GËZIM MEKULI: STAVILECI SI JABLLANOVIQI!

Oslo, 28. 02. 2015 – Askush dhe asnjëherë nuk i ofendoj më keq nënat dhe familjen shqiptare sesa ministrat e Isa Mustafës, Jabllanoviqi e Stavileci. Stavileci objektivizoj femrën shqiptare. Stavileci pornografizoj botën e nënës shqiptare. Po, ai e “makinëzoj” trupin e saj, mendjen e saj, dinjitetin e saj. E përdhonoj botën shqiptare, gjuhën, identitetin, vlerën dhe ikonën e kombit. A është e mundur kjo? Si të dëgjohet kjo fjalë? Si ta arsyetoj këtë mendim? Dhe kush e tha? Ministri shqiptar i qeverisë së Isës. 300 Euro, familja…!
Ka këtu dy momente të mëdha që nën vetëdije tregojnë, se ky ministër nuk ka rrespekt për femrën shqiptare, e biles as për vehten e tij.
Momenti i parë është ai momenti moral e etik. Së pari njerëzor e pastaj politik. Fjalia a tij, e padëgjuar, e keqe dhe poshtëruese, se “pse bëni 7 fëmijë kur ke rrogën 330 euro”, argumenton se z. Stavileci nuk ka si pikënisje kodin moral në mendim, e as në veprim. Fjalia dhe vepra e tij dëshmon se politikat e qeverisë së Kosovës janë politika materialiste dhe egoiste, jo të shekullit XXI. Këtu nuk ka humanizëm e as empati për nënën e as për njeriun. Dhe, si rrjedhojë i këtij mendimi, del se paraja dhe bota materialsite ka sunduar dhe po kontrrollon Qeverinë e ministrinë.

Jabllanoviqin e quajta çetnik, dhe mirë ia bëra. Ti, Stavileci, je kokëderr idiot politik e “kosovarë çetnik”!

Momenti i dytë, e që është shumë shqetësuese është, se shqiptarët e Kosovës i janë nënshtruar një propagande të ngjajshme me propagandën e nazizmit së Göbelsit. Edhe ministri i propagandës së Hitlerit, Göbelsi, sulmonte “të tjerët” që të mos lindin shumë fëmijë.
Këta edhe i zhduknin fëmijët e posalindur, e që mund të konsideroheshin se ishin të lindur të varfër e me të meta psikofizike. Ҫdo gjë që kushtonte ishte e pakëndshme për nazizmin gjerman, biles edhe në shkollë nxënësit e mirë “i kushtonin” shtetit gjerman më lirë se, nxënësit e dobët. Nxënësi i mirë i kushtonte 120 marka gjermane shtetit, e ai i dobëti mbi 300 marka gjermane! Prandaj racizmi gjerman e luftonte “të keqin” dhe familja nuk guxonte të ketë nxënës të dobët. T’ï kushtoje shtetit të Rajhut të tretë, kishe pasoja…
Stavileci dhe Gëbelsi kanë diçka “të ngjajshme”: përderisa nazizmi gjerman i vitit 1939 dëshironte të kishte një botë “të pastër ariane” e me nxënës që i kushtojnë lirë shtetit, Stavileci i Qeverisë sonë, dëshiron të ketë një botë të ndarë: me familje “të pasur” e me familje të “varfër”. Nuk bënë të kesh 7 fëmijë nëse ke 300 euro rrogë! Na kushton!?
Ky mentalitet i shekullit XIX, e që po mbizotëron në politikat tona, ka qelbur hapsirën publike shqiptare. Ka varfëruar vlerat kombëtare e njerëzore. Ky mendim i Stavilecit na tmerron dhe na pikëllon, sepse ky njeri familjen e konsideron objekt, gurë, të pandjenja dhe diçka që “t’harxhon” e na “kushton”!
Familja e nëna shqiptare u trajtua si “mallë shpenzues” e si kafshë që “ha e kushton”.
Po, Familja e nëna shqiptare u quajt edhe “Divljaci” (egërsira). Nëna shqiptare, bërthama e kombit shqiptar, po sulmohet e po dhunohet, pa frikë e pa kufi. Institucioni madhor i kombit tonë, pa rreshtur, e pa fije turpi, po bombardohet, po digjet e po shigjetohet. Dje Jabllanoviqi, e sot Stavileci.
Njëri dhunon shqip e tjetri serbisht të dy ministra! E çfarë rëndësie ka gjuha këtu?
Jabllanoviqin e quajta çetnik, dhe mirë ia bëra. Ti, Stavileci, je kokëderr idiot politik e “kosovarë çetnik”!
Mjerë nëna që të ka, e të mjerët ne që të kemi!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura