DR.JAKUP KRASNIQI: NUK SKANDALIZOHEM, BISEDAT JASHTË KAMERAVE DHE PUBLIKUT NXJERRIN NË SHESH KARAKTERET E VËRTETA TË TYRE

(Pashtriku.org, 01. 12. 2012) – “Në jetën time politike, prapaskenat kurrë nuk kanë qenë as formë, as praktikë përbuzëse për punën e shokëve me të cilët kam bashkëpunuar e bashkëluftuar, me ata që jo pak na ka ndarë fija aq e hollë midis jetës dhe vdekjes.” – Kështu është shprehur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dr.Jakup Krasniqi, në një reagim dërguar mediave lidhur me bisedat telefonike të zyrtarëve të PDK-së, Hashim Thaçi, Adem Grabovci etj., të publikuara para dy ditësh, ku më i përfoluri në ato përgjime telefonike ishte z.Krasniqi.
“E ndiej për obligim t’i përgjigjem opinionit publik lidhur me përgjimet e publikuara në mediet e shkruara dhe elektronike, por edhe në rrjetet e shumta sociale, ku i apostrofuar dhe i sulmuar verbalisht, me një fjalor tejet primitiv jam edhe unë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës. Në gjithë veprimtarinë time politike publike kam qenë transparent, i vendosur, i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë. Kështu do të vazhdoj edhe në të ardhmen, pa marrë parasysh çka mendojnë rivalët apo kundërshtarët e mi politikë, qofshin ata edhe brendapërbrenda partisë sime – PDK-së”, ka thënë Dr.Jakup Krasniqi.

Ish’zëdhënësi i UҪK-së Jakup Krasniqi.

……………………………………………………….

Ai ka theksuar se publikimi i përgjimeve telefonike, me emrat e personaliteteve të skenës politike të Kosovës, pa marrë parasysh a janë të vërteta apo të falsifikuara, kanë skandalizuar të gjithë ata që i kanë dëgjuar.
“Nëse janë të falsifikuara akterët e apostrofuar në këto biseda mund të ngrisin padi kundër falsifikatorëve. Ndërsa, nëse janë autentike, nuk habitem dhe skandalizohem, sepse jam i vetëdijshëm që bisedat private, jashtë kamerave dhe publikut nxjerrin në shesh karakteret e vërteta të tyre, sidomos të personaliteteve publike që kanë frustracione të shumta nga pamundësia që të imponojnë pikëpamjet e tyre në skenën publike. Unë nuk merrem as me njerëzit që falsifikojnë gjëra, as me bisedat private të personaliteteve publike, qoftë edhe në rastet kur dikush ua bën publike jetën private, nëse mund të jetë brenda kornizave të privacisë ajo që u dëgjua”, ka thënë më tej kryeparlamentari Krasniqi.
Funksioni im politik, siç thekson Krasniqi, ka për qëllim realizimin e të gjitha aspiratave tona politike, ekonomike, shoqërore për ç’gjë kam marrë besimin nga qytetarët e Kosovës.
“Gjatë jetës sime politike 39-vjeçare jam përpjekur të respektoj bashkëveprimtarët e bashkëmendimtarët e mi, kam respektuar njerëzit me të cilët kemi pasur mendime e qëllime të njëjta, por në të njëjtën kohë respektoj të gjitha mendimet ndryshe nga të miat, sepse jam i vetëdijshëm se fryma e debatit dhe e tolerancës (pa ofendime ndaj mendimtarëve që nuk mendojnë si unë), krijon një atmosferë të shëndetshme për demokracinë në Kosovë dhe jep shembull të mirë të edukimit politik, intelektual, atdhetar e demokratik për gjeneratat e reja”, ka theksuar Krasniqi.
“Së këndejmi, rolin tim në jetën private përpiqem ta realizoj ndershmërisht, në përputhje me obligimet e mia si bashkëshort, baba, vëlla, shok e mik”, – theksohet në deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Dr.Jakup Krasniqi.

* * *
Adem Grabovci, si kryepersonazh i bisedave telefonike me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Sami Lushtakun dhe Vlora Ҫitakun nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje. Ai u është shmangur gazetarëve duke u arsyetuar se për pak minuta do të dilte me qëndrim, por pasi është larguar, kontakti me të ka qenë i pamundur. Ndërkaq kryetari i Komunës së Skënderjat, Sami Lushtaku, i cili gjatë bisedës telefonike me shefin e grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, e kishte sharë me “nënë” duke e quajtur madje edhe “qen” Kryetarin e Kuvendit Dr.Jakup Krasniqin, ka thënë se nuk e ka në plan t’ja plotësojë dëshirën Kryeparlamentarit Krasniqi. Në një deklaratë për Express Sami Lushtaku, thotë se: “Nuk e kam ne plan t’i kërkoj falje askujt. Vlerësoj se nuk ka për çfarë të kërkoj falje. Do ta lëmë këtë far pune të pushojë pak në publik, e pastaj do të shohim se çfarë do të bëhet më tutje”.

Zero primitivët e PDK&CO.

* * *
Shumica e zyrtarëve të Degës së PDK-së në Malishevë kanë hezituar t’i komentojnë publikisht bisedat telefonike të krerëve të kësaj partie që u bënë publike dy ditë më parë, por kishte edhe nga ta që nuk fshehën dëshpërimin nga ajo që kishin dëgjuar me veshët e tyre. Kryesuesi i KK të Malishevës dhe njëherësh anëtar i Kryesisë së Degës së PDK-së, Ragip Begaj është shprehur i indinjuar dhe i fyer nga përmbajtja e bisedave telefonike të transmetuara tashmë në media mes kryeministrit Hashim Thaçi, Adem Grabovcit, Sami Lushtakut, Kadri Veselit dhe Vlora Ҫitakut. “Malisheva i ka 14 mijë anëtarë të PDK-së, pjesa dërmuese e të cilëve janë familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës dhe veteranë të luftës së lavdishme të UÇK-së”, ka përkujtuar me këtë rast Begaj.

(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, 01. 12. 2012)

*   *   *

SALIH KABASHI: JU FLET ADEM GRABOVCI&COMPANY
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=1050

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura