Prishtinë, 13. 07. 2013 – Seanca e fundit në Kuvendin e Republikës dëshmoi se shoqëria jonë ka nevojë që debatin ta bartë tek qytetarët. Kuvendi, bashkë me turpin, vulosi inegzistencën e tij. Demokracia formale mbeti pa maskë. Kjo gjendje e vret Homo Politicusin!
Demokracia parlamentare është produkt historik i përballjeve mes grupimeve politike konservative dhe atyre liberale. Të ushqyerit e saj me aktivizëm qytetar, ka bërë që ajo të marrë elemente të demokracisë reale. Pushtimi i tempullit të demokracisë (Kuvendit) në lindje në Kosovë, nga oligarkët për një perudhë fare të shkurtër, ka bërë që Republika të shndërrohet në peng, ndërkaq demokracia formale të jetë edhe më e brishtë. Për rrjedhojë Qytetaria në Republikën e zënë peng mbetet pengu i parë. Ajo duhet të lirohet që të çlirohet Republika. Seanca e fundit në Kuvendin e Republikës dëshmoi se shoqëria jonë ka nevojë që debatin ta bartë tek qytetarët. Kuvendi, bashkë me turpin, vulosi inegzistencën e tij. Demokracia formale në seancën e fundit mbeti pa maskë.
Prandaj ne kemi nevojë ta shtrijmë debatin politik kudo ku bëhet jeta, e në radhë të parë aty ku ai, pra debati, arrinë t` i shmanget censurës. Mediat vizive të pacensuruara, por edhe rrjetet sociale janë ideale për këtë lloj debate të këtillë. Aty e kudo të debatojmë mbi atë se sa është Njeriu ynë HOMO POLITICUS. Sa janë këta deputetët tanë pjesë e ndërgjegjes së Homo Politicusit?
Njeriu politik në shoqërinë demokratike ka mision e obligim parësore të kryej detyrën e qytetarit aktiv – të votojë, por edhe ta kontrolloj të zgjedhurin e tij se si e shfrytëzon autorizimin politik që ka marrë për të mbrojtur Res-Publikën, interesat e Republikës dhe qytetarëve, aty në tempullin e Demokracisë, në Kuvend.
Pjesëmarrja e ultë në zgjedhje, po dëshmon se qytetari ynë ende vazhdon të jetë larg të qenunit Homo Politicus. Edhe atëherë kur ai nis atë rrugëtim, duke kryer detyrën e pjesëshme të qytetarit, duke votuar, hapi tjetër, ai i kontrollit ndaj të zgjdhurve të tij, disi neglizhohet, fati i Demokracisë sërish lihet në duar të kameleonëve, që shpejt shndërrohen në oligarkë!
Kjo po ndodhë në që të dy nivelet e pushtetit tonë: në atë qendror dhe lokal. Shndërrimin e deputetëve në makina votuese qytetarët patën rastin ta shohin si më 19 prill, kur u miratua ratifikimi i Marrveshjes Thaçi-Daçiq, ashtu edhe më 4 korrik, kur u votua pro produktit të kësaj marrëveshje – ligjit për amnistimin e kriminelëve. Ndërkaq deputetët në kuvendet komunale, meqë mungon transparenca, aty Homo Politicusi ynë I katapultuar në bakën e deputetit, vazhdon ta mbajë tutje maskën. Edhe atëherë kur votojnë p.sh pro ndërtimit të një mbikalimi inefiçientë në Ulpianë dhe abuzohet me mjetet publike, ashtu edhe kur votohet pro faljes së kriminelve, siç ishte rasti me ligjin për amnisti.
Dy institute gjermane me renome, Fondacioni Fridrih-Ebert dhe ai Bertelsman për objekt studimi kanë pasur vitin që shkoi bojkotin e qytetarëve ndaj politikës. Që të dy institucionet në fjalë paralajmrojnë mundësinë e një çarje të thellë të demokracisë mbi baza sociale. Arsyet janë të karakterit socio-politik, respektivisht thellimi i hendekut ndarës midis të pasurve ekstrem dhe të varfërve ekstrem. Ndërkaq zgjedhjet vazhdojnë të bojkotohen madje edhe nga një shtresë gjithnjë e më e madhe urbane, që dikur i përkiste kryesisht klasës së mesme, qytetare dhe ishte bastioni i elektoratit gjerman.
Studimi i publikuar nga Fondacioni Ebert (ES) potencon gjithashtu edhe shkallën e lartë të paknaqësisë së qytetarëve ndaj të gjitha qeverive që kanë qeverisur Gjermaninë këto dhjetë vitet e fundit.
Meqë ne nuk kemi institucione të kësaj natyre që do t` na ofronin të dhëna empirike mbi lëvizjet e preferencave politike të qytetarëve, por edhe shkallëm e pakënaqësisë së tyre ndaj qeverive që janë alternuar këto 14 vjetë lirie, na mbetet që për bazë të marrim të dhënat nga KQZ-ja mbi përqindjet e qytetarëve që dalin në zgjedhje nga vitit 2000 e tutje. Këto të dhëna janë relativisht tronditëse. Trendi I rënjes së përqindjes së qytetarëve zgjedhës është i përmasave rapide.
Nëse në shoqërinë gjermane, konkludohet në këto studime, helmimi i mendimit politik kishte ndodhur si pasojë e neoliberalizmit ekstrem të shoqërisë, ky efekt në demokracinë e brishtë që po jeton shoqëria kosovare është i multiplikuar. Maksimalizimi i tregut në procesin e minimalizimit të shtetit këtu është shoqëruar me kapjen e shtetit nga një grusht individësh, që sot luajnë rolin e oligarkëve politik.
Tashmë dihet shërbimi që i bëri kësaj pilitike – që ishte tërësisht në dispozicion të tregut financiar dhe shtresës së lartë, Margaret Theçri dhe Ronald Regani në pjesën më të madhe të hemisferes perendimore. Një pjesë e mirë e udhëheqësve socialdemokratë në Evropën perendimore (përfshirë Gerhard Shrëderin, Toni Blerin etj) ndoqën pothuajse të njejtat politika, duke demoluar shtetin social dhe duke e sjellë socialdemokracinë si koncept në gjendjen më të keqe përgjatë pothuajse gjithë historisë së saj që përthekon më se një shekull të tërë.
Në Kosovë, sidomos me procesin e privatizimit, është ndjekur po e njejta politikë (këmbë e krye neoliberale) si nga UNMIK-u ashtu edhe nga të gjitha qeveritë e pasluftës. Ndërkaq të ashtuquajturit politikanë që deri dje proklamoheshin si marksistë-leninistë, titistë e ndonjë syresh më i ri edhe si socialdemokratë, u klonuan për pak qaste në neoliberal, duke u shndërruar një lagje sosh në oligakë.
Në këto rrethana kohezioni qytetar pësoi çarje të thellë. Shoqria u shndërrua në një masë të shkërmoqur. Edhe atëherë kur vjedhja ishte publike (rasti i tarifave të fryera të energjisë dje e i ujit sot në Prishtinë), në agorën që lindi demokracinë, që tek ne I kanë shndërruar në sheshëze (lama) mezi mblidheshin 1000 – 2000 qytetarë-protestues. Për pasojë Republika parlamentare po vete e shndërrohet gradualisht në Republikë të Oligarkisë.
Kjo gjendje e krijuar vret Homo Politicusin! E që rendi të përmbyset, Republika sërish t` i kthehet demosit, duke u ribërë Republika parlamentare, Homo Politicusi do të duhej të gëzonte sovranitet demokratik, sidomos në zgjedhje. Kjo gjendje mund të përmbyset atëherë ku rikthehet besimi në politikë. Aktualisht mbizotron gjykimi tek Homo Politicusi kosovar se vota e tyre nuk ka vlerë, nuk ndërron dot gjë në këtë realitet të hidhur, meqë ajo as që numrohet.
Kjo nuk do kuptuar se Homo Politicusi kosovar ka gjë kundër demokracisë si sistem. Përkundrazi. Ai e gjakonte demokracinë. Përgjërohej për atë. Klasa politike, shih për këtë, në vitet ` 90-ta, duke e fetishizuar demokracinë, kishte bërë që populli të binte në lajthitje, duke besuar se liria mund të sillej si një dhuratë nga miqtë tanë! Zatën këtu zë fill deziluzioni politik, embrioni kancerogjenoz që vrau qytetarinë e viteve `80-ta.
Gjatë viteve të lirisë (e tillë çfarë është), Homo Politicusi kosovar, mësoi leksione të hidhura mbi „demokracinë“. Ligjërues ishin pinjollët e Margaret Theçerit, e shumta ndonjë pasues i Shrëderit, që edhe në vendet e tyre kishin kontribuar në shpronësimin e demokracisë. Njëri prej këtyre leksioneve pelim ishte gjithësesi ky i fundmi që ndërlidhej me trysninë publike që u bë ndaj „të zgjedhurve“ të Homo Politicusit kosovar për ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë, e që pasoi me atë që ndrlidhej me votimin e ligjit për amnistinë. Këto dy leksione, më mirë se çdo veprim tjetër, bënë që Homo Pliticusi kosovar ta kuptojë se demokracia që kishte gjakuar, meqë nuk erdhi si preferonte ideologu autentik, Ukshin Hoti, si demokraci autentike, ajo tashmë nuk është e tij.