MR.AVDI GJATA: KUNDËRTHENIET DHE MOSMARRËVESHJET PARTIAKE-IDEOLOGJIKE SHQIPTARE – LARGOJNË IDENË E BASHKIMIT KOMBËTAR

Prishtinë, 05. 04. 2013 – Sapo, politika dhe diplomacia jonë, u duk e destinuar që të ngrihej në një marrëveshje dy shtetërore, linjat partiake dhe ideologjike filluan që të përçaheshin. Por, një seri e ngjarjeve të këtyre viteve të kaluara, na sugjeruan se qeniet njerëzore – duke i përfshirë edhe ata që i përkasin sojit të zyrtarëve të lartë partiak, ideologjik e shtetëror, nuk duan që të kufizohen në aspektin intelektual e kombëtar. Mos marrëveshjet e sotme kryesore të lëvizjes shqiptare në Ballkan e më gjerë, mund t’i përmbledhim në luftën kundër dy tendencave të mëdha dominuese që largohen nga ideja e Bashkimit Kombëtar dhe e cila në fakt është bërë teori sunduese dhe e dëmshme në këtë lëvizje të përgjithshme popullore. Këto dy tendenca janë: a) reformizmi (oportunizmi,) dhe b) anarkizmi (ekonomia e tregut, bashkimi i shqiptarëve shqiptar në Evropë, mos funksionimi i ligjit, korrupsioni etj) Të dy këto largime nga teoria e bashkimit kombëtar që sundojnë në lëvizjen shqiptare, shfaqen në forma e mënyra të ndryshmen në të gjitha shtetet e trojet ku banojnë shqiptarët. Ekziston një fakt për të kuptuar se këto mosmarrëveshje nuk mund të kuptohen si ngjarje të rastit e as vetëm si gabime të personave apo grupeve të veçanta, bile as edhe me ndikimin e traditave historike tradicionale e kombëtare. Ekziston një numër i rëndësishëm i shkaqeve që burimin kryesor e kanë në sistemin ekonomik dhe në karakterin e zhvillimit të shteteve për rreth Shqipërisë të cilat i krijojnë, i lindin dhe i ushqejnë, vazhdimisht këto probleme e kundërthënie në mes tyre.
Një nga shkaqet më të mëdha e më të thella që i kanë lindur dhe i krijojnë mosmarrëveshjet herë pas here në raport me rrugën, formën dhe taktikën që duhet përdorur, është vetë rritja e lëvizjes shqiptare dhe e vetëdijes shoqërore kombëtare në përgjithësi. Në të gjitha vendet socialiste, burokracia shtetërore e më hershme, pashmangshëm, mundohet të krijoj dy sisteme të qeverisjes, dy metoda të luftës për interesa të veta, vetëm e vetëm për ta mbrojtur e ruajtur edhe më tutje sundimin e vet. Këto dy forma të qeverisjes, herë pas here zëvendësojnë njëra-tjetrën e herë pleksen së bashku në kombinime të ndryshme. Tashmë, të gjitha këto forma të luftës kundër Lëvizjes Kombëtare, na i ka mësuar historia. Qysh, nga viti 1913 e deri sot, pushteti serb i ka përdorur të gjitha metodat e format e mundshme të dhunës për t’i realizuar projektet e hartuara fashiste, nga Ilia Garasheninin i vitit 1844 e deri te ai i Millosheviqit, më 1997, për shfarosjen e popullit shqiptar dhe largimin e tyre nga trojet e veta etnike. Këto janë, disa nga metodat, të cilat janë përdorur e zbatuar ndaj popullit shqiptarë në përgjithësi; Së pari, është metoda e dhunës e cila është përdorur në të gjitha periudhat historike, varësisht prej rrethanave shoqërore, metodë, e zhdukjes të çdo gjëje shqiptare siç është gjeonalogjia, historia, gjuha kombëtare shqiptare e njerëzore, në të mirë të popullit sllav të Ballkanit; Një rëndësi të madhe iu ka kushtuar edhe metodës së përkrahjes të të gjitha institucioneve të vjetra dhe të kalbura të qeverive të mëparshme të M.S.K.S dhe Jugosllavisë Socialiste Vetëqeverisëse të satrapit Titos. Veçanërisht, është praktikuar edhe metoda e mohimit të mundësisë së luftës me Jugosllavinë gjegjësisht Serbinë, duke u munduar të fusin frikë e përçarje në mes popullit shqiptar në përgjithësi. Edhe sot e kësaj dite, strategjia dhe gjeopolitika serbe, pa ndërprerë vepron në drejtim të mohimit të mundësisë për realizimin e reformave shoqërore dhe kalimin nga sistemi i vjetër komunist në atë parlamentar. I tillë ishte, dhe është edhe sot e gjithë ditën, thelbi i politikës konservatore dhe fashiste e cila në Ballkan dhe Evropë çdo ditë e më shumë është duke pushuar e vdekur politika klasike e shtypjes, dhunës e gjenocidit e që është duke u bërë çdo ditë e më shumë liberale e mbështetur në parimin e të drejtën e qytetarit. Në ditët sotme në kontinentin e Evropës, është duke u zbatuar parimi i ‘liberalizimit’, i hapave drejtë zhvillimit të të drejtave politike, drejtë reformave shoqërore e demokratizimit të popujve në përgjithësi etj.

Çdo, pushtet e qeveri, kalon nga njëra metodë në tjetrën, jo sepse udhëhiqen nga interesat personale të personave të veçantë dhe jo për shkak të rastësisë por për shkak të karakterit thellësisht kontradiktor të vetë gjendjes së krijimit të pushtetit. Çdo pushtet, pavarësisht rregullimin shoqëror, është aparat i ‘dhunës’ dhe jeton duke u mbështetur në kurrizin e masës së gjerë. Shumë herë, qeveria e arrin qëllimin e vet për një kohë të caktuar, duke u mbështetur në zbatimin e politikës…’liberale’ e cila është politike por më ‘dinake’ e më e rrezikshme sesa që shihet e kuptohet në realitet. Për këtë arsye, një pjesë e popullit shqiptar, po edhe një pjesë e përfaqësuesve të tyre, duhet ta dinë se mund të gënjehen e mashtrohen, nëse nuk janë mjaft sy qel, siç jemi gënjyer edhe më herët nga shumë shtete e armiq të shqiptarëve. Këto, mashtrime e tendenca, vazhdojnë të ndodhin edhe më tutje, te shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Preshevës, Mal të Zi, Greqisë e që nuk janë duke e kursyer as edhe vetë Shqipërinë e cila është anëtare e OKB-së. Këto, tendenca në brendësinë e tyre, nuk përmbajnë asgjë tjetër, vetëm formulën e ashtuquajtur; formulë e interesit të ngushtë personal e familjar . Ish, qeveritarët e pushtetit komunist jugosllav e shqiptar, po edhe ish bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë, janë duke vepruar vazhdimisht për ta shpallur të ‘vjetruar’ mendimin dhe teorinë e luftës si rrugën e vetëm të lirisë, të cilën e vërtetoj lufta e fundit e UÇK-së. Të gjithë ata, janë bashkuar rreth një politikë jo realiste, e cila të çon drejtë mohimit të plotë të saj, siç na ndodhi në vitet e 90-ta në Kosovë, nga themeluesit dhe ‘ideatorët’ e LDK-së, në krye me I. Rugovën. Dredhitë dhe intrigat e pushtetit serb i ndihmuar edhe nga një numër jo i vogël i shqiptarëve, krijuan mundësinë e forcimit të idesë antishqiptare edhe tek një pjesë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që është dashur më shumë se 50 vjet punë, mund e djersë për përgatitjen e popullit për sakrifikimin e jetës, familjes dhe vetëflijimin e tyre. Nga përfundimi i luftës e deri në momentin aktual, në lëvizjen popullore, shumë herë ka ndodhur që mosmarrëveshjet në brendësi dhe radhët e saj të arrijnë deri te një përçarje e drejtpërdrejtë dhe tepër të rrezikshme. Të gjitha këto shkaqe që i kam përmendur kanë ngjallur dhe i kanë rritur mosmarrëveshjet në mes të anëtarëve të lëvizjes, në lidhje me rrugët dhe taktikën që duhet ndjekur për çlirimin e bashkimin e popullit shqiptar. Me gjithë dëmin e madh që iu ka bërë lëvizjes të gjithë duhet ta dimë se nuk ka forcë e as fuqi, që mund ta ndaj popullin nga atdhetarët, studentët, ushtarët e fshatarët si edhe nga ideja e lirisë dhe bashkimit kombëtar. Është e kuptueshme që kalimet e personave, grupeve dhe e shtresave të veçanta nga radhët e masës, mund të mashtrohen një herë, dy, apo më shumë herë, po, nuk mund të mashtrohen tërë jetën, ka thënë themeluesi e ideatori i pavarësisë moderne të SHBA, presidenti Xhorxh Vashingtoni.
Organizimi dhe eksperienca e lëvizjeve shqiptare, si edhe eksperienca e lëvizjeve të shteteve tjera në Ballkan e më gjerë na kanë ndihmuar që ta kuptojmë e ta gjejmë, rrugën e drejtë, për tu çliruar e bashkuar në një shtet të vetëm shqiptar.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura