RAIMONDA MOISIU: INTERVISTË ME HISTORIANIN DHE PUBLICISTIN PROF. NEKI BABAMUSTA

(Londër, 30. 11. 2012) – (“Lufta për lumturinë e jetës presupozon triumfin mbi pengesat dhe vështirësitë – Frojd”) – Pakëz dritë për të merituar emrin e ndritur të shqiptarit!
E nderuara Znj. R
ajmonda!
Nëpërmjet intervistës tuaj ndjehem tepër i privilegjuar!
Modest, si miliona bashkatdhetarë, vendosim grimca rëre në themelet e identitetit tonë kombëtar. Bazuar në argumentet historike jemi ndër popujt më të vjetër të Europës, ndër më inteligjentët, liridashës dhe humanë. Për interesa strategjike, Fuqitë e Mëdha, na coptuan padrejtësisht, në interes të shovinizmit Ballkanik. Por dashuria për të jetuar të lirë në trojet tona stërgjyshore nuk na ka gjunjëzuar. Barbarizmat jetën sa të ëmbël, na e bë
në të trishtë! – 1897 F. Konica: Jashtë çdo mundësie për të na asimiluar.
Emigrimi plagë e rëndë!

Pushtuesit nuk arritën të na ç’kombëtarizojnë. Në zemrat dhe në mendjet e shqiptarëve është skalitur vetëdija hyjnore: Një komb, një ide, një qëndrim!
Disapora në SH.B.A. me afro një milion shqiptarë, ka 100 vite që është bërë flamuri udhërrëfyes i mbrojtjes së interesave tona kombëtare. Federata patriotike “Vatra”, gazetat “Dielli”, “Iliria” dhe “Zëri i Amerikës” janë Triumvirati i artë për shqiptarizmin. Vepra e tyre e bekuar qe leva e Arkimedit që përshpejtuan pavarësinë më 1912-ën me tribunët e kombit tonë: Ismail Qemali, Isa Boletini etj. Edhe me veprimtarinë e “Zërit të Amerikës” v.1943, na çliruan nga metastazat e fantazmës komuniste.
Keni fatin e madh që jetoni dhe punoni në SH.B.A., sinonimi i atdheut të dytë. Për të gjithë popujt, SH.B.A.-ja është bërë simboli i Altarit për Demokraci. Për kombin tonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës reflektojnë miqësinë e sinqertë tradicionale, të lidhur me një aleancë të shenjtë.

PROF.NEKI BABAMUSTA

Në vizitën e saj në Tiranë më 01. 11. 2012, Znj. Hillari Klinton deklaroi: “SH.B.A.-ja është krenare që ka mike të ngushtë dhe partnere Shqipërinë. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në 100 vitet e ardhshme …. edhe 100 vite të tjera”. “Vizita juaj, tha Kryeministri i Shqipërisë Z. Sali Berisha është xhevahiri më i çmuar në prag të 100 vjetorit të pavarësisë”.
Në SH.B.A. dishepujt e kombit tonë: Fan Noli, Faik Konica, Mit-hat Frashëri, Abaz Ermeni, Abaz Kupi etj., kanë proklamuar manifestet e tyre në të mirë të çështjes shqiptare. Vepra e tyre u pasua që nga biznesmeni patriot Xhoni Athanas, duke vazhduar me falangën pararojë të të nderuarit Z. Shaqir Gashi, Eqerem Bardha, Harry Bajraktari, Zef Balaj. Mjaft frutdhënëse është puna e personaliteteve të larta intelektuale si Martin Camaj, Arshi Pipa, Peter Prifti.
Për çështjen shqiptare vazhdojnë kontributin e tyre prof. Sami Repishti, prof. Nikollaq Pano. Ing. Agim Karagjozi, Dr. Gjon Bucaj, Naum Prifti, Genc Kortsha, Elez Biberaj, Pjetër Jaku, Mërgim Korça, Novruz Nazarko, Gëzim Basha, Dr. Gjekë Gjelaj, Ramiz Gjini, Lulash Palushaj, Merita Bajraktari, Dalip Greca etj.
Nëse Amerika është bërë në sajë të punës, padyshim meritë kanë edhe shqiptarët e diasporës. Atdheu i Xhorxh Uashingtonit nuk është një tragjedi amerikane me Klajd Grificë, siç e ironizonte romancieri Teodor Drajzer. Znj. Hillari Klinton më 01.11.2012 u shpreh: Jam mirënjohëse për kontributin e mijëra shqiptarëve në SH.B.A.
1-I nderuar Prof. Babamusta, ju falenderoj për këtë intervistë. Ju jeni një penë publicistike historiane mjaft e njohur në Diasporë dhe trojet shqiptare. A ju kujtohen ditët tuaja të para si historian? Ҫfarë ka ndikuar te ju më shumë apo diçka e papritur që ju zgjodhët të tregoni historinë ashtu sikundër ka ndodhur..?
Prof. Babamusta
: Historia si poetesha e kohërave të njeh me botën reale. Kur egzistenca (jeta) orientohet nga të menduarit pozitiv, siç theksonte filozofi De Kartes, dëshiron të mbijetosh edhe me det të trazuar si Heminguej. Dashurinë për atdhe na e trashëguan Rilindasit. Ngjarjet kulmore historike ngritën në këmbë tërë mëmëdhetarët shqiptarë. Nga të parët e mi dhe nga shumë dëshmitarë, në sofrën bujare të fisit Babamusta vinin si miq personalitetet e kohës: Ismail Qemali (ku ndenji një natë) ku të parët e fisit i siguruan udhëtimin dhe Kavaja e përcolli me shumë përzemërsi për misionin historik. Gjithashtu kanë ardhur patriotët e kombit Aqif Pashë Elbasani, Avdi Bej Toptani. Për detyra patriotike kishin lidhje të ngushta me fiset Biçaku në Elbasan, Canët në Peqin, me Mojsitë, me Xhantë, me Must Carën etj. Gjatë luftës çlirimtare vinin vëllezërit Myslim e Shyqyri Peza, Mustafa Gjinishi.
Realisht ndjeva tronditje nga vrasja makabre (mbytja me tel) e Mehmet Babamustës, vdekja në burg e Hasanit, burgimet politike të Ibrahimit, Halitit dhe tim vëllai Qemalit. Im atë vdiq nga ataku në zemër. Një pushtetar vendor e kërcënonte: “Jam Enver Hoxha”. Në Gjysylkonaj, në vitin 1953 u bëra dëshmitar i luftës së klasave. Nga jeta e mësueseve të mia të para, të shkëlqyera si rreze drite, por të persekutuara, mora mësimet e para për diktaturën komuniste.
2-A mund të na përshkruani shkurtimisht Londrën si zemra e emigracionit shqiptar në Europë, por edhe ku ndërthuren shumë kultura të tjera?
Prof. Babamusta:
Anglia, vendi i Shekspirit që tronditi fronet mbretërore. Vendi i Oliver Kromuellit që përmbysi feudalizmin. Vendi i inxhinierit Stefenson, lokomotiva e të cilit përhapi rrugën e civilizimit për dritë e dituri. Londra me 10 milion banorë, kryeqendra e diturisë dhe kulturës botërore. Në Angli jetojnë afro 200 mijë shqiptarë dhe disa milionë emigrantë nga e tërë bota. Shqiptarët me punën e tyre janë inkuadruar në rrjedhën e jetës britanike duke fituar respektin e vendasve.
3-Ju keni një karrierë të gjatë si historian, që do të thotë nëpërmjet momenteve historike keni përjetuar momente mbresëlënëse, të këndshme, por edhe kritike, dëshpëruese e të trishta. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca juaj?

Prof. Babamusta: Për arsye kontraditash shumë ngjarje nga “Heroi Popull” nuk dalin në dritë. Ndonëse me vështirësi e vërteta del. Rinohesh kur edhe sot, pas 60 vitesh banorët patriotë, trima dhe bujarë siç janë edhe pasardhësit e tyre gjysylkonaj të kujtojnë me admirim dhe lot …. vëllavrasje! 1954.
Ndjehem tepër i nderuar, kur një fis i tërë “Ndreu” nga Dibra shpëtoi nga kurthi i sigurimit famëkeq – 1968.
U gëzova pa masë, kur me disa shokë ngritëm “Muzeun historik” Kavajë, “kabinete historike” në 3 shkolla, që u bënë qendra eksperimentale. Duke mos pranuar t’i shërbej Sigurimit të kuq e pashë të udhës, më me vlerë edukimin patriotik, duke hulumtuar për thesaret historike të popullit tonë. Edhe sot ish-nxënësit e mi më kujtojnë për mësimet shembullore në Krujë.
Si të mos ndjehesha i frikësuar kur më kërcënuan për vendosjen në stendë të Shqipërisë etnike, apo për figura kombëtare në museum, si të komandantit akademist (1920) Adem Riza Berati, sepse fëmijët e tij u persekutuan, apo të patriotit Bajram Xhani, sepse të vëllanë Qamilin ia pushkatoi Mehmet Shehu, v. 1943.
Ndonëse shumë dokumenta historike ia dërgoja Institutit të Historisë, me drejtor Stefanaq Pollo, ku merrja përgëzime, por s’arrita të kuptoj pse në vendlindje më kërkuan një dosje me fakte, por që nuk ma kthyen më. Nuk më lejuan të futesha në ‘Arvishen e Shtetit’ se nuk isha i imunizuar me dy karta anëtarësie çudibërëse!
4-Çfarë do të dëshironit të thoni në lidhje me karakterin e përgjithshëm historik të Shqipërisë, trojeve shqiptare, Ballkanike apo Lindore, në krahasim me atë çka është shkruar e ri-shkruar, bazuar në ato çka ju keni lexuar, shkruar apo vënë re?
Prof. Babamusta:
Në Konferencën e Paqes, Paris, janar 1919, Presidenti Vilson i SH.B.A.-së deklaroi: “Nuk kemi ardhur të bëjmë këmbim popujsh!
Ismail Qemali, tri ditë para se ta helmonin, më 22 janar 1919 deklaroi: Do ngjallemi, ose do të vdesim!
22 mars 1992, fitorja e demokracisë na dhuroi lirinë. Shqipëria ka pësuar transformime të dukshme. Në vend të bunkerëve dhe gomerëve kemi autostrada moderne, ndërtime kapitale, zhvillim të arsimit. Siç merituam futjen në NATO dhe liberalizimin e vizave, së shpejti flamuri ynë do të valëvitet në Bruksel përkrah familjes evropiane, Shqipëri-Kosovë. Ndonëse jemi popull paqedashës, nuk ua kemi borxh të na përkëmbim identitetin tonë kombëtar. Në drejtim të mirëqenies ende lipset shumë punë.
5- Si iu lindi ideja për të shkruar historinë shqiptare, trojeve etnike dhe asaj ballkanike-si pjesë narrative jetësore e rëndësishme nën ndikimin e kulturës, historisë e fenomeneve sociale, ekonomike dhe politike në komunitet, apo….?
Prof. Babamusta:
Me fitoren e pavarësisë së Kosovës, shkurt 2008, ëndrrat shovene të Beogradit kanë përfunduar, po ashtu edhe ato të disa klaneve ekstremiste të Athinës. Më 31.10.2012, Znj. Klinton deklaroi: Pavarësia e Kosovës, problem i mbyllur. Kryeministri Thaçi u shpreh: Ora e Historisë nuk do të kthehet mbrapsht.
Konsolidimi i marrëdhënieve në të gjitha fushat me Kosovën duhen forcuar më tej. Mbarë klasa politike shqiptare kombëtare të jetë në unison për funksionimin e Marrëveshjes së Ohrit. Mbrojtja e interesave të shqiptarëve, kudo që jetojnë, është problem madhor mbarë popullor.
6-Prof. Babamusta ju mbani titullin Prof. Sigurisht i fushës së historisë. Çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj profesionale? Në ditët e sotme tradita dhe realiteti “përziehen” me vlerat fetare. Në opinionin tuaj si historian a ka ndonjë konfuzion që ndikon në marrëdhëniet njerëzore dhe në marrëdhëniet mes kulturave të tjera?
Prof. Babamusta
: Engjëlli nuk bashkëpunon me Djallin! E vërteta historike ndriçohet me guxim, me mençuri aktive, duke mos u pajtuar me errësirën e mendjeve abstrakte.
Periudha e Mbretërisë ka vlerat e veta që diktatura e mohoi. Për korifejt e kombit Noli, Konica, Gurakuqi, Migjeni, Mit-that Frashëri, Abaz Kupi, Abaz Ermeni e deri tek Nënë Tereza, Fishta e Kadareja etj., lipset të përulemi me respekt! Ndryshe do të mohonim vetveten. S’ka përse të jetojmë ende me simptomat e mentaliteteve komuniste. E tërë bota le të marrë shembull nga Shqipëria dhe Kosova, ku vlerat fetare jetojnë në harmoni, duke pasur përparësore interesat e kombit.
7-A keni përjetuar fëmijëri të lumtur?A ka pasur në fëmijërinë tuaj se një ditë do të bëheshit historian dhe një nga më të lexuarit e më të pëlqyeshmit të shtypit postkomunist të Diasporës dhe atij në trojet shqiptare?
Prof. Babamusta:
Njeriu vjen në jetë duke qarë dhe e përcjellin në banesën e fundit po duke qarë. Për miliona njerëz, jeta barasvlerësohet me disa universitete. Kujdesi dhe optimizmi i nënës dhe i të afërmve ma zvogëlonin udhën e mundimshme të fëmijërisë. Vazhdoj të lexoj e të rilexoj Rilindasit, Nolin, Fishtën, Konicën, Ali Podrinjën, Kadarenë etj.
Kam lexuar e konspektuar Shekspirin, Gëten, Shilerin, Tolstoin, Pushkinin, Hugonë, Khajamin etj. Jam i dhënë pas literaturës publiçistike historike që nga më të hershmet, përfshi dhe ato botërore. Kam lexuar klasikët e M.L. teorinë ekonomike. Duke u ballafaquar me realitetin në Angli e SH.B.A. jam ndjerë tepër i zhgënjyer nga teoritë boshe të pa bereqet të komunizmit.
Natyrisht ekonomia socialiste me kolektivitetin e saj nuk mund të konkurronte me ekonominë e tregut të lirë kapitalist. Komunizmi: Sistem i dështuar!
Lexoj artikujt me vlerë nga Diaspora “Dielli”, “Iliria”, “Tribuna Shqiptare”, “Albania”. Ndjek emisionet e “Zërit të Amerikës”.
8-Ç’mund të na thoni për momentet më të dhimbshme të familjes suaj, burgu, persekutimi dhe internimi. Cili qe kërcënimi që familja juaj i sillte sistemit diktatorial komunist?
Prof. Babamusta:
Persekutimi familjar: Vdekja e babait nga kërcënimet, burgosja e tim vëllai me akuza të sajuara, shpronësimet, burgosja e kushërinjve (duke vdekur edhe nëpër burgje) natyrisht janë ngjarje të hidhura që të krijojnë urrejtje. I pushuar nga puna si bir tregtari, më çonin në zonat më të largëta. Kalvar vuajtjesh pësoi edhe familja e gruas. Bashkëshorten nuk e fusnin në punë, si rezultat i akuzave të regjimit komunist.
Kur ishim në SH.B.A. na dukej vetja se po jetonim në një planet tjetër. Populli amerikan kudo që kemi shkuar, na ka trajtuar si mysafirë tepër të nderuar. Sensibilizimi i luftës heroike të vëllezërve tanë në Kosovë na ringjallte, ashtu sikur na shtonin urrejtjen barbaritë serbe. Në SH.B.A. dhe në Angli morëm leksionet reale për Demokracinë e lirë!
9- Në publicistikën tuaj historike gjithçka vjen nga jeta reale. Çfarë lloj kërkimi keni bërë për të? A keni pasur materiale apo ngjarje që ju kanë ndihmuar në shkrimin e tyre?

Prof. Babamusta: Kam shkruar mbi ngjarje reale. Kam kontaktuar me dëshmitarë okularë, me të persekutuar. Kam qenë në kontakt me vlerat politike të Demokracisë. Pata krijuar një bibliotekë familjare, duke mbajtur lidhje me disa biblioteka. Më kanë ndodhur shumë ngjarje që për nga përmbajtja, janë të denja për skena hollivudiane.
Jeta si rrjedhje pa mbarim, vazhdon!
10-Në jetën e përditshme në Londër, Angli, ju jeni në kontakte me personalitete të kulturës, intelektualë e qytetarë të thjeshtë, diplomatë figura të njohura të komunitetit shqiptaro-britanik, por edhe të politikës shqiptare dhe britanike. Sa është prezent atdheu ynë Shqipëria e çështja shqiptare, veçmas ajo e Kosovës e Çamërisë në marrëdhëniet me ta?

Prof. Babamusta: Sa herë që takojmë shqiptarë, sikur rilindim. Vlerat demokratike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, mbrojtja legjitime e vëllezërve tanë të Çamërisë janë çështje dite. Zgjuarsia shqiptare në Londër, nëpërmjet organit të saj “Tribuna Shqiptare” trajton vazhdimisht problematikën kombëtare. Afro 200 mijë shqiptarë të sistemuar në Britani, me punën dhe zgjuarsinë e tyre, por tregojnë se ne jemi popull evropian. Shqiptarët kanë fituar admirimin e londinezëve.
11-Është e natyrshme që mjedisi shqiptaro-britanik në Diasporë, karakterizohet nga ndjenja patriotike, atdhedashuri, krenari, vlera e identitet kombëtar. A ka ndikuar në publicistikën tuaj dhe a i kini numëruar botimet e shumta të shkrimeve tuaja historike në këto vite?
Prof. Babamusta
: Për çështjen shqiptare, ndjehesh gjithmonë i ri. Çdo mëmëdhetar, pavarësisht pozicioneve ekonomike, politike, apo arsimore, e ka për detyrim të punojë për të mirën e Kombit! Të mos rikthejmë kohën, “Isha unë Çobo Rrapushi”.
12-Jetoni në zemër të Anglisë, Londër. Si ndiheni kur dëgjoni për krimin në familje, apo veset e tjera që kanë përfshirë një pjesë të komunitetit shqiptaro-britanik, sikundër droga e krimi? Si mund të reflektojë komuniteti shqiptaro-britanik për lehtësimin e këtyre plagëve?
Prof. Babamusta:
Kur dëgjojmë për ndonjë vrasje, natyrisht që sjellin tronditje. Nuk pajtohemi me krimin, të cilin e dënon i tërë komuniteti, ashtu sikurse ndodh që vriten dhe shqiptarë të pafajshëm.
13-Mendoj se publicistika juaj aktuale është tërësisht me lëndë nga jeta historia, veprimtaria, kontributi shqiptaro-britanik. Cilat janë sfidat për t’i përshkruar ato në shkrimet tuaja?
Prof. Babamusta: Vëllazërim, bashkim për Shqiptarizëm!
14-A kini botuar libra historik dhe natyra e të shkruarit tuaj? Si ndjeheni pas gjithë kësaj periudhe që shkruani si akademik dhe historian?
Prof. Babamusta
: Si hulumtues historie, kam shkruar mbi 100 kumtesa, referate, publicistikë, pa përmendur një dosje me dokumenta që s’mi kthyen. Kam punime historike akoma të pabotuara. Me versione historike, kam krijime poetike. Shkrime dhe dokumente, shpesh, i dërgoja Institutit të Historisë.
15-A është i lirë shtypi sot? Si jeni ndjerë përballë botës së frikshme të mediokritetit, klaneve dhe hipokritëve, përballë vetëmburrjes dhe vetëbujës? Ç’kuptojmë me shprehjet “vetëgjymtim dhe vetëvrasje intelektuale”?
Prof. Babamusta:
Në çdo demokraci, populli ka Qeverinë që meriton. Me fitoren e demokracisë, bashkë me mjaltin u futën edhe mizat.
Droga, krimi, prostitucioni, si fenomene negative erdhën nga jashtë, por që po përpiqen të gjejnë shtrat në vendin tonë. Korruspionin e bëjnë pushtetarët që nga baza. Kur godet ligji, çmenduria nuk ngre krye. S’vritet njeriu për një vijë uji, ose më ke vrarë para 70 vitesh ….
Shoqëria shqiptare të marrë nga perëndimi të mirën, e keqja vetëm se turbullon. Ka shtyp të pavarur. Një pjesë janë veshur me kostume laramane, ngjyrë ylberi. Hipokritët kalërojnë me mantel donkishotesk. Janë kalbësira e shoqërisë, që gjymtojnë apo vrasin, ndriçimin intelektual. Të bardhën nuk mund ta bësh të zezë!
16-Kush ju mbështet shpirtërisht në krijimtarinë tuaj të larmishme historike e publicistike?
Prof. Babamusta:
H. Klinton në Tiranë, 01.11.2012:
Interesat kombëtare janë përpara interesave partiake politike! Zgjedhje të lira! Luftë korrupsionit! Korrupsioni, kancer që konsumon shoqërinë! Për funksionimin e shtetit ligjor, duhet kultura e bashkëpunimit.
Nëse muzika është e pastër, shpirti buron i lirë. Zemra është tempulli i shpirtit. Lumturia për të qenë i dobishëm për atdhe, zemrën dhe forcën e gjejnë në popull. Duhet të përfitosh nga valltarët e vlerave kombëtare. Edhe një here: Nëna më dha leksionin e madh të jetës! Respekto personalitetin e çdo njeriu! Bëhu pjesë e këtij populli, përfito nga mençuria e tij dhe inteligjencës që e rrethon.
17-Z. Babamusta, Kongresi Amerikan në SHBA, – familjen tuaj Babamusta dhe familjen e vjehrrit tuaj, Cani – e kanë nderuar me OFFICIAL CITATION (Dëshmi mirënjohje) për veprimtarinë diplomatike-demokratike, respektivisht të të dyjave familjeve të lartpërmendura. Ç’mund të na tregoni rreth saj..?
Prof. Babamusta
: Në mendjet e ç’ekuilibruara, kultivohet ideotizmi. Luigji XIV i Francës: Jam Mbreti Diell! Diktatorët: Pushtete të përjetshme me piramida egjiptiane.
Çdo njeri duhet të ndjehet dhe të punojë si i barabartë në mes të barabartëve. Merita i takon vlerave popullore.
Dekorimet – 21.1.1985 Medalje “Naim Frashëri”
3.3.1994: “Mësues i Merituar”
2.8.2004 Dëshmi Mirënjohje nga Kongresi Amerikan
2.4.2004 Kastriot Cani Dëshmi Mirënjohje nga Kongresi Amerikan
21.5.2004 Ermira Babamusta Dëshmi Mirënjohje nga Kongresi Amerikan
18-Çfarë nuk do të falnit në jetë??
Prof. Babamusta:
Dashuria është parajsa e jetës. Diktatorët, “këta luanë të racës njerëzore” e shohin popullin lojë shahu. Çuditërisht, sot në Botë ka sejmenë servilë që u përkulen tiranëve të kuq. Fundi i tyre gjithmonë ka qenë rruga e Ferrit.
E kush popull nuk e do lumturinë?!
19-Mesazhi për inteligjencën shqiptare…
Prof. Babamusta:
Jeta është e shkurtër për ta shijuar, plot ëmbëlsi, por edhe me derte! Të gjitha frutat e pemëve nuk i kap dot dhe fatkeqësisht nuk i shijon. Ndoshta, mollë e ndalueme! Megjithatë, le të mbjellim pemë dhe të kultivojmë lule për trashëgimtarët. Inteligjenca jonë: Me mençuri hyjnore! Rreze Drite! Shkëlqim pranveror si hyjneshat trime të Dardanisë. Vepra e tyre si Butrinti i Arbërit, me aromë të magjishme dhe Valbona të rrjedhë gjithë jetën me pastërtinë e kristaltë!
20-Cfarë dëshironi të shtoni…
Prof. Babamusta:
Ligji i Lustracionit. “Mefistofelë me fytyrë engjëlli”!
Populli shqiptar me ndjenja humane, s’e ka në traditën e tij vëllavrasjen. Nëse me fillimin e demokracisë do të kishim vepruar si në Hungari apo Çeki v.56, ku kundërshtarët politikë u lidhën me litarë pas makinave, apo si në Indonezi, në v.60, ku gjenerali Suharto bëri rebelimin ekstrem kundër P.K.-së të Indonezisë me Aidit, duke i mbushur lumenjtë me mbi 1 milion kufoma, ne do të rikthenim luftën e klasave. Fatkeqësisht një pjesë e avancuar e nomeklaturës së kuqe, me dragojt e tyre u futën në vallen e demokracisë me mentalitete komuniste. Të mençurit bënë kthesë duke flakur teserat e kuqe.
Bisedoi: Raimonda MOISIU

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura