Reshat Nexhipi: Krimet serbe, ndaj shqiptarëve, identike me të Hitlerit ndaj hebrejve

Manastir, 2 tetor 2020: Vetëm se, i dyti, përdorte zjarrin, Serbi, thikën, për të kurcyer plumbat
Në vend të hyrjes
Në kontekst të kësaj që sapo thashë, dëshmi është edhe porosija e Nikolla Pashiqit që u ka dhënë komandantëve të luftës: ,,Mos shpenzoni kot plumbat me shqiptarët, se ato koshtojnë, por përdorni vetëm thikën, kurse të therurit, hidhini në lumë, ose në det, që t’i kënaqim peshqit dhe mos mbetet asnjë gjurmë nga një racë e tillë,, etj. etj. Përndryshe, në fokus të këtij shkrimi janë krimet e viteve 1912-1913, si dhe disa nga më tronditëset, të mëvonshme, të kryera nga aradhat partizane, si dhe nga ana e regjimit komunist dhe pluralist në Maqedoni, Kosovë etj. Nuk është modeste, por rasti e kërkon të them se për krimet kam shkruar gjer e gjatë, në detaje, në shtypin e përditshëm, ku citohen autorët e shkrimeve etj., prandaj për të mos u përsëritur dhe për të evidentuar sa më tepër shënime, me përjashtime të vogla, kam anashkaluar emrat e autorëve, të cilat, siç thashë, qendrojnë në shkrime të tjera të mia. Besoj se do ha
s në mirëkuptim prej tyre.
Evidentimi i vendeve të krimeve, ose emrave të viktimave, sipas rendit alfabetik
Abdulla Mediun, nga Raveni i Gostivarit, ushtria serbe, e dogji të gjallë në shtëpi bashkë me 2 tezet e tij,
Adriatik, 1945. Aty, gjetën vdekjen plot shqiptarë, nga ana e udhëheqësëve xhelatë të aradhave partizane.
Arangjelli i Kërçovës ,,Tifoja e morrit,,. Këtë smundje e për hapte vetë shteti i posaformuar komunist, i cili, nga burgjet ,,li ronte,, të sëmurë, me qëllim që sëmundja të përhapej dhe nëpër familjet e tyre, fisin dhe farefisin etj.,
Arangjelli… gjë që shkakëtoi vdekjen e 40 vetave brenda vetëm 10 ditëve-shkruan Safet Hyseni në një nga disa shkrimet e tij, kushtuar krimeve të viteve 1912-1913 në trevën e Kërçovës dhe jo vetëm.
Arbëri i Kërçovës. Ushtria serbe kishte vrarë tërë shqiptarët e këtij fshati, kështu që, sipas Hysenit, s’kishte mbetur asnjë njeri nga ky vend, për të dëshmuar mënyrën e krimit, por dihet, shton ai që ,,Ata janë therrë si bagëtia te kasapi dhe, më pas, janë djegur në zjarrin e shtëpive të tyre”.
Bajazit Verbani. Në vendin ,,Sokolski dom,, Maqedoni, kuadrot e UDB-ës, këtij shqiptari, ia dogjën sytë me cigare, pastaj, e pushkatuan, gjë që u veprua edhe me dhjetra shqiptarë të tjerë.
Beliçica e Mavrovës, Sergja. Ky, me urdhër të Brigadës partizane të Mavrovës, ose në kokë të vet, kishte vrarë 50 shqiptarë – shkruan i ndjeri dr. Fejzulla Shabani.
Bellçishtë e Zlestë. Dr. Nebi Dervishi, njofton se aty nga mesi i muajit tetor të v.1913, në Festën e Bajramit, në orët e hershme të mëngjezit, kur burrat kryenin faljen e namazit të Bajramit, ush tria serbe, e rrethon xhaminë e fshatit…
Bellçishtë e Zlestë… Pasi i nxjerrin me forcë nga xhamia, i lidhin dhe i arrestojnë 74 burra, së bashku me imamin, të cilët, më pas, i ekzekutojnë që të gjithë…,,
Beogradi, 1999, Batajnicë, janë gjetur rreth 900 kufoma të shqiptarëve, të pushkauar nga forcat serbe.
Bihor. Eugen Shehu, shkruan se pas Lidhjes së Dytë shqiptare të Prizrenit, aty çetnikët serbë masakruan mbi 4000 shqiptarë.
Bigorski Manastir. Në truallin e këtij manastiri, ushtria serbe, kishte hedhur të gjallë në një gropë me gërqele, 27 djem shqiptarë.
Bllaca e Maqedonisë. “Brigada e VI e Maqedonisë rrethoi fshatin dhe zuri 284 meshkuj, midis tyre edhe një baba me tre djemt e tij dhe i prunë te gryka e Kaçanikut ku, mizorisht i vranë,, … thuhet në një tekst tëinternetit dhe shtohet se
Bllaca ,,Në këto krime, për turp njerëzor, shquhet gruaja e Qemal Sejfullahut, turke, me emër Qefsere, e cila, me revole në dorë, shkon kufomë në kufomë dhe ata fatzi që i numëronin minutat e fundit, i vriste pa mëshirë,,.
Braçani i Kërçovës. Ushtria serbe, kishte vrarë tërë shqiptarët e këtij fshati, kështu që, sipas Safet Hysenit, s’kishte mbetur asnjë njeri nga ky fshat për të dëshmuar mënyrën e krimit, por dihet, shton ai që “ata janë there si bagëtia te kasapi dhe më pas janë djegur në zjarrin e shtëpive të tyre”.
Brodeci i Tetovës, 2007,,Stuhija malore,,.Gjatë akcionit policor i njohur me këtë emër, mbetën të vrarë 6 veta, 13 të tjerë u gjykuan me gjithsejt rreth 110 vjet (Lajmi, 27.8.2014).
Cerova e Gostivarit. Në këtë fshat, ushtria serbe, gjatë vitit 1913, kishte mbytur 100 shqiptarë, prandaj edhe vendi i egzekutimit edhe sot e kësaj dite, quhet “Strelishte” (afërsisht: Vend i vrasjeve).
Cërvica e Kërçovës, 1913. Është bërë masakra e 36 personave dhe varrosur në një varrezë masive, që, deri më sot, nuk është bërë e njohur në opinion, theksohet në një tekst të internetit.
Çairi i Shkupit. Dr.Xhemaili, shkruan: “Shefi i policisë, Llazar Iliç, mblodhi në sheshin e Çairit 18 shqiptarë, të cilët, në fillim, i mbylli në shkollë, e më vonë, i vrau, ndërsa trupat e tyre, i hodhi në pus, pranë fabrikës të tullave, në afërsi të Shkupit,,.
Dibra, 1913, sipas Leo Freundlich. Në librin e tij, botuar në Vjenë në v.1913, shkruan se “Veç vrasjeve dhe djegieve, serbët, plaçkitën tërë qytetin dhe duke derdhur në arkën e Beogradit një milion lira ari turku dhe nga shumë shtëpi morën orenditë mobile me vlera të mëdha arti dhe antikiteti”.
Drenica, 1945. Gjatë këtij vitit, në këtë vend, njësitë partizane masakruan rreth 4000 shqiptarë.
Dubrovnik, 1945. Ishin helmuar mijra shqiptarë nga ana e ko munistëve jugosllavë, edhepse viktimat luftonin për çlirtimin e vendit nga okupatori gjerman, thuhet në literaturën historike.
Dubrovnik, 1945. Kasam Kasami, njofton:,,Helmimi u bë në një vend të këtij qyteti,, dhe se ,,Për të humbur gjurmët, menjëherë, pas lëshimit të gazit helmues, objektit, ku ishin vendosur shqiptarët e helmuar, iu vu zjarri, gjoja se kjo ,,ishte incident i rastësishëm, pa qëllim të keq,, etj!
Dubrovnik…Të rrezikuarit, në vend që të rrinin shtrirë, të ecnin barkas me ndonjë leckë në hundë, u ngritën në këmbë, demoluan derën, dritaret dhe çatinë. Tymi duke u ngritur lart, i la të vdekur në çati, dritare e të kamarosur në derë… çetnikët me yll partizanësh të Shkupit e të
Dubrovnikut, si “specialistë” për helmimin e shqiptarëve, do të shihen edhe në Goricë të Triestës, ku prej helmeve do të gjejnë vdekjen rreth 4000 shqiptarë të tjerë.
Fritez Magnussen, për krimet serbe. Ky korespodent danez, pas pushtimit të Shkupit nga ushtria serbe,1912, ishte vendosur në një hotel të këtij qyteti, dhe lajmëronte për çdo krim. Në një nga shkrimet e tij, njofton: “Unë jam dëshmitar i veprave çnjerëzore të serbëve, të kryera ndaj shqiptarëve.
Fritez Magnussen… ,,Ditë me radhë, pashë vrasje, të cilat organizoheshin nga bandat e armatosura, si dhe grupe të rre gullta serbe ndaj shqiptarëve. “tre ditë rresht, kam parë se si në mbrëmje skuqej qielli dhe bëhej ditë nga flaka e fshatrave të djegura; 5 fshatra në afërsi të Shkupit, pas kësaj kohe të tmerrshme, u lanë në gërmadha, popullata e saj u vra një nga një…
Fritez Magnussen…Pas kalasë së Shkupit gjendet një shpellë, e cila u mbush me kufomat e më shumë se 100 viktimave. Po kështu, edhe në shpellën afër fshatit Kisella vodë, në afërsi të Shkupi, u hodhën trupat e mbi 80 shqiptarëve të vrarë…
Fritez Magnussen…Sipas këtij njoftimi, serbët kur hynë në spitalin e Shkupit gjetën 132 të plagosur dhe ditën e parë vranë 52, të dytën 50 dhe 30 të tjerë i lanë të vdisnin nga uria… Brenda një dite hidheshin në lumen vardar rreth 20-30 viktima. Ka pasur raste që trupat e shqiptarëtve të vrarë të mos varroseshin, pasi toka ishte e ngrirë.
,,Goli Otok, Sabit Fidani, kujtohet: ,,Përjetuam tmerrin që nuk mund të përshkruhet… gjithë ditën thyenim gurrë, ndërsa eprorët e burgut talleshin duke na thënë se po i bëni gati gurët për të vrarë Enverin dhe Stalinin…”.
,,Goli Otok, Mustafa Veseli: “Nuk ka trishtim më të madh se kur i burgosuri vret të burgosurin, duke kujtuar se do ta lëshojnë nga burgu…”.
,,Goli Otok, Sherif Kazazi: ,,Nëse ka në këtë botë ferr më të trishtueshëm se Goli Otoku, un paraqitem vullnetarisht të shk oj”,.
Goli Otok, Xhafer Kodra, edhepse përkrahu fitoren e komu nizmit, nga mundimet në Goli Otok, u kthye i sëmurë psiqik dhe si i tillë përfundoi jetën. Venko Markovski, pasi doli nga i njëjti burg, tregon se, dibrani në fjalë, përjetoi persekutime dhe tortura të papara në atë burg.,, I futur në gropë, i mbuluar me gurë dhe mbi kokë dielli saç,,.
Gjillani, 1945. Në “Faktin” e 22 korrikut, 2006, qëndron shënimi se më 5, 7 e 8 janar, 1945, nga ky qytet ishin pushkatuar më shumë se 1.500 shqiptarë, midis të cilëve edhe shumë gra.
Gjylehare. Gazetarii lartpërmendur danez, Fritez Magnussen, njofton se, pas pushtimit të Shkupit, në këtë fshat serbët një gruaje shtatëzane, ia çanë barkun, duke i nxjerrë jashtë foshnjën e pa lindur.
Hani i Elezit. Në afërsi të këtij vendi, aradhat partizane pushkatuan 50 shqiptarë nga Bllaca e Shkupit. (Fakti 28 nëntor, 2005-Qerim Lita)
Hasi i Prizrenit. Albina Drançolli, në “Faktin” e 27 shtatorit, 2006, shkruan: “Në Has 300 persona ishin vrarë dhe i vetmi krim i bërë nga ata ishte se e kishin quajtur veten katolikë shqiptarë. Fjala është për gjenocidin serbe mbi popullatën shqiptatre”.
Jabolçishta e Velezit. Bejtulla Musën, e këti fshati, ushtria bullgare e hodhi në zjarrin e një kasolles që digjej.
Kërçova, 1944 e këndej. Në dyjavoren Arena, nr. 35, Safet Hyseni, njofton se kërçovarët nga viti në fjalë ,,përveç që janë pushkatuar, edhe atë rreth 500 burra, gra e pleq, ata, nga sistemi i ri, ai i bashkëjetesës, u dënuan jo më pak se 402 vjet burg.
“Klisura”.Në nëntor të v. 1915 në këtë vend, u varosën 87 banorë të f. Debërcë të Pollogut.
Kosova, 1945. Gjatë këtij viti forcat serbe vranë rreth 40.000 shqiptarë (Koha, 19 shkurt,2008).
Kosova, 1998-1999. Forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore mbi 15.000 shqiptarë (Koha, 19 shkurt, 2008).
Kosovë, Reçaku i Shtimjës, 1999. ,,Soldateska kriminale e Milloshesheviqit, kishte masakruar 42 reçakas, ndër të cilët edhe fëmijë, gra e burra pleq, gjë që për pasojë kishte bombardimin e Serbisë dhe dëbimin e regjimit serb nga Kosova.
“Krasta”e Strugës. Në këtë vend të anës së qytetit në fjalë, ushtria serbe, pas kryengritjes së v.1913, pushkatoi 12 shpirt. (dr.Nebi Dervishi, “Etnokultura…”, f. 229).
Kratova, Maqedonia Lindore. Gjatë vitit 1912 ose 1913, në këtë qytet gjenerali i Armatës II serbe, Stefanoviqi, me dorën e vet kishte vrarë 100 të burgosur shqiptarë, duke thënë: “Kjo pjellë duhet zhdukur,, shkruan dr. Xhemaili.
Krushë e Vogël. Në këtë fshat forcat serbe në luftën e fundit të Kosovës vranë përmbi 100 burra shqiptarë.
Malisheva. Në këtë vend, partizanët vranë 42 shqiptarë. (“Fakti”, 29 nëntor, 2005, autor: Qerim Lita).
Manastiri, 2001, diegia. Pushteti maqedonas, dogji mjaft shtëpi të shqiptarëve, si hakmarrje për vrasjen e disa maqedonëve nga ana e UÇK-së, në vendin Vejce të Pollogut.
Manastiri, 2001. Vjersha ime: ,,Në qershor, 2001, në Manastir, një krim u bë, shtëpive shqiptare, u vunë zjarrë, për ca policë të vrarë, në Tetovë që kishin shkuar, me UÇK-në për të luftuar.
Manastiri…Qindra taksistë, në prezencën e policisë, shtëpisë tonë iu drejtuan dhe gjer në themel, e shkatëruan. Flaka e saj, ndriçoi fushën e Pellagonisë, pronë e vjetër e Ilirisë, Heraklenë e Bardhyl mbretit dhe objektin e Alfabetit.
Manastiri…Skenderbeu, duke luftuar, Naimi ,,Qerbelanë,, duke shkruar, Ismail Qemali, në Vlorë duke kuvenduar, Nëna Terezë, të sëmurë duke shërruar, deshin të shpëtojnë, por kot, se i kisha varur në mur dhe s’lonin dot.
Manastiri… Ne të tjerët që shpëtuam, me sakrifica të papara në Prespën tonë qendruam. Por edhe aty na u kërcënuan, Shqipërinë na i treguan, prandaj në Shkup përfunduam.

Manastiri…Disa muaj, aty, jetuam, Haraçinën heroike, e përje
tuam, ditë e natë, e bombarduar, shqiptarët për t’i larguar. Pastaj, në Manastir, u kthyem, vendlindjen e Alfabetit se lëshuam, armikut dëshirën, nuk ua plotësuam,,.

Manastiri. Këtë vjershë dhe një tjetër, rapsodi i njohur i Gjilanit, i ka shfrytëzuar në veprat e veta profesionale, prandaj përfitoj rastin, t’i falenderohem për kujdesin ndaj vendlindjes së Alfabetit.

Mulla Sulën, nga Sellca e Tetovës, Brigada partizane Maqedonase, e dogji para fëmijëve të tij.

Nishi dhe rrethina, 1877-1878. Gjatë këtyre viteve, Serbia si aleate e Rusisë kundër Turqisë, filloi spastrimin e trojeve në jug të Nishit nga “turqit”, me ç’rast janë shpopullëzuar 640 vendbanime me 160.000 banorë shqiptarë, të cilët u detyruan të largohen nga trojet e veta etnike.
Ostreci i Manastirit, 1913. Gjatë këtij viti, nga ky fshat, ushtria serbe fyti pothuajse të gjallë në dhe 26 djema shqiptarë. Ja se si e përshkruajnë këtë ngjarje moshatarët e ostrecasit, të cilët ende e ruanin si kujtim të freskët,
Ostreci… kur i kam intervistuar disa dekada më parë. “Menjëherë pas largimit të turqëve, fshatin tonë e morrën serbët. Disa shkuan, të tjerët erdhën. Një robëri u zëvendësua me tjetrën, edhe më të rëndë…
Ostreci…Në fshat së pari erdhën tre kalorës serbë që mbi kokë mbanin kësula të bardha shqiptare, me qëllim që t’i përvetësojnë simpatitë tona, apo për ndonjë qëllim tjetër. Erdhi edhe ushtria. Fshati u rrethua. Të gjithë burrat që i gjetën në fshat i rreshtuan.
Ostreci… Një plak-Dalip Bajrami (sipas kujtimit të djalit të tij-Nazmi Bajramit, banor i Manastirit), duke mos duruar një sjellje të tillë, tentoi ta nxjerrë revolen dhe të shtie drejt prijësit të ushtrisë, por, e vërejti një ushtar serb, dhe e vrau.
Ostreci…Të gjithë të lidhur, duke i maltretuar gjatë rrugës, i dërguan afër fshatit Orizar dhe atje i masakruan 26 veta në moshën më të mirë prej 17-25 vjeçare”.
Ostreci i Manastirit, 1944, diegia. Pas largimit të okupatorëve nga Manastiri, një brigadë partizane maqedono-serbe që vinte nga Greqia, hyri në fshat, i banuar vetëm me shqiptarë dhe, me preteks se aty ka armë dhe ballistë, i vunë zjarrë me ç’rast shkakëtuan dëme të mëdha materiale dhe dogjën disa njerëz të pafajshëm, duke përfshirë këtu gra dhe fëmijë.
Padalishta e Gostivarit. Halim Fazliun, 25 vjeçar, edhe pse me të meta fizike, çetnikët serbë, e futën në shtëpi dhe e dogjën bashkë me të.
Peja, 1919-1921. Në fshatrat e këtij qyteti, gjatë aksionit për mbledhjen e armëve, ushtritë serbo-malazeze ka djegur 420 shtëpi dhe kanë masakruar 231 banorë-njofton Hiqmet Kica në Faktin e 29 majit, 2006.
Pesoçani, 1913. Dr. Nebi Dervishi, në “Faktin” e 23 prillit, 2005, duke bërë fjalë për pasojat e Kryengritjes të Shtatorit, 1913, veç tjerash, njofton: Duko Pesoçani, i shoqëruar nga xhandarmëria serbe dhe forcat e posaçme territoriale të “Dora e Zezë” e të “Narodna Odbranës”, aty nga mesi i muajit tetor të v.1913, në Festën e Bajramit, në orët e hershme të mëngjezit, kur burrat kryenin faljen e namazit të Bajramit, e rrethojnë xhaminë e fshatit.
Pesoçani, 1913…Pasi i nxjerrin me forcë nga xhamia e fshatit, i lidhin dhe i arrestojnë 74 burra, së bashku me imamin, të cilët më pas i ekzekutojnë që të gjithë, në rajonin në mes të fshatrave Bellçishtë e Zlestë, që edhe sot e kësaj dite vërehen shenjat e varrezave…”.
Pesoçani, 1913…Në një rast tjetër në të njëjtin fshat, ishin masakruar rreth 150 fshatarë, të cilët i futën në pus të gjallë dhe të masakruar, duke u hakmarrë në këtë mënyrë për vrasjen e një xhandarit serb nga ana e kaçakut që quhej Idriz, etj.
Pirok. Në këtë fshat gjatë vitit 1944, OZN-a maqedonase kishte vrarë 27 shqiptarë.
Preseka e Gostivarit. Në këtë fshat, aty nga fundi i v.1944, nga ana e OZN-ës maqedonase ishin arrestuar dhe pushkatuar 12 shqiptarë të kësaj ane.
Prespë, 1947, kurthi ndaj ballistëve. Në një vend të malit Pelister, nga ana e Prespës, në afërsi të fshatit Nakolec, gjatë vitit në fjalë, ishte improvizuar kufiri grek dhe në këtë mënyrë, nga ana e njerëzve të UDB-ës maqedonase, ishte çarmatosur dhe burgosur një grup ballistësh të shquar, nga Maqedonia, të cilët u transferuan nëpërmjet Shtipit në Shkup, Prespë…ku i priste ekzekutimi i tmershëm komunist, më 11 tetor të vitit në fjalë. (“Fakti”, 7 qershor, 2005, autor: Sevdali Demiri). Këtë tradhëti ose kurth e kishin shkaktuar këlyshët e UDB-ës, si Boro Çushkar, Naum Isof, etj., me siguri, në mbështetje të disa tradhëtarëve shqiptarë. Ky i fundit, Isofi pra, paraqi tej si oficer anglez.
Preshevci i Gostivarit, 1944. Në këtë fshat, komanda e ushtrisë partizane sllavo-maqedonase, urdhë¬roi në një muzg dhjetori të vitit në fjalë, që krejt banorët të mblidhen në një lëndinë. Pas kësaj, nën kërcënimet e thikave dhe armëve, meshkujt, në praninë e të afërmëve të vet, i pushkatuan dhe i lanë në gropat e hapura më parë nga vetë të pushkatuarit. (“Fakti”, 29 nëntor, 2005, autor: Qerim Lita)
“Prroj i Muçajve”i Kërçovës. Në këtë vend të anës së qytetit në fjalë, në vitin 1913 ushtria serbe masakroi 11 shqiptarë edhe atë duke i therur me anë të bajonetave, pa harxhuar asnjë plumb. (Fakti, 26 gusht, 2006-Safet Hyseni).
Reka e Sipërme, Mustafa Tërnica. Ishte komandant i aradhave të Ballit Kombëtar për vendin në fjalë, prandaj edhe pushteti komunist maqedonas, me ndihmën e tradhëtarëve të vendit, ia gjeti gjurmët dhe e likuidoi më 1947, kurse gruas të tij, ia kishin djegur gjinjtë me barut.
Reka e Sipërme… Kur u kthye në shtëpi ajo nuk mund t’i jepte të thithë foshnjës së vet. Fëmija e saj dinte pak fjalë dhe e luste t’ëmën, duke i thënë: “Më jep të pi se do t’i them babës Mustafë kur të vijë”thuhet në një tekst të internetit.
Rugova. Gjatë periudhës 1919-1921, në aksionin e mbledhjes së armëve, ushtria serbo- malazeze plaçkiti dhe dogji 13 fshatra të asaj ane, me 410 shtëpi dhe vrau 846 banorë. Vetëm në shkurt të vitit 1919, në 21 qendërbanime të Rugovës, të Plavës e Gucisë, vrau 1327 veta.( Fakti, 29 maj, 2006, Hiqmet Kica).
Suhareka e Kosovës, Berisha. Në një shkrim të Shkëlzen Gashit, botuar në “Faktin” e 9 gushtit, 2006, citohen fjalët e një gazetari anglez se “serbët në 26 mars, 1999, vranë jo më pak se 44 pjesëtrë të familjes Berisha në Suharekë, duke kryer një nga krimet më të rënda të gjithë luftës. Gjithë fisi u shfaros me gjakftohtësi, që nga Ismet Berisha dy vjeçar e deri te Sait Berisha 83 vjeç.
Suhareka… Ata dhanë gjithçka për Kosovën dhe vdiqën me kokëlart në duart e barbarëve serbë. Në gazetën KOHA, 3. 2. 2009, thuhet: ,,Masakra e Suharekës është një ndër krimet më makabre në Kosovën e v.1999. Në këtë sulm ku mbetën të vrarë 50 vetë, 47 prej tyre ishin anëtarë të familjes Berisha, në mesin e tyre gra, fëmijë dhe pleq..,, Në gzetën Koha, 19 shkurt, 2008 thuhet se gjtë vitit 1999 në komunën e Suharekës u vrnë 430 vetë.
Svetolik Vuksanoviqi, për krimet serbe. Ky krijues malazes, ka shkruar “Shqiptarët në fillim i vritnin me pushkë dhe patllake, por së shpejti erdhi urdhëri se s’kishte levërdi të shpenzohet municioni, prandaj shqiptarët do të therreshin me thika.
Dhe, kështu, shqiptarët ndaheshin në grupe – grupe prej 40-50 vetash, rreshtoheshin në dy rreshta me fytyra të kthyera kah njëri – tjetri dhe atëherë oficerët ose nënoficerët i therrnin shqiptarët një nga një në qafë.
Këta njerëz fatkëqij, as luanin nga vëndi as bërtisnin e as mbroheshin, thuajse s’ishin qenije njerëzore të vetëdijshme, por shikonin të qetë si i therrej shoku pranë dhe thika po ia shpërthente edhe fytin e tij.
Nuk mund ta merrja me mend një gjakëftohtësi dhe qëndrueshmëri të këtillë të njerëzve, të cilët e shikojnë vdekjen me sy të hapur. Është kjo njëra nga ndër skenat më të llahtarshme që e jetova gjatë luftërave”.
Shkupi, 1912-1913. Gjatë muajit nëntor, 1912, disa motra katolike të nderit, në spitalin ushtarak të qytetit, kishin gjetur në shtrat 132 shqiptarë, prej të cilëve vetëm 20 iu përballuan plagëve të bajonetave.
Shkupi, 1912-1913… Gjatë viteve në fjalë, ishin regjistruar 38 cisterna të ngarkuara me kufoma shqiptarësh, nja 3.000 sish midis Shkupit dhe Kumanovës. Pushtuesit serb i masakruan pothuajse tërë katolikët shqiptarë të cilët vetëm në Shkup përbënin 12 % të popullsisë të përgjithshme-thuhet në literaturën historike.
Shkupi, 1912-1913. Albina Drançolli në “Faktin” e 27 shtatorit, 2006, shkruan se në afërsi të Shkupit ishin masakruar 2000 shqiptarë. ,,Çdo ditë në Vardar dukeshin trupa shqiptarësh të mbytur,,- thuhet në ca shkrime të tjera historike.
Shkup, Stacioni hekurudhor. Në literaturën historike, thuhet se si “Një mbrëmje, para stacionit në fjalë, një komit serb që mbante thikën në dorën e djatht dhe shishen e konjakut në të majtën, qëndronte mbi dy shqiptarë, të cilët qenë përkulur në tokë me kokë të futura në zgjedhën e qerres. Komiti u ofron konjakun, por ata refuzoni, ngase parandjenin se çfarë i pret. Dhe, ajo i gjeti. Komiti i therri që të dy në zgjedhën,,
Shkupi. Gazetardanez, Fritez Magnussen, shkruan: Serbët kur hynë në spitalin e Shkupit gjetën 132 të plagosur dhe ditën e parë vranë 52, të dytën 50 dhe 30 të tjerë i lanë të vdisnin nga uria…,,
Shkup dhe rrethima, 1945-1947. Gjatë këtyre viteve, ishin likuiduar 1450 shqiptarë.
Shkup, Nexhat Agolli, edhepse luftoi me mish e shpirt për fitoren e komunizmit, për shkak se kishte sukses në avancimin e pozitës të shqiptarëve, gjeti vdekjen, kurse varri, nuk i dihet.
Shkup, Nexhat Agolli…Me siguri, në momentin e burgosjes, në vetvete ka pranuar gabimin që u fut në një brigadë antishqiptare komuniste, por ishte vonë, kështuqë, çdo gabim, paguhet….
Shkup, Nexhat Agolli… Emri i tij do t i mbetej gjallë dhe do çmohej më tepër si ballist, e jo si komunist. Megjithatë, suk seset e para të tij, lidhur me avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, nuk duhet haruar.
Tetovë, 1944…Monopoli, krime.. Në Flakën e 22 tetorit 2003, autor i këtij artikulli, citon fjalët e një dëshmitarit: ,,Rrinim në katin e parë dhe çdo ditë ndëgjonim britma dhe piskëllima të njerëzve tanë që ishin në katin mbi ne. Pas britmave, fillonin të binin pika gjaku, së pari nga pak, e pastaj më tepër në të çarrat e tavanit…
Tetova, 1944. Monopoli… Gjaku ishte i shqiptarëve të therrur e të vrarë….Nga qelia tjetër, që ishte në bodrum, dëgjohej piskë
llima e një shqiptari, i cili e luste kasapin e zi që t’i hiqte një plumb ose t’ia priste kokën. Kasapi i zi e mbaronte cigaren mbi barkun e shqiptarit të rrëzuar si kurban, me thikën që ia kishte ngulur në fyt…”
Tetovë. Afër lumi, Shkumbin, OZNA komuniste i dogji të gjallë Shaip Kamberin, ballist dhe Kadri Saliun.
Tetova, 1945-47. Në fillim të vitit 1945 ishin mobilizuar 500 djem tetovar, me pretekst se do të inkuadrohen në Brigadën IV Shqiptare të Maqedonisë. Rrugës për në Shkup 300 prej tyre, duke i ndarë mënjanë, i pushkatojnë mizorisht, duke i varrosur më pas në një gropë të përbashkët.
Tetova, 1945-47. Fehmi Ajvazi, në shkrimin e tij, botuar në “Faktin” e 23 gushtit 2006, njofton se pushteti komunist maqedonas, gjatë vitit 1945 “vetëm në rajonin e Tetovës kishte arrestuar 10.000 veta, prej të cilëve pa gjyq u likuiduan 1200 veta”. Sipas Hakif Bajramit, vetëm në Tetovë janë likuiduar 4100 shqiptarë
Tërnjë, Kosovë, 1999. Në këtë fshat u vranë 24 persona, duke përfshirë edhe 7 fëmijë ( Koha, 19 shkurt, 2008).
Tivari, 1945, vrasje. Eugen Shehu, shkruan: “Në fillim të vitit në fjalë,, Shtabi Suprem i Armatës Jugosllave, lëshoi në urdhër në krejt Kosovën e Maqedoninë për rekrutimin dhe mobilizimin e 30 mijë djemve shqiptarë që do të shkonin për të luftuar në Serbi, Vojvodinë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.
Tivari…Pra, makina shfarosëse kriminale ishte e përgatitur mjaftë bukur. Djemtë shqiptarë prej 16 vjet e lart, u thirrën, u organizuan dhe u nisën në mënyrë të poshtër drejt vdekjes, nën parullën se do të luftonin kundër armikut të përbashkët, Gjerma nisë hitleriane.
Tivari…Kush nuk i përgjigjet urdhërit, merrte menjëherë plum
bin ballit, duke u etiketuar si ballist dhe “armiq të çështjes së komunizmit”. Megjithëse të rinjë, të pa veshur dhe të pa ngrënë, djemt tanë nga Kosova e Maqedonia Perëndimore, rrëmbeheshin prej shtëpive, futeshin nëpër kazerma dhe ishin nën një presion psikologjik të vazhdueshëm.
Tivari…brenda një ore, nuk mbeti në këmbë asnjë nga grum bulli i njerëzve prej gati 3000 vetash, që ndodheshin aty…, pranë rrugës rridhte një lumë gjaku i një kataklizme të vërtetë”.
Tivari…Në fund, Eugen Shehu, prezenton shënimin se: “Ploja u krye në natën e zezë të 1 prillit 1945” dhe se “gjatë tërë natës, trupat e të vrarëve u muarrën dhe u hodhën në det, në Tivar të Vjetër”. Të plagosurit, mes tyre, ata që jepnin ndonjë shenjë jete, goditeshin tashmë me thika e sopata, pasi armët e zjarrit u ndaluan. Herët në mëngjes, populli i Tivarit… (aso kohe, mbi 90% shqiptarë), muarën ata pak të vrarë që patën mbetur pa u hedhur në det dhe i varrosën me nderime në varrezat e muslimanëve të qytetit”. Përndryshe, vetëm prej Prizreni ishin vrarë dhe masakruar 4408 shqiptarë, kurse numri i përgjithshëm nuk dihet me saktësi, edhe pse, sipas disa shënimeve, sillet rreth 6000 sish.
Tivari…Megjithëse të rinjë, të pa veshur dhe të pa ngrënë, djemt tanë nga Kosova e Maqedonia Perëndimore, rrëmbeheshin prej shtëpive, futeshin nëpër kazerma dhe ishin nën një presion psikologjik të vazhdueshëm.
Tivari… Mbrenda një ore, nuk mbeti në këmbë asnjë nga grumbulli i njerëzve prej gati 3000 vetash, që ndodheshin aty…,pranë rrugës rridhte një lumë gjaku i një kataklizme të vërtetë”.
Tivari. Kur jemi te Tivari, nuk mund të hezitoj ngjarjen te ,,Urra e Zogut,,. në Shqipëri, ku, më 29 mars, 1945, përmes një vagonete-teleferiku të improvizuar, u hodhën në greminë rreth 50 shqiptarë, të ciliët i shpinin drejt Tivarit.
Tovarniku i Sremit. Në betejën e këtij vendi, më 1945, Brigada IV (VII) Shqiptare e Maqedonisë, la 48 të vrarë dhe 171 të plagosur.
Vallkovi i Tetovës. Më 24-25 tetor, 1944, në këtë fshat, nga ana e reparteve të OZN-s komuniste, ishin rëmbyer 40 djem të rinj, gjoja se do t’i armatosnin dhe do t’i dërgonin në veri, në frontin e luftës kundër gjermanëve. Mirëpo ata ishin hedhur në Vardar.
Vardari. Në ujrat e këti lumi të Shkupit, pushteti serb, ka he dhur mijra shqiptarë, trupat e të cilëve kanë përfunduar në Detin Egjej, ose i kanë ngrënë peshqet.
Vardari. Gazetari danez, Fritez Magnussen, shkruan: Brenda një dite hidheshin në lumen vardar rreth 20-30 viktima.
Vardari…Në këtë lumë, nga ana e pushtetit serb janë mbytur qindra shqiptarë gjatë dhe pas luftërave ballkanike. Albina Drançolli, në“Faktin”e 27 shtatorit, 2006, citon fjalët e një gazetari se“lumi Vardar është i mbushur i tëri me kufoma”dhe se”trupat e vdekur të shqiptarëve nuk varroseshin fare,por hidheshin në Vardar apo në cisterna”.
Vardari… Gazetari danez, Fritez Magnussen, njofton se,pas pushtimit të Shkupit, në këtë lumë serbët bënë krime dhe barbarizma të papara ndaj shqiptarëve.Kështu që, sipas këtij gazetari, brenda një dite hidheshin në këtë lumë rreth 20-30 viktima.Në një gropë afër këtij lumi, varroset komandanti i çetës shqiptare të NDSH-së, Arif Dragomanci, bashkë me ca të tjerë.(“Fakti”, 30 qershor, 2006, autor:Qerim Lita).
Zajazit.,, Xhuma,, Në këtë lagje të Zajazit të Kërçovës, organet e OZN-ës, vranë 54 burra shqiptarë. (“Fakti”, 8 dhjetor, 2004, autor: dr. fejzulla Shabani).
Zajazi. Në këtë fshat, sipas shënimeve të Shaban Brahës, OZNA e pushtetit maqedon, kishte masakruar 320 burra dhe djem të rinj që nga mosha 13 vjeçe e lartë, atje pas malit të Gradicës, ndërmjet Vrapçishtit dhe Toplicës, ku të gjithë ishin të lidhur gjashtë nga gjashtë.
Zdunjë e Gostivarit, 1913, ushtria serbe dogji për së gjalli 37 gra dhe fëmijë.
Zhega e Gostivarit. Në këtë fshat, aty nga fundi i nëntorit, të v.1944, Brigada XVI maqedonase, arrestoi 12 burra të cilët pastaj i zhveshën lakuriq i shpuan me bajoneta dhe në fund i nxorën jashtë fshatit dhe i pushkatuan.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura