RIDVAN HOXHA: AKADEMIK ESHREF ADEMAJ (1940 – 1994) PERSONALITET I SHQUAR I SHKENCËS DHE LUFTËTAR I PAEPUR PËR TË DREJTAT NJERËZORE E KOMBËTARE

Zhur, 17. 07. 2014 – (Në 20 vjetorin e vdekjes së dajës tim, Akademik Eshref Ademajt) – U lind në Zhur, më 20 korrik të vitit 1940, ndërsa ndërroi jetë më 17 korrik të vitit 1994, pas një smundje të rënd. Akademik Prof. Dr. Eshref Ademaj me rezultatet e arritura në lëmin e Matematikës, la pas vetes aq studime, aq të arritura shkencore e libra, aq e përjetsoi punën e vetë në to, sa ai gjithmonë do të jetë emër i nderuar dhe i çmuar jo vetëm në përmasat kombëtare por edhe në nivelin ndërkombëtar. Rezultatet të cilat i ka arritur prof. Eshref Ademaj në lëmin e matematikës, para së gjithash nga teoria e grupeve të fundme të thjeshta janë integruar bindshëm dhe me dinjitet në shkencën botërore. Ishte përpilues i kurrikulit mësimor në lëmin e matematikës, veçmas i hartimit të programeve të disiplinave kryesore formuese, në organizimin e katedrës së matematikës, në krijimin e atmosferës shkencore në fakultet e universitet, në përpilimin e ligjeratave dhe teksteve shkencore…


Akademik Eshref Ademaj – (20 korrik1940 – 17 korrik 1994)

“Akademik prof.dr.Eshref Ademaj tërë energjinë e derdhi në avancimin e punës shkencore në Universitet dhe në mbrotjen e autonomisë së tij. Në veçanti kontributi i tij ishte madhor në kohën kur shteti “juridik serb” me tërë potencialin e vetë ekonomik, propagandistik, policor e ushtarak (1991 e në vazhdim) ishte përcaktuar për çbërjen definitive të shkollës shqipe në përgjithësi, të Universitetit të Prishtinës në veçanti dhe për çbërjen e Kosovës. Ai ishte një nga ideatorët kryesor për vazhdimin institucional dhe legal të punës në Universitet nëpër objekte private, pas aplikimit të masave të dhunshme administrative të pushtetit serbokomunist në Universitetin e Prishtinës. Në mbrojtje të këtij institucioni me interes kombëtar, u gjend në ballë të formave të ndryshme të rezistencës për mbrojtjen e tij dhe të shkollës shqip, duke përfshirë këtu edhe protestat dhe demonstratat gjithëpopullore nga viti 1991 e në vazhdim” ( Skender Susuri, “Eshref Ademaj personalitet i shquar i shkencës dhe luftëtar i paepur për të drejtat njerzore e kombëtare” – Prishtine 2009).
Prof.Eshref Ademaj ishte luftëtar modern, i denjë dhe i pakompromis për të drejtat njerëzore dhe kombëtare të popullit shqiptar. Kudo që prezentonte në simpoziume të ndryshme shkencore të niveleve ndërkombëtare, hapur, në mënyrë të guximshme dhe argumentuese e prezentonte dhunën dhe gjenocidin serbe mbi popullin shqiptar të Kosovës. Padyshim se në këtë kontekst kontributi i tij u materializua me daljen në dritë të librit “Kosova Viktim” në bashkautorësi me Zvonimir Sheparoviqin (viktimolog i njohur në nivel botëror-ish Ministër i Punëve të jashtme të Kroacisë).
Prof. Eshrefi edhe në cilësin e anëtarit të KMDLNJ’së në Prishtinë, u angazhua dhe kontribuoj në mbrotjen e të drejtave dhe lirive individuale, por edhe për të drejtat kombëtare e njerëzore të shqiptarëve.
Prof. dr. Ejup Statovci (tani i ndjer, atë botë rektor i Universitetit të Prishtinës, në mbedhjen komemorative me rastin e vdekjes së prof. Eshrefit, të datës 07.08.1994) në mes të tjerash theksonte: Vepra e tij e tërësishme aq madhore përherë do t’i jap dritë mendimit të Universitetit dhe çështjes sonë.
Akademik Prof. dr. Eshref Ademaj padyshim është ndër figurat më poliedrike të botës intelekuale dhe kombëtare në historin tonë më të re. Për kontributin shkencor dhe kombëtar të prof. Eshref Ademaj, duhet të flasin dhe të shkruajnë punëtorët eminent shkencor dhe personalitete të veçanta nga rrafshi mbarëkombëtar, sepse i veçantë ishte profesori i nderuar.

Por gjithësesi i takon udhëheqjes se vendit (institucioneve shtetërore – qeverisë), institucioneve akademaike dhe shkencore (Akademisë së Shkencës, Universitetit të Prishtinës) dhe atyre komunale, konkretisht të Komunës së Prizrenit që me aktivitete të ndryshme, më shumë shkencore, ta përkujtojnë dhe nderojnë figurën dhe kontributin madhor të këtij personaliteti të madh të shkencës dhe luftëtari të paepur për të drejtat kombëtare e njerzore. Koha e ndarjes fizike me profesorin po ecen, bile po ecën shpejt (kaluan 20 vite) ndërsa institucionet tona heshtin, e “anashkalojnë” kontributin madhor të profesorit, për më keq nuk arritën që së paku me emrin e tij ta emërtojnë një institucion të rëndësishëm shkencor në nivel vendi apo komunal.

***
SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

PASHTRIKU: AKADEMIK ESHREF ADEMAJ, PERSONALITET I SHQUAR I SHKENCËS DHE I ҪËSHTJE SONË KOMBËTARE
HAPE: https://pashtriku.org/index.php?kat=64&shkrimi=1312
***

Kushtrim (ish-fshati Billushë), 24 Janar 1991: Akademik Eshref Ademaj dhe Sheradin Berisha, gjatë pajtimit të gjaqeve në këtë fshat të komunës së Prizrenit.

– Bajram Kurti, Eshref Ademaj, Muj Rugova dhe Anton Ҫeta –
***

VIDEOMATERIALE NGA AKTIVITETI I AKADEMIK ESHREF ADEMAJT NË

PAJTIMIN E GJAQEVE, SË BASHKU ME ANTON ҪETËN, BAJRAM KURTIN ETJ.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura