REXHEP KASUMAJ: NACIONALIST EKONOMIE…

Berlin, 23. 11. 2016: Në lexim të parë, rrëfimi i tij sikur të kujtonte disi yshtjen niçeaniste. Këtë mësim t’vështirë e të errtë… Tek fliste për alternativën ringjallëse të Amerikës, titullari i ri i Strategjisë në Shtëpinë e bardhë, Stephen Bannon, shprehej (si e përfolte “Spiegel”-i gjerman) me stil e frymë të kult – eposit hijerëndë. E Keqja, Terri, Dhimbja – ishin fjalët e mëdha që dimensiononin shestimet e tij.
Mirëpo, i anatemuar për afrimitet me Ku-Klux-Klanin, me nacionalistët e bardhë dhe antisemitët që sugjeronin shkrimet e WebFaqes së “Breitbart News”, do t’përshfaqte ai tevona një fytyrë tjetër.
– Po – përgjigjej prerë në intervistën për “Hollywood Reporter”, jam nacinoalist. Nuk kam pse ta mohoj. Veçse jo i bardhë. Jam, thjeshtë, një nacionalist ekonomie që do të ngre në këmbë klasën e mesme amerikane, të rrënuar nga establishmenti i demokratëve dhe globalizmi fatkeq. Imagjinoni, vijonte gjithë entusiazëm shpërthyes: kur të bashkohen konservativistët dhe populistët në një lëvizje ekonomie, do të bëjnë mrekullinë, ngjashëm me atë të viteve 30-të, apo revolucionin mëkëmbës reganian…

Titullari i ri i Strategjisë në Shtëpinë e bardhë, Stephen Bannon.

Lëmë tani Bannon-in në parzmin ledhatar të hovit fluturak. Është krejt legjitim në botëvështrimin e tij politik.
I kthehemi sëmbueshëm një trualli të largët. Atij të shqiptarëve, më saktë klasës së tyre shtetprijëse. Dhe, ndaj, pyetja:
– ka vallë ajo fare idenë se ç’është një nacionalizëm ekonomie?
Ndoshta, veçse në kah të kundërt, si koncept dhe etikë: privatizëm ose përsonalizëm i saj. E kjo domethënë, jo për të idejuar një lëvizje ekonomie – por të kthyer rrjedhën e kamjes kombëtare në statusin e vetiak: mirëqenien, luksin dhe lavdinë e shesheve të shurdhëra…
Dhe, njëmend, a nuk bën një i tillë përkushtim lapidar ti kenë smirë kosovarët krejt popujt e kulturuar të botës?!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura