REPUBLIKA E SHTABIT TË PASHALLARËVE TË FONDIT TË 3 % -shit DHE FONDIT “VENDLINDJA THËRRET”! (VIDEO)

Nga arkivi i FB, 31 tetor 2020

Rikujtesë për harrestarët e politikës!

REPUBLIKA E SHTABIT TË PASHALLARËVE TË FONDIT TË 3 % -shit DHE FONDIT “VENDLINDJA THËRRET”!

Nga Sheradin Berisha

“Politikanët shqiptarë zonat e veta zgjedhore i shndërrojnë në pashallëqe. Çdo pasha e ka haremin e vetë të përbërë nga meshkuj dhe femra. Dhe si gjithnjë, pashanë e zëvendësojnë fëmijët e tij” – thotë Intelektuali ynë nga Struga, Shpëtim Pollozhani

“Pesë mijë ari tokë janë shitur nga një euro ari. E kam kundërshtuar këtë proces të privatizimit me këtë çmim mjaft të ulët. Ndërsa, në bord anëtarët me thoshin: ‘po të dhimbset toka e Kosovës?’. Andaj, kjo ka qenë një ndër arsyet e dorëheqjes”, – kështu ka deklaruar më 15 tetor 2020, ish – kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Blerim Rexha gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar, lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, në vitin 2013 kur Hashim Thaçi ishte kryeministër.

Në këtë shtet të pashallarëve të Kosovës, shitet 1€ ari i tokës, ndërsa Ramush pashai i Gllogjanit e blenë shumë më shtrenjtë arin! Ai i blenê 200 hektarë me 3.75 cent arin! Vëllai i presidentit Hashim Thaçi privatizoi 30 hektarë tokë në Shtërpcë. Ndërkaq Sami pashai i Skënderajt, kishte deklaruar se “nga PDK-ja duhet të largohen 4-5 persona (lexo – pashallarë) që kontrollojnë çdo gjë në Kosovë”.

***

A. Në Kosovë për 21 vjet pas luftës, autoriteti suprem i partive politike dhe i pushteteve ishin dhe mbetën kryepashallarët (liderët partiak e shtetëror)!

Janë pikërisht ata të cilët me përfundimin e luftës i vodhën qindra milonë marka gjermane, franka zvicerane e dollarë amerikanë nga fondi i qeverisë Bukoshi – Mustafa (3%’it) dhe fondit “Vendlindja Thërret”, i cili në Tiranë identifikohet me “Shtabin e Rognerit”, Zeka – Syla – Thaçi – Luli …!

Janë po të njejtit që menjëhere pas luftës i shtuan pasuritë e tyre në saje të kontrabandës me derivate të naftës, me pompa të benzinës, me narkotikë, me cigare, pastaj me  lojrat e fatit, bixhozin, me dhënie të terminaleve, të tenderëve etj.

B. Ky shtab i milionerëve (pashallarëve) ushtrimin e pushteteve (legjislativin dhe ekzekutivin) e ndërtuan mbi bazën e legjislacionit që buron nga Kushtetuta e Ahtisarit. Duke i patur nën kontrollë të gjitha bordet, agjencitë publike, administratën shtetërore etj., raportet liderë – klientelë u ndërtuan në mënyrë piramidale, si kompani biznesi për punësimin e familjarëve dhe abuzimin me paranë dhe pasurinë e patundshme publike!

Kjo kastë e pashallarëve edhe me buxhetin e shtetit (taksat e qytetarëve) përmes tendereve për rrugë, shkolla, e ndërtime të tjera publike u bënë milionerë!

Sa për ilustrim: Ministri i AAK-së në qeverinë e Abdulla Hotit, Blerim Kuqi lidhur me tenderin milionësh që ka marrë kompania e tij, thotë: “Nuk kam asnjë funksion në kompaninë time, jam vetëm pronar!”. No koment!

STRUKTURAT E SISTEMIT NË MBROJTJE TË PUSHTETARËVE (PASHALLARËVE) MILIONERË

C. Kasta e pashallarëve milionerë në kuadër të sistemit ngritën struktura mbrojtëse!

Çfarë struktura ngritën?

Ngritën:

1. Struktura brenda bordeve dhe agjensive publike të tenderimit për PASURIM;

2. Struktura brenda AKI-s për mos HETIM;

3. Struktura brenda policisë për SIGURIM;

4. Struktura brenda prokurorisë për mos AKUZIM;

5. Struktura brenda gjyqësisë për mos DENIM!

Dhe në këtë mënyrë përmes pushtetit absolut ata Kosovën e shndërruan në feude të liderit partiak të gjithpushtetshëm!!!

KORRUPSIONI DHE KRIMI I ORGANIZUAR NË KOSOVËN E PLLAKOSUR NGA VARFËRIA!

D. Në një dokumentar të përgatitur në vitin 2012 nga organizata “Ҫohu” dhe Qendra për Gazetari Hulumtuese, me titull: ’KORRUPSIONI DHE KRIMI I ORGANIZUAR NË KOSOVË’, rezulton se, të gjitha qeveritë e pasluftës në Kosovë (2001 – 2012) në bashkëveprim me oligarkë të koorporatave të huaja, dhe mentorë të shumtë që veprojnë në kuadër të UNMIK-ut, EULEX-it, UNDP’is, Agjensionit për Privatizim etj.etj., ishin dhe janë bartësit e krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Kosovë!!!

Ky trend i kriminalitetit ka vazhduar edhe në vitet 2012 – 2020, nga partite politike në pushtet:

1. PDK-AKR, 2011-2014;

2. PDK-LDK, 2014 – 2017; dhe

3. PDK-AAK-NISMA/PAN-i … 2017-2019.

4. LDK-AAK-NISMA-SRBSKA (2020…)

DËSHMI!

E. Shikoni me kujdes shtatë pjesët e dikumentarit: KORRUPSIONI DHE KRIMI I ORGNIZUAR NË KOSOVË! (I – VII)

***

Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 1

***

Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 2

***

Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 3

***

Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 4

***

Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 5

***

Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 6

***

Çohu! Dokumentar – Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë pt. 7

———-

Ndërkaq këtu mund ta shikoni dokumentarin në tërësi (1 – 7 pjese)

Krimi i organizuar dhe korrupsioni në Kosovë: 10 vite bashkëjetesë me politikën!

PUNËSIMET FAMILJARE TË KASTËS POLITIKE!

F. Ambasadori britanik Ruairi O’Connelli ngre alarmin: Punësimet familjare po shkatërrojnë institucionet e Kosovës! Shqiptarët gjithë andej po sillen njësoj kur vijnë në pushtet, në Shqipëri, Kosovë, në Maqedoni, përveç që vjedhin, na falni i marrin lekët, eurot, ose denarët nga xhirrollogaritë e dikasterave që udhëheqin, nuk kanë kapacitet intelektual për të udhëhequr me dikasterët që drejtojnë, thjeshtë nuk dijnë, por forca e pushtetit u mundëson që ta përdorin dhe të punsojnë familjarët, dashnoret, dashnorët e grave të tyre.

***

Për më keq ambasadori britanik Ruairi O’Connelli thotë se janë edhe të pakualifikuar…!

Shikoni videon, Ruairi O’Connelli: Punësimet përmes lidhjeve politike!

***

Në vijim shikoni me kujdes edhe dëshmi të tjera:

Punësimet partiake nëpër institucione!

***

SHTABI I MILIONËREVE DHE LIDHJA E TERMINALEVE!

G. Në vijim shikoni tri dokumentare: shtabi i milionerëve (dy pjesë) dhe lidhja e terminaleve (një pjesë):

Shtabi i milionerëve (pjesa e parë)

***

Shtabi i milionerëve (pjesa e dytë)

***

Lidhja e terminaleve (Thaci – Mustafa &Co.)

—————–

Nga arkivi i FB, 31 tetor 2020

REPUBLIKA E SHTABIT TË PASHALLARËVE TË FONDIT TË 3 % -shit DHE FONDIT “VENDLINDJA THËRRET”! / Nga Sheradin Berisha

https://www.facebook.com/1125324528/posts/10217816899430587/

ILUSTRIMET

_____________

OBORRI I POLITIKANËVE MILIONERË!

Nga Sheradin Berisha

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura