RËNDËSIA E QESHJES PËR SHËNDETIN TONË

Pashtriku.org, 29. 10. 2014 – Të qeshim është mënyra më e duhur për të ndihmuar trupin tonë të funksionojë sa më mirë, është një shprehje e fytyrës që tregon ndjeshmëri, dashuri dhe argëtim. Me anë të buzëqeshjes përmirësojmë shëndetin, rrisim bukurinë dhe eliminojmë stresin. Në vazhdim ju shpërfaq disa arsye se pse duhet të qeshim vazhdimisht. – E qeshura është ‘ngjitëse’: Kur dikush qesh ndryshon humorin e të tjerëve dhe i bën gjërat më të bukura. Një njeri i qeshur mbart gëzim mbi vete.
– Na bën të dukemi njerëz të suksesshëm: Njerëzit e qeshur duken më të sigurt dhe mbështeten më shumë nga të tjerët. Provoni të qeshni gjatë një mbledhje apo gjatë një takimi dhe njerëzit do të sillen me ju në mënyrë komplet ndryshe.
– Na bën të dukemi tërheqës: Të gjithë ne tërhiqemi nga njerëzit e qeshur. Duam të njohim një njeri të qeshur dhe të kuptojmë përse ndihet kaq mirë.
– Ndryshon humorin tonë: Kur të jeni të mërzitur provoni të qeshni. Ka shumë mundësi që humori juaj do të ndryshojë për më mirë. Të qeshësh mund të bëjë që trupi juaj ta ndihmojë mendjen të ndihet më mirë.
– Tërheq lëkurën e fytyrës dhe na bën të dukemi më të rinj: Muskujt që përdorim për të qeshur ngrenë lëkurën e fytyrës duke na bërë të dukemi më të rinj. Kjo është edhe një arsye se pse duhet të qeshni vazhdimisht.
– E eliminon stresin: Një njeri i stresuar apo i lodhur dallohet nga fytyra. Kur jeni të stresuar provoni të qeshni dhe stresi do të zhduket.

Me buzëqeshje përmirësojmë shëndetin,rrisim bukurinë dhe eliminojmë stresin.

 – E qeshura bën që trupi të çlirojë endrofinën: Endorfina është ilaç natyral kundër dhimbjes dhe humorit të keq. Sipas shumë ekspertëve e qeshura është një “drogë” natyrale e cila e largon dhimbjen.
– Forcon sistemin imunitar: Duke qeshur ndihmojmë sistemin imunitar të funksionojë më mirë. Sistemi i fortë imunitar na nevojitet sidomos gjatë kohës së ftoftë, andaj duhet pa hezitim të qeshni sa më shumë gjatë vjeshtës dhe dimrit.
– E qeshura zbret tensionin e gjakut: Gjatë qeshjes kemi një reduktim të dukshëm të presionit të gjakut. Në qoftë se keni në shtëpi një matës tensioni bëni këtë eksperiment: matni tensionin, pastaj uluni dhe qeshni për një minutë duke lexuar ndonjë gjë për të qeshur. Më pas matni përsëri tensionin e gjakut dhe do të habiteni.
– E qeshura na bënë të ndihemi pozitivë: Provoni këtë test – qeshni dhe gjatë qeshjes mendoni ndonjë gjë negative pa pushuar se qeshuri, është shumë e vështirë! Kur qeshim trupi ynë i transmeton mendjes mesazhin se jeta është e bukur. Andaj, largoni depresionin, stresin dhe trishtimin me një buzëqeshje.
Këto janë disa nga arsyet se pse ju duhet vazhdimisht të qeshni.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura