ARBEN LLALLA: KREPESHKOPI JANULLATOS DHE SPIRO KSERA MBËSHTESIN EKSTREMISTËT GREK

Tetovë, 14. 12. 2013 – Një nga shoqatat ekstremiste të minoritetit grek në Shqipëri është Rinia e Vorio Epirit (Neolea Vorio Epirioton). Shoqata Rinia e Vorio Epirit u themelua më 2003 në Athinë e përbërë nga të rinjtë të minoritetit grek që promovon propagandën për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose siç njihet nga grekët Autonomisë së Vorio Epirit. Kjo shoqatë numëron rreth 3.000 anëtarë sipas të dhënave zyrtare të saja. Nga viti 2003-2010, kur në krye ishte Emilios Pandos i lindur në Dhivri të Sarandës, shoqata merrej më shumë me problemet e brendshme të vetë bashkësisë së minoritarëve si dhënia e shtetësisë greke dhe sigurimet shoqërore se sa provokimeve propagandistike për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Por pasi në krye erdhi këshilltari i ministrit Spiro Ksera, Theofan Kalivioti i dha drejtime ekstremiste kësaj shoqate. Theofan Kaliviotis sapo u zgjodh kryetar i NEB nisi aktivitetet e tij për të promovuar në fillim vetveten si takime me kryepeshkopin e Shqipërisë z.Anastasios, në takimet me diasporën greke në Gjermani, në Seminaret e ndryshme etj. (Është interesantë takimi i mbajtur kokë në kokë midis Kryepeshkopit të Shqipërisë z.Anastas Janullatosit dhe kryetarit të shoqatës Rinia e Vorio Epirit Theofan Kaviliotis. Unë nuk besoj që Hirësia e tij Anastasios e ka takuar Kaliviotin si besimtar i mirë apo për mjekrën e bukur, por…)
Theofan Kaliviotis ka lindur në Livadhi të Sarandës, ai ka punuar disa vite këshilltar i ministrit Spiro Ksera në qeverinë Berisha 2009-2013. Ka të dhëna zyrtare se Kaliviotis është paguar nga qeveria shqiptare për aktivitetet e tij për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Pasi ra qeveria Berisha në Qershor 2013, në krye të Rinisë së Vorio Epirit u zgjodh Eleni Dhimu e cila ka lindur të Sarandës dhe disa vite ka qenë nënkryetare e shoqatës Rinia e Vorio Epirit.

image

Anastasi dhe Theofan Kaliviotis, 2011.

 Aktivitetet e NEB në propagandën për aneksimin e jugut të Shqipërisë
Me të ardhur në krye të shoqatës Theofan Kalivioti filluan aktivitetet për të promovuar se jugu i Shqipërisë banohet nga minoriteti grek dhe duhet të shpallet Autonomia. Theofan Kaliuvioti krijoj lidhje të ngushta me ekstremistët grek e deri me përfaqësuesit e Agimit të Artë si deputetin Kristo Papa. Më 28 Prill 2010 në Athinë kjo shoqatë NEB në bashkëpunim me organizatën Bashkimin e Studentëve për Çlirim e Vorio Epirit SFEVA, organizuan një akademi përkujtimore me rastin e 6 vjetorit të vdekjes së Mitropolitit të Konicës, Pogonit dhe të vetshpallur të Jugut të Shqipërisë Sebastianos.
Që nga vitit 2011 Shoqata NEB me në krye Kaliviotin dhe në bashkëpunim me drejtuesin e lartë të Partisë greke Demokracia e Re Harallambos- Babis Karathanos kanë organizuar tubim edhe festime për Autonominë e Vorio Epirit duke shfaqur haptas qëllimet e tyre për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Ata si gjithnjë me të njëjtin skenar që prej shumë vitesh, i njëjti fjalim, të njëjta fytyra të ekstremistëve minoritar grek të Shqipërisë u tubohen duke u çirrur për atë që ska ekzistuar asnjëherë, shkëputja e Jugut të Shqipërisë. Në Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë ka një denoncim për aktivitetet antikushtetuese të Theofan Kaliviotis si shtetas i Republikës së Shqipërisë, por deri më sot nuk është thirrur për ndjekje penale Kaliviotis.

Ministri Spiro Ksera me ekstremistët e minoritar, Theofanis, 2011 në Shqipëri.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura