RAMIZ KUKLECI – TRIBUN I LIRISË DHE PAVARËSISË SË KOSOVËS

Pashtriku.org, 31. 03. 2015 – Në shtatëvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja Atifete Jahjaga ka dekoruar një numër personalitetesh, që dhanë kontribut të veçantë për lirinë e Kosovës, në periudha dhe fusha të ndryshme të rrugëtimit tonë për pavarësi. Në mesin e 16 peronanaliteteve, me dekoratën “Urdhri i Lirisë” u dekorua edhe djali nga Isniqi dhe burri i madh nga Dukagjini, Ramiz Kukleci, pikërisht në 16 vjetorin e vdekjes së tij.
Ramiz Kukleci tërë jetën deri më 31 mars 1999 kur u shua nga jeta, ia kushtoi çështjes kombëtare. E donte Shqipërinë e bashkur dhe punonte me përkushtim në këtë drejtim – në disa fusha. Tetëmbëdhjetë vjet punoi në arsim, në edukimin dhe arsmimin e gjeneratave të reja. E mbështeti fuqishëm kërkesën e studentëve “Kosova Republikë!”, që u artikulua zëshëm në demonstratat gjithëpopullore të vitit 1968, të pranverës 1981 dhe ato të viteve 1988/89, si hapi i parë për realizimin e ëndrrës shekullore për Bashkim Kombëtar.
Duke ndjerë nevojën e unitetit kombëtar, Ramiz Kukleci ishte kryetar i kishillit për pajtimin e gjaqeve dhe ngatrresave, edhe para vitin 1990, kur filloi aksioni i pajtimeve të gjaqeve.
Ramiz Kukleci, ishte humanist i palodhur. Në fillim të viteve 90’të, si kryetar i Shoqatës Bëmirëse “Nënë Tereza” në Kodrën e Trimave në Prishtinë, së bashku me pajtimtarët e shumtë në krye me Anton Çetën, hapën Ambulancën e parë në Kosovë, që punonte në baza vullnetare për shërmin e popullatës.
Ramiz Kukleci e dinte mirëfilli se e vetmja rrugë për çlirimin e Kosovës ishte lufta e armatosur dhe iu gëzua shumë formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ramiz Kukleci (1928 – 1999)

“Vetëm me pushkë largohet agresori serbo-sllavë nga Trojet tona dhe asesi ndryshe” – me këto fjalë e niste bisedën Ramiz Kukleci, nëpër oda e tubime të ndryshme në Kosovë e më vonë edhe në mërgim.
Ishte UÇK-ja ajo që Ramiz Kuklecit dhe familjes së tij i dha forcë e vullnet, prandaj dhe në çdo tubim bënte thirrje, që të bashkohemi rrethë kësaj ushtrie popullore me qëllim të fuqizimit të saj, në të cilën ishin rradhitur djemë e vajza më të devotshëm të kombit tonë.
“Për kauzën tonë kombëtare, Shtutgarti, Berlini, Boni, Müncheni, Brukseli, Zürichu, Parisi, Rambujea, e shumë qytete tjera të Europës nuk ishin largë për Bacën Ramiz, edhe pse në moshë të shtyrë dhe me shëndetë jo të mirë”, – kështu thonin shokët dhe bashkveprimtarët e këtij burri të madh. Këshillat dhe kritikat e këtij tribuni popullor kishin vlerë të madhe për: Jashar Salihun, Hasan Ukëhaxhën, Fehmi Lladrovcin, Bedri Islamin, Xhavit Hoxhën e shumë veprimtarë të tjerë që punonin në fuqizimin dhe udhëheqjen e luftës çlirimtare në Kosovë.
Ramiz Kuklecin e mundonte shumë përçarja mes shqiptarëve, dhe bënte të pamundurën në afrimin dhe bashkimin e tyre rreth luftës çlirimtare.
Baca Ramiz vetëm një javë para vdekjes, i përjetoi me shumë gëzim bombardimet e NATO’s, ngaqë e dinte se tashmë Serbisë i erdhi fundi dhe Liria ishte afër, por e dinte gjithashtu se, fëmijët, gratë pleqtë dhe populli i paarmatosur do të vuajnë gjatë kësaj kohe dhe kjo bëri që gjendja e tij shëndetësore të përkeqësohej, dhe më 31 mars 1999 u shua nga jeta.
Ramiz Kukleci u varros në Isny të Gjermanisë në kohën e luftës, ndërsa një vit më vonë u rivarros në fshatin Isniq, aty ku prehen eshtrat e familjes dhe farefisit të tij. U rivarros me nderime të larta nga populli, djemtë dhe vajzat e UÇK’së.
Së fundmi, me të drejtë mund të themi se, Ramiz Kukleci mbetet shembull i një veprimtari të urtë e të dashur për miq e i ashpër për armiq dhe se do të përkujtohet gjithmonë si: Atdhetar e Nder i Kombit.
Lavdi jetës dhe veprës së bacit Ramiz!

(Përagtiti editori i pashtriku.org, Sh.Berisha, 31. 03. 2015)

…………………………………………………………………….

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura