Berlin, 8 maj 2018: I përfshirë zjarrshëm në debatin identitar – e Skënderbeu është qendra e tij, Kadare thotë: ai nuk luftoi muslimanizmin, por osmanizmin.
Ky shpjegim konkluziv, sado përgjithsisht real, ka një shkitje, një cen e paplotësi të vogël.
Osmanizmi ishte një ideologji, ashtu si kjenë me program, shenjë, kohë e përmasë tjetër, fjala vjen, fashizmi e sovjetizmi i mëhershëm a jugosllavizmi i vonë. I tillë, osmanizmi ishte mbinacional e, që këtej, mashtrues. Ndaj dhe do ishte e njësojtë sikur të thuhej se janë luftuar regjimet e jo pushtimet gjermane, ruse apo, së fundmi, serbiane.
Rrjedhimisht, ai nuk luftoi rendin, sistemin dhe ideologjinë. I pajuar njëj koncepti politik dhe kulture të lirisë, Kryezoti do të luftonte bërthamën: pushtimin dhe kolonializmin turk.
A s’është vërtetë kështu?
Një përvojë e hidhur nga shekulli ikur, provon të argumentojë këtë. Rendet e idetë serbe përftonin emblemash të ndryshme: mbretërore, republikane, komuniste e demokratike (de jure e tillë), por si fill i pakputshëm i zi, substanca koherente e së keqes, pushtimi, mbetej mbi to e përherë.
Ngasje të liga pati që dhe luftën e re të shqiptarëve në Kosovë t’a paraqesin një rebelim fetar kundër serbëve të krishterë (filozofi frëng Henri Lévy) ose, madje, përpjekje avancimi politik lokal. Po si kështu? Kroatët kjenë edhe të krishterë edhe pjesë e doktrinës, sistemit dhe ideologjisë jugosllaviste. E cila ishte kauza e luftës së tyre? Padyshim: jo krishterizmi e as jugosllavizmi, por vullneti për vetëjetesë të lirë kombëtare që çonte në përballje me aksin e betonuar të tyre: hegjemonin serbian.
Një e tillë përzierje e kuptimeve për perandoritë, ideologjitë e pushtimet, në mos kur ngjan e keqqëllimtë (frëngu i sipërcekur, kumbonat serbe…) është, shpesh, një ngatërri që dhimbshëm çorienton.
Postime të Lidhura
ANDI BUSHATI: SA PARA NA KUSHTON BIZNESMENI CINIK TONI BLER?!
Tiranë, 27. 07. 2015 – Të gjithë e mbajnë mend shprehjen e famshme të kryeministrit Rama, kur në…
BLLOKIMI I QËLLIMSHËM I KËRKIMEVE TË NAFTËS NË SHQIPËRI
BLLOKIMI I QËLLIMSHËM I KËRKIMEVE TË NAFTËS NË SHQIPËRI Nga Prof. Asoc. Dr. Vangjel Kici, Toronto (Kanada), 17…
VLORIAN MOLLIQAJ: KATËR VITE PAS,SHUMË HAPA MBRAPA
(Prishtinë, 17. 02. 2012) – Pikërisht Plani i Ahtisaarit i cili përmendet tetë herë në ‘Deklaratën e pavarësisë’…
MEHMET BISLIMI: A MBANË KUSH PËRGJEGJËSI NË KËTË VEND?!
Zürich, 7 prill 2017: Koalicioni PDK – LDK, respektivisht Qeveria e Kosovës së fundmi po i humbë rreth…