit për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave më 1990.
• Organizimi, grumbullimi i nënshkrimeve për peticionin, drejtuar Kuvendit Krahinor të Kosovës për të shpallur KOSOVËN REPUBLIKË.
• Koordinimi dhe mbështetja e demonstratës së studentëve të Universitetit të Prishtinës, 1 tetor 1997.
Pa dyshim njëra ndër veprimtaritë më madhore të LPK-së është themelimi i UÇK-së, zhvillimi dhe mbështetja e luftës së saj, me të gjitha format dhe mjetet kundër okupimit serb. Në betejën politike për pavarësinë e Kosovës kanë dominuar dy koncepte të kundërta:
• Koncepti politiko –ushtarak i LPK-së
• Koncepti politik i LDK-së.
– LPK ndante mendimin se pa çlirim nga okupimi serb nuk mund te kishte liri dhe demokraci në Kosovë. Çfarë kuptimi do të kishte demokracia e Kosovës nën okupimin serb?!!!
– LDK me konceptin e saj politik ishte krejt ndryshe…
Kriza politike dhe ekonomike e RSFJ-së, si dhe shkapërderdhja e përgjakshme e saj do të bëhej çështje kyqe e diplomacisë Europiane, prandaj do të mbaheshin disa konferenca ndërkombëtare për qetësimin e fiseve sllave, siç janë:
Komisioni i Badinterit.
Konferenca e Hagës.
Konferenca e Londrës.
Konferenca e Daytonit etj.
Edhe pse kriza Jugosllave kishte filluar në Kosovë, çështja e saj as që do të diskutohej në këto konferenca. Përkundër kësaj gjendje në Prishtinë trumbetohej se ,, çështja e Kosovës ka hyrë në agjendat ndërkombëtare….,,. Tirana në anën tjetër zgjidhjen e çështjes së Kosovës e shihte përmes një ,, modus vivendi,,. Beogradi sinjalizonte vetëm një autonomi të vitit 1963. Nga qendrat e vendosjes ndërkombëtare vinte mbështetja vetëm për Statuskuonë.
Gjatë kësaj kohe Sllovenët, Kroatët, Maqedonët dhe Boshnjakët do të pavarësoheshin me shtetet e tyre nga hegjemonizmi serb, natyrisht pas luftrave të përgjakshme. Në këtë periudhë, janë krismat e armëve të UÇK-së ato që do të bëjnë kthesë rrënjësore në qendrat kombëtare e ndërkombëtare të vendosjes. Jehona e luftës së UÇK-së do të trokas edhe tek emocionet e mërgimtarëve. Në pranverën e vitit 1997 valët e dhunës së okupimit serb do të na dërgojnë në Zvicër : Fatmir Limën, Naser Krasniqin dhe Ragip Shalën. Gjatë asaj kohe UÇK-ja ishte çështje tejet e mbyllur e LPK-së. Njoftimi bëhej vetëm përmes komunikatave të SH. P të UÇK-së, ndërsa tek mërgimtarët dominonte një terr informativ, për sa i përkiste luftës së UÇK-së. Ata ishin mbështjellur me një apati e ngulitur nga sugjestionet hipnotizuese të ,, institucionistëve,,.
Rrethanat politike ndërkomnëtare diktonin në zgjerimin e luftës së UÇK-së në Kosovë. LPK-ja në këtë kohë vuante nga klishetë politike në njërën anë dhe ,, deliri i madhështisë,, në anën tjetër . Hermetizmi i saj ishte i tepruar dhe i pa kuptimt, kurse LDK-ja e zhytur në një akasi absolute kishte shkaktuar iluzione të pashërueshme ndër mërgimtar se ,, me mjete paqësore do të arrihej pavarësia e Kosovës,,. Duke i vërejtur këto rrethana në të dy taborret politike, sëbashku me Fatmir Limën do të ndërmerrnim hapa konkret rreth organizimit të informimit për luftën e UÇK-së.
,, Institucionistët e Republikës së Kosovës,, me filozofine politike të pacifizmit nuk do të kalonin as pragun e konformizmit. Ata me amorfitetin e tyre ishin shëndrruar në asomatik.
Zhytja e tyre në dekadencë ishte një rrugë e pa kthim. Duke i vërejtur këto rrethan pa humbur kohë do të kontaktonim këshillat e LPK-së në Llozane, Shable, Friburg, Genevë etj. Do të udhëtonim edhe në Aarau për ti kontaktuar strukturat udhëheqëse të LPK-së. Atyre do tu kërkonim pragmatizëm politik dhe do tu propozonim tubime informative me mërgimtarë. Nga disa dogmatik do të ketë hezitime, prandaj do të kërkonim edhe mendimin e SH.P të UÇK-së. Nga ,, djemt e shtabit,, do të na vie pëlqimi dhe përkrahja për të mbajtur tubime informative për UÇK-në.

Në rrugën e përbashkët të idealizmit kombëtar do të takoheshim me Ismet Jasharin dhe Aqif Ilazin në Mudon të Kantonit Vaud. Në fund të vitit 1997, në Mudon do të thërrasim tubimin e parë informativ për UÇK-në, me mërgimtarë pa dallime partiake, ideologjike, fetare e krahinore. Aty do të formojmë Këshillin për mbështetjen e UÇK-së nga : Ismet Jashari, Fatmir Limaj, Aqif Ilazi, Fatmir Shurdhaj, Haxhi Shala, Sylë e Naim Zhitia, Naser Krasniqi, Ragip Shala etj. Në koordinim me Këshillat e LPK-së në Llozane dhe Shable, do të vazhdojmë të mbanim tubime informative në Llozanë, Vevey, Friburg, Genevë etj. Krahas organizimit të tubimeve do të vizitonim klubet kulturore shqipëtare, mërgimtarët në banesa si dhe në vendpunishtet e tyre. Takimet dhe bisedat me mërgimtar për UÇK-në do të na bëhen të përditshme. Një ndër Klubet e para kulturore shqipëtare që pa hezituar do të rreshtohen në përkrahje të UÇK-së janë në Murten, Klubi ,,Shote Galica,, në Friburg, në Yverdon etj. Kështu dalëngadalë po hapeshin portat drejt UÇK-së për të gjithë mërgimtarët idealist. Sëbashku me Fatmir Limën do ti kontaktonim edhe ish-eprorët ushtarak të APJ-së, ndër ta Shaban Musliu, është i pari epror ushtarak, i cili pa hezituar u rreshtua në radhët e UÇK-së.
Fillimi i vitit 1998 UÇK-në do ta gjente më të strukturuar, më të zgjeruar. Aksionet luftarake kundër forcave policore serbe do të jenë më të sofistikuara. Në mars të vitit 1998, do të ndodhë epopeja e UÇK-së, flijimi i familjes Jashari dhe rënia heroike e komandantit legjendar Adem Jashari. Përkundër goditjes UÇK-ja nuk do të shuhej, por do të ringritej si një Feniks. Për ta rritur dhe forcuar UÇK-në, LPK-ja do të shpallte mobilizim për të gjithë anëtarët, duke filluar prej këshillave popullore e deri te strukturat udhëheqëse të saj. Gjatë muajve mars -prill 1998, SH.P i UÇK-së do të organizonte hyrjen në Kosovë të mëse 200 veprimtarëve idealist. Duke i respektuar të gjitha këshillat e LPK-së dhe pa i anashkaluar ata do të veqoja : Këshilli i LPK-së në rrethin e Münchenit në Gjermani, Këshillin e LPK-së në Mudon, Zurich, Delemont, Friburg, Sion etj, –Zvicër.
Këshilli i Rrethit në München përbëhej nga : Fehmi e Xhevë Lladrovci, Abedin Rexha, Ilaz Kodra, Ahmet Kaçiku, Sami Lushataku, Imri Ilazi etj. Kurse nga Këshillat e Zvicrës, do të jenë : Ismet Jashari, Agim Bajrami, Sejdi Sejdiu, Arton Hasanaj, Fatmir Limaj, Metush Zenuni, Ramush Haradinaj, Sadik Halitjaha, Fatmir Shurdhaj, Naser Krasniqi, Reshat Salihaj, Shukri Buja, , Selim Gashi, Halil Çadraku, Haxhi Shala etj, etj.
Pas hyrjes së këtyre veprimtarëve në Kosovë majat e Qyqavicës, Gryka e Llapushnikut, Gryka e Caralevës etj, do të bëhen të pakalueshme për forcat serbe, nga këta gjeneral të UÇK-së. Betejat luftarake të njësiteve të UÇK-së në Drenicë, Dukagjin, Llapushë etj, do të bëjnë jehonë në mërgatën shqipëtare kudo në perëndim. Për ti informuar drejtë mërgimtarët rreth luftës së UÇK-së tubimet informative do të bëhen të përditshme. Por edhe lufta speciale kundër UÇK-së gjatë tërë vitit 1998 po merrte përmasa të pakrahasueshme. Ajo zhvillohej përmes propagandës denigruese, dezinformatave, shpifjeve dhe intrigave nga më të tmerrshmet. Diplomacia e Beogradit dhe e Moskës propagandonte se UÇK-ja është organizata më ekstreme terroriste nga pozita e fundamentalizmit islamik që do të rrezikoj jo vetëm Balllkanin, por tërë Evropën. ,, Institucionistët,, do të propagandonin se UÇK-ja, luftëtarët e saj, janë ,, Marksist – Leninist që do të Kubanizojnë Kosovën,,.
Gjatë një takimi ,,diplomatik,, të ,, institucionistëve,, të mvarur e të pamvarur në Washington do të parashtronin rrezikun e krijimit të një Kube të dytë nëse armatosej UÇK-ja. Kësaj propagande LPK do ti kundërvihej me argumente konkrete në takime diplomatike dhe UÇK-ja, në vijat e frontit. Sëbashku me Ramadan Avdiun do të koordinonmim dhe organizonim tubime informative jo vetëm në Zvicër, por edhe në disa shtete Perëndimore. Luftës speciale kundër UÇK-së do ti kundërvihemi duke i informuar mërgimtarët drejtëpërsëdrejti se:
• Lufta e UÇK-së është luftë çlirimtare kundër okupimit serb,
• Ështe luftë e drejtë dhe synon Republikën e Kosovës të lirë dhe të pavarur.
• Mërgimtarëve do tu lexonim shkresa zyrtare të UÇK-së si : Komunikata, deklarata politike te SH.P të UÇK-së, intervista të luftëtarëve nga fronti i luftës etj.
Duke pasur parasysh mjetet e komunikimit masiv, të ,,institucionistëve,, që nuk i jepnin fare hapësirë luftës së UÇK-së, tubimet informative, gazetat ,,Zëri i Kosovës,, dhe ,,Bota e Re,, do të jenë të vetmet mjete informimi për luftën e UÇK-së. Nën moton ,, Atdheu në Rrezik Vendlindja Thërret,, këshilla në mbështetje të luftës së UÇK-së do të formonim në mëse 30 shtete. Nga dhjetori i vitit 1997 – qershor 1999, do të mbahen mëse 3000 tubime informative, mobilizuese, për UÇK-në me mërgimtarë, poashtu disa qindra demonstratata kundër dhunës së okupimit serb në shumë kryeqendra Evropiane. Duke pasur parasysh mesataren e pjesëmarrjes së mërgimtarëve në tubime, rreth 200 persona, rezulton se numri i mërgimtarëve të informuar drejtëpërsëdrejti për UÇK-në ka arritur në rreth 600.000 pjesëmarrës.
Pas kushtrimit të SH.P të UÇK-së, për mobilizim të përgjithshëm kombëtar, në pranverë të vitit 1999, mërgimtarët do ti përgjigjen pa hezituar këti kushtrimi për luftë. Në kuadër të mbështetjes së luftës së UÇK-së hyn edhe operacioni ,, SHIGJETA,,. Me të filluar operacioni luftarak SHIGJETA, kushtrimit për luftë do ti përgjigjen mëse 30.000 mërgimtarë, mesatarisht nga 1000 regrut vullnetar nga secili shtet. Ky operacion është vepra më kapitale luftarake e UÇK-së, e hartuar dhe komanduar nga SH.P i UÇK-së.
Operacioni luftarak SHIGJETA, do ti japë grushtin e fundit okupimit serb në Kosovë pas shumë përpjekjeve të njëpasnjëshme që nga viti 1912. Bërthamën e luftëtarëve në operacionin SHIGJETA e kanë përbërë kryesisht veteranë të kauzës kombëtare, mërgimtarë anë e kënd globit. Mobilizimi dhe regrutimi për këtë operacion luftarak është një betejë politike e LPK-së për luftën e UÇK-së. Në portin e Durrësit gjatë muajit maj 1999 do të zbarkonin mëse 12.000 regrut, për tu rreshtuar në radhët e UÇK-së, kurse me mijëra të tjerë do të udhëtonin drjet portit të Barit.

PLANI OPERATIV I OPERACIONIT ‘SHIGJETA’

……………………………………………

Duke krahasuar numrin e pjesëmarjes së mërgimtarëve në tubime informative, rreth 600.000 veta me ato të regrutimit, rreth 30.000 veta, atëherë përqindja e regrutimit arrin dikund rreth 5%. Kjo përqindje i tejkalon të gjitha parashikimet teorike të doktrinës luftarake sa i përket regrutimit për luftë. Të regrutuarit kanë qenë të dy gjinive, të të gjitha moshave dhe nga të gjitha trojet etnike shqipëtare. Poashtu ka pasur edhe regrut internacionalist si: Holandez, Italian, Gjerman, Slloven, Arab, Francez, etj. 
Ndër shumë zbarkime në portin e Durrësit do të veqoja atë të fillim majit 1999, të 1500 regrutëve vullnetar nën përcjelljen e Mehmet Bislimit, Ismet Pajazitit dhe Ragip Shalës. Në malet e Pashtrikut te komanda Operative e operacionit SHIGJETA, do të raportoja para Gjeneralëve të luftës ecurinë e mobilizimit dhe regrutimit ndër mërgimtarë. Aty do ti shtrëngoj duart me këta Gjeneral të luftës : Xheladin Gashin, Kudusi Lamen, Spiro Butkën, Fatmir Limën, Musë Jasharin, Shaban Musliun, Alush Shalën, Fadil Demirin, Bislim Zyrapin, Besim Shurdhën, Shpëtim Telakun, Naser Shalën etj.
Në frontin e luftimeve përgjatë kufirit krahas shumë luftëtarëve të UÇK-së nga Zonat Operative do të jenë edhe ata të mërgatës shqipëtare. Ata do të braktisnin luksin e perëndimit për kauzën kombëtare. Shumë nga ata po ktheheshin në Kosovë si luftëtarë lirie pas shumë vitesh mërgimi dhe ndjekjesh nga dhuna serbe. Si rezultat i luftimeve të Brigadave të UÇK-së në të gjitha Zonat Operative në Kosovë dhe luftimeve përgjatë tërë kufirit shqiptaro –shqiptar, në Qafë të Morinës, Qafë të Prushit, Koshare etj, serbia okupatore në qershor 1999, do të nënshkruaj kapitullimin. Në Kosovë për herë të parë pas vitit 1912, do të valoj i lirë flamuri kombëtar Shqipëtar.
– Autori ishte Koordinator për tubime informative, mobilizim dhe regrutim.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura