PËRPARIM DEMI: E ARDHMJA E KALUAR!

Bukuresht, 29.11.2014 – Kur koha shkriu si akullnajat, shkriu ngadal duke na ardhur pranë. E kaluara përherë na ndoqi nga pas, gjithmonë, sa e ardhme u bë më në fund. E tashmja se pengoi, e tashmja s’egzistoi, bile s’ka qënë asnjëherë, po thjesht mbi kohën e vjetër lindi e ardhmja për tu bërë përsëri e shkuar. Ne shohim mbrapa, pa kthyer kokë dhe pa e ditur kahjen, se ecim në kohë paralele. Ne, e ndjejmë kohën pa e parë, kur si val tsunami, kalon mbi ne dhe shkon tutje, andej, si një projeksion në ekranin e gjërë të universit që zgjerohet, largohet diku në pafundësi. Të kaluarat ҫuditërisht para na dalin. I pamë pa hapur sytë akoma. Pamë atë ҫ’ka mbeti prej tyre, duke kujtuar se gjëra të reja po na vijnë nga e ardhmja e panjohur. Konturet u shkrinë dhe ngjyrat u ndruan me njëra tjetrën pasi drita s’po vjen më nga lart, ashtu siҫ kujtonim. Kur ne thamë se po ecim, një iluzion kohor ishte në fakt, jo ne ecnim, por koha që na tejkalonte. Si dy trena në stacion, kur niset tjetri dhe jo ai ku kemi hypur ne. Vazhdojmë të rrotullohemi rreth të njëjtit diell tashmë të mplakur dhe presim. Presim me shpresë, presim me durim dhe herë pa të, kur dëshpërohemi dhe kur boshllëku na shfaqet pas një shkëndije që zhduket. Pas një shkëndie që na verboi për pak kohë dhe humbi sikur mos ishte e vërtet. Jetojmë në këtë hapësirë pa kohë të cilën mbushim.
Milingonat e dijnë mirë se nga shkojnë dhe ҫfarë duhet të bëjnë në ҫdo moment, veҫ neve jo. Ne presim dhe shpresojmë që rruga të na hapet vet, dhe kur monopati i humbur na duket autostradë, habitemi pastaj kur papritur zhduket pak më tutje, apo pak më sipër, kur ndahet dhe s’dimë se cili krah është i vërtet. Prandaj shpesh ndalojmë, shpesh kthehemi nga erdhëm, për të gjetur rrugën që s’egziston. Harrojmë të ngrejmë shkallën para se të ngjitemi në të, atëhere këmba shkel në boshllëk, pasi nuk gjen diҫka më sipër dhe biem.

S’KA TË TANISHME, KA VETËM ZHVILLIM!
Në kohë dhe hapësirë ku gjallojmë fizikisht, duket se s’ka të tanishme, por ka vetëm zhillim (ecje), sepse gjatë zhvillimit (ecjes) tonë, çdo sekond…i takon të kaluarës! (editori i pashtrikut – sh.b)

………………………………………………………

Kështu në këtë kohë pa kohë jetojmë virtual, duke mbledhur memorjen në arkiva të pafund për të matur dhe zgjatur jetën tonë kolektive drejt të ardhmes së paqënë. Duam të dimë, duam të shohim, duam të jetojmë me ҫdo kusht. Pa ditur arsyen e egzistencës sonë, mundohemi ti gjejmë një të menduar, të imagjinuar dhe biem ndesh me të kaluarën, e cila na ndëshkon pa mëshirë. Më duket sikur na thotë të korigjojmë shënjestrën, të heqim dorë nga dylbitë që vet i krijuam për të parë atë që donim. Më duket sikut na këshillon të mos kërkojmë jashtë, por brënda, atje ku e ardhmja lind me të vërtet.
Kur trëmbemi nga kthjellësia, largohemi prej saj, për tu fshehur në turbullirë, ose fusim kokën dhe në rërë. Shpesh dhe drita na vret sytë, prandaj shpikëm filtra të panumërt për ҫdo gjë. Imitojmë veten në kohë të ndryshme duke shkelur mbi memorjen e pafajshme, sikur ajo na pengoi, sikur ajo na ndaloi dhe ne e humbëm kohën, që rrëshqiti pranë pa na prekur. Në fakt ne nuk na duhet koha fare, mjafton që egzistojmë dhe ashtu duam të mbetemi në eter. Bëjmë sikur duam të kuptojmë gjërat, për tu justifikuar për shpikjet monstruoze komplet të pavleshme, të cilat na e përgjakën historinë. Të cilat na deformuan, duke na kthyer në mutantë vet-asgjësues, që hanë specien e tyre.
Koha që përsëritet dhe shkrin dal nga dal, rilind bashkë me ne dhe shuhet po bashkë me ne. Prandaj s’e gjejmë dot sado ta kërkojmë, as para dhe as mbrapa, pasi ndodhet brënda nesh. E krijojmë atje ku s’mund të egzistojë dhe pastaj shkatrojmë gjithçka duke filluar nga e para. Jemi pjellë e asaj që vet e krijojmë – një qënie virtuale në kohë dhe hapësirë virtuale.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura