Pashtriku.org, 10. 11. 2016: Dokumenti i ekzistencës së kësaj linje i përket revistës kulturore të përdyjavshme, “Rilindja”, e cila botohej në vitet 1934-1936 në qytetin e Korçës. Duke u bazuar në një reklamë të botuar në faqet e kësaj reviste mësohet se në atë periudhë ishte një linjë detare për pasagjerë Durrës-Nju Jork, e cila drejtohej në Shqipëri nga shoqëria detare “United States Line”. Kjo shoqëri lundrimi e kishte qendrën në kryeqytetin e vendit, Tiranë me agjent të përgjithshëm për Shqipërinë, Gaqo Oparin.
Nga njoftimi mësohet se vaporët ekspres të kësaj shoqërie shërbenin për linjat e Amerikës dhe të Kanadasë. Njoftimi i botuar në revistën “Rilindja” bën me dije edhe datat e lundrimeve që i përkasin një periudhe të muajve dhjetor të vitit 1934 dhe janar të vitit 1935. Në këtë linjë kanë operuar 3 vaporë me emrat Manhatan, Washington dhe President Roosveld.
Linja detare Durrës-Nju Jork, kishte edhe degë agjencie për prerje biletash në qytetet: Korçë, Ersekë, Gjirokastër, Durrës, Përmet, Leskovik, Berat, Sarandë, Tepelenë, me agjentë shitjesh të biletave: Efthim Opari, Mihail P. Prodani, Miço Garruli, Liço Spiro, Dhimo Hotova, LLambi Tavanxhi dhe Theodhos Leska.
Çmimet e klasit të III-të të udhëtarëve nga Durrësi në Nju Jork kushtonin vetëm 110 $. Pra, ëndrra e bashkatdhetarëve tanë për të udhëtuar drejt Amerikës kushtonte shumë me lirë se sot. /tesheshi/
Postime të Lidhura
NJË LETËR NGA KRUSHA E MADHE NË MBROJTJE TË UKSHIN HOTIT! (MARS 1990)
Prishtinë, 15. 09. 2016: Duke hulumtuar një material nga dy regjistratorë të “arkivit” ish-Këshillit Ekzekutiv të ish-Krahinës Socialiste…
PROF.DR.VEBI XHEMAILI: ME CILIN FLAMUR ISMAIL QEMALI E SHPALLI SHQIPËRINË E BASHKUAR DHE TË PAVARUR
Tetovë, 26. 11. 2014: Ismail Qemali, me dorën e tij ngriti Flamurin e Pavarësisë, të qëndisur me fije…
XHEMAJL RUDI: RRUGËTIMI IM SHTIGJEVE TË LËVIZJES
Porrentruy, Kantoni Jura – CH, 15. 03 2016: Qysh në moshë të re, (në vitet 1978/79) kam filluar…
RESHAT AVDIU: ÇËSHTJA SHQIPTARE NË KONFERENCËN E LONDRËS – MË 27 KORRIK 1913
Preshevë, 30. 07. 213 – Të nderuar pjesëmarrës të kësaj tribune historike me rastin e njëqind vjetorit të…