RAGIP SHALA: PËRBUZJA E LIRIBËRËSVE TË MËRGATËS SHQIPTARE

Zvicër, 22. 06. 2015 – Komisioni qeveritar për verifikim të Veteranëve më në fund publikoi edhe fletëzat me ,,Veteranë të fondit V.TH.’’. Ky publikim me atë përbërje është krejt i ,,natyrshëm‘’. Duke pas parasysh kapacitetin kompetent të komisionit qeveritar, publikimi me atë përbërje ,,Veteranësh‘’ nuk paraqet ndonjë paradoks apo skandal. Ata kaq kishin kompetenca dhe njohuri sa i përket veprimtarisë liribërëse të Mërgatës Shqiptare. Prandaj ata: ,,prapa lisit nuk e shohin pyllin‘’, dhe për këtë faji nuk është i tyre. Përfshirja krejtësisht e njëanshme, anashkalimi dhe harresa e veprimtarëve të mirëfilltë është pjesë e ,,veprës heroike‘’ të përbuzjes, braktisjes këtu e 15 vite që u është bërë luftëtarëve të UÇK-së.
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës janë votuar kaherë edhe ligjet për ,,komunitetin‘’ e homoseksualëve dhe mbrojtjen kafshëve të egra, kurse për kategoritë e luftës së UÇK-së nuk u ka mjaftuar koha ?! Prandaj të injoruar dhe përbuzur Veteranët e luftës shumë herë janë hedhur në greva për të drejtat e tyre. Burimet e përbuzjes janë të shumë anshme, por dallohen dy prej tyre: Përbuzja me origjinë nga tabori i Lëvizjes jo violente, qe nuk paraqet ndonjë befasi intitucionale, sepse ,,Gandizmi‘’ i tyre synonte pavarësinë ,,me duar në gjepa‘’.
Befasi e dhimbshme është nga tabori i Lëvizjes çlirimtare që synonte pavarësinë ,,me të gjitha mjetet dhe format‘’.
Politika mediokre, dhe qyqare e krerëve të LPK-së, klishetë e tyre i patën hapur shtigje rehabilitimi të mbetjeve mortore të LKJ-së në Republikën e Kosovës.

Prandaj këtu janë shkaqet e gjendjes së mjerë të Veteranëve të UÇK-së, liribërësve të R.së Kosovës. Përbuzja, dhe poshtrimi liribërësve tani na shfaqet me publikimin e fletëzave me ,,Veteranë të fondit V.TH.‘’. Aty mungojnë emrat emblematik të qindra Liribërësve të Republikës së Kosovës. Ata janë zëvendësuar me kameleonë, dhe jo vetëm kaq: Në fletëza ,,shkëlqejnë‘’ emrat e shumë sabotuesve të luftës së UÇK-së, intrigantë, dhe protagonist të stigmatizimit të UÇK-së..
Çështja e statusit të veteranëve të UÇK-së, ndër mërgimtarë nuk mund të fokusohet vetëm në këndin financiar, tagrambledhës, por në katër kënde: Politik, Ushtarak, Logjistik dhe Financiar. Këto katër veprimtari të pandashme janë kritere që përcaktojnë statusin e Veteranit të mërgatës. Dhe në këtë veprimtari katërkendëshe nuk kanë qenë 120, as 1200, por disa mijëra Liribërës në të gjitha kontinentet e Botës. Ata mijëra Liribërës me djersën e tyre, skrificat personale e familjare kanë mbajtur mbi supet e tyre themelimin dhe zhvillimin e UÇK-së. Ata ishin në ballë të betejave politike për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pasi ata janë të shumtë, në 30 shtete, për shkak të hapësirës së këtij shkrimi do t’i veçoj disa nga ata mijëra veprimtarë, Liribërës të Republikës së Kosovës.
Zvicër: Është ,,harruar‘’ Liribërësi i R. së Kosovës, i ndjeri Rexhep Halimi, që me veprimtarinë e tij 30 vjeqare ishte edhe themelues i UÇK-së. Pastaj pasojnë: Ylki Krasniqi, Shefket Hasani, Alit Zeqiri, Beqir Beqa, Ramadan Pllana, vëllezërit Skender e Shefshet Shala, Qazim Hajzeraj, Reshat Salihaj, Imri Blenishti, Ymer Balaj, Redaksia e Zërit të Kosovës në krye me Bislim Elshanin etj …
Gjermani: Janë ,,harruar‘’ krahas shumë veprimtarëve edhe: Begzat Gashi, Naser Ibërdemaj, Vesel Qerkini, Zyke Ismajli, Gani Lipa, Sali Kelmendi, Sinan Kryeziu, Kadri Veselaj etj …
Slloveni: Aziz Bytyqi, Agim Krasniqi, Adil Sh.Gashi, Esat Gashi, Hazir Bytyqi, Sabit Lushtaku, Sejdi Mazreku, Sedi Sopi etj ….
Itali: Agim Bajrami, Mejdi Memeti, Nuriman Salihu, Lulzim Shurdhaj, Fatmir Zekolli, Xhezmi Shasivari, Xhemë Gjura, Xhafer Berisha, Zenel Kabashi, Ragip Krasniqi etj…
Francë: Është ,,harruar‘’ veprimtari i pa lëkundur Haki Sela së bashku me Neset Abdiun, Rrahim Graiqevcin, Naser Graiqevcin, Sahit Hajdinin etj ….
Kroaci: Selim Mulliqi, Rrezak Shala, Ton Marku etj …
Austri: Hamdi Krasniqi, Bekim Osmani etj …
Në SHBA janë ,,harruar‘‘ qindra Liribërës, por veçohet, Naim Balidemaj, i cili në prill të vitit 1998, faktorizoi UÇK-në, gjatë një debati, duke djersitur ambasadorin Gelbard.
Vargu i mërgimtarëve Liribërës të Republikës së Kosovës nuk ka fund. Fund duhet të ketë: Përbuzja, injorimi, dhe poshtërimi ndaj mërgimtarëve shqiptarë.

Ragip Shala:
– Kordinator për Mobilizim dhe Regrutim të Mërgatës Shqiptare.
– Kontakti: [email protected]
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura