Reshat Nexhipi: Djersa dhe Gjaku shqiptar, ka lagur dhe ka skuqur tokën e huaj

Manastir, 25 shtator 2020: (Shënime të shkëputura nga libri voluminoz, rreth 1000 faqesh, të dr.Ilmi Veliut, kushtuar autorit të këtij shkrimi, me titull ,,Reshat Nexhipi tërë jetën gërmoi rrënjët e kombit shqiptar, Kërçovë, 2012)
Sqarim, në vend të hyrjes

Në librin e cituar, për çdo autor dhe për çdo vepër të tyre, flitet në detaje, citohen burimet dhe literatura, etj. Prandaj, për të mos u përsëritur, me ndonjë përjashtim fare të vogël, kam anashkaluar elementet në fjalë, edhepse, nuk kam hequr fare dorë, nga përdorimi i aparaturës shkencore.
Evidentimi i disa emrave të atyre që kanë treguar guxim dhe trimëri në dobi të popujve të tjerë (Sipas rendit alfabetik):
Abdulla Be Dreni, me sakrifiva të mëdha, i ka shpëtuar jetën, sulltan Abdul Hamidit.
Avdo Bajraktari. Gjatë betejave në mbrojtjen e Perandorisë osmane, ka marrë 16 plagë. Në një rast, duke thyer shpatat me një sirian, ky i fundit i paskësh thënë: “O Bajraktar, të dëboftë Zoti, unë vdes për Sirinë time, po ti, për cilën vdes?”
Bajazit Pasho, duke rrezikuar jetën, i veshur si lipcar, shpëtoi djalin 15 vjeçar të një sulltani, i zënë rob në luftën me mongolët e Timurlengut.
Damian Himarioti. Ishte një ndër trimat himariotë, që,veç tjerash, u përpoq të vriste sulltanin, por e diktuan rojat, e kapën dhe më vonë u vra. Vdekja trimërore e tij, habiti botën, thuhet në literaturën historike.
Deci. Perandor romak, i cili në një një luftë kundër gotëve, duke mbrojtur Romën, u vra, bashkë me të birin e vet.
Dimitar Vllahov, shkruan se, shqiptarët, në një rast, me sakrifica të pa përshkruara, e kanë shpëtuar nga burgu Petar Çaulevin e Ohrit, i cili lojti rol të rëndësishëm në Kryengritjen shqiptare antiserbe të vitit 1913, në Maqedoni, të cilën, vetë politikanët serbe e quanin Luftë e Tretë Ballkanike.
Dhimitër Rëra, bashkë me dy djemt e vet, duke rrezikuar dhe sakrifikuar veten, shpëtuan nga vdekja mbretin e Napolit-Alfonsin, mikun e Skënderbeut,
Franca, Çarls VII. Luan Rama, në “Faktin” e 30 nëntorit, 2005, shkruan: ,,Janë trupat e Çarls VII, mbret i Francës, Italisë së Veriut dhe i Lombardisë, që tmerrohen nga furia e “estradiotëve” shqiptarë, për të cilët thuhej “Nuk dimë nëse këta kavalierë shqiptarë, janë njerëz apo demonë”.
Franca. Luigji XII, mbret i shekullit 16, në ushtrinë e tij kishte formuar një gardë prej 1.200 shqiptarësh, të cilët treguan trimëri aq të madhe sa që u bë në simbol për armatën franceze, kështu që kur duhej të lëvdohet ndonjë kalorës, në Francë, thuhej “Ai kalëron posi shqiptar”.
Gjergj Dhrako. Në një rast, duke luftuar për mbrojtjen e Greqisë, kundër forcave osmane, ishte zënë rob dhe ishte shpënë para Reshit Pashës. “Unë jam Gjergj Dhrako, shpata ime ka prerë mbi 100 koka qeveritarë turq, që plaçkitnin popullin e varfër, prandaj, vritmë pa u vonuar” i kishte thënë pashait në fjalë, me krenari të papërshkruar, duke vrarë në fund veten me një thikë të fshehur nën kostumin e tij në maj të vitit 1827.
Gjini. Më 1793 kishte marrë me vete dokumentacionin sekret të amba¬sadës franceze në Stamboll, për ta shpënë në Paris. Gjatë udhëtimit në det, e sulmuan anglezët… dhe për të mos e nxjerrë në shesh dokume¬ntacionin në fjalë dhe për ta ruajtur besën, flijoi veten duke e mbytur anijen e vet, kuptohet bashkë me të.
Konstantin Hristo, kosovar, gjatë një beteje që u zhvillua në Benesht të Rumanisë, me sakrifica të mëdha, ia kishte shpëtuar jetën iluministit të da lluar rumun Petraq Poenarus.
Pjetër Bogdani, mori pjesë në luftën austro-turke të v.1689, në anën e udhëheqësit Pikolominit, i cili. ka vdekur në duart e Pjetër Bogdanit. Edhe ky, bashkë me të, aty mbaroi jetën.
Shqiptarët, të vetëdishëm për pasojat, kanë shpëtuar çifutët nga vdekja që u kanosej nga ana e regjimit hitlerian, si dhe 20 mijë ushtarë italianë që luftonin në Shqipëri, të cilët,
Shqiptarët… sipas urdhërit të Hitlerit, duhej të pushkatohen, si hakmarrje për kapitullimin e Italisë, në vjeshtën e v.1943. Pra, shqiptarët, janë të vetmit që nuk përfillën urdhrin e Hitlerit, gjë që vlen të shënohet në librin e Ginisit.
Disa vende ku ka rrjedhur mësëtepërmi gjaku shqiptar, (Sipas rendit alfabetik)
Arabia, Al Safra, 1811. Në betejën e këtij vendi, në mbrojtje të Arabisë, ishin vrarë 5.000 shqiptarë. Faik Konica, shkruan: ,,Rekrutimi i regjimentit shqiptar, që u dërgua të shtypte njëfarë kryengritje në Arabi, e pësoi keq. Nga ai regjiment u këthye vetëm një grup i vogël…”.
Çalldirani, 1514. Në betejën e këti vendi, kundër iranijanëve muhamedanë shiitë, janë vrarë mëse 20.000 shqiptarë, kryesisht nga Kosova, të komanduar nga Ahmet Dukagjini-pejan, thuhet në literaturën historike.
Çanakale, 1915. Beteja midis forcave të Antantës: Anglisë, Australisë, Zelandës së Re etj., nga njëra, dhe ushtrisë turke, nga ana tjetër, e përbërë kryesisht nga shqiptarë, shumica mobilizuar nga ana e Qemal Ataturkut (Fakti, 23 gusht, 2010-prof.dr.Nebi Dervishi).Turqia shpëtoi nga okupimi i huaj, por numri i shqiptarëve të vrarë, ka mbetur enigmë, mund të merret vetëm me mend.
Egjipti. Al Arish, kështjellë e njohur, ku u zhvillua betejë e përgjakshme midis forcave të Napoleonit dhe mbrojtësve të vendit, të cilët ishin të gjithë shqiptarë. Numri i të vrarëve, nuk dihet, por mund të merret me mend, pra, humbën jetën, për interesat e tjetërkujt.
Franca. Ivri. Në betejën e këtij vendi, më 1590, u vranë mjaft shqiptarë, duke luftuar në anën e Francës. (“Fakti”, 3 nëndor, 2005-Luan Rama)
Greqia, 1423. Eksamili i Thesalisë. Aty, gjatë një betejë e ashpër me forcat osmane, u vranë 800 shqiptarë, në mbrojtjen e Greqisë. Me kokat e tyre, u ngrit një Kullë, kurse disa muaj më vonë, ishte ngritur edhe një piramidë me 2000 koka shqiptarësh.
Greqia.Tarsos. Në mbrojtjen e këti qyteti grek nga turqit, shqiptarët e pësuan keq. 20 prej t u zunë, iu coptuan eshtrat e duarëve dhe të këmbëve me tokmak dhe në atë gjendje të tmerrshme vdiqën në truallin e sotëm grek. Vendi ku u bë ky ekzekutim i egër u quajt në turqisht Tokmaksari, që do të thotë-Kështjella e eshtrave.
Greqia. “Shën Sotira,,. Në këtë manastir të njohur, gjatë vitit 1825, shqiptari Athanasio Skurtanioti, me 70 trima, kanë luftuar heroikisht kundër forcave osmane, e përbërë nga 800 këmbësorë dhe kalorës, të armatosur gjer në dhëmbë. Për të mos rënë në duart e armikut dhe për të ruajtur dinjitetin kombëtar, të 70-të, do të vetflijohen, duke u djegur të gjallë-thuhet në literaturën historike.
India. Agra. Mauzoleu. Këtë objekt, ndër më të bukurit në botë, e kanë ngritur tre shqiptarë të Korçës, para rreth 300 vjet. Thuhet se pas ndërtimit atyre iu prenë duartë me urdhëriun e pronarit me qëllim që mos bëjnë objekt të njëjtë në vend tjetër. (Nedai Thellimi,, Ata lavdi Korçës i dhanë,, Korçë, 2006)
Italia – Axhizilao Milanos, kryeu atentat ndaj mbretit të Napolit, Ferdinandit II, i cili terorizonte popullin e Italisë dhe në pyetjen e prokurorit: Cilët i kishte bashkëpuntorë, ishte përgjegjur: “Mendjen, zemrën dhe krahun”. Se çfarë ndodhi me të, mund të merret vetëm me mend.
Italia – Baskuala Bafa. Për shkak të veprimtarisë revolucionare, ishte dënuar me varrje në litar nga ana e armiqëve të Italisë. Gjatë varrjes, litari u këput dhe veprimi u përsërit, kurse ai sillej sikur nuk ndodhte gjë me të.
Italia, Dona Toçi, arbëresh, për shkak të rezistencës së tij në mbrojtjen e qytetit në fjalë, në v.1799, ishte tërhequr zvarrë në bishtin e kalit nëpër rrugët e Napolit.
Italia. Nikollë Tarsia, kishte marrë përsipër të vriste Gjeneral Lancën, armikun e madh të popullit italian, por, u zu dhe u burgos. Prokurori mbretëror kërkoi dënimin me vdekje kurse Nikollë Tarsia ishte falënderuar për kurorën e lavdi së që ia vuri mbi kokë.
Italia, Barleta, 1461. Në këtë kështjellë, ushtria e Napolit dhe vetë mbreti Ferdinand, ishin rrethuar nga Baronët. Jeta e Mbretit ishte në rrezik. Mirëpo, për fat të tij, në momentin e fundit, aty arriti Skenderbeu me 3000 ushtarët e tij nga Shqipëria dhe e shpëtoi, por, fusha e betejës u lag dhe u skuq nga gjaku i shqiptarëve të vrarë për interesat e Italisë.
Jemeni. Gazeta “Drita”, e drejtuar nga Shahin Kolonja, më 1906, shkruante se nga 840 ushtarë shqiptarë nga tabori i Skraparit, që ishin dërguar në Jemen, mbetën gjallë vetëm 120 veta, të tjerët, “ca nga lufta, ca nga të këqijat e atij vendi u shuan fare…”(Bardhyl Ylli, Dashuria e të vërtetit, Tiranë 1999, f. 52).
Jemeni. Në artikullin gazetës të lartpërmendur “Drita”, me titull “Kush vete në Jemen, le të marë një qefin, që ta ketë për në xhehnem”, veç tjerash, përshkruhet vdekja e të rinjve shqiptarë, të cilët derdhnin gjakun dhe vdisnin për interesat e Portës së Lartë në vendet tropike të Jemenit, që ishte bërë një nga varret më të mëdha të popullit shqiptar nën sundimin osman.
Krusheva. Pitu Guli (Guri), nga babaj shqiptar, inicoi betejën legjendare në të ashtuquajturën ,,Meçkin Kamen,, 1903-tën, edhepse ishte i ndërgjegjshëm që nuk do të kthehet i gjallë, flijoi jetën për të mos u harruar emri i Republikës së Krushevës dhe të Kryengritjes së Ilindenit, nëpërgjithësi.
Krusheva… Edhepse, maqedonasit, Kryengritjen e Ilindenit, e kanë pothuajse ngjarje të vetme me të cilën mburen para botës, nuk pranojnë origjinën shqiptare të inicijatorit të betejës legjendare. Dhe, ajo që është më e keqe, këtë kontribut, nuk e përmendin as historianët shqiptarë, përveç autorit të këtij shkrimi, dr. IlmiVeliut, si dhe poetit dhe rrapsodit të shquar Demir Krasniqit, ndoshta ndonjë tjetër, por që s’kam mundur të lexoj?
Përndryshe, shqiptarët ishin furnizuesët kryesorë me armë për Kryengritjen e Ilindenit. Në lidhje me këtë, Atanas Llozançev, luftëtar maqedonas i periudhës së Ilindenit, në kujtimet e tij, shkruan: “Isha prezent në një moment kur furnizuesit shqiptarë, dorëzonin armët, sikur të ishin bukë dhe, habitesha për guximin dhe trimërinë e tyre, duke i bërë pyetje vetes, a jam në në tokë, apo në hënë?.
Manol Pandevski, historian, akademik, shkruan se ,,Historia s’ka shënuar rast tradhëtie nga ana e ndonjë shqiptari, gjatë zbulimit nga pushteti osman duke furnizuar luftëtarët maqedon të Ilindenit me armë dhe municion, edhe pse, ndaj tyre, ushtroheshin maltretime të padurueshme…,, gjer në vdekje.
Palestinë, Jafa, 1799. Në këtë betejë, në mbrojtje të këti vendi, gjetën vdekjen 4000 ushtarë shqiptarë, kufomat e të cilëve, shërbyen si ushqim për shpezët.
Sallashi i Sremit. Aty, më 1945, ishte vrarë një çetë e tërë e Brigadës të katërt shqiptare, të Maqedonisë.
Spanja, 1936-1939. Në literaturën historike thuhet se vullnetarët shqiptarë që shkuan në ndihmë të popullit spanjoll dhe të forcave republikane që luftonin kundër fashizmit, u rreshtuan kryesisht në rradhët e Brigadës XII ndërkombëtare “Garibaldi” që përbëhej në pjesën më të madhe nga vullnetarët Italianë.
Spanja…Vullnetarët shqiptarë, u përleshën me fashistët në beteja të ashpëra e me rëndësi në frontin e Madridit, të Barcelonës, të Aragonës e gjetkë; shumë prej tyre, midis të cilëve Asim Vokshi, Ramiz Varvarica, Musa Fratari, Zef Hoti, Thimio Gogozoto, Teni Konomi-dhanë jetën për të mbrojtur lirinë e pavarsinë e popullit spanjoll.
Spanja… Në luftën e Spanjës morrën pjesë edhe Xhemal Kada, Gjustina Shkupi, etj. Sipas disa shënimeve historike në Luftën e Spanjës u vranë 650 shqiptarë.
Turqia, Tokmaksar, 1453. Shqiptarët luftuan trimërisht kundër osmanëve në mbrojtjen e Peloponezit. Aty, në një rast, ishin vrarë 20 shqiptarë, të cilëve u ishin coptuar eshtrat e duarve dhe këmbëve me tokmakë, prandaj vendi u quajt Tokmasar, që në shqip do të thotë Kështjella e eshtrave.
Turqia dhe Greqia. Çajupi, në tekstin ,,Nëna qan djalin,, shkruan: Bir, o bir, në luftë çdeshe? Pse nuk rije tek jeshe?, vajte në luftë, e serdhe. Bir, o bir, u mbyll shtëpia, u shoftë e tërë Turqia. Djalërinë e trimërinë, i humbe për Greknë e Turqinë,,.
Disa vepra shqiptare, sipas rendit alfabetik
“Aja Sofia” Kjo kishë gjigande në Stamboll, e cila 920 vjetë është përdorur si kishë, kurse 481 vjet si xhami, e katërta në botë për nga madhësia dhe e pesta për nga lartësia e kubeve, më v.532 u dogj komplet. Mirëpo, Justinijani ilir nga Shkupi e rrin dërtoi dhe se la të harohet,
Arbanasii Dalmacisë, fshat i krijuar nga shqiptarët të larguar nga Shqipëria, pas zaptimit të saj nga osmanët. Nga ky fshat, ndër më të përparuarit në Dalmaci dhe në Kroaci, nëpërgjithësi, kanë dalë shkencëtarët dhe politikanët më të njohur tëkëtij shteti dhe me renome europiane dhe botrore,
Gallatasaraj, klub i Stambollit, është vepër e djalit të Sami Frashërit, prandaj dhe stadiumi më i madh në Mexhidije të qytetit është pagëzuar me emrin e tij-Ali Sami Jen Stati,
Hekurudha malore në Austri, në latësinë 1000 m. mbi nivelin e detit, është vepër e Karl Gegës,
Heraklea e Manatirit, gjegjësisht Manastiri i vjetër, është themeluar nga mbreti Bardhyl, që do të thotë Yll i Bardhë, pra puro shqiptar, prandaj duhet ta quajmë shqiptar e jo ilir,
,,Hindija,, pendë e njohur në Bagdad, është vepër e Siri Pashës,
Kanali i Suezit, është vepër e antarëve të dinastisë shqiptare, nga Kavalla e Greqisë,
Kazakistani, kryeqytet i ri, është vepër e kompanisë të Bexhet Pacollit,
Murri i gjatë 75 km., nga deti Marmara deri te deti i Zi, është vepër Anastasit të Parë, perandor, i Bizantisë,
Obelisku madhështor në Paris, është dhuratë e Mehmet pashë Kavallës,
Pallati i famshëm, në Split, është vepër e perandorit romak-Dioklecianit,
Sarajet e Resnjës, unikale, janë vepër e Nijazibeut,
Stambolli. Objekte të njohura të këti qyteti- vepra shqiptarësh, sipas alfabetit: “Ataturk”-bulevardin kryesor, Fushë e sportit, Hipodromi, “Kapalli Çarshi”, Qoshku Bagdad, në Top Kapi Saraj, Pallati i sporteve, Pemët e gështenjës së kalit, ,,Sulejmanie” dhe “Shezade Mehmeti”, xhami të mrekullueshme, ,,Shën Sofija,, “Taksim”-lagje, Ujësjellësi i parë për furnizininme ujë të këtij qyteti me 40 çeshma, Valide- xhamie, Xhamia Blu me 7 minare, Xhamia Kelli Ali Pashaj etj.
,,Shën Klementi,, (Sveti Kliment Ohridski), një ndër kishat më të njohura jo vetëm në Ohër, por edhe më gjerë, me të cilin, me të drejtë, mburen maqedonasit, është vepër e Andrea Gropës, fisnik shqiptar i shek. XIV, por origjina e tij, në historinë maqedonase nuk përmendet fare, si edhe shumë emra shqiptarësh të tjerë, të cilët e kanë afirmuar tepër emrin e këtij shteti që mban emrin e mbiemrit të njeriut të racës shqiptare.
Evidentimi i disa veprave të tjera të rëndësishme, sipas rendit alfabetik
Agim Çeku, një kohë, kryeministër i Kosovës, në v.1999, u largua nga ushtria e jugosllave dhe u reshtua në ushtrinë kroate.
Ahmet Zogu, i vetëdishëm për pasojat, nuk hezitoi të rezikojë veten dhe të shpëtojë mikun e tij nga vdekja Ajnshtajnin, duke e furnizuar me pashaport shqiptar dhe duke e përcjellë për në Amerikë.
Ali pashë Tepelena, nxiti Revolucionin grek, të v. 1821, i cili çliroi vendin nga zgjedha pesëshekullore osmane.
Ali pashë Tepelena…,, Revolucion ,,grek,, edhe sikur të fillonte, pa këtë ,,luan,, shqiptar, do ishte shuar që në djep,, thuhet në një tekst të internetit.
Andon Krieziu (Kryeziu), si kryeministër, në v.1865 shpalli kishën autokefale greke,duke e ndarë për gjithmonë nga varësia e Stambollit.
Arkitekt Kasëm Agai, ose Mimar Kasëmi, veç tjerash, ka ndërtuar rreth 400 xhami, shkruan Elena Kocaqi te ,,Albania,, f. 209.
Arkitejt Mehmet Isai. Ka ndërtuar objektin me famë në Indi, të quajtur Taxh Maahall, punimet e së cilës zgjatën 22 vjet. Ka një lartësi 82 m. Pas ndërtimit, iu prenë duartë, për të mos bërë objekt tjetër si ai.
Arnaut Mami, ka shpëtuar Servantesin. Ky shkrimtar spanjol i shekullit XVI, autor ,,Don Kishotit,, me urdhërin e kryeshefit të piratëve, ishte zënë rob nga ana e shqiptar në fjalë, i cili ka patur për detyrë, ta shpinte te Barbarosa, në Republikën e piratëve në Algjeri.
Arnaut Mami… Mirëpo, për shkak të sjelljeve të mira të shkrimtarit, shqiptari, e ka liruar, duke i mundësuar të përfundojë romanin e tij të lartpërmendur. Se çfarë kontribut është kjo për shkencën, nuk duhet sqarim tjetër.
Besim Omer Pasha, nga Narta e Shqipërisë së Jugut, ka themeluar gjysmëhënën turke.
De Moro Xhaferi, ishte i vetmi që pati guxim të jetë mbrojtës i Gjorgji Dimitrovit në gjyqin e Lajpcigut, i akuzuar nga regjimi nazist, hitlerian.
Doktor Saliu, nga ana e Korçës, në Australi ka bërë transplatimin e parë të veshkave,
Donald Leka, ka shpikur sistemit për leximin e kompjuterit nga largësia etj. (Koha, 4 korrik, 2008).
Dhimitër Vullgari, si kryeministër i Greqisë, bëri bashkimin e 7 ishujve të këtij shteti.
Edo Kabashi, ka zbuluar një smundje në Kanadë, thuhet në një tekst të internetit, por pa detaje të tjera.
Elena Gjika, e njohur edhe si “Zhan d’Arka Shqiptare”, gruaja më intelegjente dhe më e qytetëruar nga të gjitha femrat e tjera të Evropës, vilën e saj të mrekullueshme në rrugën “Leonardo Da Vinçi” të Firencës, pas vdekjes, ia fali Institutit të shurdh memecëve.
Emin Be Shkupi, shpëtoi Urrën e Gurit, që ishte përgatitur për t’u minuar nga gjermanët. Me vetë financim, rinovoi disa objekte në çarshinë e vjetër, si Kapanami Surjani, etj.,
Fadil Asani, nga Persheci i Tetovës, në Zvicër përgatiti Kupën e Botës, Brazili, 2014,,.
Fanoli, në Boston, më 1908, ngriti katedralën “Shën Gjergji”, dhe kishën e pavarur shqiptare. (“Fakti”, 28 dhjetor, 2005, autor: Gjekë Gjonlekaj nga Nju Jorku).
Ferid Muradi, nobelist, lindi në Sh.B.A, nga baba shqiptar dhe nënë amerikane. Përveç Viagrës, zbuloi edhe një ilaç që ndihmnon kundër kancerit, shkruan Elena Kocaqi, te ,,Albanët,, f. 239.
Gjon Dibrani,1020-tën ka ngritur manastirin e famshëm, i njohur si ,,Bigorski manastir,, ose si ,,Manastiri i mbigurit,, në afërsi të Dibrës, kurse një vit më parë rindërtimin e manastirit e bëri Ilarioni, peshkop i Beratit, më 1743,
Gjoni, babai i Skenderbeut, manastirit Hilendar, i fali dy fshatra të Maqedonisë së sotme perëndimore.
Halil Patrona, rrëzoi nga froni sulltanin. Në një ditë të v.1730, në krye të nja 12000 vetave, kryesisht shqiptarë nga Stambolli, xbathur dhe me plaçka te reckosura, doli para sulltan Ahmetit III dhe e detyroi të zhdukte tera objektet luksoze rrëzë detit, të ngritura ne djersën e popullit etj.,
Hoxhë Hasan Tahsini, është themeluesi i arsimit të lartë në Turqi, sepse hapi universitetin e parë turk në v.1871, në të cilin punoi si rektor dhe profesor.
Hristo Qiriazi, për Manastirin. Më 1909 ngriti shtypshkronjën universale në Manastir e cila nxori 300.000 tekste ose tituj në 13 gjuhë, të cilat disperzoheshin në tërë anët e botës, me çka përveç afirmimit të çështjes shqiptare, afirmonte edhe emrin e Manastirit.
Hristo Qiriazi… 20% të fitimeve nga libraria e tij, ia jepte një gazete të Manastirit, kurse më 1926 bëri një kartpostale për teatrin e qytetit, i cili ishte në renovim e sipër. Sponzoroi edhe shoqatën e artistëve të teatrit të Manastirit.
Katër vëllezërit shqiptarë. të shek. XVI: Urunxhiu, Haerudini, Isaku dhe Iljazi, me sakrifica të papërshkruara dhe me shumë viktima, gjak të lagur gjate luftës, kanë çliruar Algjerinë nga zgjedha e huaj, si dhe kanë shpëtuar mjaft arabë, të dëbuar nga brigjet spanjole, në brigjet e Algjerisë dhe Tunizisë.
Katër femra shqiptare, iu bashkangjitën ushtrisë kroate, kundër forcave zaptuese të Sllobodan Millosheviqit, 2 nga Maqedonia, 1 nga Kosova dhe 1 nga Presheva. Njëra nga ato-Remzija, ishte me origjinë nga fshati Sellarcë e Tetovës.(Arena, nr. 7, 2010-nga Arben Zeqiri)
Kondo, shqiptar nga Belicë e Strugës, ishte i pari i cili, vitin 1806, ngriti flamurin e Kryengritjes të parë serbe dhe hapi dyertë e Kalemegdanit, në Beograd, duke e shpallur, edhe në gjuhën shqipe fitoren e parë të asaj kryengritje.
Mehmet Ali Pashë Kavalla. Me 300 luftëtarë nga ky qytet, sot i Greqisë, mori pjesë në betejën e Abu Kirit, kundë Napoleon Bonapartit, të cilin e largoi nga Egjipti, por fushën e betejës e lau me gjakun i shqiptarëve.
Mustafa Abdulhaik Renda, vilën e tij të bukur dhe një truall të gjerë në mes të Ankarasë, ia fali ushtrisë, kurse një vilë tjetër, ia dhuroi me testament (pas vdekjes) një organizate shëndetsore të Hënës së Kuqe, në Ankara.
Nazmi dr. Krasniqi, në Universitetin e Zyrihut ka zbuluar ilaçin për parandalimin e rënies së flokëve. (“Fakti”, 23 shtator, 2006),
Nikollë Bojaxhiu, babai i Gonxhes, veç tjerash, ka financuar hekurudhën Shkup-Prishtinë, ka themeluar bandën ose orkestrën e parë të frymës “Zani” në Shkup, ka ngritur ose finansuar teatrin e parë në këtë qytet, etj.,
Omer Xhemali, kardiolog dhe hirurg me renome botërore, brenda vitit, në Frangfurt, kryen 350 deri 400 operacione të zemrës-thuhet në një shkrim të internetit,të para ca viteve.
Pasho Vasë Shkodrani. Si guvernator i Libanit, ka inicuar ngritjen e sallës ministrore në pallatin Bejtuldin spitalin më të madh të Bejrutit, urrat në viset malore të cilat i lidhën pjesët më të zhvilluara të Libanit, etj.
Qemal dhe Xhelile Butka. Publicisti Gerti Shella, në shkrimin e tij, me titull “Arkitektët e Shqipërisë që lartësuan Amerikën”, botuar në Faktin e 29 shtatorit 2001, veç tjerash, lidhur me bashkëshortët në fjalë, përmend “Kullat binjake të New York-ut, ndërtesën qëndrore të NASA-s, Aeroportin Kenedi, Shkolla e Arkitekturës në Boston, etj., Vepratë tyre janë edhe Stadiumin Olimpik i Athinës, Pallati i Sporteve, ,,Kapalli çarshi,, bulevardin kryesor “Ataturk”, etj.,
Sami Frashëri, atë që ka bërë për Turqinë, në fushën e kulturës dhe arësimit, nuk e kanë bërë dotë tërë rnciklopedistëtose akademikët e atij shteti, thekson një nga biografët e tij.
Zef Lush Marku. Me shpresë se përmes PKJ, shqiptarët do çlirohen nga prangat serbe, më 1919, u bë një nga aktivistët më të shquar të kësajpartie,, prandaj dhe në dhjetorë,1920, ishte gjetur i therrur natën në gjumë nga ana e pushtetit serb.
***
Në vend të përfundimit
Nga ajo që theksuam më sipër, dalin këto konkluzione, sipas rendit alfabetik:
Afrika dhe Azia, sipas Elena Kocaqit, kanë emra shqipe, Afrikë = frikë dhe Azi = i zi, kurse Europa ka emrin e motrës të Kadmit ilir,
Algjerinë, e kanë çliruar katër vëllezër shqiptarë,
Amerikën, e ka çliruar Vashingtoni, me nënë shqiptare. Nga shqipta rët ka fituar: 1 nobelist-Ferid Muratin, 2 artistë me famë-Belushi, 1 kongresmen, poashtu të famshëm-Diogardin, 2 kosmonautë, njëri nga të cilit zbriti në hënë, ku shpuri edhe Flamurin e Skenderbeut, një udhëheqës të CIAS, i caktuar nga miku më i shtrenjtë i shqiptarëve-Klintoni, një të shout me përmasa botrore etj. ,,Kush do bëhet milioner,, etj.
Anglinë, e themeluan stërgjyshët tanë, të larguar pas luftës së Trojës. Mbretëreshat Elizabeta I dhe II, rrjedhin nga shqiptarja Ana Bolena,
Britania, ka fituar emrin e Britit ilir,
Egjiptin, nga osmanët e çliroi Mehmet pashë Kavalla,
Francën, e kanë themeluar stërgjyshët tanë të larguar pas luftës së Trojës. Këtë shtet më tepër se kushdo tjetër, e ka afirmuar Napo leon Bonaparta, me origjinë arbëreshe. Parisi dhe Marsei, janë fjalë shqipe. Parisi, obeliskun e famshëm, e ka dhuratë nga shqiptari i
Kavallës – Mehmet pashës,
Greqia. Emri i saj dhe i kryeqytetit të saj, janë me fjalë shqipe: Greqi:grua, Athinë: e thënë. Greqia, pas çlirimit, quhej Shqipëri e re, por Europa, nga frika se mos forcohen shqiptarët dhe kërkojnë trojet e vjetra etnike, pra edhe kontinentin në fjalë, krijuan shtet artificial, me emër të ri,
Greqia. Pavarësia e kishës greke nga ajo e Stambollit, si dhe bashkimi i 7 ishujve, janë vepra shqiptare,
Italia, ka fituar emrin e Italit ilir, kurse Roma emrin e Romulit poashtu ilir dhe që ka të bëjë me fjalën shqipe rrumbullak. Mos harrojmë se 24 perandorë të Romës janë me origjinë ilire dhe se Italinë e çliroi Gariballdi, me origjinë arbëreshe dhe se të paktën 7 papët e Vatikanit kanë origjinë iliro-shqiptare. Keçja e tyre, sipas dr. Ilmi Veliut, ka të njëjtën origjinë,
Malta, emrin e ka fituar nga fjala shqipr mjaltë,
Maqedonia. Më parë quhej Emadhi, pra, fjalë puro-shqipe e madhe, siç duket Mati i Shqipërisë,
Moska, kryqqendra e Rusisë, ka emër shqip: mushkë.
Pella, kryeqendra e Maqedonisë të vjetër, vendlindja e Lekës të Madh, ka të bëjë me fjalën shqipe pelë, vend i kuajve.
Skenderbeu, shpëtoi nga osmanët Italinë dhe Europën nëpërgjithësi, si dhe është shkakëtari kryesor që ka mbetur emri Maqedoni, i cili kujton mbiemrin e Lekës së Madh.
Tunizin, e kanë çlruar shqiptarët,
Turqinë e çliroi Qemal Ataturku, të paktën nga një prind Shqiptar. Himni dhe Gjysmë Hëna të këtij shteti, janë vepra shqiptare. Kur jemi te toponimet, mos harrojmë se 4 lumejt më të mëdhej në Maqedoni, janë me fjalë shqipe: Dragori i Manastirit që kalon pranë Objektit të Kongresit të Alfabetit, ka të bëjë me fjalën shqipe dragua, Drini i Strugës=dryni, çelsi, Lumi i Zi që kalon nëpër Pellagoninë e Manastirit, ka fituar emrin nga gjaku i rreth 7000 ushtarëve të vrarë të udhëhëqur nga mbreti Bardhyl, themeluesi i Manastirit të vjetër.

________
Redaksisë
Meqënëse, shënimet e këtij artikulli, siç theksova në fillim, janë fragmente nga libri i lartpërmendur, e pashë si të arsyeshme, të dal nga rregullat e modestisë dhe t’ua dërgoj kapakun e atij libri, ta keni në dispozicion, për çdo eventualitet?

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura