REAGIM I KMDLNj-së: KUSH PO THËRRET PËR LUFTË NË KOSOVË?!

REAGIM I KMDLNj-së: KUSH PO THËRRET PËR LUFTË NË KOSOVË?!

Persona të papërgjegjshën nga studiot televizive po deklarojnë se lufta në Kosovë vetëm sa nuk ka filluar. Analistë të afërt dhe të financuar nga qeveria  madje e tregojnë edhe kohën kur do të ketë sulme në Veri të Kosovës në ndërkohë që edhe KM i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani thuaja në çdo takim me të huajt por edhe në paraqitje publike thonë se sulmi si ai i Banjskës mund të përsëritet në ndërkohë që shprehen të gatshëm që me të gjitha mjetet e mundshme të mbrojnë Kosovën dhe, në fakt asnjëri prej këtyre që po alarmojnë për luftë të mundshme në Kosovë nuk ka kontribuar me asgjë dhe kanë qëndruar për shkaqe objektive a subjektive larg luftës anipse kanë mundur të jenë pjesë e luftës kur kërkohej sakrificë për liri dhe çlirim. Kosova po përballet me një situatë të rënduar ekonomike dhe një shumicë e qytetarëve të saj po përballen me probleme të mbijetesës dhe diskutimet për luftë të mundshme përmes përhapjes së frikës është përpjekje perfide për të zhvendosur vëmendjen nga situata shpërthyese sociale sikur edhe nga një largim masiv i qytetarëve të Kosovës pas datës 1 janar 2024, koha kur hiqen vizat për shtetasit e Kosovës. Kërcënimet me luftë bëhen edhe për të mbuluar dështimet e institucioneve thuaja në të gjitha fushat hiç këtu sportin që ka pasur sukses të konsiderueshëm gjatë vitit 2023. Pas sulmit të Banjskës për të cilin KMDLNj–ë dyshon se është bërë i orkestruar për të përshpejtuar zbatimin e marrëveshjes për normalizim me Serbinë e që për Kosovën, për aq sa është e qasshme për opinion është shumë e dëmshme, retorike luftënxitëse është bërë dukuri e përditshme, në njërën anë, kurse, në anën tjetër thuhet se kemi përmirësim të madh të situatës së sigurisë në Veri të Kosovës dhe pranim të institucioneve të Kosovës nga ana e serbëve lokalë. Për këtë, si tregues të këtij përmirësimi merren rënia e numrit të incidenteve në këtë pjesë të Kosovës dhe sidomos pajisja e qyteraëve serbë me tabela RKS e që më parë i refuzoniin. Që paradoksi të jetë më i madh dhe që vë nën dyshim pohimet e institucionet e Kosovës tregon fakti se prania e trupave paqëruajtse – KFOR-i t në veri të Kosovës thuaja është dyfishuar dhe ata, në një mënyrë apo tjetër ushtrojnë kompetenca edhe të policisë. Realisht, në aspektin e funksionimit të sigurisë në Veri të Kosovës, hallka kryesore në këtë zinxhir është pikërisht KFOR-i dhe pa pëlqimin e tyre nuk mund të ndërmerret asnjë veprim në fushën e sigurisë.

Dështimet katastrofale në politikën e jashtme, turpërimi në arsim përmes testit PISSA, improvizimet me ndihma akute ( !00 ) euro për kategoritë sociale, mungesa e investimeve kapitale, rritja e ndjeshme e korrupsionit në të gjitha nivelet, ndërhyrja flagrante e qeverisë në punën e institucioneve të pavarura, nepotizmi galopant, mungesa e transparencës dhe llogaridhënies mundohen të mbulohen me kërcënimet të vazhdueshme me luftë nga Serbia, ndërhyrjen e Rusisë në Kosovë, ndikimin e luftës në Ukrainë si shkas për përkeqësim të situatës së sigurisë në Kosovë e gjëra të tjera të ngjashme.

KMDLNj –ë thërret të gjithë akterët të jenë të përmbajtur dhe të përgjegjshëm në deklaratat e tyre, të mos flasin për gjëra që nuk është fare përgjegjësi e tyre dhe aë nuk i pyet askush dhe që nuk kanë asnjë ndikim ndërsa thërret institucionet e Kosovës që të angazhohen për zgjidhje të problemeve jetike për qytetarët e Kosovës dhe të mos merren me tema të mëdha për të cilat nuk pyeten nga askush  dhe  nuk kanë asnjë ndikim, as për zgjidhjen e tyre e as për përshkallëzim të situatës. Qytetarët duan jetë më të mirë, institucionet e sigurisë duan kushte më të mira të punës dhe të ardhura më të mira, sigurime shëndetësore dhe sigurime jetësore, arsim më cilësorë në të gjitha nivelet si edhe shërbime shëndetësore më të mira. Duan një mjedis të pastër dhe jo të mbytur nga mbeturinat, hapësira të blerta dhe barazi para ligjit. Duan mundësi të barabarta gjatë punësimit dhe gradimit. Thjeshtë, duan të kenë një ardhmëri në Kosovë dhe të cilën aktualisht nuk e kanë ose e kanë fare të pasigurt.

Këta që po thërrasin për luftë, as që e kanë bërë luftën e as që do ta bëjnë, nëse hipotetikisht edhe vjen deri te lufta për çka KMDLNj –ë nuk beson se do të ndodhë.

21 dhjetor 2023 Prishtinë          Shërbimi për Informim

Total
0
Shares
4 comments
  1. Hmm it appears like your website ate my first comment
    (it was extremely long) so I guess I’ll just sum it up what I had written and
    say, I’m thoroughly enjoying your blog. I as well am an aspiring blog writer but I’m
    still new to everything. Do you have any tips for newbie blog writers?
    I’d definitely appreciate it.

  2. HEU, KUSH PO THËRRET PËR LUFTË NË KOSOVË?!” EU, THIRRJA PËR LUFTË NUK ËSHTË NGA KOSOVA; POR, ËSHTË NGA ARMIQTË SHEKULLORË O, TEMPULLORË RUSO SERBO JUGOSLLAVE ËËËH, PUSO VERBO TUGOSHKAVE! AH, KJO SITUATË ËSHTË MË SE E NGJASHME, NË PRAG KRISJES LUFTËS ÇLIRIMTARE LEGJENDA
    JONË MBARË KOMBËTARE MBARË SHQIPTARE; A TRI HERË U SULMUA FAMILJA
    E ADEM KRYLEGJENDARIT; DHE, NJË DELAGACION LDK O, PAS SULMIT TË DYTË NË ODËN E BABËS SHABAN, KRYELEGJENDËS TË ADEM KRYLEGJENDARIT, TEK I
    BËJNË LUTJE: BACA SHBAN, TË FALA NGA LDK-JA DHE PRESIDENTI I KOSVES, E
    UNIVESITETI KOSOVËS; VEÇ MOS KRISNI LUFTËN; PASHAPORTA DIPLOMATIKE, DHE PARE SA TË DONI; EDHE ZGJIDHNE VENDIN MË TË MIRIN NË BOTË Q’E KENI
    MUNDËSINË ME U SHPERNGULUR ME JETUAR ME PASURI MARRAMENDËSE!” A,
    PËRGJIGJJA NGA BACA SHABAN-BABA I KRYLEGJENDËS O MBARË SHQIPTARE:
    HEU, KUKE PËR NE, ÇFARË LDK E KOSOVËS, ÇFARË PRESIDENTI I KOSOVËS ORE,
    ÇFARË UNIVERZITEI I KOSOVËS?! HEEEJ NE, NUK I LËSHOJMË TROJET TONA AS PËR PASURI TË TERË BOTËS; NE, DO TË QENDROJMË NË SHTËPINË O, ATDHEUN
    TONË STËGJYSHORË DHE, NËSE NA SULMOJNË DO IA KRISIM LUFTËS, I MADHË E I VOGËL; DHE, NUK DO TË DORËZOHËMI DERI ME VDEKJEN E FUNDIT TË TERË FAMILJES, QË DO TË FLIJOHËJ EDHE KRIJOHËJ, ME GJAK DHE PRAG, BASHKË E ASHKË, GJITHA TROJET SHQIPTARE, MBARË MERGATA SHQIPTARE, TERË BOTA
    DEMOKRATIKE, PËR RIÇLIRIM, RIKRIJIM, RIFLIJIM OR RIKTHIM A HEEEJ, RIGJIM; PËR RIBASHKIMIN E RITRASHËGIMIN, PËR LIRI, PAVARËSI DHE DEMOKRACI ORE MBARË KOMBËTARE, MBARË SHQIPTARE; MBARË KOMBËTARE O, SHQIPTARE!!”
    TË FALA REFUGJATË LUFTË TERORIZUAR TERË TËRBIM, PËR MERGIM PA KTHIM
    GJERË NË AMSHIM, NGA BOTË-KOTA MË BIZARE OH NA, GOLGOTA SHQIPTARE!!
    MANI NEW JERCEY USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura